Dashuri Murati
Dashuri Murati gazetare shqiptare, karierën e saj ajo e nisi në vitin 1976 në Radio Tirana në seksionin e gjuhës turke. Që nga ai vit e deri sa doli në pension Dashuri Murati u shqua për përgjegjësinë dhe profesionalizmin e lartë. Ajo ishte një nga përkthyeset më të mira të gjuhës turke në Shqipëri. Aktive dhe e suksesshme si përkthyese ajo ka qenë në shumë takime zyrtare, në kuadër të shkëmbimit të vizitave të delegacioneve të rangjeve më të larta në të dy vendet. Dashuri Murati ishte bashkëshortja e diplomatit dhe studiuesit të shquar Shaban Murati. U nda nga jeta më 7 maj 2021.