Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Demografia e Kaçanikut. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

VENNDBANIMET E KAÇANIKUT 10 Autor: Dr.Jusuf Osmani

1.BAJA (BANJICA)
Shtrihet rreth 17 km në veriperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim kodrinor i tipit të shpërndarë.Është i ndarë në lagje që janë larg njëra prej tjetrës rreth 4 km.

Sipërfaqja e fshatit 319 ha,44 ari,90 m.*

  • Shënimet kadastrale të sipërfaqes tokësore të Kuvendit të Komunës së Kaçanikut.

Lagjet:Baja e vjetër ose siç quhet Baja e Epërme,e pabanuar dhe Baja e Poshtme e banuar me këto familie:Salihaj,Fazliajt dhe Rexhepajt.

Mikrotoponimet më karakteristike:

Livadhet,Barët,arat,Perma,Rrafshina,zabele,Hurdhat,Bazhdarhane,Zabelet e gaçkës,Kroni i Bekës,Lugi i Semajës,Bungaja,Lugi i madh etj.

Emrin e ka marrë në bazë të burimit të ujit të nxehtë që gjendet në Bajën e Vjetër,afër lumit lepenc.

Me emrin Banja e Obicës është e regjistruar në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës,në kuadrin e Sanxhakut të Prishtinës së vitit 1893 (1311 h),të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në vitin 1915,ushtritë serbe në këtë fashat dogjën edhe 4 shtëpi,dhe ekzekutuan 11 banorë të fshatit.

Shënimet statistikore:

Rreth vitit 1905 kishte 20 shtëpi shqiptare,në vitin 1913-172 banorë dhe i takonte komunës së Gaçkës,rrethi i Nerodimes,në vitin 1921-25 shtëpi me 120 banorë,në vitin 1948-38 shtëpi me 233 banorë,në vitin 1953-42 shtëpi me 252 banorë,në vitin 1961-43 shtëpi me 267 banorë (265 shqiptarë 2 të tjerë),në vitin 1971-46 shtëpi me 327 banorë,në vitin 1981-43 shtëpi me 368 banorë (367 shqiptarë,1 mysliman).

Fshati Bajë para luftës së vitit 1988-99,kishte 61 shtëpi me 630 banorë,nga të cilat janë shkatërruar e djegur tërësisht 51 dhe pjesërisht të djegura 39,ose 83,6 % .Janë shkatërruar 12 objekte tjera banimi,19 shtalla dhe 1 shkollë.Dy persona janë të vrarë.




vENDBANIMET E KAÇANIKUT-BEGRACA

Redakto
                                                           2.BEGRACA


Vendbanim në pjesën veriperëndimore të Karadakut,afro 12 km në veri të Kaçanikut.Ka reliev kodrinoro-malor,është i shkapërderdhur dhe i ndarë në 11 lagje të mëdha e të vogla.

Sipërfaqja:1.139 ha,59 ari,87 m.

Lagjet:Luzha (Lagja e Epërme-Malajve,Lagja e Poshtme-Rushitajve;Kuçishta,Toska);Haredinajve;Smokaj (Rreba,Tupani,Shehu);Stanaj (Trenaj);Fesve (Çirupa,Draga,Fesi) dhe Jahajve.

Mikrotoponimet më karakteristike:

Gjukurlluk i Epërm dhe i Poshtëm,Lugshtina,Shokobare,Kasume,Gurzi,mali i Poçkës,Te Prroni,Rogat,Te Topat,Guri i Kishës,Kroni i Kishës,Kroi i Ahishtës,Lugu i Lejthijave etj.

Në dokumentet e shkruara përmendet në defterin kadastral osman të Rumelisë,të vitit 1451/52 me 4 shtëpi,pastaj në vitin 1455 në regjistrin kadastral të mëkëmbësit të krahinës së Shkupit Isa-Beg Ishakut,si Bellogradice,me 9 shtëpi dhe me të ardhura prej 968 akqe.Në vitin 1468 numri i shtëpive e kishte kaluar dyfishimin,dhe ky fshat numëronte rreth 22 shtëpi.Por në vitet pasuese numri i shtëpive të tij bie dukshëm.Kështu më 1554 ka 13 shtëpi,ndërsa më 1566 vetëm,6 shtëpi.

Me emrin Bellogradice,përkatësisht Bellograca ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h),të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Banorët e këtij vendbanimi çdo pushtuesi i bënin rezistencë,meqë merrnin pjesë në çdo kryengritje.Kështu jan të njohura pjesëmarrja në kryengritjet shqiptare kundër sunduesit osman në vitet 1908-1912.Kështu është e njohur masakra në një kullë,ku u vranë 9 burra.Edhe ushtria okupuese serbe në vitin 1912 kishte vrarë e likuiduar 36 banorë të këtij fshati dhe të fshatrave për rreth..Brigadat maqedonase në vitet 1944-1945 kishin vrarë disa fshatarë.

Nga ky vendbanim,pas vitit 1912,shpërngulen në Turqi 4 familie shqiptare dhe 2 familie në vitin 1956.

Në pjesën verilindore të fshatit,afër rrugës për në Viti,pushteti i Mbretërisë SKS,edhe pse ishte larg Begracës,por në prona të saj vendosi disa familie kolone serbe,kryesisht nga Vranja.Nga ato disa ishin shpërngulur.Por në vitin 1999 aty jetonin edhe 10 familie,të cilat në qershor të vitit 1999 pas kthyerjes së popullatës shqiptare nga dëbimi,ata ikën dhe shtëpit e tyre u dogjën.Në administartën shtetërore nuk llogariteshin me këtë vendbanim.

Shënimet statistikore:

Rreth vitit 1905 kishte 100 shtëpi shqiptare;në vitin 1913-527 banorë;në vitin 1921-88 shtëpi me 539 banorë;në vitin 1927-88 shtëpi shqiptare;në vitin 1948-127 shtëpi me 824 banorë;në vitin 1953-134 shtëpi me 892 banorë;në vitin 1961-163 shtëpi me 1032 banorë (1o14 shqiptarë,1 serb,17 të tjerë);në vitin 1971-177 shtëpi me 1307 banorë (1296 shqiptarë,11 të tjerë);në vitin 1981-190 shtëpi me 1553 banorë (1550 shqiptarë,2 myslimanë,1 të tjerë).

Në vitin 1999 fshati kishte rreth 231 shtëpi me 2506 banorë shqiptarë.Fshati i shpëtoi rrënimit,por pësuan dy banorë të tij-meshkuj të cilët u vranë nga forcat serbe.Më se 85 % e fshatarëve gjatë agresionit serb ishin shpërngulë në Maqedoni.


Cariçina:

Si vendbanim me 6 shtëpi është i regjistruar në defterin e hollsishëm të Rumelisë të vitit 1451/52.Në defterin kadastral të mëkëmbësit të krahinës së Shkupit Isa-Beg Ishaku në vitin 1455 përmendet ky fshat,afër fshatit Begracë dhe i kishte 6 shtëpi me të ardhura prej 620 akçe.Në defterin e vitit 1468 kishte 15 shtëpi dhe 1 e vejë.Në deftert e viti 1544 dhe 1566 nuk përmendet fare.

VENDBANIMET E KAÇANIKUT-BICAJ(BIÇECI)

Redakto
                          BICAJ (Biçeci)


Vendbanim kodrinor,i ndarë në lagje larg prej njëra tjetrës,të tipit të grumbulluar.që shtrihet në pjesën veriperëndimore rreth 6 km larg qendrës komunale të Kaçanikut,rrëzë Malit të Sharrit,në luginën e Lepencit,pranë Grykës së Kaçanikut.

Sipërfaqja:968 ha,33 ari, 79m.

Lagjet:Fuga,Palloshi,Dullaj,Sallahu,Bunjaku,Gavazi,Hashani,Zharku,Haruni,Shurri etj.

Mikrotoponimet më karakteristike:Baçavishta,Kroni i Çaushit,Shpati i Misinit,Selishta,Bogllava,Ramnishta,Kodra e Strancit,Arra e Batallit,Lluga e Kishës,Livadhet e Durës,Ara e Stanit,Kroni i Vrellës,Rovan,Arat mi Katun etj.

Lokaliteti i vjetër i fshatit është shtrirë në pjesën e poshtme,në anën liondore të fshatit.Këtë e dëshmon mikrotoponimi i ruajtur Ara mi Katun,ku nën të ishte katundi i moçëm.Pastaj aty ishte edhe kisha (është ruajtur mikrotoponimi Lluga e Kishës,dhe janë hasur gjurmët e varrezave të moçme.

Nuk e kemi hasur në dokumentet mesjetare,ndoshta ishte i braktisur,apo i shënuar me ndonjë emër tjetër.

Me emrin Bihfeqe,përkatësisht Biqefc ishte i rexhistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h) dhe të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Nga ky vendbanim pas vitit 1950 janë shpërngulur në Turqi 5 familie,ndërsa në Maqedoni (Tetovë dhe Shkup)rreth 11 familie.

Shënimet statistikore:Në vitin 1913 kishte 463 banorë;në vitin 1921-32 shtëpi me 235 banorë;në vitin 1948-87 shtëpi me 621 banorë;në vitin 1953-97 shtëpi me 747 banorë;në vitin 1961-118 shtëpi me 836 banorë (834 shqiptarë dhe 2 të tjerë);në vitin 1971-120 shtëpi me 952 banorë (951 shqiptar,1 serb);në vitin 1981-161 shtëpi me 1297 banorë.

Në vitin 1999 fshati kishte 178 shtëpi me 1620 banorë shqiptarë.Në këtë fshat forcat policore e ushtarake serbe gjatë vitit 1999 shkatërruan dhe dogjën shtëpit e 134 familjeve,nga të cilat 104 u dogjën plotësisht dhe 30 pjesërisht dhe 29 shtalla,ose 75.3 %.Është shkatërruar pjesërisht shkolla e fshatit me dokumentacion.Janë vrarë 5 banorë të fshatit nga të cilët 3 dëshmorë,1 civil dhe 1 i vdekur në burg.Popullata ishte dëbuar nga fshati më 23-24 mars 1999,ndërsa me 25 mars është djegur fshati.

VENDBANIMET E KAÇANIKUT-BLERANA (Sllatina),BOBI,BURIMI(Seçishta),DEMIRAJ (Neqafci)...

Redakto

BLERANA (Sllatina)


Ky vendbanim shtrihet rreth 13-15 km në veriperëndim të Kaçanikut,i tipit të shpërndarë,i ndarë në disa lagje,të shtrira afër lumit Lepenc në formë të zgjatur.

Sipërfaqja:2.141 ha, 38 ari, 96 m.

Lagjet:Elezaj,halilaj,Terziu,Shorra,Rudi dhe Lika.

