Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Bektashijtë. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Historia Redakto

Historia flet se bektashizmi është themeluar nga Haxhi Bektash Veliu në shek. XIII. Në kohën e tij kish 320 misionarë islam që i shpërndau në shumë vende të botës. Ky besim është zhvilluar si një proçes i gjatë edhe nga pasuesit e tjerë të Haxhi Bektash Veliut si: Ballëm Sulltani, Shah Kalanderi, Sersem Ali Dede,Tyrabi Ali Dede, Muhamed Perishian Dede, Hasan Dede, Ibrahim Dede, Halil Haqi Dede, Haxhi Fejzi Dede dhe Sali Niazi Dede etj. Ky proces i pareshtur ndikimi dhe shkëmbimi të ndërsjelltë me përvojat e mësimet më pozitive të çdo kohe dhe vlerat e veta ruajti dhe pasuroi trashëgiminë e tradite të shkëlqyer ndër shekuj të kombeve dhe popujve në botë. Pikërisht në sajë të këtij proçesi të paprerë, bektashizmi u bë i njohur në gjithë botën për shpirtin e lartë hyjnor, e besimin e patundur te Allahu dhe mesimet e Kuranit.

Me strukturën e veçantë të organizimit luajtën teqetë dhe në vende të ndryshme të botës, një rol të rendësishëm. Baballarët e dervishët, arritën një shtrirje gjeografike në Azinë e Vogël,Turqi, Iran, Irak, Egjipt, Rumani, Hungari, Bullgari, Jugosllavi, Greqi, Shqipëri, etj. Është e njohur në dokumente arkivore dhe literaturën bektashiane se bektashizmi kishte qendrën e përgatitjes së dervishve në Kolegjin më të madh në Dimotekë të Bullgarisë, ku mësonin rreth 400 dervishë në vit. Kolegji kishte një nga bibliotekat më të pasura në botë. Bektashizmi mori fizionominë si një strukturë me individualitet të veçantë, duke u bërë pjesë e historisë dhe pasurisë shpirtërore kombëtare të çdo vendi në botë. Kjo vlerë indentifikohet me aftësinë e bektashizmit, për t’ju përshtatur kohëve, vendeve, qytetërimeve dhe problemeve të ndryshme me urtësinë dhe tolerancën në bashkëjetesën me të gjitha besimet e tjera.

Evlia Çelebiu në përshkrimet e udhëtimin “Sejahatname” midis të tjerave thotë se 700 teqetë bektashiane të cilat ekzistojnë në Turqi, janë themeluar nga shtatëqind dervishët e Haxhi Bektashit e ato u përhapën në gjithë botën.

Historia e Bektashizmit në Shqipëri Redakto

Në shekullin XIII Haxhi Bektash Veliu dërgoi në Juglindje të Evropës dhe Shqipëri dervishin e mirënjohur Sari Salltikun. Me ndihmën e tij, u ngritën teqetë më të hershme të permëndura: Sari Salltik në malin e Krujës, teqeja e Sinan Pashës në Kaninë të Vlorës, Kuzum Baba në Vlorë, Frashër në Përmet, Malind, Prishtë,Tomor në Skrapar, Melçan e Turan të Korçës , Kolonjë, Tepelenë, Durballi Sulltan në Greqi, sanxhakun e Novi - Pazarit, Gjakovë, Mitrovicë, Tetovë, Prizren etj. Bektashizmi u përhap në gjithë krahinat, vençanërisht në Shqipërinë jugore, dhe të mesme. Ky besim gjeti mbështetje dhe përkrahës në popullsinë shqiptare të asaj kohe.

