Dina Garipova
Dina Fagimovna Garipova (lindur në 25 mars 1991) është një këngëtare ruse. Në 2012 Garipova fitoi konkursin muzikor të Rusisë “The Voice, Golos”.[1] Garipova u përzgjodh prej televizionit rus “Channel One” për të përfaqësuar Rusinë në Festivalin e Eurovizionit në 2013 të zhvilluar në Malmö, në Suedi me këngën “What If”. Në festival ajo kaloi fazën e gjysmë-finalistëve dhe u rendit e pesta në finale, duke grumbulluar 174 pikë.[1][2] Në 2015 Garipova ishte një prej pesë anëtarëve të jurisë për përzgjedhjen e këngës përfaqësuese të Rusisë në Eurovizionin e vitit 2015.
Biografia
RedaktoGaripova lindi në 25 mars 1991 në Zelenodolsk, Tatarstan, Rusi në një familje mjekësh. Që prej moshës 6 vjeçare Garipova studioi këndim në teatrin “Mikrofoni i Artë”, me Elena Antonova si trajnere vokali.[3] Garipova ka studiuar gazetari tek Universiteti Federal i Kazanit (në rajonin e Vollgës). Kur Garipova u diplomua në teatrin “Zolotoy mikrofon” ajo nisi turin së bashku me këngëtarin Gabdelfat Safin.[4]
Dina është fanse e klubit të futbollit FC Rubin Kazan. Dina ka një shtrirje vokale prej 2.4 oktavësh.[5] Etnia e saj është nga Tatarstani dhe i përket besimit mysliman.
Referime
Redakto- ^ a b Omelyanchuk, Olena. "Dina Garipova to represent Russia". European Broadcasting Union. Marrë më 19 shkurt 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Eurovision Song Contest 2013 Grand Final". Eurovision.tv. 18 maj 2013. Marrë më 18 maj 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2016. Marrë më 19 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.rg.ru/2012/12/30/reg-pfo/artistki.html
- ^ Dina's vocal range