Daphne Caruana Galizia
Daphne Anne Caruana Galizia (lindur Vella: 26 Gusht 1964 – 16 Tetor 2017) ishte një gazetare malteze, shkrimtare dhe aktiviste kundër korrupsionit, e cila raportonte mbi gjendjen poltike të Maltës. Në veçanti ajo ishte e fokusuar në raportimet investigative, nepotizmin, patronazhin, akuzat për pastrimit të parave midis industrisë së lojrave të fatit dhe krimit të organizuar në Maltë.[1] Shitja e nënshtetësisë Malteze në saj të skemës së investimeve dhe pagesave nga qeveria e Azerbajxhanit. Reputacioni kombëtare dhe ndërkombëtarë ishte krijuar nga raportimet e saj të rregullta mbi keq-drejtimin nga poltikanët maltezë dhe personave të ekspozuar poltikisht. Për dekada ajo refuzoi të hiqte dorë megjithëse kishte marrë shumë kërcënime dhe paralajmërime.
Dapne Anne Caruana Galizia | |
---|---|
Lindi më | 26 Gusht 1964 |
Vendlindja | Siljema.Malta |
Vdiq më | 16 Tetor 2017 |
Vendvdekja | Bidnija,Malta |
Kombësia | Maltese |
Nënshtetësia | Maltese |
Arsimimi | Universiteti i Maltës |
Shkolla e kryer | Arkeologji |
Profesioni | Gazetare |
Vitet aktiv | 1987-2017 |
Kompania | /https://daphnecaruanagalizia.com/ |
Bashkëshorti | Peter Caruana Galizia |
Fëmijë | 3 |
Aksesi më i madhë për lexuesit e saj ishte nëpërmejt blogut të saj personal Running Commentary, të cilën ajo e kishte krijuar në 2008. Ajo gjithëashtu ishte gazetare e rregulltë për The Sunday Times of Malta dhe më pas The Malta independent.[2]
Më 16 tetor 2017, Caruana Galizia vdiq në një sulm me bomb në makinën e saj, pranë shtëpisë. Duke tërhequr vëmendjen e mbarë botës. Në dhjetor 2017 tre burra u arrestuan në lidhje me vrasjen e saj. Në prill 2018 një grup ndërkombëtar gazetarësh publikuan atë që quhet “Daphne project” , një bashkëpunim për të përfunduar punën e saj investigative.
Jeta dhe Edukimi. Daphne Anne Vella lindi më 26 Gusht 1964 në Sliema. Ajo ishte fëmija i madh e tre vajzave të lindura. Fëmija e bisnesmenit Micheal Alfred Vella dhe gruas së tij Rose Marie Vella.[3] Në 1985 ajo u martua me avokatin Peter Caruana Galizia me të cilin kishte 3 fëmijë. Ajo ndoqi studimet e saj në konventën e St Dorothy dhe St Aloysius’ College, Birkirkara. Më pasi ajo ndoqi studimet e saj bachelor në Arekologji dhe andropologji në vitin 1997 në Universitetin e Maltës
Karriera si Gazetari
RedaktoCaruana filloi të punonte si gazetare që nl 1987. Në fillim ajo punonte rregullisht për The sunday Time e lidhur me The Malta Independent. Ajo githënjë mbreti një gazetare për The Malta independent on sunday. Në 2008 Caruana Galizia të saj të titulluar Running Commentary, e cila përfshinte shenja investigative dhe komente persone. Blogu i saj ishte një nga sitet më popullor në Maltë. Për shkak të blogut të saj , ajo kaloi një sërë betejash ligjore. Në 2010 e kritikuar nga gjykatësi Consuelo Scerri Herrera i cili më pas hapi një çështje duke e akuzuar për shpifje. Rasti u arkivua në nëntor të 2011. Më 8 mars Daphne u arrestua sepse kishte thyer heshtjen një ditë përpara zgjedhjeve duke publikuar një video në të cilën përqeshte kryetarin e opozitës Joseph Muscat. Ajo u morrë në pyetje nga policia edhe më pas u lirua pas disa orëve.
Vrasja
RedaktoCaruana Galizia mbeti e vrarë në moshën 53 vjeçare në një shpërthim të makinës së saj Peugeot 108 pranë shtëpisë së saj rreth orës 14:58 të 16 tetorit 2017. Ishte i biri i saj Matthew i cili dëgjoi shpërthimin e dhunëshëm. Daphne kishte dy javë që kishte lëshuar një denoncim në polici për kërcënime me vdekje. Funerali i saj u mbajt në Rotonda di Mosta e drejtuar nga arqiveskovi maltez Charles_Scicluna Charles Scicluna, në ceremoni ishin present: ish presidenti i Republikës Malteze Eddie Fenech Adami Eddie Fenech Adami, ish kryeministri Lawrence Gonzi dhe ish kryetari i partisë nacionaliste Simon Busttil dhe presidenti i parlamentit europian Antonio Tajani dhe Harlem Desir si raprezentatues i OSCE për lirinë e shtypit. Ndërsa Joseph Moscat dhe presidentja e repubikës Marie Louise Coleiro Preca nuk ishin të ftuar nga familja Galizia. Të gjitha institucionet dhe zyrat publike shpallën atë ditë zie duke vendosur flamurin në gjysëm shtizë.
Reagimet
RedaktoVrasja ishte shpallur nga Joseph Muscat i cili deklaroi të mos pushtonin hetimet derisa të bëhej drejtësia, pavarsishtë se Caruana e kishte kritikuar shpesh herë në blogun e saj. Presidentja e Republikës [Louise Coleiro Preca dhe arqivesku Charles Sclicluna shprehën solidaritetin e tyre.
Presidenti i parlemantit europian e përkufizoi vdekjen e Galizias si një shembull tragjik një një gazetareje e cila sakfrifikoi jetën e saj në kërkim të së vërtetës.
Referime
Redakto- ^ https://www.thetimes.co.uk/article/daphne-caruana-galizia-obituary-jktvv3sfl
- ^ https://www.theguardian.com/world/2017/oct/17/murdered-panama-papers-journalist-son-malta-crooks-daphne-caruana-galizia
- ^ https://www.maltatoday.com.mt/comment/blogs/81430/execution_of_a_controversial_bold_and_irreverent_maltese_journalist#.XB1IBFxKjIW