Defrim Fiku (24 prill 1970, Bulqizë) është një ekonomist agrobiznesi dhe politikan shqiptar.Fiku ka qenë kryetar i Komunës Zerqan nga 2007 deri më 2015. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dega Bulqizë në periudhën 2016 ˗ 2022.

Kreu studimet e larta në Universitetin Bujqësor te Tiranës,në degën ekonomi agrobiznesi.

JETËSHKRIMI Redakto

U lind në fshatin Godvi te bashkisë Bulqizë. Arsimin fillor e kreu në vendlindje,ndërsa të mesmen në qytetin e Bulqizës,në vitin 1995 nisi studimet për ekonomi agrobiznesi ne Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Në vitin 2013 përfundoj masterin shkencor për mardhënie ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar.

Në periudhën 1994 ˗ 2004 punoj në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Bulqizë,në pozicione të ndryshme.

Më pas në periudhën 2005˗2006 u emërua drejtor në Drejtorinë e Mirëmbajtjes së Rrugëve Bulqizë.

Nga viti 2015 e në vazhdim mban postin si drejtor administrativ në kompaninë   ̎ Teodori 2003 ̎.

JETA POLITIKE Redakto

Anëtar i Partisë Demokratike që nga viti 1991,duke mbajtur detyrat sekretar e kryetar grup seksioni dhe sekretar kryetar seksioni.

Gjatë periudhës 2003˗2007 anëtar i kryesisë së degës PD Bulqizë.

KRYETAR KOMUNE (2007 ˗ 2015)

Pas zgjedhjeve vendore, Fiku u zgjodh kryetar i Komunës Zerqan më 18 shkurt 2007.Gjatë këtij mandati Fiku solli një frymë të re përsa i përket qeverisjes vendore.

Në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011,Fiku u rikonfirmua si Kryetar i Komunës Zerqan.Duke vazhduar kështu planin e tij për zhvillimin e Komunës Zërqan.

Në vitin 2014 kandidat për këshillin kombëtar të Partisë Demokratike.

Gjatë periudhës 2015 ˗ 2016 mbajti detyrën si sekretar i degës PD Bulqizë.

Më pas nga viti 2016 deri në vitin 2022 ka ushtruar detyrën si kryetar i degës PD Bulqizë.

Ndërsa në vitin 2022 konkurroj në procesin e Primareve,duke dalë si kandidati fitues i tyre.

Referimet Redakto