Destiny's Child
Destiny's Child është një grup amerikan i vajzave R&B dhe pop. Fillimisht një kuartet, ai përfundimisht u bë një treshe, i përbërë nga Beyoncé, Kelly Rowland dhe Michelle Williams. Grupi ka lëshuar katër albume në studio, që përmbajnë hite ndërkombëtare numër një. Sipas RIAA, Destiny's Child kanë shitur 100 milionë kopje në mbarë botën, duke i bërë ata grupin më të suksesshëm të vajzave të të gjitha kohërave. Revista Billboard e quajti grupin një nga triot më të mira të të gjitha kohërave.[1][2]
Destiny's Child | |
---|---|
Background information | |
Emri i lindjes | Beyoncé Knowles |
Origjina | Houston, Texas U.S.A Houston, Texas, ShBA |
Zhanret | R&B Pop |
Labeli | Columbia Sony Urban Music |
Anëtarët e kaluar | Beyoncé (1990-2005) Kelly Rowland (1992-2005) Michelle Williams (2000 - 2005) Latavia Roberson (1990 - 2000) Letoya Luckett (1993 - 2000) Farrah Franklin (2000) |
Të formuar në vitin 1990 në Houston, Teksas, Destiny's Child filluan karrierën e tyre muzikore si adoleshentë. Pas vitesh përpjekjesh për t'u vënë re, ato nënshkruan një kontratë me Columbia Records. Publikimi i albumit të tyre debutues, The Writing's On The Wall, u publikua në vitin 1999. Gjatë kulmit të tyre komercial, grupi kaloi një periudhë që përfshinte shumë padi, që përfundimisht kulminoi në largimin e dy anëtarëve nga grupi. Megjithatë, kjo u konsiderua si një lëvizje për të shtyrë anëtarët e mbetur drejt arritjeve më të mëdha; ata regjistruan albumin e tyre të tretë në studio, të titulluar Survivor, i cili arriti sukses të madh komercial. Në vitin 2002, Destiny's Child njoftoi një ndërprerje dyvjeçare për shkak të karrierës solo; pushimi i ndihmoi ato të fitonin sukses edhe në nivel individual. Ato u ribashkuan për të regjistruar albumin e fundit, Destiny Fulfilled dhe më pas u ndanë.