Diana e Uellsit

gruaja e pare e Charlsit,Princi i Wells-it

Diana Frances Spencer lindi më 1 korrik 1961. Babai i saj ishte Lord Spencer.Ajo ishte një anëtare e familjes mbretërore britanike,gruaja e parë e mbretit Charles III.

Diana
Diana në qershor 1997
BashkëshortÇarls, Princi i Uellsit (më vonë Çarls III)
(m. 1981; div. 1996)
Fëmijë
Shtëpia
I atiJohn Spencer, Earl i 8-të Spencer
E ëmaFrances Roche
U lindDiana Frances Spencer
1 korrik 1967
Park House, Sandringham, Norfolk, Angli
Vdiq31 gusht 1997 (36 vjet)
Pitié-Salpêtrière Hospital, Paris, Francë
Nënshkrimi

Diana la shkollën në moshën 16 vjeçare dhe u shpërngul në Londër në moshën 17 vjeçare.

1981 Diana u martua me princin Charles në katedralen e Shën Palit. Ata kishin dy fëmije : princin William dhe princ Henry. Charles dhe Diana u ndanë më 1992 dhe u divorcuan me 1996.

Princeshe Diana ishte e mirënjohur për veprimtaritë bamirëse. Ajo vdiq në një aksident në Paris me 31 gusht 1997 me të dashurin e saj Dodi Al-Fayed.

Diana,Princesha e Wellsit (1 korrik 1961-31 gusht 1997),një person i famshëm i shekullit 20,[1] ka lindur në një familje aristokrate angleze me prejardhje mbretërore dhe u bë një figure publike me shpalljen e fejesës së saj me Princin Charles. Dasma e saj me Charles u mbajt ne katedralën e Shën Palit dhe u ndjek nga një audience televizive botërore mbi 750millione teleshikues. Pas martesëes së saj iu dha titulli Princesha e Uellsit,Dukesha e Kornvellit,Dukesha e Rothesay,Kontesha e Çester dhe Braronesha e Renfru. Ajo mbeti objekt i vështrimit i mediave botërore gjatë edhe pas martesës së saj, e cila përfundoj me divorc me 28 gusht 1996. Diana ishte e njohur për mbledhjën e fondeve për çështje bamirësie , punoj për organizata ndërkombëtare bamirësie.

Fëmijëria

Redakto

Diana u lind me 1 korrik të vitit 1961 në Sandringham, Norfolk [2][3],ajo ishte fëmija i katërt prej pesë fëmijëve që kishte Frances Shand Kydd* dhe Edward John Spencer.Familja Spencer ishte duke shpresuar që do të lindej një djalë për ta mbajtur titullin e Spencer-ve, pasi që fëmija i tretë kishte qenë djalë mirëpo kishte vdekur.Familja Spencer është një nga familjet më të vjetra dhe më të rëndësishme të Britanisë së Madhe, aleatë të ngushtë me familjen mbretërore për disa breza. Pasi familja shpresonin se do te lindte djalë ajo mbeti pa emer për një javë, deri sa u vendos emri i saj Diana Frances.Ajo u pagëzua në kishën Sandringham.Ajo kishte dy motra: Sarah dhe Jane si dhe vëllaun Charles .[4] Diana ishte vetëm shtatë vjeçe kur prindërit e saj u ndanë. Diana ka jetuar me të ëmën në Londër gjatë ndarjes së prindërve, por gjatë festave të Krishtlindjeve deri në fund të vitit, Zoti Althorp refuzoi të le Frances-en që të kthehet me Dianën në Londër. Menjëherë pas kësaj, Zoti Althorp përfundimisht fitoi kujdestarinë e Dianës me mbështetjen e njerkes te tij, Ruth Roche, Baronesha e Fermoj. Diana mori titullin “Lady” pasi babai i saj trashëgoi titullin Earl Spencer e më 9 qershor 1975.

Edukimi

Redakto

Përderisa ishte e re ajo ndoqi një shkolle lokale publike kurse në vitin 1968, Diana u dërgua në Riddlesworth Hall, shkollë e vajzave.Ajo nuk shkëlqejë në shkollë dhe u vendos në shkollën WEST Heath(“The New School at West Heath”) ne Sevenokas, Kent, ku u konsiderua si një studente e dobët.

 
Coleherne Court, London (left)

[5] Megjithate ajo tregoi talent në muzikë si një pianiste e talentuar.Ajo mori njohje nga West Heath.