Mikrotoponimet më karakteristike:Shullani,Cukeverr,Golesh,Libovec,Livadhi i Madh,Podi i Ramës,Rrasa e Keqe,Kroni i Hajdukës,Roga e Dardhës,Jasika,Kodra e Shorrës,Kapërcime,Qershia e Baftisë,Rrafshi i Bletës,Guri i Gvaranecit,Shpella e Arushës,Guri i Lubotenit,Golina,Te Kisha etj.

Në majën e malit Gravanoc ka gjurmë të një kalaje të vjetër ilire.Ndërsa,nën te në lagjen Elezaj është ruajtur mikrotoponimi Te Kisha që dëshmohet se aty ka ekzistuar një kishë e vjetër shqiptare.Në lokalitetin e kësaj lagjeje,por edhe më gjërë gjatë lëvrimit të tokës janë gjetur rrasa guri,skelete të njerëzve me dimensione të mëdha etj.

Flitet se banorët e vjetër të fshatit Rakaj dhe Duraj më parë kanë jetuar në këtë vendbanim dhe pastaj janë shpërngulur.

Në dokumentet e shkruara përmendet në defterin kadastral osman të Vilajetit Vëllk të vitit 1455 ku janë të regjistruar 23 shtëpi,2 të veja dhe 2 beqarë.Në librin e dhuruesve të manastirit të Deviçit,në vitin 1766 janë të shënuar edhe disa të krishterë të këtij fshati si dhurues të manastirit.

Me emrin Isllatina ishte e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në vitin 1912 nga ushtria serbe është djegur shtëpia e Mehmet Shorrës dhe janë masakruar e pastaj janë djegur 19 anëtarë të familjes.Ka shpëtuar vetëm një vajzë e vogël.

Disa familie nga ky fshat janë shpërngulur në Turqi,duke filluar nga viti 1912 e deri në vitet e gjashtëdhjeta të shek.XX.Nga ky vendbanim shumë familie janë shpërngulur në Shkup,Tetovë,Kaçanik,kaçanik i Vjetër etj.

Shënimet statistikore:

Në fund të shek.XIX kishte 20 shtëpi;

-në vitin 1913-352 banorë,

-në vitin 1918-39 shtëpi me 381 banorë shqiptarë,

-në vitin 1921-63 shtëpi me 343 banorë,

-në vitin 1948-70 shtëpi me 427 banorë,

-në vitin 1953-79 shtëpi me 443 banorë,

-në vitin 1961-81 shtëpi me 458 banorë,(455 shqiptarë,3 të tjerë),

-në vitin 1971-65 shtëpi me 493 banorë (492 shqiptarë,1 mysliman).

-në vitin 1981-53 shtëpi me 404 banorë (403 shqiptar,1 mysliman).

Në vitin 1999 fshati kishte 48 shtëpi me rreth 552 banorë shqiptarë.

Agresori serb me 13 prill 1999 ndërmori një ofensivë në fshatin Bleranë,ku ishin strehuar edhe banorët e fshatrave Duraj,Elezaj,Rakaj,Doganaj etj.Në këtë fshat,sikurse edhe fshatrat tjera,armiku dogji dhe shkatërroi 44 shtëpi,nga të cilat 36 tërësisht dhe 8 pjesërisht ose 91.7 % dhe 1 lokal,shkolla me tërë dokumentacionin dhe shumë objekte ndihmëse dhe ekonomike.Nga ky fshat janë vrarë 2 civilë dhe kanë rënë në altarin e lirisë dy dëshmorë.Popullata më 15 prill 1999 është dëbuar për Maqedoni.


                                                                    BOBI 


Shtrihet në pjesën e djathtë të rrjedhës së lumit Lepenc,gjegjësisht në pjesën perëndimore të vetë qytetit të Kaçanikut deri në hyrje të Grykës së Kaçanikut.Nëpër fshat kalon magjistralja Prishtinë-Shkup.Është vendbanim kodrinor i tipit të grumbulluar.

Sipërfaqja:443 ha,13 ari,95 m

Lagjet:Çaka,Zeneli,Kuka dhe Dema.Kurse më vonë është formuar edhe lagja e re që është popullzuar nga fshatrat përreth që t'i afrohen më afër qytetit.

Mikrotoponimet më karakteristike:Udha e Pyllës,Lugu i Bashtinave,Rrafshi i Firajës,Udha e Qelmës,Dushku i Zekës,Guraj,Hurdha,Gjolltë,Kroi i Ajkunës,Uji i Bardhë,Lugu i Stanit,Luqt,Kulla e Shaqir Kukës,Kodra e Kukës,Kroni i Portës,Lisi i Vorrit të Leshit,Kepi i Madh,Bira e Arushës,Podi i Gurit të Zi,Guri i Varoshit,Livadhi i dardhave,Kodra e Shkozës,Mrizi i Qershive,Te fusha,Laku i Shtogave,Kulla e Hasanit,Kulla e Rrustaemit,Te Gropat,Livadhet e Gjata,Zallishta,Lugi i Bisibrës,Guraja e Kukës,Guri i Bardhë,Firaja,Grumbulli i Bubrrecave,Varoshi,Udha e Shtegut,te Kisha et.

Sipas disa dëshmive arkeologjike të hasuara në këtë lokalitet dëshmohet se fshati është vendbanim mjaft i vjetër iliro-shqiptar.Në Bob është konstatuar ekzistimi i një vendbanimi të vogël antik.Materiali më i rëndësishëm që flet për pranin e popullatës dardane,respektivisht ilire në këtë trevë,është padyshim materiali epigrafik,i zbuluar në fshatinn Bob,që ka të bëjë me një mbishkrim që i kushtohet perëndisë Andinus,perëndi ilire.Në vendin Padi i Gurit të Zi,Te Gropat,në perëndim të fshatit,ka gjurmë të themeleve të shtëpive.Në vendin Livadhi i Dardhave,që quhet edhe Shullani i Nxehtë,është një gropë e madhe në formë të amfiteatrit dhe në të ka gropa të gurëve.Nuk janë bërë kurrfarë gjurmimesh arkeologjike.Te Fabrika e Gëlqeres janë zbuluar gurë të gdhendur,ndërsa në fshat është gjetur një kryq i arit.Një rrasë e gurit e mbuluar një varrezë,rreth saj anashj gurë të granitit të gdhendur të skalitura me gjethe.Në fund të fshatit janë gjetur vaza bote të llojllojshme.Si duket ky lokalitet ishte vend strategjik për luftë dhe një kohë ka qenë edhe kështjellë përcjellëse,e Kalasë së Kaçanikut përmbi Guri të Shpuem.Është ruajtur toponimi Varoshi,sot arë,në juglindje që dëshmon se ka qenë vendbanim i madh-qytet.Ekziston edhe mikrotoponimi Guri i Varoshit,që banorët këtu një kohë i kanë mbajtur tubimet.Këtu në fshat,ku sot është shkolla,ka ekzistuar një kishë e vjetër e kohës romake.

Sipas traditës popullore në Bobin e vjetër kishte shumë shtëpi të ndërtuara dhe të renditura me shtëpitë e fshatrave përreth.Prandaj siç flitej,ka mundur të ecën macja nga Bobi nëpër kulme të shtëpive të fshatit dhe të shtëpive nga fshatrat fqinjë dhe të qrrijë deri në Siriniq.

Ky vendbanim është shkatërruar gjatë luftës austro-osmane (1698-1690).Jeta në këtë vendbanim vazhdoi edhe pse një kohë ishte i pabanuar.

Në fund të shek.XIX kishte 15 shtëpi.

Me emrin Bob ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h9,të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Popullata e këtij vendbanimi kishte pësuar në vitin 1912 kur janë vrarë disa banorë të tij.Po ashtu edhe nga pushtimi bullgar popullata kishte pësuar për shkak të zisë së bukës,ku nga uria kishin vdekur disa persona,ku fshati ishte plaçkitur dhe disa shtëpi janë djegur.Duhet theksuar rastin e Selman Shaqir Kukës,i cili nuk deshi t'i bëjë shërbim okupatorit bullgar në ndërtimin e hekurudhës Veles-Prilep dhe Gostivar-Kërçovë.Ky ik,por e marrin peng familjen e tij,duke kërkuar nga babai që ta dorëzoj djalin.Pasi ai nuk e dorëzon,atë e varrin në litar në vitin 1918.Xhandarmëria erdhi në fshat e plaçkiti gjithë bagëtinë ia dogjën shtëpinë si dhe ia plaçkitën tërë pasurinë.

Shumë familie nga ky vendbanim janë shpërngulur në Turqi si:Familja e Haki demës më 1946,ndërsa familjet e tjera në vitin 1957 dhe 1958 janë nisur për në Turqi,por kanë mbetur në Maqedoni-në Shkup 7 familie të Demajve me 38 anëtarë,dhe familja e Bajram Zenelit me 9 anëtarë më 1965 në Tetovë.

Shënimet statistikore:

Në vitin 1913 kishte 229 banorë,

-në vitin1918-25 shtëpi me 234 banorë shqiptarë,

-në vitin 1921-32 shtëpi me 235 banorë,

-në vitin 1948-55 shtëpi me 387 banorë,

-në vitin 1953-63 shtëpi me 450 banorë,

-në vitin 1961-86 shtëpi me 528 banorë (494 shqiptarë,24 serbë,10 të tjerë),

-në vitin 1971-101 shtëpi me 627 banorë (627 shqiptarë,1 të tjerë),

-në vitin 1981-155 shtëpi me 1070 banorë (1069 shqiptarë,1 mysliman).

Në vitin 1999 fshati kishte 248 shtëpi me 2312 banorë shqiptarë.Gjatë sulmeve barbare serbe në vitin 1999 në këtë fshat janë shkatërruar dhe djegur 17 shtëpi,nga të cilat 8 tërësisht,9 pjesërisht,një objekt tjetër banimi dhe 4 shtalla.Në luftën e fundit fshati Bob,Kosovës ia fali 6 dëshmorë të kombit.Ndërsa u vranë 4 banorë të fshatit,në mesin e të cilëve femra,meshkuj,një plak 102 vjeçar.Popullata më 26 mars 1999 është dëbuar në Maqedoni.


                                                  BURIMI (Seçishta) 


Shtrihet në pjesën jugore të Grykës së Kaçanikut,rreth 12-13 km në jug të Kaçanikut.

Sipërfaqja:844 ha,75 ari,69 m.

Lagjet:Prentë,Lurë,Kuka,Shkreta,Kalisi,Dibrani,Fida etj.

Mikrotoponimet karakteristike:Kepi i Shipës,Vathi i Partallit,Vorba,Kisha,Prroni i Kallugjericës,te Guri i Peshkit,Ara e Paunit,Në Llokë,Bugjak,Elbore,Kodra e Lecit,Rrafshe,Kodra e Brahimit,korrizja,Mali i Zi,Vathi i Tokës,Lloka,Starasella etj.

