Dhimitër Mino
Dhimitër Mino (1920 - 1944) mësues dhe poet dëshmor shqiptar. Lindur në fshatin Bubullimë të Lushnjes ku mori edhe mësimet e para. Më 1942 përfundon mësimet në shkollën Normale të Elbasanit.
Në bangat e kësaj shkolle filloi edhe vargëzimet poetike. Dallohet për revoltën ndaj shfrytëzimit e paditurisë së popullit dhe mesazhon me bindje për një të ardhmme më të drejtë dhe më të begatë, për një botë të re, ku sheh se “…po çelin ca lule të reja” që do “çajnë errësirën e natës…”
Poezi të tilla ishin refleks i ideve revolucionare të nxënësit-poet, për të cilat autoritetet shtetërore të kohës e përjashtojnë nga shkolla pa u diplomuar si mësues normalist. U dërgua në fshat i survejuar , si “element i rrezikshëm, me ide komuniste dhe kundërshtar i regjimit…”
Me shumë mundime mundi të diplomohet si nxënës i jashtëm në qershor, 1942. Pasi qëndroi disa muaj në vendlindje, qeveria e emëron mësues në fshatin Korisht të Kosovës. Kthehet që andej në verën e vitit 1943, kur lëvizja nacionalçlirimtare ishte zgjeruar në Myzeqe dhe në gjithë Shqipërinë. Mësuesi Dhimitër Mino rreshtohet në radhët partizane, në batalionin e tretë të Grupit partizan të Myzeqesë, ku, si njeri i shkolluar , i ngarkohet detyra e intedentit të batalionit. Mori pjesë në të gjitha luftimet e batalionit në rrethet e Beratit dhe të Skraparit, ku edhe u vra në përpjekje me gjermanët, në shkurtin e vitit 1944.
Trashigimia poetike e Dhimitër Minos, përfshin disa qindra vargje. Por poeti ka përfunduar një vëllim të plot poetik ku dallojnë sidomos krijimet e viteve të luftës partizane, 1942-43, vite të diplomimit të Dhimitrit dhe të punës si mësues në Kosovë. Ato ishin vite kur poeti kristalizonte idetë e tij politike duke u përfshirë gjithënjë e më shumë në luftën çlirimtare të popullit shqiptar.[1]
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2021. Marrë më 5 nëntor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)