Daniel Godelli lindi në Elbasan, më 10 janar 1992. Ai është talenti më i ri i peshëngritjes. Suksesin më të madh e ka shënuar këtë vit në Kampionatin Evropian për të Rinj, që u zhvillua në Shqipëri në qytetin e Durrësit, ku Godelli fiton 3 medalje ari. Por një sukses të tillë Daniel Godelli, peshëngritësi nga Peqini, ka arritur ta regjistrojë edhe në Kampionatin Evropian U 17, që u zhvillua po këtë vit në Amiens të Francës. Në këtë kampionat, Godelli është shpallur Kampion i Evropës në stilin e shkëputjes, duke arritur të ngrejë plot 118 kg. Më pas, talenti 17 vjeçar i shtangës ka arritur të fitojë edhe medaljen e arit në stilin i shtytjes, duke ngritur plot 145 kg, e duke mahnitur të gjithë. Është shpallur njëkohësisht edhe kampion i Evropës në dygarësh me 263 kg.

Skeda:Daniel Godelli.jpg