Në vendin e quajtur Ramnishtë në afërsi të fshatit të vjetër gjenden gjurmët e vendbanimit më të vjetër,qysh nga periudha romake.Aty fshatarët hasin në shumë tjegulla e tulla,mure,monedha,shtylla prej gurëve,qynga për ujësjellës etj.

Pra,Seçishta siç thuhet ishte rreth 1.000 m në veri të të fshatit afër lepencit,në vendin që tani quhet Kalungjera.Mirëpo për shkak të kalimit të ”tatarëve” banorët e lëshojnë fshatin e vjetër dhe themelojnë vendbanimin e ri të sotëm në luginën e fshehtë të lumit.

Përmendet me emrin Sheqishqa në regjistrimet turke të Vilajetit të Shkupit të vitit 1452 dhe kishte 16 shtëpi.Në defterin e vitit 1468 kishte 13 shtëpi.Në defterin e vitit 1544 kishte 17 shtëpi,ndërsa në defterin e vitit 1568 kidhte 16 shtëpi.

Ky vendbanim me emrin Sesista është i regjistruar në një hartë austriake,sipas shënimeve të vitit 1689.

Me emrin Silçeshte ishte e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës,të vitit 1893 (1311 h),të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore disa familie nga ky vendbanim janë shpërngulur në Turqi,sidomos rreth vitit 1936 dhe poashtu rreth vitit 1953 për në Turqi janë shpërngulur 3 familie me 19 anëtarë.

Shënimet statistikore:

Rreth vitit 1900 kishte 36 shtëpi shqiptare myslimane,

-në vitin 1913-283 banorë,

-në vitin 1921-48 shtëpi me 281 banorë,

-në vitin 1940-51 shtëpi,

-në vitin 1948-56 shtëpi me 457 banorë,

-në vitin 1953-68 shtëpi me 502 banorë,

-në vitin 1961-71 shtëpi me 548 banorë shqiptarë,

-në vitin 1971-85 shtëpi me 640 banorë,

-në vitin 1981-119 shtëpi me 989 banorë.

Ky vendbanim në vitin 1991 kishte 1.553 banorë shqiptarë.

Në fillim të vitit 1999 fshati kishte 130 shtëpi me 1.203 banorë shqiptarë.Më 25 mars 1999 janë djegur 4 pleme.Më 27 mars tërë fshati ka mbetur pa asnjë banorë.


                                                        DEMIRAJ (Neqafci) 


Ky vendbanim shtrihet në largësi prej 6-7 km në jug të Kaçanikut,përkatësisht 8 km larg nga Hani i Elezit.

Sipërfaqja:437 ha,74 ari,91 m.

Përbëhet prej lagjeve:Vila dhe Topojani.

Mikrotoponimet më karakteristike:Dardhishta,Te Vorri i Plakës,Kodra e Zabelit,Te Kroi i Imerit,Çeshmja e Ftoftë,Ara e Leprit,Ferishta,Te Bunaret,Te Kisha,Ara e Brahimit,Kodra e Staneve,Çeshmja e Shahës etj.

Është vendbanim i vjetër,mirëpo nuk janë bërë gjurmime arkeologjike.

Në dokumentet e shkruara në defterët osmanë të regjistrimit përmendet me emrin Nokevce,Naqevce dhe Noqevce.Në regjistrin e vitit 1452 janë të shënuara 43 shtëpi dhe 13 beqarë,në vitin 1468-44 shtëpi,në vitin 1544 janë regjistruar 45 shtëpi.Ndërsa në vitin 1568 ishte fshat derbenxhij me 32 shtëpi.

Sipas thënies së popullit ky vendbanim është rithemeluar nga i pari i ardhur par 350 viteve me emrin Demiri.

Me emrin Nikafçe ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës,të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në vitin 1930 nga fshati janë shpërngulur 10 familie shqiptare nga të cilat 6 në Turqi,2 në Shkup dhe 2 në Kaçanik.Në Turqi janë shpërngulur familja e Sylejman e Bali Vilës,në vitin 1933 dhe disa të tjerë,pastaj një familie e Topojanëve.Në vitin 1941 disa familie janë vendosur në Han të Elezit.Shpërngulje të popullatës ka pasur edhe gjatë dhunës së pushtetit të ashtuquajtur të Rankoviqit deri në vitin 1966 për në Shkup,Tetovë,Turqi etj.

Shënimet statistikore:

Në vitin 1913 kishte 98 banorët,

-në vitin 1921-15 shtëpi me 119 banorë,

-në vitin 1940-17 shtëpi,

-në vitin 1948-19 shtëpi me 119 banorë,

-në vitin 1953-18 shtëpi me 124 banorë,

-në vitin 1961-30 shtëpi me 160 banorë (154 shqiptarë,1 serb,5 të tjerë),

-në vitin 1971-8 shtëpi me 58 banorë,

-në vitin 1981-4 shtëpi me 25 banorë.

Para agresionit serb,në vitin 1999,kishte 6 shtëpi shqiptare me 40 banorë.Janë djegur 3 shtëpi të banuara dhe të pabanuara.Popullata ishte larguar në Maqedoni.


                                                        DIMALI (Dimca) 


Shrihet rreth 13 km në jug të Kaçanikut ose 3 km në lindje të Hanit të Elezit.Është vendbanim kodrinoro-malor i tipit të grumbulluar.

Sipërfaqja:191 ha,02 ari,47 m.

Fshati përbëhet prej këtyre vëllazërive:Suma,Shyti,Tuqi (Thaçi) dhe Mici.

Mikrotoponimet më karakteristike:N'Gjibre,Ara e Kasmanit,Kroni i Micit,Shorkuqe,Kalaja,Kodra e Loçit,Lugi i Kishës,Kepi i Tafës,,Mugjolltë e Bardhtë,Hurdha etj.

Në lokalitetin nën fshat janë gjetur dy pllaka me disa mbishkrime,çka dëshmon se duhet që ky lokalitet të jetë i banuar mjaft herë.Emri i Afërditës në trollin e Dardanisë është gjetur në formën teoforike në territorin e kolonisë Scupi,dhe atë në katundin Dimcë,në veri të Shkupit:C.Ulp(ius)Aphr(o)ditus coniu/gi.

Në pjesën kah kufiri me Maqedoninë,në lindje të fshatit gjendet vendi dhe toponimi i ruajtur Kalaja,ku ka gjurmë të gurëve.Mirëpo,nuk janë bërë gjurmime arkeologjike.Në lindje të fshatit,në vendin Fusha e Kishës,ka gjurmë të një kishe të vjetër.Është ruajtur toponimi-Lugi i Kishës.

Në dokumentet e shtruara në një hartë austriake të përpiluar në bazë të shënimeve të vitit 1689.

Më vonë kemi shënime për të.Si duket një kohë braktiset.Me emrin Dimqa ishte i regjistruar si vendbanim në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h),të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Gjatë kohës së Jugosllavisë socialiste,në vitet e pesëdhjeta,janë shpërngulur disa familie në Turqi dhe Maqedoni.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1913 kishte 101 banorë,

-në vitin 1921-14 shtëpi me 95 banorë,

-në vitin 1948-15 shtëpi 125 banorë,

-në vitin 1953-13 shtëpi me 114 banorë,

-në vitin 1961-15 sht¨wepi me 113 banorë,

-në vitin 1971-12 shtëpi me 108 banorë,

-në vitin1981-10 shtëpi me 90 banorë shqiptarë.

Në vitin 1991 ky vendbanim kishte 123 banorë shqiptare.

Në vitin 1999 kishte 23 shtëpi me 171 banorë shqiptarë.Në mars të vitit 1999 popuillata u dëbua në maqedoni nga pushteti serb.


                                                                  DOGANAJ 

Vendbanim në anën e majtë të lumit Lepenc,rreth 8 km në veriperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim i ndarë në lagje të veçanta.

Sipërfaqja:273 ha,61 ari,89 m.

Lagjet:Kolshi (Kolshi,Luma;Xhokli),Doganaj (Murseli,Bekteshi,Caka),Shehu,Doganaj e Poshtme (Selmani dhe Cena),Lekaj,Lushi,Xhokli,Berisha,Gabrrica,Terzijaj,Rakaj dhe Koxhaj (tani vendbanim në vete).

Mikrotoponimet më karakteristike:Fusha e Malës,Zalli i Hodë Rakës,Kaliman,Shullani,Kodra e Cakës (Luboveci),Arat e Isufit,Arat e Decëve, (vëllazëri e Rakëve,që nuk dihet ku janë),Ura e Banovinës,Matluma etj.

Vendbanimi ka pasur një pozitë shumë të mirë gjeografike.Nëpër këtë vendbanim kanë kaluar rrugët që shkonin për Prizren,Gjakovë,Tetovë,Shkup,Prishtinë,Gjilan etj.Thuhet se këtu është paguar edhe dogana,në bazë të të cilit edhe e ka marrë emrin.

Nëpër tërë lokalitetin ka gjurmë të vendbanimit të vjetër dhe mjaft të madh,ku dëshmohet me gjurmë të shumta e sidomos me varreza të shumta.Kështu në Shpatin e Shehlerëve drei në rrafshin e Terzijve janë zbuluar varreza të moçme të mbuluara me rrasa guri të mëdhenj,dhe skelete me gjymtyrë të dimensioneve të mëdha.Në vendin ku është ndërtuar xhamia e fshatit janë gjetur gurë të shkruar me shkronja latine,një prej tyre është vënë në themel të xhamisë.Në vendin Zalli i Hodë Rakës (Mahalla e Cenëve) ka qenë një kishë,ku janë zbuluar gurë të gdhendur dhe disa grila ku janë mbajtur qirinjtë.Sipas burimeve të shkruara thuhet se afër fshatit Doganaj,janë zbuluar rastësisht gjurmët e nekropoleve romake.Ekzistojnë edhe varreza të moçme të konfesionit islam,me shkrim arab,sidomos në lagjen e Doganajve.

Në dokumentet e shkruara të kohës së mesjetës nuk e kemi hasur si vendbanim me këtë emër.Ndosha,ka qenë një kohë i pabanuar apo i regjistruar me ndonjë emër tjetër.

Sipas informatorit,familja Xhokli e ka prejardhjen nga Jeni Pazari,e cila një kohë ishte shpërngulur në Shqipëri,por pastaj kthehet në Doganaj pas qëndrimit disa kohësh në fshatrat e afërta në Glloboqicë e Sllatinë,para 200 viteve.Këtu i gjejnë familjet Kolshi,Shehu,Bekteshi etj.

