Dekorata Crystalla Dardanica është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë për Kosovën, si dekoratë që simbolizon pasuritë dhe bukuritë e Kosovës në kuptim të miqësisë.

Kjo dekoratë u themelua nga Presidenti i Republikës së Kosovës më 1996 dhe u është dhënë disa personaliteteve të huaja. Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i individëve me këtë dekoratë bëhet nga presidenti i Kosovës. Të drejtën për të paraqitur propozim për dekorim para Presidentit të Kosovës e kanë:

  • Kryetari i Kuvendit,
  • Kryetari i Qeverisë,
  • Kryetari i Gjykatës Supreme dhe i Kolegjit Kushtetues,
  • Prokurori i Kosovës,
  • Ministri,
  • Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,
  • Kryetari i Kuvendit të Komunës,
  • Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
  • Rektori i Universitetit.


Të nderurit

Redakto