Didara Dukagjini Djordjeviç - Kryesuesja e Frontit Antifashist të Grave në vitin 1950. Lindur me 4 shtator të vitit 1930 në Prizren në një familje shqiptare. I ati i saj Gani Dukagjini nga Prizreni dhe e ëma Ismetja nga Gjilani nga familja Gjinolli.

Jeta e hershme

Redakto

Shkollimin e filloi në vitin 1937, ku mësimi mbahej në gjuhën serbe në ish-Jugosllavi. Përveç mësimit të rregullt, dy herë në javë, orët shtesë, sëbashku me vëllanë e saj i mbanin edukim fetar. Didara ishte edhe aktive në shoqatën bamirëse “Merhamet” të themeluar nga babai i saj. Shkollimin iu ndalua në klasën e pestë sepse mosha 12 vjeçare, sipas traditës islamike, kur vajzës i vinin menstruacionet e para nuk duhet të dilnin në publik pa ferexhe (mbulesë).

Shkollimi

Redakto

Viti 1947 ishte periudha kur i lejohet t'i vazhdojë studimet. Shkollimin e lartë e kreu në Beograd. Kishte filluar kursin e mësuesisë për shqiptarët. Ky kurs zgjaste 3 muaj dhe përgatiteshin kuadro shqiptare për punë në shkolla fillore. Pas këtyre 3 muajve, në moshën 17 vjeçare bëhet mësuese (daskalicë) si njihej atëherë në gjuhën shqipe. Kishte punuar në shkollën fillore në Dragash. Shkuarja në Beograd ishte edhe fillim i kursit për Frontin Antifashist të Grave që trajnoheshin për t’u bërë aktiviste terreni që të propagandonin mësimin e shkrim-leximin, shkollimin dhe emancipimin e gruas.

Në verë të vitit 1951 në Pejë organizohej kursi i fundit për arsimtarë në të cilin Didare kishte marrë pjesë. Menjëherë pas kursit të Frontit Antifashist të Grave, filloi aktivitetin.

Aktivizimi pas emërimit në Frontin Antifashist të Gruas

Në vitin 1952 emërohet kryetare e Frontit Antifashist të Gruas për rrethin e Gorës.

1952 - u caktua në delegacionin e Kosovës që shkonte në Beograd për t’ia uruar Titos ditëlindjen.

1954 - Psa diplomimit në Beograd, sebashku me bashkëshortin shkojnë në Podujevë.Në Podujevë u jepte mësim klasave shqiptare.

Ka dhënë mësim në shkollën “Vuk Karaxhiq” Ka diplomuar në vitin 1963 në Fakultetin Filozofik të Shkupit në profilin histori.

Ishte anëtare e Këshillit Vendor të Konferencës për Aktivitete Shoqërore të Gruas. Anëtare e Sekretariatit Krahinor të asaj konference. Detyrë kishte ngritjen e vetëdijesimit të grave shqiptare. Vizitonte vende të vogla dhe bënte tubime ku fliste për emancipimin e gruas dhe nevojën për arsimim të tyre në shoqëri.

U emërua Kryetare e Konferencës së Grave të Krahinës. Ishte pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Grave në Tunizi.

Kishte punuar në Komisionin për Shëndetësi të Lidhjes Socialiste si anëtare e Lidhjes Socialiste Krahinore.

1968 - është kandiduar Deputete Federative. Për tu bërë pjesë e Dhomës Federative, nga 84.000 njerëz sa kishin zonat e saj zgjedhore (Rahoveci, Suhareka, Prizreni, Dragashi) ajo kishte fituar me 82.000.

Në vitin 1973 largohet nga Kuvendi Federativ dhe tani punonte në Komisionin Administrativ dhe Këshillin për mbrojtje Popullore.

Anëtare e Këshillit Administrativ nga 1987-1991.[1][2][3]

Referime

Redakto
  1. ^ Mallesheviq, Mirosllava (2016). Didarja. Qendra Multimedia. ISBN 978-9951-651-14-1. {{cite book}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ http://www.afzarhiv.org/items/browse?tag=Chiara+Bonfiglioli&output=omeka-xml
  3. ^ Revista Iliria