Bektashinjtë dhe institucionet e tyre fetare dhanë ndihmesa të mëdha gjatë Rilindjes Kombëtare. Kjo u përcaktua në radhë të parë nga konceptet e parimet e sistemit të tyre mistik, në themel të të cilit qëndrojnë idetë e drejtësisë e të barazisë, të tolerancës, harmonisë e bashkëveprimit me të gjitha besimet fetare. Gjatë shekullit XIX u lëvrua letërsia e bejtexhinjve - krijohen vepra artistike nga baballarët dhe dervishët, si poema, nefeze, gjylbende etj. Gjatë kësaj kohe dolën poetë të njohur si: Nezim Frakulla, Hasan Zyko Kamberi, Sulejman Naibi, Zenel Bastari, baba Muharrem Mahzuni, baba Shememi, baba Adem Vexhi, baba Meleq Skrapari (Shëmbërdhenji), baba Salih Matohasanaj, baba Ali Turabiu. Kontribut pë çështjen kombëtare kanë dhënë baba Fejzë Bulqiza, baba Ahmet Turani, baba Hysen Melçani, baba Selim Elbasani, baba Fetahu, baba Siri Leskoviku (Glina), e të tjerë. I rëndësishëm është roli i Nasibi Tahir Skënderasit, Dalip Frashërit, Shahin Kaso Frashërit, ose siç është njohur baba Alushi i teqesë së Frashërit. Ndihmes të jashtëzakonshme kanë dhënë edhe vëllezërit Frashëri, Abdyli, Naimi dhe Samiu në Rilindjen Kombëtare. Bashkëpunimi me bektashinjtë kudo që ndodheshin, ndikoi fuqishëm në përhapjen ideve autonomiste, në përhapjen e gjuhës e të librit shqip.

Naim Frashëri la trashëgim për historine e bektashizmit poemën epike “Qerbelaja”, “Fletore e bektashinjve” etj. Pra gjithë infrastruktura e bektashizmit në Shqipëri u vu në shërbim të çështjes kombëtare, të mësimit të gjuhës shqipe, të hapjes së shkollave shqipe, të organizimit të rezistencës politike, të ndërgjegjësimit të popullit shqiptar, për individualitetin dhe vlerat e tij historike e kombëtare. Kjo veprimtari e gjithanshme e rriti shumë autoritetin e bektashizmit në Shqipëri dhe u jepte shpirt ngjarjeve të mëdha në vendin tonë. Teqetë dhe baballarët u lidhën ngushtë me nacionalizmin shqiptarduke kontribuar në luftën për liri e pavarësi. Politikanët dhe njerëzit e penës e të dijes më të njohurit të asaj kohe janë të besimit bektashian. Midis tyre mund të permendim Ali Pashë Tepelenën, që krijoi kushtet për një lëvizje të frytshme kombëtare, Ismail Qemalin, që realizoi aspiratat e shqiptarëve për shtet të pavarur, Aqif Pashë Elbasanin, që hodhi urat drejt shtetit modern europian e shumë të tjerë personalitete të tjerë. Në një botim të kohëve të vona del se një e katërta e popullsisë shqiptare në vitet’ 30 ishte bektashiane. Mbas vitit 1912 bektashizmi në Shqipëri u vendos mbi baza më të qëndrueshme organizative, sidomos, pas Kongresit të Lushnjës të vitit 1920. Më 17 janar 1921, bektashinjtë shqiptarë organizuan në teqenë e Prishtës (Skrapar) kongresin e parë bektashian që u pasua me kongreset e tjerë. I dyti, u mbajt më 9 korrik 1924, në teqen Hajdarie, (Gjirokastër) dhe i treti, në shtator të vitit 1929, në teqenë e Turanit (Korçë). Kongreset përveç frymës tolerante doktrinare, lidhjeve me hallet më të mëdha të kombit, miratuan: Statutin e Komunitetit Bektashian i cili do të rregullonte paskëtaj gjithë veprimtaritë, fetare, sociale, ekonomike, etj. Fryma e kongreseve ndikoi në forcimin dhe konsolidimin e komunitetit shqiptar bektashian, i cili i shërben edukimit shpirtëror, moral e mbi të gjitha atdhetar të besimtarëve. Fryma humane, toleranca dhe atdhetarizmi i dhanë frymëmarrje të re mendimit, filozofisë bektashiane dhe gjithë doktrinës së saj.

 
Haxhi Veli Bektashi.

