Dinastia Qing (1644-1911) pati gjithsej 12 perandorë, nga Nurhaçi deri tek perandori i fundit Puyi. Po të numërohen vitet

Qing
大清

ᡩᠠᡳ᠌ᠴᡳᠩ

ᡤᡠᡵᡠᠨ
1644–1911
Flag of 大清 ᡩᠠᡳ᠌ᠴᡳᠩ ᡤᡠᡵᡠᠨ
Flamuri
Coat of arms e 大清 ᡩᠠᡳ᠌ᠴᡳᠩ ᡤᡠᡵᡠᠨ
Stema
Himni: 鞏金甌 Gǒng Jīn'ōu
Perandoria Qing ne kulmin e saj ne vitin 1760
Perandoria Qing ne kulmin e saj ne vitin 1760
KryeqytetiPekini (Beijing) (1644–1912)
Gjuhët zyrtareManchu
Gjuhët e njohuraKinëzisht
Grupet etnike
Manchu, Mongolët, Tibetanët, Ujgurët
Besimi
Konfucianizmi
NofkaKinëz
Qeveria
Lloji i qeverisjesMonarkia absolute (1636-1911)
KuvendiKëshilli i Princave dhe Ministrave të Mendimtarëve (1636–1733)
Historia 
• Themeluar
1644
• Shpërbërë
1911
Sipërfaqja
• Gjithsej
13,400,000 km2 (5,200,000 sq mi)
Ekonomia
Monedhawén
Të dhëna të tjera
Paraprirë nga
Pasuar nga
Dinastia Ming
Republika e Kinës

duke filluar nga koha e hyrjes së saj këtej Murit të Madh, dinastia Qing pati 10 perandorë dhe zgjati 268 vjet.

Shtrirja maksimale e territorit të dinastisë Qing arriti 12 milionë km² në kulmin e saj. Në vitin 1616, Nurhaçi krijoi shtetin me emrin “Xhin i Vonshëm”. Në vitin 1636, Huangtaiji ndërroi emrin e shtetit me “Qing”. Në vitin 1644, forcat e kryengritësve fshatarë, të udhëhequra nga Li Zi Çeng, përmbysën dinastinë Ming dhe perandori Çong Zhen vrau veten. Forcat e armatosura të dinastisë Qing, duke përfituar nga rasti, hynë përkëtej Murit të Madh, mposhtën forcat e kryengritësve fshatarë dhe e caktuan Pekinin si kryeqytet. Dinastia Qing bashkoi gradualisht të gjithë vendin, pasi shtypi kryengritjen fshatare në zona të tjera dhe forcat e mbetura të dinastisë Ming, që luftuan kundër dinastisë Qing.

Për të zbutur kontradiktat klasore, në vitet e para të saj, dinastia Qing zbatoi politikën e inkuraimit të hapjes së tokave të reja dhe të pakësimit ose heqjes së taksave, si rezultat, edhe krahinat e brendshme edhe zonat kufitare patën zhvillim shoqëror dhe ekonomik. Deri në mes të shekullit të 18-të, ekonomia feudale u zhvillua në një lartësi të re dhe ajo periudhë u quajt “periudha e lulëzuar e perandorëve Kangsi dhe Qianlong” në historinë kineze. Sistemi autokratik i pushtetit të centralizuar qendror u forcua më tej, potenciali shtetëror u rrit shumë, rendi shoqëror u stabilizua, si rezultat, deri në vitet e fundit të shekullit të 18-të, popullsia kineze arriti në rreth 300 milionë.

Në vitin 1661, Zheng Çeng Gong kaloi ngushticën e Tajvanit duke komanduar anijet e tij luftarake dhe mposhti kolonizatorët holandezë që ishin strukur për 38 vjet në Tajvan. Në fillim të vitit tjetër, kolonizatorët holandezë u dorëzuan dhe Tajvani u kthye në gjirin e atdheut.

Në vitet e vonshme të shekullit të 16-të, Rusia cariste bëri ekspansion drejt lindjes. Kur forcat e dinastisë Qing hynë përkëtej Murit të Madh, Rusia cariste përfitoi nga rasti dhe pushtoi me forcë zonat Jaksa, Nibuçu e të tjera. Qeveria e dinastisë Qing u kërkoi më se një herë agresorëve rus caristë të tërhiqeshin nga torritoret kineze. Në vitet 1685 e 1686, perandori Kangsi urdhëroi trupat kineze të sulmonin trupat ruse cariste në Jaksa, të cilat u detyruan të binin dakord që të zgjidhej problemi i kufirit në sektorin lindor midis Kinës dhe Rusisë nëpërmjet bisedimeve. Në vitin 1689, u zhvilluan në Nibuçu bisedime midis përfaqësuesve të të dy vendeve dhe u nënshkrua zyrtarisht《Traktati në Nibuçu》, që ishte traktati i parë kino-rus mbi problemin kufitar.

