Dioda ideale
Dioda është komponenti më i thjeshtë gjysmëpërçues, por luan rol shumë vital në sistemet elektronike. Karakteristikat e diodës mund të krahasohen me ato të një ndërprerësi (ventili) të thjeshtë. Dioda si komponentë gjysmëpërçuese zbatohet në një brez shumë të gjerë, prej sistemeve më të thjeshta gjerë te ato më komplekset. Para se të shqyrtohen konstruksioni dhe karakteristikat e komponentës aktuale, së pari do të analizohet dioda ideale. Dioda ideale është komponentë me dy terminale simboli i së cilës është paraqitur në figur
Për qarqet që do të analizohen, gjatë paraqitjes së karakteristikave tension-rrymë, koordinata do të jetë boshti i rrymës, ndërsa abshisa boshti i tensionit. Pra, dioda do të përçoj nëse tensioni në skajet e saja (anodë A dhe katodë K) është pozitiv, UAK > 0, dhe në këtë rast rryma është e pakufizuar. Në të kundërtën, pra për tensione negative, UAK < 0, dioda nuk përçon dhe rryma që kalon nëpër te është zero.
Një ndër parametrat më të rëndësishëm të diodës është rezistenca në pikën ose regjionin e punës. Nëse e trajtojmë regjionin e definuar me drejtimin e rrymës id dhe me polaritetin e tensionit vd në Fig.2.1.b, caktohet vlera e rezistencës për polarizim të drejtë, Rf, e definuar sipas ligjit të Ohm-it si
ku Vf është tensioni në diodë dhe If rryma që kalon nëpër diodë. Pra dioda ideale paraqet lidhje të shkurtë për regjionin me polarizim të drejtë (id 0, vd = 0). Nëse tani shqyrtojmë regjionin me tension negativ të zbatuar (kuadranti i tretë) do të kemi
ku Vr është tensioni revers në diodë dhe Ir është rryma reverse nëpër diodë. Kësisoj pra, dioda ideale paraqet qark të hapur në regjionin e mos përcjelljes (vd < 0, id = 0). Në përgjithësi, është relativisht thjeshtë të gjendet regjioni i punës së diodës (regjioni përçues ose jopërçues) me shënimin e kahut të rrymës në bazë të tensionit të zbatuar. Për kahun e rrjedhjes konvencionale të rrymës (kahja e kundërte lëvizjes së elektroneve), nëse rryma e diodës ka kah të njëjtë me atë të shigjetës në simbolin e diodës, dioda punon në regjionin përçues. Kjo është paraqitur në figurat:
Referencat
Redakto- Keith W. Whites(2009). Lecture 1: Ideal Diode.
- Myzafere Limani. Elektronika 1.