Gazeta Dibra është një gazetë e pavarur botues i së cilës është Fatos Daci, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, autor i veprës "Enciklopedia e Dibrës" si dhe shumë veprave të tjera historike dhe letrare. Është e pranishme në disa qytete të Shqipërisë dhe ka mbuluar vazhdimisht si Rrethin e Dibrës në Republikën e Shqipërisë ashtu edhe Dibrën në Maqedoni, apo Dibrën e Madhe, siç njihet ndryshe.

Kjo gazetë ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për historinë e Dibrës, për promovimin e vlerave të padiskutueshme të kësaj krahine bujare dhe heroike të trojeve shqiptare. Po ashtu në Gazetë janë promovuar gjithmonë talente dhe vlera të reja nga çdo fushë. Është ndër Gazetat shumë të rralla që ka qenë gjithnjë asnjanëse dhe e pavarur nga rrymat politike, shpesh të karakterizuara nga mosrespekti reciprokt, qoftë edhe në momente kritike për fatet e kombit dhe shtetit. Ka pasqyruar me shumë profesionalizëm mendimin e lirë duke mos përdorur censurë, mbi shkrime dhe pikëpamje të ndryshme kritike, shpesh duke botuar në të njëjtin numër si shkrimet ashtu edhe replikat ndaj tyre.

Lidhje të jashtme

Redakto