Denis Nuriu lindi në Tiranë më 13 korrik të vitit 1979, është mundës shqiptar.

Biografia

Redakto

Denisi filloi të merrej me mundjen Greko Romake që në moshen 14 vjeçare, me ekipin e Dinamos. Ka mbaruar Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" (1998-2002), ku dhe ka marre titullin "Mësues i Edukimit Fizik". Këtë profesion e ka ushtruar në rolin e trajnerit me moshat e reja të ekipit Dinamo, si dhe atë kombëtar pas specializimit në Gjermani, të akorduar nga IOC (International Olympic Committe). Ka dalë disa herë Kampion Kombëtar me të rinjtë dhe para të rinjtë. Mban ende titullin e Kampionit Kombëtar në peshën 66kg që nga viti 2000-2008. Ka marre pjesë në shumë aktivitete ndërkombëtare në të cilat ka fituar shumë vënde nderi. Edhe i ati i tij, Kadri Nuriu, ka qenë 12 vjet rrjesht Kampion Kombetar në Stilin Greko Romak, ku tradita po vazhdon edhe sot me nipërit e tij.