Më vonë me emrin Dogan ishte regjistruar si vendbanim në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h),të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Shumë familie nga ky vendbanim kanë migruar jashtë atdheut,sidomos në Turqi,Maqedoni e gjetiu,si p.sh. Familjet e Ramëhazirëve rreth vitit 1935-37,një familie e madhe që ka jetuar në mes të lagjeve të Lushajve dhe Elezaj është shpërngulur në Turqi.Në tokat e tyre pushteti kishte vendosur kolonë sllavë,të vendosur në fshatin Elezaj.Pastaj familja e Berishëve rreth vitit 1956 shpërngulet në Turqi.Banorët e lagjes Matlumë,thuhet se të gjithë janë shpërngulur në Turqi gjatë kohës së Mbretërisë jugosllave.Familja e Selmanëve dhe disa të tjera në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar janë shpërngulur në Shkup,disa prej tyre janë nisur për migrim në Turqi,por kanë mbetur aty.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1913 kishte 269 banorë,

-në vitin 11921-47 shtëpi me 308 banorë,

-në vitin 1948-49 shtëpi me 333 banorë,

-në vitin 1953-53 shtëpi me 362 banorë,

-në vitin 1961-96 shtëpi me 368 banorë (627 shqiptarë,2 serb,3 të tjerë),

-në vitin 1971-98 shtëpi me 825 banorë shqipatrë,

-në vitin 1081-120 shtëpi me 1088 banorë shqiptarë.

Në administartën shtetërore deri në vitin 1999 është llogaritur si një vendbanim edhe me lagjet në anën e djathtë të rrugës për në Brezovicë.Tani këto lagje llogariten si vendbanim më vete me emrin Koxhaj.

Sipas shënimeve të Sektorit për Emigracion dhe Refugjatë të LDK-së,ky vendbanim para agresionit serb të vitit 1999 kishte 243 shtëpi me 2818 banorë.Janë shkatërruar 63 shtëpi (50 tërësisht dhe 13 pjesërisht)ose 25.9 % e fshatit,22 stalla dhe 2 objekte afariste.Këtu është përfshirë edhe vendbanimi Koxhaj.Nga ky vendbanim në altarin e lirisë kanë rënë 4 dëshmorë.Popullata gjatë muajit prill 1999 ishte dëbuar në Maqedoni dhe një pjesë në Shqipëri.


                                                        DRAMJAKU 


Ky vendbanim shtrihet rreth 7-8 km në jug të Kaçanikut.

Sipërfaqja:615 ha,20 ari,71 m.

Familja:Curri

Mikrotoponimet më karakteristike:Kroni i Dervishit,Kodra Jasiqe,Prroni i Ficës,Kroni i Mitrës,Ara e Spancës,Bunari i Demës,Lugi i Thanës,Te Melishtat,Kepi i Mullakës,Te Kisha etj.

Vendbanimi i vjetër është shtrirë më poshtë se fshati i sotëm.Ai gjendej në vendin e quajtur Kisha,Te Kisha,nën vendin e quajtur Zidina,në lindje të fshatit.Thuhet se kryqi i kishës së këtij vendbanimi është dërguar në Vatikan.Aty janë ruajtur edhe gjurmët e shtëpive.Para disa viteve është gjetur një statujë e gruas prej guri në madhësi prej 2 m,që padyshim dëshmon për një vendbanim të vjetër të periudhës romake.

Në dokumentet e shkruara përmendet në regjistrin turk të vitit 1452,ku janë shënuar se i ka dy pjesë,njëra 19 shtëpi e 1 e vejë dhe pjesa tjetër 18 shtëpi,1 e ve e 2 beqarë.Ndërsa,në regjistrin turk të Vilajetit Vëllk të vitit 1455,në fshat ishin 37 shtëpi.Në defterin e vitit 1468 kishte 16 shtëpi dhe pjesa tjetër 17 shtëpi.Në regjistrin tjetër turk të vitit 1544 janë shënuar 50 shtëpi,ndërsa në regjistrin e viti 1568 janë shënuar 32 shtëpi krishtere e 1 shtëpi myslimane.

Me emrin Tronjak është i regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689.

Në të jetonte popullata shqiptare autoktone.Pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit,në vitin 1878,këtu u vendos një vëllazëri muhaxhire shqiptare me disa shtëpi nga rrethina e Leskocit.

Në vitin 1912 në këtë fshat u bë masakër ndaj banorëve shqiptarë nga ushtria serbe.U vranë 14 banorë të këtij vendbanimi.Të vrarët ishin edhe prindër,disa edhe të pamartuar.I morën nga shtëpit e tyre dhe i vranë te mulliri i Ilaz Currit,në pjesën lindore të fshatit,ku edhe sot ekzistojnë gjurmët e varrezave të tyre.Shumë familie nga ky fshat migruan në vende të ndryshme,si dhe në Turqi.

Me emrin Dremiak ishte e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës,të vitit 1893 (1311 h),të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në vitin 1914 në këtë fshat nga forcat serbe u vranë 14 meshkuj të fshatit.

Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore dhe në vitin 1956 më se 8 familie shpërngulen dhe shumë të tjera në Maqedoni e gjetiu.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1913 kishte 98 banorë,

-në vitin 1921-14 shtëpi me 87 banorë,

-në vitin 1940-21 shtëpi,

-në vitin 1948-22 shtëpi me 156 banorë,

-në vitin 1953-21 shtëpi me 184 banorë,

-në vitin1961-20 shtëpi me 148 banorë,

-në vitin 1971-15 shtëpi me 113 banorë shqiptarë,

-në vitin 1981-18 shtëpi me 107 banorë.

Në vitin 1991 ky vendbanim kishte 155 banorë shqiptarë.

Duhet theksuar se që nga viti 1973-75,nga pjesa e vjetër e fshatit janë shpërngulur gati të gjitha familjet nga ky vendbanim dhe janë vendosur rreth 3-4 km më afër qendrës së hanit të Elezit në vendin e quajtur Lashticë.Tani këtu janë rreth 18 shtëpi shqiptare,ndërsa në lokalitetin e vjetër kanë mbetur vetëm 3 shtëpi.Në këtë vendbanim para luftës së vitit 1999 kishte 228 banorë.Nga ky vendbanim në altarin e lirisë gjatë luftës kanë rënë 2 dëshmorë dhe një person plak.Në mars të vitit 1999 tërë fshati u shpërngul në Maqedoni.


                                           DRENUSHA (Drenogllava) 


Fshati shtrihet në shpatet veriore të Karadakut,rreth 15 km në verilindje të Kaçanikut.Është vendbanim kodrinor-malor.

Sipërfaqja:360 ha,16 ari,04 m.

Familjet:Brruti,Dubovë dhe më parë Çuni dhe Hoxhaj,të shpërngulur të parët në Smirë,e të dytët në Ferizaj.

Mikrotoponimet më karakteristike:Hajrati,Lugu i Shamakit,Kodra e Thanave,Zabeli i Sylës,Livadhi i Baftisë,Kroni i Sadrisë,Kroni i Dubovëve,Baçja e Hasanit,Reka e Kishës etj.

Është vendbanim i vjetër që dëshmohet edhe me gjetjet arkeologjike të rastit nëpër shumë vende të territorit të këtij lokaliteti.

Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1438 në librin e tregtarit shqiptar Mikel Llukarit me emrin Drinua Glaua.Këtu sikurse edhe në vendbanimet e tjera ka pasur lëvizje të popullsisë.A.Urosheviq shkruan,në mes të tjerash,se shqiptarët e ardhur këtu rreth vitit 1780 i kanë gjetur disa shqiptarë të tjerë të quajtur Simitli,të cilët më vonë shpërngulen në Shkup.

Gjatë ktyengritjes së popullit shqiptar kundër pushtuesit osman në vitin 1910 u zhvillua beteja e njohur e Drenogllavës,ku u vranë disa oficerë e ushtarë turq.Edhe kryengritësit shqiptarë patën humbje të mëdha.

Me emrin drinua Glava ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h),të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Shënimet statistikore:

-në vitin 1913 kishte 208 banorë,

-në vitin 1921-25 shtëpi me 177 banorë,

-në vitin 1927-25 shtëpi shqiptare,

-në vitin 1948-30 shtëpi me 203 banorë,

-në vitin 1953-28 shtëpi me 208 banorë,

-në vitin 1961-27 shtëpi me 220 banorë (217 shqiptarë,3 serb),

-në vitin 1971-10 shtëpi me 102 banorë,

-në vitin 1981-14 shtëpi me 128 banorë.

Pra siç shihet numri i banorëve në këtë vendbanim,si dhe në shumë vendbanime tjera malore të kësaj treve,për shkak të kushteve të vështira për jetesë,varfërisë,janë detyruar që të shpërngulen në lokalitete të tjera sidomos në Shkup,Kaçanik etj.

Gjatë agresionit serb ky vendbanim kishte 25 shtëpi me 149 banorë.Nga agresori serb janë djegur e shkatërruar 21 shtëpi,nga të cilat 17 tërësisht,4 pjesërisht 2 objekte të tjera tërësisht,6 stalla dhe 1 shkollë.


                                                                     DURAJ 

Shtrihet rreth 15 km në veriperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim i tipit të grumbulluar.

Sipërfaqja:Duraj-Gabrricë 170 ha,67 ari,50 m.

Familjet:Salihu (Zenuni dhe Salihu),beqiri dhe Isa.

Mikrotoponimet më karakteristike:Ara e Thanës,Arat e Epra,Arat e Brahimit,Rogat,Ara e Çeshmes,Mali i Çeshmes,Fusha e Mulës,Arat e Mustafës,Ulica e Kronit,Ara e Kordhakit,Poshna,Prroni,Hordupi,Mali i Maxhupit,Arat e Mbretit etj.

Si vendbanim është i shënuar në një hartë austriake në fund të shek.XVII.Mirëpo,fshati duhet të ketë ekzistuar edhe më herët.Sipas traditës thuhet se banorët e sotëm kanë ardhur para shumë kohësh nga fshati Mushtisht i Therandës dhe pastaj vinë në Bleranë (Sllatinën e Kaçanikut) dhe pastaj nga aty vendosen në këtë lokalitet ku i kishin pojatat,përkatësisht pronat dhe e krijojnë si vendbanim.Aty ka ardhur një vëlla dhe tani janë tri mëhallë (Salihu,Beqiri dhe Isa).

Në dokumentet e shkruara e hasim si vendbanim në një hartë austriake të përpiluar në bazë të shënimeve të vitit 1689.

Me emrin Dura ishte e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës,të vitit 1893 (1311 h),të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Një familje (Beqiri) gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë ishte shpërngulur në Turqi.

Gjatë kohës së pushtimit bullgar në vitin 1915-18,pushteti bullgar,24 anëtar të familjes të Metë Durës i merr peng ”sinxhin” dhe i dërgoi në Radovishë të Maqedonisë.Nga aty kthehen vetëm 2 anëtarë,të tjerët kishin vdekur nga torturat dhe sëmundja.

