Dhori Spirollari lindur në Pogradec3 korrik 1958. Në vitet 1973-’77 vazhdoi shkollën ushtarake "Skënderbej" dhe në vitin 1982 diplomohet oficer nga Shkolla e Bashkuar. Emërohet komandant toge e baterie. Më pas kalon pedagog në Shkollën e Lartë të Oficerëve. Në vitin 1990 emërohet shefi i katedrës së Mbrojtjes Kundërajrore. Vazhdon Akademinë e Mbrojtjes në vitet ’91-’93. Emërohet në Divizionin e Kukësit, e Komandant Grupit Kunderajror në Pukë. Rikthehet si pedagog në Akademinë Ushtarake. Kalon shef i stërvitje në forcat ajrore. Më1997-2000 kryen detyrën e Shefit të Shtabit të Forcave Ajrore. Në vitet 2000-2002 vazhdon Akademinë Gjermane të Drejtimit e kthehet me detyrën e Shefit të Shtabit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Emërohet Drejtor Personeli në Shtabin e Përgjithshme. Në 2007 kalon si zv.komandant i forcave ajrore dhe më pas komandant i saj. Në 15.09.2009 gradohet Gjeneral brigade.