Në periudhën e mesme të viteve kur ishte në fron perandori Qianlong, u mposhtën rebelimet që ndërmorën forcat separatiste të Gordanit në Zhungar si dhe Kvaxha i Madh dhe Kvaxha i Ri në fisin Hui; u bashkua i gjithë rajoni Singjang dhe u morën një sërë masash për zhvillimin e ekonomisë, kulturës dhe komunikacionit në zonat kufitare.

Në vitet para hipjes në fron të perandorit Daoguang të dinastisë Qing, ishin arritur suksese kolosale në fushën kulturore. Kishin dalë mendimtarë të shquar, si Wang Fu Zhi, Huang Zong Xian, Gu Yan Wu, Dai Zhen e të tjerë. Kishin dalë edhe letrarë dhe artistë të famshëm, si Cao Xue Çin, Wu Jing Zi, Kong Shang Ren, Shi Tao e të tjerë. Në fushën e studimeve historike, gjithashtu ishin arritur suksese frutdhënëse, kishin dalë shkencëtarë të njohur, ishin krijuar shumë vepra të mëdha historike, si《Enciklopedia e Katër Thesareve》,《Koleksioni i librave të lashta dhe të sotme》e të tjera. Edhe arritjet në fushën tekniko-shkencore ishin të shumta dhe arritjet në fushën e ndërtimeve ishin më të dukshme.

Dinastia Qing e merrte bujqësinë si bazë të ekonomisë. Kurse nga ana ideologjiko-kulturore, ajo inkurajonte ritet feudale dhe më se një herë mori masa inkuizicioni kundër intelektualëve. Nga ana e marrëdhënieve me botën e jashtme, ajo zbatoi për një kohë të gjatë politikën e dyerve të mbyllur, duke mbajtur qëndrim të verbër të mendjemadhësisë.

Në periudhën e mesme të dinastisë Qing, dolën dita ditës kontradikta të ndryshme shoqërore dhe vazhduan për vite me radhë luftëra kundër sundimit të dinastisë Qing, ndër të cilat ishte edhe kryengritja e fesë Bailian-jiao, domethënë “Feja Lotusi i Bardhë”, e cila i dha fund kohës së lulëzuar të dinastisë Qing.

Si rrjedhim i luftës së Opiumit të vitit 1840 dhe i invazioneve të pastajme imperialiste, regjimi i dinastisë Qing nënshkroi një sërë traktatesh të pabarabarta me agresorët, në bazë të dispozitave të të cilave Kina u pagoi atyre dëmshpërblime me territor dhe me të holla, hapi porte detare për tregtinë e tyre dhe, si pasojë, shoqëria kineze u kantandis në shoqëri gjysmë-feudale dhe gjysmë-koloniale. Në vitet e saj të fundit, dinastia Qing u karakterizua nga korrupsioni në jetën politike, nga ngurosja e mendimeve, nga dobësia dhe ndjenjat e vetëpërbuzjes dhe hyri me hapa të pasigurt në fazën e rënies. Populli ra në vuajtje të rëndë, gjë që shkaktoi një sërë lëvizjesh të luftës anti-imperialiste dhe anti-feudale, siç ishin lëvizjet e revolucionit Taiping Tianguo, të kryengritjes Nian-jun e të tjera. Për të shpëtuar veten e saj, klasa sunduese ndërmori disa veprime reformuese, siç ishin Lëvizja e Perëndimorizimit, Reforma e vitit 1898 e të tjera, duke u munduar që, nëpërmjet një reforme nga sipër deri poshtë, Kina të merrte një rrugë të fuqizimit dhe të pavarësisë së plotë, mirëpo gjithçka përfundoi me dështim të plotë. Një numër i madh personash me vullnet fisnik bënë njëri pas tjetrit luftëra gjakderdhëse për shpëtimin e kombit kinez nga rreziqet e jashtme. Historia moderne e Kinës ka parë dallgë të vrullshme të patriotizmit. Revolucioni demokratik borgjez i vitit 1911 përmbysi dinastinë Qing, duke i dhënë fund sistemit monarkik feudal, që zgjati më se 2000 vjet në Kinë, si rezultat, historia kineze hyri në një periudhë të re.