Shënimet statistikore :

Në fund të shek.XIX kishte 10 shtëpi shqiptare.,

-në vitin 1913-214 banorë,

-në vitin 1921-31 shtëpi me 163 banorë,

-në vitin 1948-35 shtëpi me 263 banorë,

-në vitin 1953-40 shtëpi me 280 banorë,

-në vitin 1961-19 shtëpi me 141 banorë,

-në vitin 1971-25 shtëpi me 214 banorë,

-në vitin 1981-28 shtëpi me 280 banorë.

Në vitin 1998-99 kishte 60 shtëpi me 619 banorë shqiptarë.Nga agresori serb në vitin 1999 janë djegur e shatërruar 43 shtëpi,nga të cilat 38 tërësisht,5 pjesërisht,9 objekte tjera banimi,1 depo,23 stalla dhe 1 garazh.Nga ky vendbanim janë vrarë 5 persona (1 grua dhe 4 meshkuj).Popullata më 1 maj 1999 është dëbuar për në Tetovë të Maqedonisë.


                                                         ELEZAJ 


Shtrihet rreth 6-7 km në veriperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim i tipit të shpërndarë,i ndarë në disa lagje.

Sipërfaqja:273 ha,38 ari,03 m.

Në këtë vendbanim jetojnë këto familie:Mustafa,Osmani,Luma,Zhuta,Elezi,Ademi,Terziu,Ogushi,Memishi etj.

Mikrotoponimet më karakteristike:Ara e Carës,Ara e Brahës,Livadhi i Madh,Udha e Drumit,Prroni i Cepit etj.

Si vendbanim është krijuar,siç thuhet,para 300 viteve nga tre vëllezër të ardhur në këtë vendbanim nga Malësia,në Moravë të Epërme e pastaj këtu.Njëri nga këta vëllezër vendoset në fshatin e afërt Blernë (Sllatinë) e tjetri në fshatin Brod,ku krijojnë lagje më vete.Nëpër këtë vendbanim kalonin rrugët tregtare që lidhnin trevat e ndryshme,kështu është ruajtur edhe mikrotoponimi Udha e Drumit.

Me emrin Iljaslar ishte e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900.

Pushteti i Mbretërisë jugosllave këtu prej vitit 1925-1931 kolonizoi me 9 familie kolone-serbe dhe malazeze,kryesisht nga Hercegovina.

Nga ky vendbanim,rreth vitit 1913,disa familie shpërngulen në Turqi e disa mbesin në Maqedoni.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1913 kishte 148 banorë,

-në vitin 1921-21 shtëpi me 117 banorë,

-në vitin 1948-33 shtëpi me 192 banorë,

-në vitin 1953-29 shtëpi me 177 banorë,

-në vitin 1961-36 shtëpi me 183 banorë (132 shqiptarë,47 serb,4 të tjerë),

-në vitin 1971-35 shtëpi me 231 banorë (224 shqiptarë,7 serb),

-në vitin 1981-39 shtëpi me 310 banorë shqiptarë.

Në vitin 1999 kishte 97 shtëpi me 998 banorë shqiptarë.Nga agresori serb janë djegur e shkatërruar 48 shtëpi,nga të cilat 41 tërësisht,7 pjesërisht,12 objekte tjera,23 stalla ose 49.4 % si dhe objekte tjera,ndërsa janë vrarë 3 banorë të fshatit.


                                                    GABRRIZA (Gabrica) 


Fshat i cili shtrihet rreth 12 km në veriperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim i tipit të grumbulluar.

Sipërfaqja:Duraj-Gabrrizë 170,67,50 ha.

Familjet:Kurtaj e Hasaj.

Mikrotoponimet më karakteristike:Lloka (Mera),Livadhet e Cenës,Arat e Epëra,Poslina,Drumi,Çistaku,Drumi i Gjakovës etj.

Nëpër këtë vendbanim ka kaluar rruga e njohur tregtare Gjakovë-Tetovë,kështu është ruajtur mikrotoponimi-Drumi i Gjakovës.

Sipas shënimeve të informatorit thuhet se këtu jetojnë pasardhësit e dy familjeve:Hasaj dhe Kurtaj.Hasajt janë të parët që vijnë nga Hasi i Thatë dhe vendosen këtu para shumë kohësh dhe krijojnë si vendbanim.Pastaj vjenë familja Kurtaj.

Në shënimet historike e hasim në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viti 1893,1896 dhe të vitit 1900 (1311,1314 dhe 1318 h),ku është i regjistruar si venbanim me emrin Gabriçe.

Pas vitit 1912 nga ky vendbanim një familie (Danë Gabrrica) u shpërngul në Turqi.

Në këtë vendbanim shqiptar gjatë Mbretërisë jugosllave këtu u vendos një familie kolone nga Hercegovina.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1913 kishte 140 banorë,

-në vitin 1918-24 shtëpi me 215 banorë,

-në vitin 1921-16 shtëpi me 106 banorë,

-në vitin 1948-20 shtëpi me 161 banorë,

-në vitin 1953-19 shtëpi me 180 banorë,

-në vitin 1961-18 shtëpi me 122 banorë (12o shqiptarë,2 të tjerë),

-në vitin 1971-22 shtëpi me 161 banorë,

-në vitin 1981-24 shtëpi me 206 banorë.

Para agresionit serb,fshati kishte 55 shtëpi me 568 banorë shqiptarë.Nga agresioni serb në vitin 1998-99 janë shkatërruar e djegur tërësisht 27 shtëpi,4 shtëpi pjesërisht,pastaj 15 objekte tjera (stalla).Nga ky vendbanim u vranë 4 persona,dëshmorë të lirisë.Popullata ishte dëbuar në Maqedoni.


... Marrë nga libri Vendbanimet e Kaçanikut 10 me autor Dr.Jusuf Osmani

VENDBANIMET E KAÇANIKUT-

Redakto

GAJRJA


Shtrihet rreth 3.5 km në jug të Kaçanikut,në anën e djathtë të lumit Lepenc.Është fshat kodrinor-malor i Grykës së Kaçanikut,i shpërndarë nëpër disa lagje të lidhura në një rrugë kryesore.

Sipërfaqja:374 ha,92 ari,68 m.

Lagjet:Tuma,Spahiu,Qollaku,Hasanaj,Shahinaj dhe Kikaj.

Mikrotoponimet më karakteristike:Arat e Buçës,Blinaja,Kepi i Keq,Shpati i Mullinit,Vija e Asllanit,Dardha e Mullinit,Gllijat,Shpati i Thanave,Llakat,Prroni i Madh,Lugu i Territ (Lejthitë e Garës),Kroni i Babagjyshit,Livadhi i Osmanit,Fusha e Balës,Korrizi i Klickave,Ara e Reçit,Shpati i Thanës,fusha e Kumbullave,Çelmja,Kepi,Guri i Zi,Fusha e Dllinjave,Qeremidja,Gjeksina,Livadhi i Poshtëm,Shpati i Groshës etj.

Në lagjen Tuma,në bazë të cilës edhe e ka marrë emrin gjendet një tumë ilire,dhe në vendin Te Arat e Buçës,ngjitur me tumën janë gjetur skelete njerëzish.

Sipas gojëdhënës ky emër është përdorur edhe para themelimit të këtij fshati,sipas një personi të quajtur Garë që nuk dihet se a ka jetuar më parë apo ka qenë kalimtar.Por ekziston toponimi Lejthitë e Garës që ky emër më vonë me siguri transfermohet në Gajre.Sipas gojëdhënave të popullit ky vend banimi është themeluar aty para vitit 1800,nga dy-tre fshatarë të fshatit Ivajë që të parët kishin ndërtuar stane prej thuprave për bagëtit e tyre,pastaj duke vërejtur kushte më të volitshme të jetesës dhe resurse natyrore më të bollshme se sa në Ivajë për të mbijetuar,vendosën t'i ngrisin shtëpit e para të tyre në këtë vendbanim.Saktësisht nuk dihet se cili ishte i pari që vendos të shpërngulet nga Ivaja,por dihet se ata ishin:Shahini i cili erdhi nga lagjja e Lutëve të sotëm të Ivajës dhe Rexhepi i cili erdhi nga lagjja e Livorekëve të Ivajës.Zatën edhe në bazë të tokave të sotme të punueshme,lagjja e Shahinëve të sotëm dhe Qollakëve (Rexhepi) posedojnë tokat më të rrafshta,më pjellore dhe më të bollshme me ujë.

Në këtë vendbanim,pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitin 1878,këtu u vendos një vëllazëri shqiptare muhaxhire,nga rrethina e leskocit.

Me emrin Gajre ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe vitit 1900 (1311,1314 dhe 1318 h).

Gjatë të kaluarës historike nga ky vendbanim u shpërngulën shumë familie.Aty kah viti 1935 familja e Shabanit nga lagjja e Qollakëve shpërngulet në Turqi,më 1936 familja e Duat Kepit shpërngulet në Maqedoni (Tearcë-Tetovë).Në vitet e 50-ta disa familie të lagjës Kiki shpërngulen në han të Elezit dhe në Shkup,disa familie të lagjës së Mulakëve poashtu shpërngulen në Shkup,pastaj dy familie të lagjes së Spahijve në Vorcë të Shkupit,pastaj dy vëllezër nga lagjja e Shahinëve,njëri shpërngulet në Bosnë e tjetri në Kumanovë.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1913 kishte 183 banorë,

-në vitin 1921-31 shtëpi me 220 banorë,

-në vitin 1940-38 shtëpi,

-në vitin 1948-44 shtëpi me 290 banorë,

-në vitin1953-44 shtëpi me 297 banorë,

-në vitin 1961-42 shtëpi me 281 banorë,

-në vitin 1971-58 shtëpi me 415 banorë,

-në vitin 1981-65 shtëpi me 545 banorë (453 shqiptarë,2 myslimanë).

Para agresionit serb më 1999 fshati kishte 83 shtëpi me 615 banorë shqiptarë.Nga agresori serb,më 25 mars 1999,ky vendbanim u dogj dhe u shkatërrua në tërësi.Nga gjithsej 83 shtëpi të banuara u dogjën 59 sosh ose shprehur në përqindje 71,08 % të vendbanimit ishte i djegur.Shkolla e fshatit është granatuar me dy granata nga mjeti ushtarak praga,por nuk pësoi dëme të mëdha.Nga okupatori serb u vra një plak 65 vjeçar dhe një ushtar i UÇK-së.Si të zhdukur konsiderohen babë e bir.Popullata e këtij vendbanimi e ka lëshuar fshatin më 28 shkurt 1999 pas sulmit të formacioneve policore-ushtarake serbe,ku qëndruan në fshatin Bob,pastaj një kohë në Kaçanik.Deportimi i kësaj popullate në Maqedoni filloi nga 2 prilli deri me 10 maj 1999 në mënyra individuale.

