DiSEqC (anglisht: Digital Satellite Equipment Control) është një protokoll special i komunikimit në mes të receiver-it satelitor dhe antenës rotorëve të antenës satelitore apo të rotorëve me multi-pozicione (multi-switch). Është shumë më e përshtatshme se teknika 14/18 V dhe 22 kHz, të cilat kanë vetëm dy pozicione të bartjes, kështu ato lejonin vetëm 4 rrjedha të impulseve (Feeds).

DiSEqC-Pajisia

Impulset merren nga Televizioni satelitorë.

Në fillim komandimi i syrit LBN analoge të saxhës së antenës satelitore me impulse prej 14 V ose 18 V dhe 22 kHz nga reciever-i ishte fare i thjeshtë kyçe ose ç kyçe. më këtë arriheshin vetëm katër gjendje pozicionimi dhe me vetëm një satelit arrihej fundi pasi që LNC ndërrohej në Vertikal/Low, Vertikal/High, Horizontal/Low, Horizontal/High. Me këtë teknik marrja e impulseve nga dy satelit me një saxhë të antenës ishte e pamundshme. Me paraqitjen në treg të satelitit Eutelsat në Gjermani, u paraqit edhe nevoja e pranimit të impulseve nga dy burime, kjo paraqiti nevojën e rritjes së opsioneve të pozicionimit. Kështu firma Eutelsat së bashku me firmën Philips në fillim të viteve 90-ta, zhvillojnë standardin DiSEqC.

Funksionimi

Redakto

DiSEqC është paraparë për secilën normë të palicencuar e të hapur industriale. Komandat e DiSEqC barten të koduara në seri digjitale. Informata (të dhënat,termi i komandës) përbëhet nga një bajt fillestar, bajt-adresues dhe një bajt-komandues të cilit mundtë shtohet edhe një bajt plotësues. Bartja e informatës bëhet me kyçje dhe ç kyçje e impulsit prej 2 kHz. Integriteti (rrjedha) e informatës gjatë bartjes sigurohet me një bit të quajtur biti i paritetit i cili vendoset pas çdo bartje të bajtëve. Me versionin 1.0 të DiSEqC arrihet vetëm komandimi në një drejtim (nga pranuesi në vendin e funksionit), versioni 2.0 është në dy drejtimet. Numri i verbonit tregon hapësirën e funksioneve.

  • v1.0 : pozicionimi për katër vend pozicionime të satelitit (PosAOptA, PosAOptB, PosBOptA, PosBOptB), dy kanale (Low, High) dhe dy polarizime (Horizontal, Vertikal) në përgjithësi 16 gjendje të pozicionimit
  • v1.1 : plus katër gjendje pozicionimi (d.m.th. 16 mundësi të pozicionimit të satelit dhe në përgjithësi 64 gjendje pozicionimi)
  • v1.2 : plus mundësin e komandimit të rotorit
  • v2.0 : komunikimi në dy drejtime
  • v2.1 : komandimi i pranuesit është i mundshëm nëpërmjet telit, dhe katër adresa "switch"
  • v3.0 : plus opsione për programin e funksioneve tjera.

Auto-fokusimi

Redakto

Term i përdorur në teknologjinë e Fotografisë dhe kamerave përdoret edhe këtu për pozicionimin automatik (d.m.th. në vendin e para programuar) të antenës varësisht nga intensiteti i impulsit të pranuar.

Lidhje të jashtmes

Redakto