Dentes incisivi (dhëmbët prerës) i takojnë po asaj grupe dhëmbësh që gjenden në pjesën frontale të nofullës së sipërme (maxilla) dhe nofullës së poshtme (mandibula). Emri Inciziv apo prerës rrjedh prej funkcionit të tyre , gjatë aktit te kafshimit ( copëtimi i ushqimit) dhe prej formës karakteristike të korones(Corona dentis. Dentes incizivi janë 8 në numër (katër në nofullën e sipërme (maxilla) dhe katër në nofullën e poshtme (mandibula), apo 2 majtas dhe djathtas nga vija mediale prej ku njeri është qëndror (medijal,central) dhe tjetri është anësor (lateral) apo incizivi i dytë.

incizivet qendror dhe anësor

Dentes Incisivus medialis (incizivet central)

Redakto

Dentes incisivus medialis apo Incizivet qendror ( central) sipas sistemit dual njihen si 11, 21 ( incizivet central të nofullës së siperme ) dhe 41,31 (incizivet central të nofullës së poshtme). Incizivet qendror janë gjithsej 4 në numër. Dy në nofullën e sipërme (maxilla) dhe dy në nofullën e poshtme (mandibula). Ato kanë formë të një llopate dhe janë dhëmbët e parë pranë vijës mediale dhe qëndrojnë përpara në pjesën e mesme të serisë së sipërme dhe të poshtme. Madhësija e koronës së saj dhe gjendja e saj qendrore dominojnë më shume gjatë hapjes së gojës dhe për këtë arsye ato më së shumti dominojnë gjatë pamjes estetike të fytyrës së njeriut.

Dens Incizivus lateralis (incizivet lateral)

Redakto

Dens Incizivus medialis apo Incizivet lateral (anësor) sispas sistemit dual njihen si 12,22 ( incizivet lateral të nofullës së siperme ) dhe 42,32 (incizivet lateral të nofullës së poshtme). Mülreiter e ka klasifikuar në pesë grupe apo forma primare:

- Forma e parë. Përngjan me Incizivin qëndror të sipërm, por dallohet nga madhësija ( është më i vogel se Incizivi qëndror të sipërm).
- Forma e dytë. Ka formën si të thyer, pjesa mezioincizale e koronës së dhëmbit është më e zhvilluar.
- Forma e tretë. Totalisht ngjan në Dens Canini. Superior (kaninin e sipërm), vetëm se është pak më i vogël.
- Forma e katërt. Koronë të pazhvilluar, që ka disa rudhësi prej emajlit dhe dentinit, apo në pjesën incizale përfundon në formë te konit, që ngjan në kokërr orizi.
- Forma e pestë. Incizivi lateral është i gjatë, i hollë,i varur si kunj.
-Incizivi i dyte e ka vetem nje rrenje,eshte e holle dhe e inklunuar ne anen distale

Mirëpo, incizivi lateral më së shumti i takon formës se parë.

Ndarja anatomike

Redakto

Korona e dhëmbit (Corona Dentis)është e përbërë prej 4 pjesëve

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto