Dhimitër Pllaputa
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Dhimitër Pllaputa (1786-1864), gjenerali i dashur i Teodor Kollokotronit, ishte bir i Kolë Pllaputës, që e nisi nga Trifilua më 1750-n për të banuar në fshatin Pallumba të Gordinias. Pallumbën e themeluan arvanitasit me dyndjet e para të shekullit XV me fise mbizotëruese Kolietë dhe Buetë. Pllaputasit ishin arvanitas të krishterë që kishin luftë të zgjatur me fqinjët myslimanë dhe bashkëfiset e tyre, Laliotët. Megjithëse në ballë të prishjes së Llallës, Pllaputët dhe veçanërisht Dhimitër Pllaputa, ndihmoi arvanitasit myslimanë që të braktisnin turqit bashkëfeas, të kalojnë nga Morea në Rumeli e në Epir, duke u ndeshur me Londeasit, dhe për t’u ruajtur besa, që i kishte dhënë ai dhe Kollokotroni arvanitasve myslimanë.
I mbeti besnik deri në fund Kollokotronit dhe ndau me të mundimet e gjyqit të bujshëm dhe të burgut. Ndërroi jetë në korrik 1864-n dhe u varros në Pallumba.