Termi Delikuencë(Devijim) rrjedh nga fjala latine “deliquare” që ka një kuptim shumë të gjerë, me këtë term kuptojmë përgjithësisht shprehjet, sjelljet dhe veprimet e përsëritura të të miturve që bien ndesh me moralin, zakonet dhe ligjet e mjedisit ku jetojnë.Shikuar historikisht delikuenca e të miturve është e vjetër sa edhe vetë njeriu dhe shoqëria. Pra delikuent quhet ai që ka sjellje të përsëritura devijuese, që bën vepra kriminale, duke shkelur kështu normat ligjore në fuqi. Delikuenca është një dukuri shoqërore komplekse, njohja e plotë e së cilës kërkon një studim shkencor multidisiplinar. Delikuenca gjithmonë ka ekzistuar dhe është shfaqur ku më pak e ku më shumë, varësisht nga ndryshimet në shoqëri dhe në mjedisin ku kanë jetuar të rinjtë. Kjo lloj sjellje (delikuente) e të rinjve nuk paraqitet aty për aty, por ajo fillon më herët të shfaqet por në mënyrë më të lehtë por sjellja asocial fillon me nga mosha e pubertetit 11-14 vjeç. Sjelljet asociale të fëmijëve në këtë moshë janë të shumta dhe të ndryshme. Mënyra e shfaqjes së sjelljeve asocial janë si kryeneçësi, fyerje dhe sharje, rrahje, mosbindje dhe mos durim, vjedhje, ikje nga shtëpia, ikje nga shkolla etj. Në qoftë se në këtë moshë nuk merren masa të duhura për mënjanimin e tyre, ato sjellje kanë rritje të vazhdueshme dhe mëmiu ddalngadalë do të merr epitetin e “fëmijë delikuent”. Delikuenca është një dukuri shoqërore komplekse, njohja e plotë e së cilës kërkon një studim shkencor multidisiplinar. Delikuenca gjithmonë ka ekzistuar dhe është shfaqur ku më pak e ku më shumë,varësisht nga ndryshimet në shoqëri dhe në mjedisin ku kanë jetuar të rinjtë. Kriminaliteti i të miturve në Kosovë në teorinë penale juridike, ndryshe është i njohur si delikuencë e të miturve. Legjislacioni penal i Kosovës, çështjen e delikuencës së të miturve e ka rregulluar nëpërmjet dispozitave të posaçme dhe specifike në Kodin e Drejtësisë për të Mitur në korrik të vitit 2010 i cili përmban dispozitat materiale dhe formale të trajtimit penal juridik të tyre. Me nocionin kryes i veprës penale nënkuptojmë kryesit e mitur të veprave penale qofshin ata si kryes, bashkë kryes, nxitës apo ndihmës . Kryes i moshës së mitur është personi i cili në kohën e kryerjes së veprës penale i ka pasur 14 vite të plota por nuk i ka mbushur 18 vite. Sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur kemi këtë përkufizim sipas grup moshës:

  • I mitur - është personi ndërmjet moshës katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet.
  • I mitur i ri - personi ndërmjet moshës katërmbëdhjetë(14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet
  • I mitur i rritur - personin ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16)dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet.
  • Madhor i ri - personi ndërmjet moshës tetëmbëdhjetë (18) dhe njëzetenjë (21) vjet1.

Nocioni i veprës penale - Vepra penale është vepër e kundërligjshme e cila është e përcaktuar me ligj si vepër penale, tiparet e së cilës janë të përcaktuara me ligj dhe për të cilën me ligj është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm. KDM rregullon procedurën e shqiptimit dhe ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve, procedurën gjyqësore si dhe procedurën e ndërmjetësimit për të mitur.[1]


  1. ^ Shabani Arafat ,Psikologjia e sjelljeve sociale , Tema Delikuenca e të miturve