Debian
Debian (/'dɛbiən/) është një sistem operativ kompjuterik Unix dhe një nga distribucionet kryesore Linux që përbëhet plotësisht nga softuerë të hapur për përdorim dhe ndryshime, që janë pronë publike. Pjesa më e madhe e kodit të tij është publikuar nën licensën GPL (GNU - General Public Licence), Licensa e Përgjithshme Publike. Tri degët kryesore që ofron janë: i Qëndrueshëm, Tesues, dhe i Paqëndrueshëm (Stable, Testing, Unstable).
Debian Stable (i Qëndrueshëm) është më i përhapur për kompjuterat personalë dhe për serverat e rrjetit dhe është përdorur si bazë për shumë distribucione të Linux. Dy degët e tjera të Debian, Tesing (Testues) dhe Unstable (I Paqëndueshmi) janë sisteme që zhvillohen më shpejt dhe ndryshojnë për t'u shndërruar në Stable (I Qëndrueshëm) pas zhvillimit dhe testimit (Unstable kalon në Testing, dhe Testing bëhet Stable).
Debian u prezantua për herë të parë në vitin 1993 nga Ian Murdock, dhe dalja e versionit të parë të Qëndrueshëm ndodhi në vitin 1996. Zhvillimi i tij kryhet nëpërmjet internetit nga një skuadër vullnetarësh të cilët drejtohen nga një drejtues projekti dhe tri dokumenta themelore: Kontrata Sociale e Debian, Kushtetuta e Debian dhe Udhëzimet e Debian për Softuerin e Lirë. Klasifikime të tjera përditësohen vazhdimisht dhe kandidati pasardhës lëshohet pas një kohe të caktuar ngrirjeje.
Si një nga pjesët më të hershme të Linux-it, u parashikua që Debian të zhvillohej në mënyrë të hapur nën kontekstin e një projekti GNU (GNU - General Public Licence). Ky vizion tërhoqi vëmendjen dhe mbështetjen e Fondacionit të Softuerëve të hapur i cili e sponsorizoi projektin për një vit, nga nëntori i vitit 1994 deri në nëntorin e vitit 1995.[1] Në fund të sponsorizimit, projekti Debian krijoi organizatën "Softueri në Interes të Publikut".
Logo
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "A Brief History of Debian – A Detailed History" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015. Marrë më 13 tetor 2015.