Dhuna seksuale në Kosovë
Dhuna seksuale në Kosovë përkufizohet sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë si "akt i vullnetshëm i fuqisë fizike, si kërcënim ose e aplikuar, kundrejt një tjetri, personi ose komuniteti duke pasur me qëllim rezultatet ose mundësi në dëmtime, vdekje, pasoja psikologjike dhe keqzhvillim. Ajo nënkupton forcimin ose manipulimin e një personi për kryerjen e aktiviteve seksuale pa dëshirë dhe pa pëlqim".[1]
Klasifikimi i dhunës seksuale
Redakto- Sulmimi seksual
- Dhuna seksuale ndaj grave
- Dhuna seksuale ndaj burrave
- Sulmimi seksual ndaj të miturve
Sulmimi seksual
RedaktoKy përfshinë kontakt seksual që merret nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës . Sulmi seksual është një akt i qëllimshëm i dhunës me bazë gjinore përmes shprehjës së pushtetit, kontrollit dhe dominimit mbi një tjetër. Ky është një manifestim i pa dëshiruar. [2]
Dhuna seksuale ndaj grave është pjesë e të gjitha kulturave të dominuara nga burrat. Për shkak të pozitës së nënshtruar të gruas në shoqëri, siguria e grave paraqet një shqetësim të veçantë, pasi që dhuna ndaj grave dhe vajzave është një fenomen i përhapur global. Viktima të dhunës seksuale janë edhe grate në Kosovë sidomos gjatë luftës së fundit të saj në vitet 1998/99.
Ajo përfshinë përdhunimin dhe dhunën në familje, ngacmimet në punë dhe shkollë dhe dhunën seksuale në konflikte të armatosura.Gratë që kanë raportuar dhunën seksuale në disa komuna të Kosovës, si në Dragash është 1.70% , Gjilan 2.80% dhe në Gjakovë 3.50%, Kjo dallon në fshatra dhe qytete. Në zona urbane 4,30% dhe në zona rurale 1.80%
Dhuna seksuale ndaj burrave:Duhet të kuptohet që nuk janë vetëm femrat viktima të dhunës seksuale, por edhe meshkujtë. Në të shumtën e rasteve, dhuna ndaj burrave nuk denoncohet. Meshkujt dhe djemtë që janë sulmuar ose abuzuar seksualisht mund të kenë shumë ndjenja dhe reagime të njëjta si të mbijetuarit e tjerë të sulmit seksual, por gjithashtu mund të përballen me disa sfida shtesë për shkak të qëndrimeve shoqërore dhe stereotipeve rreth burrave dhe mashkullorësisë.Dhuna seksuale ndaj burrave në Dragash është 0.00% , Gjilan 2,10% dhe në Gjakovë 0.00%. Njejtë sikur dhuna ndaj grave, po ashtu edhe kjo dallon në zona urbane 0.0 % dhe ato rurale 1,20%.
Dhuna seksuale ndaj të miturve - një fenomen social global
Pedofilia në përgjithësi ka të bëjë me tendencën dhe sjelljet e të rriturve që kanë për qëllim të kenë marrëdhënie seksuale me fëmijë.
Abuzimi seksual me fëmijë mund të bëhet në shumë forma: pornografi, prostitucion, trafikim i qenjeve njerzore, ngacmim e dhunë seksuale nga bashkëmoshatarët etj.Sipas statistikave nga UNICEF në disa komuna të Kosovës ( Gjilan, Gjakovë, Dragash) në vitin 2013, tregojnë se 6,50% e fëmijëve kanë përjetuar sulmim seksual, ndërsa dhunë psikologjike 32,30% dhe dhunë fizike 45,20% në shkolla. Nga kjo përqindje e dhunës seksuale 57,90% janë sulmuar djemtë dhe 32,30% e vajzave. [3]
Faktorët kontribues
RedaktoVarfëria, si dhe banimi ne bashkësi me tolerim te përgjithshem te dhunës seksuale dhe sankosione kunder tij.
Viktimat mund të ballafaqohen edhe me njellosje nga ana e familjës, shokëve dhe bashkësive të tjera.
Pasojat
RedaktoDhuna seksuale mundet thëllësisht të prek mirëqenien fizike, mentale dhe sociale të viktimave. Ajo lidhet me pasoja shëndetësore të numërta ku hyjnë:
- Shtatëzania e padëshiruar
- Komplikime gjinekologjike (gjakderdhje vaginale)
- Sëmundje seksualisht të bartshme, psh; HIV/ SIDA
- Depresioni
- çrregullime stresore
- Mendime dhe sjellje vet
Parandalimi
RedaktoPërpjekjet për parandalimin e dhunës seksuale në masë të madhe fokusohen në: – përkrahjen e viktimave, – ndryshimin e ligjeve dhe politikave, – shërbime shëndetësore dhe trajnim për dhënësit e tyre, – programe edukative dhe fushata për ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelljeve. Pregaditen iniciativa për këshillime, terapi dhe grupe për përkrahje me qëllim që të zvoglohet trauma e dhunës seksuale dhe të përshpejtohet shërimi. Këto lloj shërbime tregohen si shumë të frytshme pas sulmit të mbijetuar,si dhe programe edukative dhe fushatapo ashtu edhe qasje tjera për luftë kundër dhunës seksuale koncentrohen në edukimin dhe ngritjen e vetëdijes ku hyjnë edhe programet edukative nëpër shkolla dhe mjediset e tjera të cilët i trajtojnë marrëdhëniet gjinore, detyrimet seksuale dhe shkathtësit për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha. Shfrytëzohen edhe fushata nëpër mediume dhe aktivitetet e bashkësive nëpërmjet grupeve të burrave dhe grave që të ndryshohen modelet destruktive të sjelljes si dhe qëndrimet publike kah dhuna seksuale[4]
Referime
Redakto- ^ World Health Organization (2002). World Report on Violence and Health: Summary (në anglisht). World Health Organization. fq. 44 faqe. ISBN 9241545615.
- ^ "Dhuna seksuale ne Kosove" (PDF). UNICEF. Marrë më 2018-11-11.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Study on Dimensions of Domestic Violence" (PDF). UNICEF. 2013. fq. 105.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Dhuna seksuale" (PDF). World Health Organisation.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)