Dionisi (greqisht: Διόνυσος, poashtu edhe Βάκχος, Latin: Bacchus) – i biri i Zeusit, zotit suprem dhe dashnores së tij Semelës, zoti i verës dhe i vreshtarisë.

Dionisi

Miti i Dionisit

Redakto

Gjoja ka lindur në Tebë, mirëpo vendi i tij i lindjes është konsideruar Nakososi, Kreta, Elisa, Teosi dhe Eleuteri, Çështja e origjinës së Dionisit, marrë në përgjithësi, është mjaft e ndërlikuar. Kur është dashur që Dionisi të vijë në botë, Hera xheloze, gruaja e Zeusit, vendosë ta vrasë. E vizitoi Semelën me pamjen e dadës plakë dhe e bënë që ta lusë Zeusi, që t'i paraqitet madje vetëm njëherë me tërë fuqinë dhe madhështinë e vet. Zoti suprem në sedrën e vet e plotëson dëshirën e Selemës dhe i paraqitet në shkëlqimin e vetëtimave të veta i përcjellë me bubullimat e rrufeve. U bë pikërisht ajo që Hera dëshironte: një vetëtimë e dogji pallatin mbretëror teban, kurse zjarri e përfshiu edhe Semelën, e cila në frikë të vdekjes e lind dështakun. Mirëpo, ndërhyri Zeusi. Vërtet, dashnoren e vet ia la fatit të saj, por rreth djalit të vet e ngrit murin e dendur, i cili e ka ruajtur prej zjarrit. Kur u shua zjarri, e nxori djalin nga strehimi dhe për ta mbrojtur, e futi në kofshë të vet që të zhvillohet deri në fund. Kur pastaj Dionisi u lind për të dytën herë (në njërin prej vendeve të cekura) Zeusi ia dorëzoi zotit Hermesi që të kujdeset për të.

Hermesi nuk ishte i martuar, dhe si kasnec i zotërave përherë ka qenë në rrugë, nuk ka pasur kohë për eduikimin e Dionisit të ri, andaj ia dorëzon Inës, motrës së Selenës, gruas së Atamantit, mbretit të Orhoimenit. Kur Hera mësoi se Ina dhe Atamanti e pranuan Dionizin, Atamantit ia lëshon të çmendurit që në sulmet e tërbimit ta vrasë djalin. Mirëpo, mbreti i goditi vetëm djemt e vet dhe gruan, sepse Hermesi ndërhyri në çastin e fundit dhe e shpëtoi Dionisin nga vdekja. E dërgoi në luginën e Niksit dhe aty ua besoi nimfave, të cilat e fshehën thellë në shpellë me hyrje të mbyllur me hardhinë e rrushit dhe aty e edukonin përkundër të gjitha dinakërive dhe grackave të Herës. Këtu Dionizi, për herë të parë, e shijoi verën me të cilën pastaj e dehte vetvetën, edukatoret dhe shokët e vet Silenët dhe Satirët. Nga këtu ua ka sjellë njerëzve fidanët e para të hardhisë së rrushit. Ua jep në shenjë të mirënjohjes për miqësinë e Ikariusit, bariut të Athinës dhe e mësoi që prej rrushit të bëjë pije ndërsa edhe vetë me vullnetin e Zeusit u bë zot i kësaj pije.

 
Rituali i pjellorisë së Dionisit

Kulti i Dionisit

Redakto

Lajmin për lindjen e Dionisit dhe të pijes së tij dehëse njerëzit e pranuan me ndjenja të ndara. Disa menjëherë, me ngazëllim e pëqafuan kultin e tij, ndërsa të tjerët i kundërvihen vendosmërisht. Likurgu, mbreti trak provoi, për shembull, që me goditje me korbaç ta largojë nga toka e tij Dionizin dhe adhuruesit e tij, andaj u dënua me verbësi dhe me vdekje të papritur (sipas disa verzioneve edhe me çmendje). Mbreti teban, Penteu e urrente Dionizin për shkak se me harenë dhe shoqërueshmërinë e vet ua largonte mendjen nga punët aq të rëndësishme siç janë lufta, vetëmohimi, sakrificat për gjërat e larta etj. (Kuptohet, këtë e ka paguar shtrenjtë për çka do të flitet nën emrin e tij). Në Argos, madje, kultit të tij i kanë kundërshtuar gratë, në krye me vajzat e mbretit. Dionizi përkorjen e tyre të ftohtë e shndërron në çmendje, kështu që filluan të vriten në mes vetes. Në udhëtimet e tij, Dionizi ka ndeshur jo vetëm armiqtë e vet të vjetër e të përbetuar, por edhe ata të rastit dhe vështirë mund të thuhet se kush i ka shkaktuar kokëçarje më të madhe. Njëherë e zun rob cubat tirenas, duke e konsideruar djalë të ndonjë mbreti prej të cilit kanë pritur ndonjë shpërblim të madh. Por edhe Dionizi i then prangat, shndërrohet në luan dhe bëri që anija e cubave, aty për aty, të mbulohet me hardhinë e dendur të rrushit, kështu që cubat në lemeri kërcejnë në det, ku shndërrohen në delfinë (përveç timonierit, i cili i vetmi i pat lutur që ta lirojnë Dionizin. Më në fund njerëzit e pranuan Dionizin si zot të fuqishëm, kurse dhuratës së tij - verës - i janë lëshuar deri më sot - nga njëherë më tepër se ç'eshtë nevoja.