Komuniteti Bektashian Shqiptar e lidhi fort bektashizmin me shqiptarizmin dhe pa cënuar karakterin universal botëror të bektashizmit, ka dhënë kontribute të rëndësishme gjatë Luftës së Dytë Botërore. Deviza e tij “Pa atdhe s’ka fe” ka udhëhequr e frymëzuar kurdoherë besimtarët bektashianë. Është fakt i njohur që shumë dijetarë në kohë të ndryshme, shkruajnë në veprat e tyre për bektashizmin. Ndër ta më të përmendurit janë: çifti Hasluck, Han, Jokl, Durham, Bartl, Çelebiu, Trix, Birge, Babinger, Norris, Popoviç, De Jong, Cleyer, Elsie, Mororo dela Roka etj. Nga autorët shqiptarë shquhen baba Ali Turabiu, baba Rexhebi, Ibrahim Hasnaj etj. Më 1913 ndërroi jetë Kryegjyshi Botëror Fejzi Dede, në Haxhi Bektash në Turqi. Në vendin e tij, Këshilli Gjyshnor emëroi Sali Niazi Dede, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve. Ishte më i ri, por kishte dhënë prova si klerik, organizator e drejtues i aftë me personalitet. Kishte fituar besim dhe admirimin e gjithë personaliteteve klerikale nga shumë vende të botës. Sali Niazi Dede postin e Pirevit botëror e kreu më së miri duke u mbështetur te këshilli Gjyshnor e veprimtaritë e gjyshatave, teqeve kudo që ato ndodheshin në çdo cep të botës, deri në vitin 1925, kur qevria turke me një vendim të posaçëm mbylli teqetë. Bashkëbisedimet e Sali Niazi Dede me baballarët në Shqipëri dhe me qeverinë e Zogut në vitet 1926 - 1928 për të ardhur në Shqipëri dhanë frytet e tyre. Kongresi i tretë bektashian në shtator të vitit 1929, në Korçë hodhi themelet për t’u vendosur Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Shqipëri dhe Kryegjysh Botëror të jetë Sali Niazi Dede që kish këtë titull në Haxhi Bektash, Turqi ( këtë titull nuk ia hoqi Kryegjyshata Botërore në Turqi). Qendra e atjeshme u kthye në muze që fuksionon edhe sot e kësaj dite; atje bëhet peligrinazhi botëror në gusht të çdo viti në përkujtim të Haxhi Bektash Veliut.

Qeveria e Mbretit Zog duke respektuar vullnetin e klerikëve bektashi me dekret të veçantë e emëroi në mars të vitit 1930, Sali Niazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve dhe në gusht të këtij viti caktoi qëndrën e Kryegjyshatës Botërore në teqenë e Melçanit të Korçës dhe një vit më pas me vendimin nr. 659, dt. 02.08.1930 vendosi e Selinë e Shënjtë Botërore në Tiranë. Kryegjyshi Botëror Sali Niazi Dede veproi si bashkësi fetare e organizuar, jo politike dhe jo shtetërore.

Kryegjyshata Botërore bektashiane ka historinë e saj të hershme dhe të sotme edhe si një nga të katër komunitetet tradicionale fetare në Shqipëri. Në një dokument të vitit 1932, të arkivit të shtetit shqiptar thuhet: “Kryetari i teqesë së varrit të Haxhi Bektash Veliut në Kërshehir, Hirësija e Tij Kryegjyshi Salih Niazi, që është i fisit shqiptar dhe njihet si Papa i gjithë bektashinjvet të botës, u shtrëngua të largohet nga qendra e madhe e bektashizmit, dhe erdhi e zu cak në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë, gjithë duke mbajtur dhe ofiqin e tij të lartë si Krye i madh i këtij besimi në gjithë botën”.

