Diell i mardhur poezi, Autori: Faslli Canaj. Botuesi: Filara. Faqet e librit 164.

Autori, Faslli Canaj, vjen para lexuesit shqiptar, me një vëllim tjetër me poezi, “Diell i mardhur”. Si lëvrues i poezisë dhe prozës, ai është i ndjeshëm ndaj problemeve të shoqërisë shqiptare, prandaj dhe frymëzimin e gjen te kjo shoqëri, për t’i thënë asaj se vlerat njerëzore janë shumë të rëndësishme, prandaj duhen vlerësuar ashtu si dielli që të ngroh.