Vërtikuqka

Ky vendbanim është i regjistruar në defterin osman të vitit 1452 me emrin Vrti Kuqka dhe ishte i braktisur.Në defterin e vitit 1468 ishte i regjistruar me emrin Vrati Kuqka ose Drali Kuqka me 116 shtëpi dhe 2 të veja.

Sot në fshatin Bob të Kaçanikut është i ruajtur mikrotoponimi Vërtikuqkë,arë e cila gjendet në perëndim të fshatit.Edhe në fshatin Gajre ekziston toponimi Vërtikuqkë,arë në veri të fshatit.Në veri të fshatit Ivajë ekziston toponimi-Prroni i Vërtikuqkës.


                                                    GURANA (Goranca) 


Fshati shtrihet në një rrafshnaltë,në jugperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim i tipit të grumbulluar.

Sipërfaqja:2.080 ha,22 ari,60 m.

Fshati përbëhet prej këtyre lagjeve kryesore:Lusnjani,Musallari,berisha,Kodraliu,Koloshi,Dernjani,Vili etj.

Mikrotoponimet më karakteristike:Te Dy Dardhat,Te Hurdha,,Te Vathi,Në Zhden,Te Kepi Shqipes,Te Arat në Vi,Te Kepi Keq,Te Gura,Kepi i Gjugës,Te Kisha,Kodra e Bulorit,Kapra,Çeshmja e Hajdukut,Ara e Ukës,Kozarniku,Pajatishta,Kodra e Bardhë,Livadhi i Selmanit etj.

Është vendbanim mjaft i vjetër.Kjo dëshmohet me ekzistimin e disa kishave,manastireve në këtë lokalitet,si në vendin Llëka (rrafshinë),te në mes të fshatit etj.Këto manastire janë të vjetra të popullatës vendëse autoktone shqiptare,por disa janë përvetësuar nga popullata sllave.Sipas një burimi,thuhet se në afërsi të këtij fshati gjenden rrënoja të kishave të vjetra,ku njëra prej tyre mban emrin e ”Shën Ilisë”.Banorët shqiptarë në ditë të caktuara në muret e kësaj kishe therrin kurbanë dhe festojnë.

Flitet se ky vendbanim ishte i madh dhe i kishte ”treqind alltarë”,shumë shtëpi,vreshta,barinj etj.

Në dokumentet e shkruara,në kartën e perandorit Dushan të vitit 1348 përmendet me emrin Goriani,i cili i dhurohet Hilandarit.Sipas të gjithë gjasave ka të bëjë me fshatin e sotëm Gorancë.Në regjistrin e parë turk të vitit 1452 ishin të regjistruara 74 shtëpi krishtere dhe 17 beqarë.Ndërsa në regjistrin turk të krahinës së mëkëmbësit të Shkupit Isa-beg Is'hakut në vitin 1455 janë të regjistruar në të më tepër se 84 shtëpi e 17 beqarë.Në defterin e vitit 1468 kishte 81 shtëpi dhe 4 të veja.Në regjistrin e vitit 1544-78 familie,ndërsa në atë të vitit 1568 kishte 72 familie.

Ky vendbanim është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe në vitin 1900 (1311 h,1314 h,1318 h) me emrin Gurançe.

Në këtë vendbanim ka jetuar popullata serbe e cila është shpërngulur deri në vitin 1968,dhe tani jeton vetëm popullata shqiptare.

Shumë familie nga ky vendbanim janë shpërngulur në Turqi,Maqedoni (Tetovë e Shkup),sidomos në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore dhe në vitet 1950-1960.

Banorët sllavë nga ky vendbanim filluan të shpërngulen posaçësrisht në Gjorgje Petrovë,Tetovë të Maqedonisë,Gërmovë të Vitisë,Ferizaj etj.

Në lokalitetin e këtij venbanimi në vendin Kafeoxhak dhe Rrafshinat e Gorancës deri në vitin 1970 ka ekzistuar Miniera e Kromit.Xeheja bartej me teleferik në minierën e Radushës.

Sipas shënimeve të mësuesit bullgar A.Stojanov,të botuar në gazetën e Stambollit ”Novinii” në vitin 1891-1892 ky vendbanim kishte 30 shtëpi shqiptare dhe 10 maqedonase.Banorët janë marrë me përpunimin e qymyrit.

Shënime statistikore:

-rreth vitit 1900 kishte 32 shtëpi myslimane (shqiptare vër. e J.O.) dhe 10 ortodokse,

-në vitin 1905-30 shtëpi,

-në vitin 1913-58 shtëpi me 369 banorë,

-në vitin 1940-62 shtëpi,

-në vitin 1948-71 shtëpi me 539 banorë,

-në vitin 1953-77 shtëpi me 583 banorë,

-në vitin 1961-81 shtëpi me 567 banorë (490 shqiptarë,69 serb,8 të tjerë),

-në vitin 1971-85 shtëpi me 584 banorë (579 shqiptarë,3 serb,1 malazez,1 mysliman)

Ky vendbanim në vitin 1991 kishte 795 banorë.

Në vitin 1999 fshati kishte rreth 123 shtëpi me 1.040 banorë shqiptarë.Në këtë vit u dogj 1 shtëpi dhe dy plevica.Popullata më 26 shkurt 1999 u dëbua në Maqedoni.


                                 GURASI (Gërlica e Epërme) 
Shtrihet rreth 15 km në veriperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim kodrinor-malor,i tipit të shpërndarë,rrëzë maleve të Sharrit. 

Sipërfaqja:144 ha,58 ari,25 m.

Familjet:Prushi dhe Vogliqi.

Mikrotoponimet më karakteristike:Malet të Bajrakut,Te Guri i Shullanit,Te Guri i Kaçanikut,Te Kroni i Merës,Gjiri i Makutit,Te Mullini i Bilallit,Te Arat e Osman Bajramit etj.

Këetë vendbanim e themelojnë ose rithemelojnë banorët shqiptarë Vogliqët të ardhur prej Mirdite para 200-300 viteve dhe Zylfaj të qafës së Prushit.Kur vendosën këta aty,siç thotë informatori,nuk jetonte askush.

Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe të vitit 1900 (1311 h,1314 h dhe 1318 h) është i regjistruar si vendbanim me emrin Girliçe.

Sa i përket numrit të banorëve kishte këtë gjendje:Në fund të shek.XIX vendbanimi me emrin Gërlica-10 shtëpi shqiptare.

-në vitin 1913-21 shtëpi dhe i takonte rrethit të Kaçanikut,përkatësisht Qarkut të Shkupit.

-në vitin 1921-36 shtëpi me 193 banorë,

-në vitin 1948- 141 banorë (74 meshkuj e 67 femta).

Shënimet statistikore:

-sipas regjistrimit të vitit 1953 kishte 24 shtëpi me 166 banorë.

-në vitin 1961-29 shtëpi me 182 banorë shqiptarë,

-në vitin 1971-38 shtëpi me 257 banorë,

-në vitin 1981-36 shtëpi me 333 banorë shqiptarë.

Në vitin 1989 fshati kishte 41 shtëpi me 400 banorë.Nga pasojat e luftës është vrarë nga ky vendbanim një person civil.Popullata në fillim të prillit 1999 ishte dëbuar kryesisht në Maqedoni.

-Gërlica e Poshtme

Në vendin e quajtur Matlumë,në anën e djathtë të rrugës Shkup-Prishtinë,afër restorantit ”Mani”,ku ruhet një turmë dhe gjenden gjurmë të tullave e qeremidheve gjatë lëvrimit të tokës.Kjo dëshmon se ky ishte një vendbanim mjaft i vjetër ilir.Në vitin 1912 ky venbanim kishte 20 shtëpi,mirëpo,për shkak të vrasjeve,masakrave,zullumeve të pushtetit serb i tërë fshati është shpërngulur në Turqi.Thuhet se ushtria serbe personat e masakruar i hedhte në një pus.Popullata duke mos mundur të durojë këtë u detyrua të shpërmgulet.Pushteti agrar serb më vonë vendosi kolonë sllavë që tani filluan të llogariten si banorë të Kaçanikut të Vjetër.


                                           GURZIU (Strazha) 

Shtrihet rrëzë malit Lybeten,rreth 16 km në jugperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim kodrinor-malor i tipit të grumbulluar.

Sipërfaqja:1.151 ha,31 ari,65 m.

Lagjet Lika dhe Bulica.

Mikrotoponimet më karakteristike:Drumi,Kepi i Qerdakit,Udha e Hollë,Kodra e Livadhit të Leshit,Udha e Fatimes,Pojatat,Fusha e hajdukit,Shpati i Egjellkit,Kroni i Hajdukit,Stani i Kadrisë,Tupani i Vogël,Tupani i Madh,Nërmjet Rekave,Firinat,Hurdhat,Kepi i Livadhit të Alisë,Guri i Zi,Vorri i Shkupjanit,Lybeteni,Gjibra,Livadhet e Likës,Në Rekë të Kafexhisë,Ahishta,Bujeva,Kodra e Shabanit,Kodra e Baltës,Kodra e Sinanit,Kalaja,Kodra e Kishës etj.

Në mes të këtij vendbanimi dhe fshatit Qafëmali (Glloboçicë) ekziston kalaja e vjetër.Sot ende janë muret e sajë.Në vendin Livadhi i Leshit,në Fierina dhe në vendin Ku përpiqen dy rekat,në mes të dy fshatrave,ka gjurmë të shumta të vendbanimit,themele të shtëpive,qeramikë,vendet e mullinjëve,lëma ku është shirë drithi etj.Sipas traditës thuhet se aty dikur ka qenë qytet i madh.Aty ka ekzistuar edhe një kishë e vjetër,ku edhe sot ësjtë ruajtur toponimi Kodra e Kishës.Në këtë vendbanim ekzistojnë varret e vjetra (afër punktit të ujësjellësit) që popullata,duke i konsideruar si të krishterë i ka quajtur ”Vorret e shkive”,mirëpo,ato ishin varreza të vjetra të shqiptarëve të besimit të krishterë.

Nuk e kemi hasur në dokumentet e shkruara,ndoshta një kohë të gjatë ishte i braktisur,por rithemeluar më vonë.

Me emrin Istrashka ishte regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311 h,1314 h dhe 1318 h).

Në vitin 1912 ushtria serbe kishte marrë 35 banorë të fshatrave të ndryshme,dhe posa arritën afër Strazhës që të gjithë i pushkatuan në një hendek dhe i varrosën në një varrë të përbashkët.Në vitin 1916 okupatori bullgar për shkak të rezistencës ndaj tyre ia futi flakën fshatit,ndërsa banorët i internoi në Bukuresht,ndërsa në vitin tjetër i internoi në Negotin.Sipas informatorit janë marrë 190 familie nga ky vendbanim si dhe Smira,Kurbalia (Korbliqi) etj...por janë kthye 100 familie.Fshati prapë u përtri në të njëjtin vend.