Kryegjyshata funksionoi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u pasua pas çlirimit me kongreset bektashiane të vitit 1945, i katërti, dhe të vitit 1950, i pesti, kur u bë një punë e madhe nga Kryegjyshi Dede Ahmeti i cili mori pjesë në disa Konferenca të Paqes, bashkëpunoi me teqetë e tjera të botës e i dha dimension bektashizmit në këtë periudhë. Dede Ahmeti kishte besnik të tij, dervish Reshat Bardhin nga Lusëma e Kukësit, të cilin e përgatiti për të ardhmen e bektashizmit. Ky institucion i lartë funksionoi deri në vitin 1967, kur shteti monist ndaloi me ligj ushtrimin e fesë në Shqipëri. Gjatë viteve të obskurantizmit komunist në Shqipëri, për besimtarët bektashianë ka shërbyer si një dritë e pashuar, teqeja e baba Rexhebit, në Detroit - Miçigan të SHBA - së. Kjo teqe, e ngritur me sakrifica prej besimtarëve bektashianë në vitin 1954, mundi të funksionojë falë vullnetit dhe erudicionit të shënjtorit baba Rexhebit por edhe ndihmës institucionale të SHBA ku vlerat e demokracisë nënkuptonin ruajtjen dhe transmetimin e vlerave morale dhe fetarë të popujve. Nëpërmjet rrugëve ilegale, sidomos prej besimtarëve bektashianë të Kosovës dhe Maqedonisë, baba Rexhebi ndiqte me vemendje zhvillimet fetare në Shqipëri, duke nxitur besimtarët të mos e hubnin në asnjë rast shpresën në Zot. Me ndryshimin e sistemit totalitar në Shqipëri në vitin 1990, dhe fillimin e proçeseve demokratike, që sollën një erë të re edhe për besimet fetare në vendin tonë, më 22 mars të vitit 1990, me rastin e festës së Sulltan Novruzit, mbas një ndërprerje rreth 50 vjeçare u konfirmua rifillimi i vijimësisë së veprimtarisë së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Merr pjesë për herë të parë në historinë e Shqipërisë Shënjtorja e madhe Nënë Tereza, e cila dha një ndihmesë të çmuar për ringritjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Dede Reshat Bardhi mori një mision të rëndësishëm për të ringritur bektashizmin nga e para si strukturë dhe ndërtimin e objekteve të kultit në Shqipëri si dhe për forcimin e mardhënieve me teqetë e botës. Pasuan kongreset bektashiane të rifilluar në vitin 1993, (i gjashti), në vitin 2000, (i shtati) dhe në vitin 2005 (i teti). Ato sollën rritjen dhe konsolidimin e bektashizmit në Shqipëri, duke vulosur kështu fitoren përfudimtare institucionale, të vendosur prej kohësh. Kjo është një meritë historike e Hirësisë së tij, Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi që me emrin e tij dhe të gjithë besimtarëve bektashian e vërtetoi dhe realizoi rindezjen e flakës së pashuar bektashiane.

Shpërndarja e Bektashizmit Redakto

Aktualisht janë të sanksionuara me satatut marrëdhënie vëllazërore me qindra e mijëra bektashianë, në çdo cep të globit e komunitete bektashiane si në viset tona etnike në Kosovë e Maqedoninë Perdimore, ashtu edhe në Rumani, Hungari, Bullgari, Turqi, Greqi. Në marrëdhënie të ndërsjellta ato janë prirur jo vetëm të njohin Selinë e Shenjtë Botërore të bektashizmit në Tiranë, Shqipëri, por edhe të përcjellin mesazhe të qarta të paqes dhe adhurimit. Pjesëmarrja e përfaqësuesve bektashianë nga shumë vende të botës në këto kongrese përforcoi, në kushtet e reja, njohjen zyrtare si qendër e bektashizmit botëror. Shumë studjues të huaj kanë botuar libra dhe interesi i tyre është gjithmonë në rritje. Kjo ndër të tjera edhe ngase fryma liberale, e mirëkuptimit bektashian ndikon në zbutjen e kontradiktave midis fondamentalizmave të skajshëm të të gjitha besimeve.

Organizimi Redakto

Kryegjyshata Botërore Bektashiane është person juridik në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit kushtetues të shtetit shqiptar.

Ajo fuksionon mbi bazën e parimit të centralizmit, të disiplinës së fortë e të ndërgjegjshme të klerit fetar dhe të punës drejtuese kolegjiale, bashkëpërgjegjësisë e vëllazërisë, në përputhje me statutin dhe rregullat kanonike bektashiane. Ajo ka dhënë e jep ndihmesë të çmuar në krijimin dhe pasurimin e tolerancës, bashkëjetesës, paqes sociale, qetësisë shpirtërore, urtësisë, harmonisë njerëzore, dialogut dhe respektimit ndërnjerëzor, kaq të nevojshëm dhe jetikë për vendin tonë dhe krejt rajonin. Bashkëpunimi i frutshëm ndërfetar në Shqipëri mirëkuptimi midis feve është një mesazh i madh për botën e trazuar, një pasuri për njerëzimin.

Lidhje të jashtme Redakto

|}

Return to "Bektashijtë" page.