Diploma shtesë (Diploma Supplement, në anglisht) është një dokument që i bashkangjitet diplomës universitare dhe ka për qëllim ta avancojë ‘transparencën’ ndërkombëtare si dhe ta lehtësojë njohjen akademike dhe profesionale të kualifikimeve (diplomave, çertifikatave etj.).

Vështrim

Redakto

Diploma shtesë është dizajnuar që të ofrojë një përshkrim të natyrës, shkallës, kontekstit, përmbajtjes dhe statusit të studimeve që i ka kryer me sukses personi që përmendet në kualifikimin origjinal, të cilit i është bashkangjitur diploma shtesë. Ajo nuk duhet të përmbajë mendime (vlerësime) morale, deklarata për ekuivalencën e studimeve jashtë vendit ose sygjerime për njohje. Është një vegël fleksibile që nuk është domosdoshme dhe e cila është dizajnuar të kursejë kohë, para dhe mund. Mund të adaptohet sipas nevojave lokale.

Linke të jashtme

Redakto