Demografia e Palaut
(Përcjellë nga Demografia e Shteteve - Palau)
Grupi më i madh etnik në Palau janë (70 %) Palauanët e lindur, të rracës Melaneze. Mikronezianët, Polinezianët, Indo-Evropianët dhe Aziatikët më së shumti nga Filipinet, përbëjnë grupet minoritare. Rreth dy të tretat e popullsisë janë të Krishterë, Katolikë dhe Adventistë të ditës së Shtatë, por Modekngei dhe Feja e lashtë Palauane janë akoma fetë më të ndjekura.
Gjuhët zyrtare ne Palau janë Palauanisht dhe Anglisht, përveç në tre shtete (Sonsorol, Hatohobei dhe Anguar) ku gjuhët lokale janë zyrtare në vend të gjuhës Palauane. Në Anguar, edhe gjuha Japoneze është zyrtare.