Grekët nuk e konsideronin Dionizin vetëm zot të verës dhe të vreshtarisë, por poashtu edhe mbrojtës të kopshtarisë dhe të kaçubave të cilave ua ka dhënë fresikinë dhe lëngshmërinë, prandaj edhe zot të plleshmërisë. Pasi që vreshtaria dhe pemtaria kërkojnë zell dhe punë, e kanë nderuar si nismëtar të këtyre veprimtarive dhe njëherit dhe si dhurues të begatisë që dalin prej tyre. Si zot të verës e kanë ndertuar, para së gjithash, për arsye se njerëzit i ka liruar prej brengave dhe ishte burim i haresë jetësore. Me dhuratat e veta e freskonte shpirtin dhe trupin, nxiste dashamirësinë, sillte ahengje dhe dashuri, artistëve u ka mundësuar zhvllimin e plotë të energjisë krijuese. Gjitha këto dhurata kanë qenë dhe mbetur dhe është e pamundur të paguhen me çfarëdo kuptohet, vetëm me kusht në qoftë se me rastin e shprehjes së respektit Dionizit i përmbahemi parimit të lashtë "smeden agan" - "asgjë tepër".

Dionisi me prejardhjen e vet nuk është grek, si duket është hyjni lindore. Emri tjetër i tij, Bakkho, Bakusi, është me origjinë indiase. Kulti i tij që në kohërat e stërlashta është përhapur në tërë botën greke (pastaj edhe greko-romake), ndonëse, siç na bëjnë të kuptojmë mitet, në çdo vend nuk është përhapur thjeshtë dhe lehtë. Emrin e Dionizit e gjejmë të shënuar në mbishkrimet kretase të shkrimit linear "B" nga shek. XIV para e.s., mirëpo, Homeri ende nuk e inkuadron në shoqërinë e zotërave kryesorë. Sipas Hesiodit gruaja e tij ishte Ariadna, e bija e Minosit, mbretit të Kretës, të cilën Tezeu, heroi i Athinës e përfiton me mashtrim dhe e rrëmben, kur duke u kthyer prej Kretës ndalet në ujëdhesën Naksos. Me Afroditën, hyjneshën e dashurisë dhe të bukurisë e ka pasur djalin Priap, i cili u bë zot i plleshmërisë. Në mite ndeshemi edhe me Dionisin Zagre dhe Dionisin Jakh.

 
Velaskes dhe vepra "Festa e Dionisit (Bakusit)"

Dionisi në letërsi dhe artet

Redakto

Kulti i Dionisit në Greqi "në fillim,ka qenë i thjeshtë, por i hareshëm", shkruan Plutarku, "por vonë kremtet për nderë të tij u bënë më të shfrenueshme dhe më të zhurmëshme". Nën ndikimin e kulteve lindore në disa vise u shndërruan në bakanalie të vërtetë në kuptim të sotëm të fjalës, kurse pjesëmarrësit e tyre i kaplonte "ekstaza", d.m.th. largimi i shpirtit nga trupi. Veçmas të shfrenuara ishin kremtet e natës në të cilat merrnin pjesë edhe gratë të veshura si përcjellëse të Dionizit (bakantet, menadet etj.). Në Beoti, në Fokidë adhurueset e tij hidheshin madje edhe në kafshë që ishin per t'u flijuar dhe e hanin mishin e tyre të gjallë që me ia marrur korpin dhe gjakun e vet zotit. Zhvillim të ngjashëm ka përjetuar kulti i Dionizit edhe te romakët, të cilin e kanë marrë që nga mbarimi i shek. V para e.s. Kundër çrregullimeve që shpërthyen në vitin 186 para e.s. me rastin e kremteve të Dionisit është dashur që edhe vetë senati romak të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme. Në Athinë (dhe në përgjithësi në Joni) më së gjati është ruajtur karakteri burimor grek i kremteve të Dionizit. Janë mbajtur disa herë në vjet, ndërsa më të rëndësishmet ishin të ashtuquajturat "Dionisiet e Mëdha" kah mbarimi i marsit.