Shumë familie nga ky vendbanim janë shpërngulur në Tetovë,Shkup,Ferizaj,Kaçanik e gjetiu.

Sipas një mësuesi ekzarhist bullgar Andera Stojanov,ky vendbanim në vitin 1891-1892 kishte 16 shtëpi shqiptare dhe një Xhami.Si po duket ky mësues nuk i regjistron në mënyrë të drejtë,pasi që 15 vite më vonë ky vendbanim kishte 30 shtëpi.

Shënimet statistikore:

-rreth viti 1905 kishte 30 shtëpi shqiptare,

-në vitin 1913-263 banorë,

-në vitin 1921-28 shtëpi me 125 banorë,

-në vitin 1940-24 shtëpi,

-në vitin 1948-33 shtëpi me 235 banorë,

-në vitin 1953-32 shtëpi me 248 banorë,

-në vitin 1961-33 shtëpi me 256 banorë (255 shqiptarë,1 serb),

-në vitin 1971-28 shtëpi me 244 banorë,

-në vitin 1981-32 shtëpi me 274 banorë shqiptarë.

Para agresionit të pushtetit serb,fshati numëronte 58 shtëpi me 407 banorë shqiptarë.Është djegur dhe shkatërruar tërësisht në ofensivat e forcave serbe më 8 dhe 28 mars të vitit 1999.armiku shkatërroi 53 shtëpi (46 tërësisht dhe 7 pjesërisht),shkollën dhe disa objekte tjera përcjellëse.Në altarin e lirisë ra një dëshmor nga ky fshat.

Pas mbarimit të luftës fshati filloi të zhvendoset në vendin e quajtur Guri i Zi.


                                                                 HANI I ELEZIT 

Hani i Elezit shtrihet në pjesën jugore të Kosovës,afër kufirit me Maqedoninë.Ky vendbanim është ngritur në të dy anët e lumit Lepenc në dalje të Grykës së Kaçanikut.

Sipërfaqja:114 ha,18 ari,92 m.

Mikrotoponimet më karakteristike të hanit të Elezit:Te Xhamia,Te Llapori,Te Vilët,Ura e Fejzës,N'rrafshe,Ura e Seçishtes,Te Shkolla e Vjetër,Guri i Peshkit,Uji i Thartë,Dhevi i Bardhë etj.

Gryka e Kaçanikut,si në hyrje,ashtu edhe në dalje prej saj,ka qenë e banuar qysh në kohën e sundimit romak.Në këtë lokalitet është gjetur mbishkrimi latin i kohës romake,e cila perandori i kishte pushtuar viset iliro-dardane,si:imp(eratori) Ceasari/divi Traiani Parthici f(ilio)/divi Nervae nepoti / Traiano Hadriano / Aug(usto) pr (o)pr (aetore) col (onia)Scupin (orum) m (ilia) p (assuum) VIII; (Ae)lia (ose ngjashëm diçka) / Clau-/dia/ coniu-gi (bene) m (erenti) p (osuit).Aty ka ekzistuar edhe një fortifikatë romako-bizantine.Në fushën e Hanit të Elezit të sotëm,vendbanimet ilire kanë qenë të ndërtuara në afërsi të grykës,aty ku kanë shpënë edhe rrugët e lashta,të cilat lidhnin Kosovën me Shkupin.Praninë e vendbanimit iliro-dardanë në trevën e hanit të Elezit e bëjnë të qartë dhe bindëse materialet e gjetura arkeologjike të kohës antike.Përveç gërmadhave të një ”castela” (kështjellë-fortifikatë) në këtë trevë janë zbuluar edhe materiale të rëndësishme kulturore arkeologjike,që flasin për praninë e popullatës dardane ilire në këtë anë.

Nuk ka të dhëna të shkruara se çfarë emërtimi ka pasur ky vendbanim në kohën e sundimit romak.Emërtimi i parë i këtij vendbanimi daton nga shek.XVI.Të dhënat e shkruara historike dëshmojnë se:”në rrëzë të malit Sharr,në hartat e vjetra,deri vonë figuron vendbanimi me emërtimin SAR (SHARR),i cili ka të bëjë me Hanin e Elezit të sotëm,për çka ka edhe dëshmi të tjera historike.Sar (Sharr) si vendbanim përmendet në shek.XVI,në vitet 1564,1589,1689,1690,1730,1775,1788,1812,1822 etj.

Mirëpo,më vonë ky vendbanim nuk përmendet më emërtimin Sar (Sharr),por me një emërtim tjetër-Hani i Elezit..Si dhe më parë,edhe në kohë (shekuli XIX),komunikacioni transportues i mallrave bëhej me karvane kuajsh e qeresh.Ngaqë nëpër Grykën e Kaçanikut udhëtimi natën ka qenë i vështirë dhe i pa sigurt,karvanet qerreve dhe udhëtarët ndaleshin pa hyrë në grykë për ta kaluar natën.Meqë ishte nevoja e kohës sipas gojëdhënave dhe atyre të shkruara historike,në gjysmën e parë të shekullit XIX në këtë vendbanim ndërtohet një han ekziston edhe sot .Hanin,që sipas disa të dhënave ka qenë godina e parë e ndërtuar në këtë vend,e ndërtoi një fshatar i quajtur ELEZ nga fshati Dimal (Dimnicë).Sipas pronarit të Hanit,Elezit,dhe vendi filloi të quhet Hani i Elezit.Pas këtij Hani,edhe Bajram Daci nga Pusat e Nikës,gjatë kohës së sundimit osman e hap një han.

Duhet theksuar se tokat e këtij vendbanimi ishin prona të fshatrave përreth Paldonikut,Burimit (Seçishtës),Dëmjakut dhe e Dimcës.

Në ghjysmën e dytë të shekullit XIX me ndërtimin e hekurudhës (1873) afër hanit,ndërtohet stacioni hekurudhor.

Pas pushtimit të kësaj treve nga pushteti serb,ata me qëllim të caktuar për ndërrimin e toponimeve shqipe,këtë vendbanim,që nga viti 1912 filluan që ata në administartën shtetërore,por jo edhe në popull ta quajnë Gjeneral Jankoviq,sipas gjeneralit famëkeq serb i cili me ushtrinë e vetë e pushtoi dhe bëri vrasje mbi këtë trevë.

Është interesant të përmendet se në administartën shtetërore,në vitin 1914,Hani i Elezit nuk ishte regjistruar si vendbanim dhe nuk ishte regjistruar asnjë banor i tij.Shkaku merret se Hani i Elezit ishte vetëm një vendushqimi i karvaneve që shkonin në drejtim veri-jug dhe anasjelltas dhe azgjë tjetër.Këtë e dëshmon e dhëna se në vitin 1920 në Han të Elezit kishte vetëm dy kafene dhe një bakallhane,që furnizonte popullatën e kësaj treve përmes qendrës tregtare të Shkupit.

Që nga viti 1920 filluan të vendosen familjet shqiptare të fshatrave përreth.Këtu u vendosën familja Topojani dhe Vila nga fshati Demiraj (Neçaci),Imishtët nga Kaçaniku,Dacët,Bushët nga Pusat e Nikës,,Vilat nga Paldoniku dhe pastaj shumë të tjerë,pothuaj nga të gjitha fshatrat përreth kësaj treve,si nga Dimca,Burimi (Seçishta),Paldoniku,Pusat e Nikës,Goranca,Rezhana e shumë të tjerë.Në këtë kohë,ndoshta më parë ishin vendosur edhe disa familie rome.

Si udhëheqës në fabrikë dhe në institucionet shtetërore si nëpunës vijnë e punësohen dhe jetojnë sebet.Fillojnë të hapen edhe disa shitore tregtare,punëtori zejtare etj.Fabrika e çimentos e vitit 1936 ishte një mundësi e mirë për zhvillimin dhe punësimin e punëtorëve të kësaj ane.Mirëpo,rritje të posaçme,fshati përjetoi pas ndërtimit të fabrikës së çimentos në vitin 1956.

Nga ky vendbanim (familje që ishin vendosur këtu nga fshatrat e afërta) dhe nga fshatrat përreth,shumë familie janë shpërngulur në Turqi,disa kanë mbetur në Maqedoni,si p.sh.:disa familie të Bushëve (fejzë Bushi me familie në Brusë) në vitin 1934 janë sjpërngulur në Turqi.

Në vitin 1956 Shefki Bushi (hoxhë) me 5 vëllezër shpërngulet në Turqi,pastaj familja e Laçëve,nga Pusat e Nikut (Sallah Laçi)më 1934 dhe më vonë shpërngulen edhe Bravët më 1955 etj.Thuhet se gjysma e fshatit Pusat e Nikut dhe ata që një kohë kanë jetuar edhe në Han të Elezit janë shpërngulur në Turqi.Nga Rezhana janë shpërngulur familjet Meliqëve dhe 3 familie të Humelëve në Turqi,nga Neçaci në Turqi në vitin 1957 familjet Vila dhe Topojani dhe shumë të tjera nga këto fshatra dhe fshatra të tjera.

Ky vendbanim që nga viti 1913 e kishte statusin e komunës deri në vitin 1961,kur bëhet ndarja e re administartive,suprimohen rrethet dhe formohen komunat më të mëdha,siç ishte ajo e Kaçanikut,në kuadër të së cilës hyn edhe territori i komunës së hanit të Elezit.

Në vitin 1944 Brigada XVI Maqedonase iu vërsul jugut të Kosovës,duke bërë masakra të shumta,kështu vetëm në fshatin e afërt të kësaj treve,në Bllacë u masakruan 128 bllacjanë.Këta i varrosën në pjesën veriore të Hanit të Elezit,Te Uji i Thartë,afër lumit Lepenc.

Sot ky vendbanim është rritur dhe zgjeruar në masë të madhe.Është formuar edhe lagjja e e re te Uji i Thartë,Lagjja e Re.Lagjja Meliq-Bravë,Kashan etj.

Sot,Hani i Elezit ka dy ndërrmarje shoqërore,disa ndërrmarje private dhe shumë dyqane zejtare,ku janë të punësuar mbi 1.000 punëtorë,doganën,kazermën ushtarake të TMK-së,ambulancën,Shtëpin e Kulturës,PTT,Stacionin hekurudhor,një shkollë fillore me 6 paralele të ndara fizike (dy tetëvjeçare),një shkollë të mesme etj.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1948 kishte 86 shtëpi me 154 banorë,kryesisht shqiptarë dhe disa romë,

-në vitin 1953-121 shtëpi me 369 banorë,

-në vitin 1961-181 shtëpi me 724 banorë (354 shqiptarë,260 serb,18 malazez,92 të tjerë),

-në vitin 1971-233 shtëpi me 1.324 banorë (1.195 shqiptarë,88 serb,5 malazez,66 të tjerë.),

-në vitin 1981-299 shtëpi me 2.047 banorë (1.849 shqiptarë,42 serb,2 malazez,6 turq,20 myslimanë,128 të tjerë.)

