Devil May Cry 3: Dante's Awakening
Devil May Cry 3: Dante's Awakening (në shqip Djalli Mund të Qajë 3: Rizgjimi i Dantes) është një lojë aksioni prodhuar dhe shpërndarë nga Capcom për PlasyStation 2 në vitin 2005 dhe për PC (versioni internacional) një vit më vonë shpërndarë nga Ubisoft [ref. 1]. Loja është instalimi i tretë i serive të lojërave me të njëjtin titull prodhuar po nga e njëjta firmë.
Historia ndjek përpjekjet e antagonistit Virgil (vëllai binjak i Dante) dhe Arkham (Jester) për të përfituar fuqinë e Spardës (demoni që sakrifikoi fuqinë e tij për të shpëtuar njerëzimin nga vetë lloji i tij). Lojtari në rolin e Dantes duhet të çajë rrugën e tij mes 20 misionesh për të ndaluar antagonistët në arritjen e qëllimeve të tyre [ref. 2].
Loja bazohet në një sistem kompleks kombinimesh stilesh dhe armësh në bazë të së cilës lojtari merr vlerësimin e stilit nga D deri në C, B, A, S dhe SS për të arritur maksimumin e “SSStylish.” Gjatë lojës lojtari mund të mbledh sende të shumta që e ndihmojnë në progres si sferat e kuqe (të quajtura “orbs” në anglisht), sferat blu, sferat e verdha, yjet vjollcë etj. Lojtari mund të mbajë gjithsej katër armë: dy armë zjarri dhe dy Devil Arms (Krahë Djalli) me veçoritë e veta. Përdorimi i armëve dhe stili ndryshon në bazë të stilit të luftimit që janë gjashtë në total si: Trickster, Swordmaster, Gunslinger, Royal Guard, Quicksilver dhe Doppelganger. Lojtari gjithashtu mund të përdorë edhe teknika të vetme që mund të kombinohen më vonë me lëvizje të tjera si Wild Stomp, Rising Shot etj. [ref 3].
Devil May Cry 3 pati sukses duke u vlerësuar në Game Rankings me 84%. Sipas Capcom loja shiti 1 300 000 kopje në të gjithë botën [ref. 4][ref. 5]. Versioni për PC nuk u prit aq mirë sa versioni për PS2. GameSpot kritikoi publikuesit duke shprehur se versioni për PC ishte më inferior ndaj atij për konzolën PS2 [ref. 6].
Shiko edhe
Redakto- Devil May Cry
- Devil May Cry 2
- Devil May Cry 4
- Devil May Cry (anime)
Referimet
Redakto- Ref. 1 - http://www.gamasutra.com/php-bin/news_index.php?story=7998
- Ref. 2 – DMC 3: DA, Lady intro of Devil May Cry.
- Ref. 3 – Nga Gamefaqs: GameFAQs Devil May Cry 3 Dante's Awakening (PS2) Battle Combat Mechanics FAQ by Dahbomb
- Ref. 4 – Game Rankings: http://www.gamerankings.com/htmlpages2/920607.asp Arkivuar 3 shkurt 2009 tek Wayback Machine
- Ref. 5 – http://ir.capcom.co.jp/english/data/million.html Arkivuar 14 korrik 2008 tek Wayback Machine
- Ref. 6 – Marrë nga GameSpot: http://www.gamespot.com/pc/action/devilmaycry3specialedition/review.html Arkivuar 19 dhjetor 2008 tek Wayback Machine