Dedë Jakova
fotograf shqiptar
Dedë Jakova ishte një fotograf shkodran që i dhuroi shtetit rreth 50 mijë negativë, në xham dhe celoloid, me format 10 cm x 15 cm deri 6 cm x 9 cm. Dedë Jakova ishte fotografi i rinisë. Kështu e quante populli i Shkodrës. Ai ishte dhe si fotoreporter për kohën dhe e zhvilloi veprimtarinë e tij nga viti 1930 dhe deri 1959. Në fondin e tij zbulojmë një larmi temash si histori, etnografi, urbanistikë, teatër e shumë të tjera të rëndësishme.