Delfini me vija
Delfini me vija Emri shkencor i delfinit me vija është Stenella coeruleoalba , janë një anëtar interesant i familjes Delphinidae. Gjatësia e trupit të tyre varion nga 220cm në 236cm. Delfini me vija mund të identifikohet nga delfinët e tjerë nga ngjyrat dalluese të tyre dhe nga vijat. Delfinët me vija zakonisht janë me ngjyrë të kaltër .
Përhapja
RedaktoDelfini me vija ndodhet kryesisht në rajonet e ngrohta, subtropikale dhe tropikale oqeanike larg bregut. Stenella coeruleoalba jetojnë vetem në ujrat oligotrofik ,ne urjëra te pastra. Stenella coeruleoalba është vërejtur në Detin Mesdhe, Oqeanin Paqësor lindor dhe perëndimor, Oqeanin Atlantik, Oqeanin Indian, Detin e Karaibeve dhe në Gjirin e Meksikës Veriore.
Ushqimi
RedaktoDelfinët me vija ushqehen kryesisht me cefalopodët, krustacet dhe peshqit kockor. Ka disa ndryshime në dietë mesStenella coeruleoalba të vendeve të ndryshme. Delfinët me vija të Mesdheut ushqehen kryesishit me cefalopode, ndërsa delfinët me vija verilindor më së shpeshti ushqehen me peshq.
Rëndëisa ekonomike
RedaktoDelfinët me vija kanë një rëndësi të vecantë ekonomike . Ata ofrojnë shumë argëtim për marinarët dhe turistët , pasi ato rrotullohen dhe thyejnë së bashku me valët e krijuara nga anijet .Përvec kësaj ata shpesh përdoren dhe për mish.
Statusi aktual
RedaktoStenella coeruleoalba është aktualisht e listuar në Lower Risk në IUCN - Red List (lista e kuqe). Delfinët me vija janë fokusi i një programi ruajtjeje. Pa një program konservimi, delfinët me vija do të kualifikohen për një status të kërcënuar / të rrezikuar brenda pesë viteve. Degradimi i habitateve, peshkimi komercial dhe vrasja e delfinëve për mishin e tyre të gjitha kontribuojnë në zvogëlimin e popullatës së delfinave.