Në historinë e qytetërimit tonë vlen të dallohet ka pasur pjesa përfundimtare e kremtimit , në të cilën koret e këngëtarëve, të veshur në lëkurë edhi,këndonin këngë me përcjellje të lëvizjeve vallëzuese, të ashtuquajtura, ditirambet. Nga këto ditirambe me kohë është zhvilluar tragjedia greke, njërit prej kontributeve më të rëndësishme të grekëve, që ia kanë dhënë kulturës së njerëzimit në përgjithësi. Në mënyrë të ngjashme nga këngët komike të kënduara në "dioniziet fshatare" është zhvilluar komedia greke. Shumë vepra të Eskilit, Sofokliut, Euripidit, dhe të Aristofanit që jetojnë në skena deri në ditët tona, e kanë përjetuar premierën e tyre pikërisht në kohën e zhvillimit të disa prej këtyre kremteve. Në rrëzë të shkëmbit juglindor të Akropolis është ruajtur deri më sot teatri i Dionisit, nga gjysma e dytë e shek. IV para e.s. ku janë luajtur veprat e dramës më se pesqind vjet.

Artistët grekë Dionisin e kanë paramenduar dhe paraqitur ose si burrë plak e serioz me flokë dhe mjekërr të bujshme ose si djalosh. Njëra prej shtatoreve më të bukura antike në përgjithësi është Hermesi me Dionisin e Praksitelit, përafërsisht nga viti 340 para e.s. (sot gjendet në Muzeun e Olimpisë) i cili e paraqet si fëmijë. Prej shtatoreve të shumta të tipit të parë, ndër më të njohurat është ajo e ashtuquajtura Dionizi mjekrrosh në Muzeun e Vatikanit, kopja romake e origjinalit helenistik dhe Dionizi Helenistik në Muzeun Arkeologjik në Rodos. Prej shtatoreve të tipit të dytë veçmas dallohen Dionizi Kapitolian, Dionizi i Vatikanit dhe Dionizi me Erosin në Napoli, kopje romake të veprave helenistike. Në Muzeun Kombëtar Arkeologjilk të Athinës gjendet i ashtuquajturi Dionizi Sardanupal, kopja e origjinalit të famshëm nga ishek. IV para e.s. e gjetur në teatrin e Dionizit në Akropol. Është ruajtur edhe një numër i .madh pikturash në vaza me figurën e Dionizit. Sikur të ishim të detyruar që ta veçojnë vetëm një ose dy, do të ishte Dionizi në anije i Egzdkuit, përafërsisht nga viti 530 para ejs. (që sot gjendet në Antikuarin e Mynihut) dhe Dionizi në gomar nga viti 530-520 para e.s. (që sot gjendet në Muzeun Britanik në Londër). Prej mozaikëve ndoshta kujdes të veçantë kërkon Martesa e Dionisit dhe e Ariadnës nga fundi i shek. të e.s.- që sot gjendet në Muzeun Bardo në Tunis, në Serbi është Dionizi me Leopardin i shek. IV të e.s. i gjetur në Gamzigrad, tani gjendet në Muzeun Popoullor në Zajeçar. Artistët e kohës së re Dionizin e paraqitnin njësoj dhe në interes të njëjtë si edhe ata antikë. Në mesin e tyre veçmas dallohet Bakkhu me Erosin e vogël i Michelangelo (Mikelangjelos) i vitit 1497 (sot gjendet në Muzeun Kombëtar të Firencës) dhe Bakhu prej mermerit i vitit 1554 i Domenico Pogginit (Domeniko Pogjinit), sot gjendet në Mu¬zeun Metropolitan në Nju Jork. Prej veprave pikturale duhet përmendur të paktën „Bakhun e Caravaggiout (Karavagjiut), përafërsisht e vitit 1590 që gjendet në Villa Borghese në Eomë; Bakhu me Silenin e Carracciut (Karakqiut) gjendet në Galirinë Kombëtare në Londër, Bakhun e Rubensit të vitit 1635-1640 (dhe sot gjendet në Ermitazhin e Leningradit, Hermesi ia beson Dionizin nimfave, pikturë e Boucherit (Busherit) dhe gjendet në koleksionin e Wallaceit në Londër dhe Bakhun në të Dehurit të Velaskezit (e vitit 1625-1629, dhe sot gjendet në Prado të Madridit).

Disa hulumtues e konsiderojnë edhe Martesën Aldobrandine të famshme si paraqitje nga miti mbi Dionizin dhe Ariadnën. Fjala është për freskën sipas tipit helenistiik nga shek. IV-III para e.s. e cila në vitin 1600 u zbulua në pronën e kardinalit Aldobrandin, e cila në kohërat e lashta i takonte mecenës së famshëm (sot gjendet në Muzeun e Vatikanit). Tregimi mbi Dionizin dhe Arianën i ka frymëzuar edhe shumë kompozitorë (C. Monteverdin, GJP. Hendelin, J. Benden, R. Straussin e të tjerë; prej atyre modern B. Martinou).