Dioklea
vendbanim
Dioklea ka qenë qytet ilir në verilindje të liqenit të Shkodrës, qendër e fisit ilir të Diokleatëve. Gërmadhat e saj gjenden në vendin ku bashkohen lumenjtë Zeta e Moraça. Qyteti u prish në fillim të shek.VII me pushtimin e sllavëve. Me emrin Dioklea u quajt edhe krahina dhe shteti që u formua në këtë trevë në fillim të shek.XI. Shteti i Diokleas i shtri për disa kohë në Tivar, Shkodër, Ulqin, Shas e Drisht. Në fillim të shek.XIII Dioklea u përfshi në sundimin e shtetit serb të Rashës, nën të cilin qëndroi deri në vdekjen e Stefan Dushanit (1355), kur u përfshi në principatën e Balshajve. Që nga shek.XIV emri Dioklea zëvendësohet me emrin Zeta.