Diona Fona
Diona Fona (lindi më 9 shkurt 1999) është këngëtare kosovare e lindur në Angli. Ajo jeton në Londër, dhe është e fokusuar në studimet e saj për artin skenik, çka ka bërë që ajo të mos jetë e pranishme në skenën muzikore pas verës për një kohë të pacaktuar. Diona Fona është këngëtare e re e cila u njoh fillimisht për “covers” të hiteve të mëdha botërore ku ajo vuri në pah kualitetet e saj vokale. Këngët e saj po dëgjphen shumë dhe rruga e saj drejt majes së skenës muzikore shqiptare është hapur. Këngëtarja konsiderohet si një prej yjeve të së ardhmes në skenën muzikore shqiptare, duke parë edhe ndërrimin e gjeneratës dhe fokusin e këngëtareve tona për një lansim në tregun ndërkombëtar, që ka bërë që skenë të mbetet bosh pa këngëtare femra. Këngë pas kënge ajo vazhdon që të tregojë se është një risi, diçka që nuk kemi parë në skenën muzikore shqiptare.[1]
Diona Fona | |
---|---|
Lindi | 9 shkurt 1999 Angli |
Zhanret | muzikë pop |
Këngëtare | |
Vitet aktik | 2017-prezent |
Diskografia
Redakto- 2017: "Havera"
- 2017: "Shootah"
- 2017: "Shy"
- 2018: "Ikim"
- 2018: "Veç Fjalë"
- 2018: "Feeling"
- 2019: "E Ke Dit"
- 2019: "Bella Vita"
- 2019: "Katalea"
- 2019: "Ti Je"
- 2020: "Baje"
- 2020: "Xhani"
Referime
Redakto- ^ "Diona Fona - Biography". Teksteshqip.com.