Në vitin 1977, ajo u largua nga West Heath dhe ndoqi shkollën në Institutin Alpin Videmanette, në Rougemont, Zvicër, ku edhe aty e perfundoi. Diana gjithashtu shkëlqeu në not dhe zhytje dhe dëshironte të jetë një balerinë profesioniste ne Baletin Mbretërore. Ajo ka studiuar baletin për një kohë mirëpo ajo u rrit u bë shumë e gjatë për këtë profesion. Pas perfundimit te shkollës që ndjeki ne Zvicër ajo u kthye ne Londër. Ajo filloi të punojë me fëmijët, duke u bërë përfundimisht një mësues çerdhe në shkollen "Anglia e re " Diana u zhvendos ne Londër me 1978, duke jetuar në banesën e nënës së saj, ashtu si nëna e saj ajo kaloi pjesen me te madhe te vitit ne Skoci.Për ditëlindjen e 18-te ajo mori si dhuratë një banesë prej 50.000 funta tek Kolheren Kurt.Ajo jetoj deri me 1981 me tre shoqe. Ajo punoi si instruktore vallësh mirëpo pas një aksidenti në skijim ajo mungoj në punë për 3 muaj.Pastaj punoj si asistene në parashkollorë,pastaj punoj edhe si pastruese për motrën e saj dhe shoqët e saj. Diana gjithashtu punoj edhe si dado tek një familje amerikane që jetonin në Londër.

Martesa e saj me Princin e Uellsit

Redakto

Princi I Wellsit (Princi Charles) kishte qenë më parë i lidhur me Lady Sarah motrën më të madhe të Lady Diana, dhe në të tridhjetat e tij të hershme ai ishte nën presion të vazhdueshëm të martohet. Princi i Uellsit kishte njohur Lady Dianën për disa vite, por ai së pari mori një interes serioz në të si një nuse të mundshme gjatë verës së vitit 1980, kur ata ishin mysafirë në një fundjavë të vendit, ku ajo e shikonte atë të luajë polo. Ai e ftoi Dianën për një fundjavë lundrimi,në jahtin mbretërore Britanik, ku pastaj Diana u takua me familjën e Princit Charles.Ajo u mirëprit mirë nga Elizabet e dytë, nga Duka e Edinburgut dhe nga nëna e mbretëreshës Elizabet. Fejesa u bë zyrëtare me 24 shkrut 1981, Lady Diana zgjodhi një unaze prej 30,000funtave i përbër prej 14 diamantëve përreth një safiri, e ngjajshme me unazën e fejesës së ëmës së saj.[6] Njëzet vjeçarja Diana u bë Princesha e Wellsit, kur ajo u martua me Princin e Wellsit më 29 korrik 1981 në Katedralen e Shën Palit.

Fëmijët

Redakto

Gjatë martesës me Princin e Wellsit ajo kishte dy djem William dhe Harry. Me 21 qershor 1982 ne spitalin privat Lindo Wing i Shen Marisë,Padington,në Londër,u lind djali i pare i Dianes dhe Charles, William Arthur Philip Louis. Si një bebe ajo e mori ne turnet e saj të mëdha në Australi dhe në Zelanden e Re,e sygjeruar nga kryeministri australian Malcolm Fraser. Fëmija gjegjësisht djali i dytë Henry Charles Albert David lindi 2 vjet pas William, me 15 shtator 1984.Ajo e dinte se fëmija i dytë ishte djale mirpo ajo nuk i tregoj askujt duke e përfshirë edhe Princin Charles. Princesha Diana ishte një nënë e përkushtuar, përfytyruar dhe e papërmbajtshme.

Divorci

Redakto

Më 20 dhjetor 1995, Pallati I Bukinghamit publikisht njoftoi se Mbretëresha iu kishte dërguar letër Princit dhe Princeshës së Wellsit , duke i këshilluar për shkurorëzim.Këtë veprim të Mbretëreshës e mbështeti Kryeministri pastaj nga Këshilltaret e larte sekret dhe sipas BBC kjo gjë u vendos pas 2 javësh bisedimësh.[7] Princi ,menjëherë ra dakord me sygjerimin e Mbretëreshës.Në shkurt Princesha e pranoi këtë gjë me marrëveshje me Princin dhe përfaqesuesit e Mbretëreshës duke e shpallur marrëveshjën e divorcit dhe kushtet e saj, kjo gjë e nevrikosi pallatin e Bukinghamit. Diana dhe Charles u divorcuan me 28 gusht 1996. Pas shkurorëzimit me Princin e Uellsit , Diana e humbi titullin e saj “Lartesia e Saj Mbreterore”, mirëpo duke e mbajtur titullin Princeshë e Uellsit, këtë deklarat e dha Pallati I Bukinghamit duke treguar në ndryshimin e titullit si dhe duke bërë të qartë se Diana vazhdon të jetë Princeshë britanike.

Jeta e saj pas divorcit

Redakto

Pas divorcit ,Diana e mbajti apartamentin e saj në anën veriore të Kensington Palace të cilën e kishin së bashku me Princin e Uellsit që ne vitin e parë të martesës së tyre dhe mbeti shtëpia e saj deri ne vdekjën e Dianës. Pas divorcit ajo kishte një lidhje të shkurtur me kirurgun e zemrës,Hasnat Khan,nga Jhelum,Pakistan.Diana ishte ajo që e përfundoi lidhjen e tyre në një takim në orët e vona të natës në Hyde Park,në korrik 1997. Brenda një muaji Diana kishte filluar të takohej me Dodi Fayed,djali i biznesmenit Mohamed Al-Fayed.Diana pranoi ftesën e Dodi-t per t’iu bashkuar familjes së tij në jug të Frances. Mohamed Al-Fayed, bleu një jaht qindra milion funtash,Jonikal, një jaht me gjatësi 60 metra, në të cilën u argëtuan Diana dhe fëmijët e saj.

