Diagrami i aktivitetit – përfaqëson një prezantim në formë diagramesh, duke mbajtur një hierarki të aktiviteteve. Mund të jenë të rëndësishme për të eksploruar rrjedhën e aktiviteteve në një Use Case, ose në mes Use Case-ave. Aktivitetet janë gjendje të veprimeve – gjendje të cilat kalojnë automatikisht në një gjendje tjetër pasi veprimi të ketë mbaruar. Rrathët e mbushur ne Fig1 tregojnë fillimin e Diagramit të Aktivitetit – ku rrjedha e kontrollit fillon. Tranzicionet të paraqitura me shigjeta ne Fig1 tregojnë si kalojmë nga një aktivitet në tjetrin.

Elementet e Diagramit të aktiviteteve :

  • Aktiviteti
  • Tranzicioni (nga mbarimi i një aktiviteti deri tek fillimi i tjetrit)
  • Shtyllat Sinkronizuese (Koordinon pikat e fillimit dhe mbarimit të më shumë se një aktiviteti)
  • Diamanti i vendimit (Për ndarjen e rrjedhjes bazuar në kritere specifike)
  • Shënuesit e fillimit dhe mbarimit.

Fig.1 Elementet e Diagramit të aktiviteteve

Suimlanes(Swimlanes) – Diagrami i aktiviteteve ka aftësinë për te qartësuar pronësinë. Suimlanes në mënyrë të qartë u tregojnë të gjithë të invlovuarve, se cili individ ose grup individësh është përgjegjës për ndonjë aktivitet. – për të treguar pronësinë. Nëse duam që t'i ndajmë aktivitetet të bëra nga aktor individual përdoren kolonat vertikale të ndara me një vijë të hollë vertikale të ndara e quajtur swim lanes, dhe secila kolonë emërohet sipas emrit të aktorit. I vendosim të gjitha aktivitetet nën aktorin që i kryen ato dhe pastaj tregojmë se si ato janë të lidhura.

Si të vizatojmë diagramin e aktivitetit

Activity diagramet tregojnë rrjedhën e aktiviteteve nëpër sistem, Diagramet lexohen prej lart (top) poshtë (bottom) dhe kanë degëzime dhe forks që të përshkruajn kushtet dhe aktivitetet paralele. Fork përdoret kur më shumë aktivitete kruhen në të njëjtën kohë. Diagrami1 tregon fork tek activity1. Kjo tregon se dy aktivitetet activity2 dhe activity3 kryhen në të njëjtën kohë. Pas activity2 ka degëzim.Degëzimet tregojnë se cilat aktivitete do të kryen duke u bazuar nga kushti. Të gjitha degëzimet në disa pika ndjeken nga bashkues(followed by merge) që të shfaqin fundin kushtit të filluar nga ai degëzim. Pas bashkuesittë gjitha aktivitetet paralele duhet të bashkohen me join para kalimit në gjendjen e aktivitetin final.

Diagram.1

Shembull:

Diagram.2

Aktiviteti ne Diagram.2 është për procesimin e një porosie. Diagrami paraqet rrjedhën e veprimeve në sistem workflow. Sa pranohet porosia aktivitetet ndahen në dy bashkësi paralele të aktiviteteve. Njëra anë mbushën dhe dërgon porosinë kurse tjetra mban pagesë. Në anën e mbushjes së porosisë, metoda e dërgimit përcaktohet me kusht. Varësisht nga kushti, kruhet ose Overnight delivery ose Regular delivery. Në fund aktivitetet Paralele bashkohen që të mbyllin porosinë.

Burimet

Redakto
  1. Dr. Bekim Fetaji (2012), Manuscript, Software Engineering, SEE University, Tetovo, Macedonia
  2. Ligjërata nga Festim Halili mbi inxhinierinë softuerike Arkivuar 24 janar 2020 tek Wayback Machine