Spitalet, 20 diagnozat më të përhapura në vend Publikuar më 16/02/2010 16/02/2010 Gjatë viteve të fundit raportohen shifra në rritje për sëmundjet e zemrës dhe llojet e tumoreve

Institucionet shëndetësore raportojnë shifra në rritje të përhapjes së nivelit të sëmundshmërisë në vendin tonë. Fatkeqësisht, rritje e konsiderueshme vërehet për sëmundjet e rënda, të cilat jo vetëm që identifikohen në stade të avancuara, por bëhen tepër të vështira për t’u kuruar deri në shërimin e plotë. Pranë qendrës më të madhe spitalore në vend janë përcaktuar edhe 20 diagnozat më të shpeshta që paraqiten për trajtim. Pjesa dërrmuese e pacientëve u përkasin rretheve. Për shkak të problemeve të gjendura në spitalet e zonave të tyre, ata dynden drejt kryeqytetit.

Përhapja

Sipas të dhënave të publikuara në tabelën e mëposhtme, dy diagnozat më të shpeshta që paraqiten në spital janë ato të sëmundjeve të ndryshme që prekin zemrën, si dhe llojet e caktuara të tumoreve. Fatkeqësisht, këto të fundit pohohet se kanë shtuar ndjeshëm përhapjen gjatë viteve të fundit. Kështu, në total gjatë një viti, më shumë se 11 mijë persona trajtohen për komplikacionet e rënda të shkaktuara nga identifikimi i tumoreve. Shkak për përhapjen e tyre, sipas mjekëve, bëhen faktorë të shumtë. Ndër më problematiket renditen të jenë faktorët gjenetikë, stili i jetesës, kequshqyerja, mungesa e higjienës së duhur, si dhe më problematikja: diagnostifikimi shumë i vonë i këtyre sëmundjeve. Po ashtu me ritme të larta janë përhapur edhe sëmundjet e zemrës, veçanërisht te moshat e rritura, ku dhe shqetësimet që japin janë në shumë raste fatale për jetën e pacientëve. Në këtë kategori sëmundjesh diagnozat më të shpeshta pohohet të jenë infarktet, kardiopatitë dhe sëmundjet ishemike të zemrës. Një tjetër diagnozë e shpeshtë është edhe sëmundja e diabetit, e cila shfaqet në disa forma. Shkaktarë kryesorë të kësaj sëmundjeje njihen jo vetëm faktorët gjenetikë, por edhe kequshqyerja, si dhe mungesa e aktiviteteve fizike. Po ashtu edhe virozat gripale, si dhe rastet e gripit në forma të lehta dhe të rënduara shkaktojnë një numër të lartë të prekurish çdo vit. Në shumicën e rasteve pacientët e patrajtuar mirë kalojnë dhe në stade të rënduara të infeksioneve që prekin rrugët e frymëmarrjes. Vetëm me bronkopneumoni raportohen më shumë se 1035 raste. Më të rrezikuarit nga kjo lloj sëmundje janë moshat e vogla, por nuk mbeten pas edhe të rriturit, si dhe moshat e treta, që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. Këto lloj sëmundjesh, që prekin rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, ku më shpeshtat janë laringjitet, infeksionet e bajameve, si dhe gjendjet virale, po të trajtohen mirë, nuk kalojnë në ndërlikime. Gjatë dy muajve të shkuar, më shumë se 16 mijë persona rezultuan të prekur nga këto viruse gripale. Shkaqet e përhapjes së këtyre komplikacioneve më tepër kanë të bëjnë me faktorët stinorë dhe luhatjet e vazhdueshme të temperaturave. Njëkohësisht edhe sëmundjet e syve përfshihen si një ndër diagnozat më të shpeshta, nga e cila vuajnë shqiptarët. Konkretisht, një ndër më të përhapura mbetet katarakti, që ndikon në uljen e aftësisë së të shikuarit. Ky i fundit prek më shumë moshat e rritura, për të cilat kërkohet që të bëhet sa më shpejt ekzaminimi përkatës, në mënyrë që të parandalohet humbja e plotë e shikimit. Një tjetër diagnozë e shpeshtë e përhapur është edhe gastroenteriti, infeksioni i zorrëve dhe stomakut. Gastroenteriti është një infeksion që shkaktohet nga ushqimi i prishur. Ai jep të vjella, diarre dhe dhimbje, por në shumë raste të tjera kjo sëmundje mund të shkaktohet edhe nga antibiotikët apo dhe nga konsumi i ushqimeve pikante.

Kujdesi

Përkundrejt këtyre diagnozave të shumta që paraqiten, mjekët deklarojnë se rruga më e mirë për parandalimin në kohë të tyre është kryerja e vizitave sa më të shpeshta mjekësore. Kjo që sëmundjet të identifikohen sa më shpejt, kohë në të cilën trajtimi mjekësor bëhet edhe më efikas. Ky rekomandim jepet veçanërisht për moshat e rritura dhe fëmijët, të cilat janë dhe dy kategoritë që preken më lehtë nga këto sëmundje. Gjithashtu, për të mbajtur larg një numër të konsiderueshëm sëmundjesh, rekomandohet mbajtja e një regjimi të rregullt ushqimor, ku të ketë sa më pak yndyra dhe sa më shumë fruta e perime, si dhe rritja e higjienës personale. Kurat dhe këshillat e tjera parandaluese jepen në mënyrë individuale nga mjeku, në varësi të gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhet pacienti.

Parandalimi

Rruga më e mirë për parandalimin në kohë të tyre është kryerja e vizitave sa më të shpeshta mjekësore. Kjo që sëmundjet të identifikohen sa më shpejt, kohë në të cilën trajtimi mjekësor bëhet edhe më efikas. Ky rekomandim jepet veçanërisht për moshat e rritura dhe fëmijët, të cilat janë dhe dy kategoritë që preken më lehtë nga këto sëmundje. Gjithashtu, për të mbajtur larg një numër të konsiderueshëm sëmundjesh, rekomandohet mbajtja e një regjimi të rregullt ushqimor, ku të ketë sa më pak yndyra dhe sa më shumë fruta e perime, si dhe rritja e higjienës personale. punoi jurgen.sh