Vdekja

Redakto

Më 31 gusht të vitit 1997 ,Diana ishte përfshirë në një aksident rrugore i ndodhur në tunelin në rrugën Pont de l'Alma,Paris, së bashku me mikun dhe të dashurin e saj Dodi Fayed dhe me shoferin e tyre Henri Paul. Dodi dhe Henri vdiqën në vendin e aksidentit kurse Diana ishte dërguar e gjallë në spitalin Pitié-Salpêtrière.Pavarësisht përpjekjëve për ta shpëtuar Dianën mirëpo lendimet e brendshme te saj ishin shumë të gjëra,dy orë pas aksidentit në 4:00 të mëngjesit , mjekët e prononcuan vdekjën e saj. Në 5 :30 të mëngjesit, vdekja e saj u njoftua në një konferencë për shtyp i mbajtur në spital nga një mjek, Jean-Pierre Chevènement (Ministri i Brendshëm i Francës) dhe Sir Michael Jay (ambasador i Britanisë në Francë).[8] Njerëzit për shumë muaj vendosen lule,qirinj ,kartat dhe mesazhet personale ,jashtë pallatit Kensington.

Në mëngjesin e vonshëm Kryeministri francez, Bernadette Chirac, gruaja e Presidentit francez Zhak Shirak, dhe Bernard Kouchner Ministri i Shëndetësisë së Francëa, vizituan trupin e pajetë të Dianës dhe i bënë nderimet e fundit.Pastaj në Paris erdhën dy motrat Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Fellowes,dhe Princi i Wellsit duke u larguar me trupin e saj për në Londër. Vdekja e saj e papritur dhe e papranushme e nje figure jashtëzakonisht popullore mbretërore solli deklarata nga figura të larta në mbarë botën.Varrimi i saj në Westminster Abbey më 6 shtator 1997 tërhoqi rreth 3 milion vajtues në Londër, funerali i saj u ndjek nga shum media botërore televizive me një transmetim të drejtpërdrejt.

Veprimtaria

Redakto

Duke filluar nga fundi i vitit 1980,Princesha e Uellsit u bë e njohur edhe për mbështetjën e saj për projekte të bamirësisë , si dhe është shquar me ndikim te konsiderushëm për fushatën e saj kundër minave tokësore dhe për ti ndihmuar viktimat e AIDS-it.[N10]

Në prill të 1987, Princesha e Uellsit ishte personalitet i parë i famshëm që preku një person të infektuar me virusin HIV. Paraqitja e saj për qështje bamirësie e publikuar më gjerësisht ishte vizita e saj në Angola në janar të 1997, duke shërbyer si një vullnetare e Kryqit të Kuqë Ndërkombëtarë të VIP, ajo vizitoi të mbijetuarit e minave tokësore në spitalë ,ajo vizitoi projektin e drejtuar nga Trusti HALO. Në gusht të atij viti ajo vizitoi Bosnjën me organizatën “Të mbijetuarit e minave tokësore”. Ajo është vlerësuar se pati ndikim në nënshkrimin nga ana e qeveris së Britanisë së Madhe dhe vendëve tjera të Traktatit të Otavës në dhjetor të vitit 1997,pas vdekjës saj,marrëveshja ishte ndalimi ndërkombëtarë për përdorimin e minave kundër-njeri. Diana gjithashtu mori njohje për punën e saj bamirësie dhe për mbështetjen e saj të fushatës ndërkombëtare për ndalimin e minave tokësore. Prej 1989 , ajo ishte presidente e spitalit per fëmijë "Great Ormond Street Hospital".

Titujt

Redakto
  • 1 korrik 1961 - 9 qershor 1975: E Nderuara Diana Spencer
  • 9 qershor - 29 korrik 1981: Zonja Diana Spencer
  • 29 korrik 1981 - 28 gusht 1996: Lartёsia e Saj Mbretёrore Princesha e Uellsit
  • 28 gusht 1996 - 31 gusht 1997: Diana,Princesha e Uellsit

Referime

Redakto
  1. ^ ”The Life of Diana,Princess of Wales 1961-1997>
  2. ^ "Princess Diana Biography" (në anglisht). The Biography Channel. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2011. Marrë më 21 maj 2011.
  3. ^ Morton, p. 99
  4. ^ "Princess Diana: The Early Years". British Royals.info (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2017. Marrë më 21 maj 2011.
  5. ^ "Princess Diana – Childhood and teenage years". Royal.gov.uk (në anglisht).
  6. ^ "Princess Diana's engagement ring". ringenvy.com (në anglisht). shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2011. Marrë më 12 nëntor 2010.
  7. ^ "1995: 'Divorce': Queen to Charles and Diana" (në anglisht). BBC. 20 dhjetor 1995. Marrë më 2010-11-02.
  8. ^ "Diana's funeral watched by millions on television" (në anglisht). BBC News. 6 shtator 1997. Marrë më 13 tetor 2008.