Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë

Dhuna Seksuale është çdo lloj i sulmit verbal apo fizik nënkuptuar seksualisht me qëllime të ndryshme jospecifike.Dhuna seksuale cenon kufinjtë e çdo individi, është padrejtësi dhe duhet të ndëshkohët rëndë. Ka edhe burra edhe gra që ushtrojnë dhunë seksuale. Të prekur nga dhuna seksuale mund të jenë individë të moshave të ndryshme.[1]

Monumenti "Heroinat" simbol i viktimave të dhunës seksuale

Statusi i të mbijetuarve të dhunës seksuale

Redakto

Numri i viktimave të dhunës gjatë luftës është paraqitur të jetë rreth 20 mijë, mirëpo deri tani janë identifikuar rreth 1200 viktima.[2]

Numri i personave që kanë dorëzuar aplikacionet për verifikimin e statusit përkatës të personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte 550. Qeveria e Kosovës në muajin shkurt të vitit 2018 filloi procesin e regjistrimit të statusit të individëve dhe verifikimin e tyre dhe ky numër konsiderohet i vogël krahasuar me shifrën prej 20 mijë viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Këto të dhëna janë prezantuar nga institucionet dhe organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie. Procesi i verifikimit është i domosdoshëm për të përfituar beneficionet me ligj të krijuara për këtë kategori.

Në bazë të ligjit, viktimë e dhunës seksuale të luftës është personi i cili i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit brenda periudhës së 27.02.1998 deri më 20.06.1999. Viktima të dhunës seksuale gjatë luftës janë si gratë ashtu edhe burrat, ndonëse numri më i madh i tyre i takon gjinisë femërore.[3]

Rrëfimet personale

Redakto

Pasojat materiale, emocionale e fizike të dhunës seksuale gjithmonë janë vërtetuar nga rrëfimet përsonale të të mbijetuarve. Një rast konkret është ngjarja e Vasfije Krasniqi. Në Kosovë shumë gra e burra vazhdojnë të heshtin, ndoshta edhe atëherë kur ata kanë filluar të rrëfejnë kanë hezituar për shkak të mos mbështetjes nga shoqëria, familja e të tjerët. Sot 20 vjet pas luftës, Vasfije Krasniqi viktimë e dhunës seksuale të luftës e cila e theu akullin për herë të parë në Kosovë ku foli për tmerrin që përjetoi në luftë si 16 vjeçare.

Vasfije Krasniqi, nga Komuna e Vushtrisë ishte fëmija më i vogël i një familje të madhe, të cilët ishin të përndjekur nga policia serbe sepse babai dhe vëllezërit e saj kanë qenë pjesë e UÇK-së. Më 14 Prill 1999, policia serbe e morrën atë si dëshmitare për babain dhe vëllezërit e saj në stacion policor. Pas ndarjes nga familja ajo ishte dhunuar nga 2 policë serbë, të cilët e detyruan të mos fliste për rastin. Pas luftës, 16 vjeçarja Vasfije Krasniqi iu drejtua drejtësisë, ku kërkoi mbrojtje dhe drejtësi për rastin e ndodhur. Në vitin 2012 dy persona janë arrestuar dhe kanë filluar seancat gjyqësore në Mitrovicë ku gjyqi atje i ka shpallur të pafajshëm, ndërsa në gjyqin e dytë me të njejtat deklarata njërin prej tyre i ka dënuar me 10 vite ndërsa tjetrin 12 vite dhe gjyqi i tretë i ka liruar të dy me datë konfidenciale.[4]

Kampanja solidarizuese “Mendoj për ty”

Redakto

Kampanja “Mendoj për ty” është iniciativa më e madhe për solidarizimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës në Kosovë, ku përmes aksioneve simbolike për grumbullimin e fustaneve në të gjithë Kosovën është arritur të përçohet një empati kolektive për të gjithë gratë dhe vajzat e dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë. Aktiviteti, është vlerësuar nga shumë qytetarë brenda dhe jasht shtetit përderisa gazeta britanike “The Guardian” e konsideron si një prej tributeve më të fuqishme ndaj të mbijetuarëve të dhunës seksuale.[5][6]

Referime

Redakto
  1. ^ "Dhunë e seksualizuar". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, vazhdojnë të jetojnë në luftë" (në anglisht).
  3. ^ "Rreth 110 gra dhe 5 burra marrin statusin e viktimës së dhunës seksuale". Indeksonline.net (në anglisht).
  4. ^ "SPECIALE - BËHU ZËRI IM 16.10.2018". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ ""Mendoj për Ty" mbledh mijëra fustane – Mbulohet stadiumi i Prishtinës (Foto)". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2020. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Dresses on washing lines pay tribute to Kosovo survivors of sexual violence" (në anglisht).