Dhëmbët e njeriut
Dhëmbët janë struktura të vogla të bardha ne gojën e njeriut. Ata funksionojnë në mënyrë mekanike për ndarjen e ushqimit në pjesë dhe përgatitjen e tij për kalim në pjesën tjetër të sistemit të tretjes.Rrënjët e tyre janë të ngulitura në Maxilla (nofullën e sipërme), Mandibulë(nofullën e poshtme) dhe janë të mbuluara nga mishërat e dhëmbëve. Përbëhen nga inde të shumëta me dendësi dhe fortësi të ndryshme.Dhëmbët janë tiparet më të dallueshme(afatgjata) të gjitarëve prandaj për ta nevoitet një kujdes i veçantë. Me studimin e dhëmbëve të njeriut merret një fushë e dedikuar e Anatomisë e njohur si Anatomia Dentare.
Anatomia dhe fiziologjia
RedaktoNjeriu gjatë jetës së tij ka dy gjenerata të dhëmbëve(denticione):
- Gjeneratën e dhëmbëve të qumështit (denticioni parësor)
- Gjeneraten e dhëmbëve të përhershëm (denticioni permanent)
Dhëmbët e Qumështit (denticioni parësor)
RedaktoDhëmbët e Qumështit fillojnë të dalin zakonisht gjatë periudhës gjashtë deri në tetë muajshe tek foshnjat ku së pari dalin
dhëmbët e poshtëm prerës gradualisht të tjerë deri në moshën dy vjet e gjysmë.
Dhjetë dalin në nofullën e sipërme dhe dhjetë në nofullën e poshtme,pra në total 20.
Dalja e dhëmbëve mund të shoqërohet me simptoma të caktuara, si dhimbje ose kruarje të mishërave të dhëmbëve dhe
paraqitje të jargëve gjatë kësaj periudhe,temperaturë të lartë dhe të vazhdueshme. Dhëmbët e përkohshëm (të qumështit) luajnë rol
të rëndësishëm në përtypjen e ushqimeve të forta për femijët dhe në zhvillimin e nofullave.
Ata ruajnë vendin për dhëmbët e përhershëm që dalin më pas, gjithashtu dhëmbët e përparmë ndihmojnë fëmijët në arritjen e shqiptimit sa
me te qartë të tingujve (bashkëtingëlloreve s, f, v, th dhe dh).
Dhëmbët e qumështit janë më të vegjël se të tjerët dhe mes tyre ka hapësira.
Dhëmbët “incisivë”(prerës) bien në moshën 6-10 vjeçare, dhëmbët “canine”(të qenit) bien në moshën 8-12 vjeçare,
ndërsa para-dhëmballët dhe dhëmballët bien në moshën 10-12 vjeçare.
Kështu, 20 dhëmbët e qumështit zëvendësohen gradualisht nga dhëmbë të tjerë.
Dhëmbët e Përhershëm (denticioni permanent)
RedaktoNë mesin e dhëmbëve të përhershëm, 16 dalin në nofullën e sipërme dhe 16 në nofullën e poshtme. Dhëmbët e parë të përhershëm dalin
rreth moshës 6 vjeçare. Këta janë 28, ndërsa përfshirë këtu dhëmballët e pjekurisë në total janë 32 dhëmbë të përhershëm.
Ndërrimi i dhëmbëve nga ata të fëmijërisë në ata permanent bëhet nga mosha gjashtë deri në dymbëdhjetë vjet,ndërsa dhëmbët e pjekurisë paraqiten
rreth moshës 20 vjecare.
Pas kësaj gjenerate të dhëmbëve nuk ekziston asnjë zëvendësim tjetër natyrorë për dhëmbët.
Pjesët e dhëmbëve
RedaktoKurora është pjesa e sipërme e bardhë e dhëmbit të cilën normalisht e shohim. Forma e kurorës përcakton edhe funksionin e dhëmbit p.sh. dhëmbët frontal me formë të mprehët të kurorës si daltë janë për të prerë ushqimin, ndërsa dhëmbët e pasmë apo molarët kanë formë të rrafshtë që shërbejnë për bluarjen e tij.
Smalti është indi më i fortë dhe më i mineralizuar në tërë organizmin ai mbështjellë kurorën e dhëmbit, por nëse nuk mirëmabahet
(pastrimi i dhëmbëve) ai dëmtohet nga kariesi. Pra 96% e zmaltit përbëhet nga minerale me ujë dhe materiale organike.
Ngjyra normale e zmaltit ndryshon nga e verdha e lehtë në të bardhën gri.
Dentina është shtresa nën zmaltin. Nëse kariesi vazhdon duke sulmuar zmaltin stacioni i ardhshëm do të jetë dentina ku miliona kanale të vogla cojnë drejt pulpës së dhëmbit.
Pulpa Dentare është ind i butë i cili gjendet në qendër të cdo dhëmbi dhe është i pasur me fije nervore dhe enë të gjakut. Në atë moment kur kariesi i afrohet pulpës atëherë ndjehet dhimbja.
Rrënja paraqet pjesën përforcuese ose ngulitëse në ashtin e nofulles që quhet rrënja e dhëmbit. Ajo përbën dy të tretat e dhëmbit.
Sëmundjet
RedaktoEkziston lidhshmëria mes higjienës së gojës , dhëmbëve dhe shëndetit të përgjithshëm të organizmit.
Ndër problematikat më të shpeshta që hasim janë: kariesi, fisurali, prishjet e dhëmbëve, problemet paradontale, gurëzat etj.
Pjesa dërrmuese e këtyre komplikacioneve shkaktohen nga mosmineralizimi i duhur i dhëmbëve.
Shkaqet që ndikojnë në shfaqjen e këtyre komplikacioneve janë edhe konsumimi i duhanit,
higjena jo e mirë dentare, ushqimi jo i përshtatshëm dhe stresi.
Kariesi është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës. Kjo problematikë cilësohet si një sëmundje që shkaktohet nga bakterie dhe mund të lidhet me faktorë të rëndësishëm si konsumimi i ushqimeve dhe pijeve, neglizhenca në larjen e dhëmbëve etj.
Kariesi nuk trashëgohet.
Po ashtu edhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve si dhe paradentoza e gingiviti mund të shtojnë edhe rrezikun për sëmundje të tjera të organizmit duke përfshirë edhe sëmundje të zemrës. Këto probleme vijnë si rezultat i infeksioneve bakteriale dhe mund të çojnë nga dëmtimi i indit të butë deri tek rënia e plotë e dhëmbit. Sëmundjet e dhëmbëve nuk dëmtojnë vetëm zemrën por mund të shkaktojnë edhe probleme të tjera shëndetësore.