Desislava Dobreva Petrova (lindur në 12 dhjetor 1980) është një aktiviste lezbike nga Bullgaria si dhe ish-presidente e organizatës më të madhe për të drejtat LGBT në Bullgari, “BGO Gemini- Bulgaria”.[1] Ajo ka lobuar për të drejta të barabarta për personat LGBT që prej vitit 2000.

Si drejtuese e organizatës Gemini, njëkohësisht organizata më e vjetër dhe e vetmja me qendër në Bullgari, Petrova Petrova ka qenë e përgjegjshme për menaxhimin e përgjithshëm të organizatës. Në 19 janar 2001 ajo doli hapur si lezbike në edicionin e lajmeve në televizionin kombëtar Bulgarian National Television. Petrova ishte lezbikja e parë që doli publikisht si e tillë në Bullgari, duke folur për të drejtat LGBT. Ajo njihet për fushatën ndërgjegjësuese të zhvilluar në favor të legjislacionit për mbrotjen nga diskriminimi.

Petrova ka qenë e përfshirë në grupe pune që kanë zhvilluar ligje të reja, plane kombëtare si dhe propozime për ndryshime në legjislacionin vendas dhe atë të BE. Petrova është moderatore e emisionit të parë radiofonik, të dedikuar ndaj problemeve të komunitetit LGBT në Bullgari.

Petrova është ambjentaliste dhe në 2 korrik 2017 u arrestua gjatë një proteste së bashku me 35 aktivistë të tjerë për të mbrojtur parkun natror “Strandja”.

Referime

Redakto
  1. ^ "Euro-Letter #100" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2018. Marrë më 7 gusht 2018.