Disko

Vend me muzikë ku mblidhen njerëz dhe kërcejnë

Disko (ang. disco), është degë - zhanër i muzikës ritmike (muzikë vallëzimi - ang. dance music). Disko përmban elemente të zhanreve: funk, pop, salsa muzikë, dhe, të zhanrit të quajtur, psikodelik shpirtërore (psikodelik ka kuptimet: kënaqësi shpirtërore, eufori, që ka të bëjë me droga etj.). Disko ishte më së shumti e popullarizuar në vitet 1970, edhe pse në vitin 2013 grupi francez e riktheu në skenë diskon, me albumin e tyre Random access memories dhe këngën „Get lucky“. Termi disko- vjen nga fjala franceze discothèque. Discothèque (shq.: diskotekë) është vendi ku zbaviten njerëzit me muzikë, vallëzim. Pra disko dhe diskotekë s'janë dy gjëra të njëjta, edhe pse në kohët e fundit në vend të fjalës „diskotekë“ po përdoret veç termi „disko“.