Sipas shënimeve të Sektorit për Emigrim dhe Refugjatë të LDK-së,në Han të Elezit në vitin 1998-1999 kishte 350 familie me 2.675 banorë;

-në vendin Uji i Thartë kishte 82 shtëpi me 621 banorë,

-në Lagjja e Re kishte 115 shtëpi me 1.018 banorë;

-në lagjen Meliq-Bravë kishte 46 shtëpi me 415 banorë.

Nga agresori i pushtetit serb janë shkatërruar 5 shtëpi te lokaliteti Uji i Thartë si dhe në Lagjen e Re 2 shtëpi.Në luftë me armikun serb në vitin 1999 janë vrarë 4 pjesëtarë të UÇK-së dhe nga pasojat e sajë 1 fëmijë dhe 1 i moshuar,kurse 1 person është zhdukur.

Më 28 mars 1999 në mënyrë ultimative u dëbua popullata civile vendore,edhe pse aty për çdo ditë silleshin me trena dhe autobusë nga viset e tjera të Kosovës me mijëra shqiptarë të dëbuar nga shtëpit e tyre.Gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së,nga Hani i Elezit me rrethinë,në fronte të ndryshme të luftës u vranë 22 veta,prej tyre 13 dëshmorë të lirisë,u plagosën 25 veta,prej tyre 10 mbetën invalidë.U plaçkitën të gjitha ndërrmarjet shoqërore dhe punëtorit zejtare private,shtëpit e banimit dhe institucione tjera,që shprehur në valutë kapin shumë në afro 10 milion Euro.Nga ofensivat e armikut në rrethinën e Hanit të Elezit u dogjën mbi 60 shtëpi banimi,sidomos në zonat e luftimeve në Pusat e Nikës-lagjja e Bushëve,Dacëve,Bravëve,në fshatin Laç,Rrezanë,Gruanë,Kryenik etj.


                                                                   IVAJA 

Shtrihet rreth 7 km në jug të Kaçanikut.Është vendbanim kodrinor-malor,i ndarë në lagje të tipit të shpërndarë.

Sipërfaqja:742 ha,64 ari,19 m.

Lagjet:Zmaku (luta) dhe Kodralia (Luta),Livoreka,Rexha,Mulaku,Limani (Luta) dhe Rexha (në Stanet e Ivajës,që është sllavizuar në Stara Ivaja,ndërsa nga shqiptarët e përkthyer në Ivaja e Vjetër).

Mikrotoponimet më karakteristike:Tuma,Agrade,Gjolltë,Melishtë,Shtogat,Buzovik,Butrak,Llashk,Bajraku,Fusha e Madhe,Lugu i Fierit,Roga,Qereqne,Rrahu,Lugu i Ivanit,Livadhet e Egra,Livadhet e Buta,Tamniku,Mrizi,Kroni i Limanit,Çeshmja e Katunit,Prroni i Madh,Livadhi i Mustafës,Ahishta,Plepishta,Dardhishta,Ara e Bogdanit,Kroni i Ftoftë,Vorri i Leshit,Shpati i Gurit,Guri i Fejzës,Izbegu,Guri i Keq,Gixharasi etj.

Është vendbanim mjaft i vjetër iliro-dardan.Këtë e dëshmojnë gjurmët e shumta arkeologjike.Në mëhallën e Livorekëve,në kufi me fshatin Lumbardh (Kotlinë),gjendet një tumë,që supuzohet se është varrezë ilire.Në Buzovik,kodër afër Jezerit,në veriperëndim të fshatit,mbi mëhallën e Staneve të Ivajës (Ivajës së Vjetër)ka qenë një kala e vjetër ilire që në popull flitet se ka qenë e ”rimit”.Aty janë gjetur edhe mbeturina të kulturës materiale,si tjegulla,tulla etj.Sot është mal,ndërsa,në pjesën e mesme të fshatit,në një pjesë të ngritur,ka qenë një kishë e vjetër.Afër saj janë zbuluar vareza të moçme me skelete,përkatësisht gjymtyrë njerëzish me dimensione të mëdha,si dhe rrasa të mëdha guri,pa simbole të mbuluara varrezat.Deri vonë në atëvend ka ekzistuar xhamia e fshatit.

Ndërsa,më vonë në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1389,si fshati Ivajë,të cilin Andrijashi,djali i mbretit Vukashin i jep si kontribut manastirit të Shën Andrejës në Treskë.Në regjistrin turk të vitit 1452 kishte 11 shtëpi dhe 6 beqarë dhe në regjistrin e kraishtit Isa-bej Is'hakut,mëkëmbësit turk në Shkup,përmendet se në vitin 1455 ky fshat kishte 11 shtëpi e 6 beqarë.Në regjistrin e vitit 1468 kishte 12 shtëpi dhe 1 e vejë dhe pjesa tjetër 12 shtëpi dhe 2 të veja.Në regjistrin e mëvonshëm turk të vitit 1544,fshati ka pasur 31 shtëpi,në vitin 1568 kishte 17 shtëpi.

Me këtë emër është i regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689.

Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311 h,1314 h dhe 1318 h)është i regjistruar si vendbanim me emrin Ejvanja,përkatësisht Ivana.

Sipas shënimeve të mësuesit ekzarhist bullgar Andrea Stojanov,ky vendbanim në vitin 1891-1892 kishte 15 shtëpi shqiptare.

Nga ky vendbanim shumë familie pas vitit 1913,në kohën e mbretërisë jugosllave por eshe më vonë,pothuajse të të gjitha vëllazërive janë shpërngulur në Turqi,Shkup,Maqedoni dhe në disa qytete të Kosovës.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1900 kishte 16 shtëpi myslimane (shqiptare),

-në vitin 1913-312 banorë,

-në vitin 1921-54 shtëpi mne 320 banorë,

-në vitin 1940-58 shtëpi,

-në vitin 1948-73 shtëpi me 488 banorë,

-në vitin 1953-72 shtëpi me 512 banorë,

-në vitin 1961-63 shtëpi me 529 banorë,

-në vitin 1971-60 shtëpi me 559 banorë,

-në vitin 1981-78 shtëpi me 573 banorë (571 shqiptarë,1serb,1 mysliman).

Para agresionit serb të vitit 1998-99 ky vendbanim kishte 94 shtëpi me 961 banorë.nga agresori serb janë djegur 86 shtëpi (66 tërësisht dhe 20 pjesërisht),35 stalla,shkolla,zyra e vendit dhe xhamia janë shkatërruar dhe djegur 91.5 % e fshatit.Janë të vrarë 7 banorë civilë dhe një dëshmor.

21.KAÇANIKU 


Qyteti i Kaçanikut shtrihet në pjesën jugore të Kosovës,ku lumi i Nerodimes derdhet në Lepenc,i vendosur në fillim të Grykës së kaçanikut,në lartësinë mbidetare prej 447 m. Rëndësia strategjike e tij ka qenë motivuar me sigurimin e kalimit nëpër këtë grykë.Në të dy anët (në lindje dhe perëndim) është i mbyllur prej kompleksit malor të Sharrit dhe masivit të maleve të Karadakut.Kjo pozitë strategjike,kësaj qyteze ia bëri të mundëshme gjatë historisë së sajë të ketë,jo vetëm funksionin lidhës,por edhe atë administarativ,tregtar dhe zejtar.

Sipërfaqja:1575 ha,53 ari,98 m.

Lagjet-familjet:Kyçyku,Berisha,Shehu,Rudi,Lika,Tyfeku,Shabanfeti (Rupi dhe Morina) ,Mullaabazi (Hoxha e Miftari),Tirolli,Trena,Nikoci (Sopa),Dushkaja (Thaçi) ,Raka, Bela, Tusha,Dogani,Brodi (Gjoni),Topojani,Tafili,Koxhaj,Nallbani, Burrniku,Jezerci, Axhami, Hoxha,Shasivari,Hashani,Kiki,Lleshi,Mjaku (Metallari),Zharku,Beci (Loçi),Përzha (Krasniqi),Vardari,Spahiu,Musa (Gorani),Bruti,Piliqi,Ukaj,Demaj,Dragobuzhda,Bajra,Demjashar(Reka,Rakoci) etj.Disa familie të vjetra shqiptare që kanë jetuar më parë në Kaçanik,sot nuk jetojnë pasi janë shpërngulur.

Mikrotoponimet më karakteristike:Rakoci,Kodra e Nërmjeme,Kodra e Madhe, Llokma, Kalaja,Bjeshka e treqind lirave,Stani i Brutit,Kodra e Hollë,Teçja e Kyçyk Mehmet Efendisë ,Kalaja,Pusi i Kafexhisë,Krivareka,Kroni i Shahit,Livadhi i Kadisë,Sanatoriumi,Tërstena,Kulla me Çeshme,Teçja,Ahishta,Luma e Llokmës,Vezet,Livadhi i Kaçanikut,Varri i Leshit,Kroni i Rrahit etj.

Që në kohë të lashta Kaçaniku ishte nyje nëpër të cilën kalonin dy rrugë:njëra (nëpër Karadak):Kaçanik-Llanishtë-Gjurgjedell-Paldonik-Hani i Elezit,ndërsa tjetra (nëpër Sharr):Kaçanik-Dubravë-Ivajë-Kotlinë-Gorancë-Svillare e Epërme.Kah mesi i shekullit XIX pushteti turk ndërtoi rrugë të re-këtë që tani gjarpëron përgjatë lepencit dhe është arterja kryesore që lidhë qytezën me pjesën e magjistrales së Adriatikut.Nga ana tjetër ,edhe vija hekurudhore veri-jug paraqet rëndësi të posaçme për qytezën.Karadaku dhe Sharri,rretheqark Kaçanikut,e thurrin si kurorë qytezën,ndërsa në të dalë të qytezës ngritet lartë Guri i Shpumë si dëshmitar i kohës së betejës së kryengritësve kosovarë kundër turq¨ve nën udhëheqjen e trimit legjendar Idriz Seferi (1910).

Klima e këtij vendbanimi karakterizohet me një variant klime kontinentale-mesdhetare,e cila bashkë me pozitën shumë të volitshme natyrore për komunikacion,bëri që në këso pozite strategjike të ndërtohej objekti,atëherë shumë i rëndësishëm,ushtarak-kështjella e njohur e Kaçanikut.

Në jug të Kaçanikut ndodhet Kodra e Gradishës (nuk është fjala për kalanë në qytet),por për një kala tjetër të moçme gjithashtu nga ka kaluar rruga e vjetër për Shkup.Pra,në pjesën jugore të Kaçanikut janë gërmadhat e kështjellës ilire-dardan.Ekziston edhe Kalaja,mbi Gurin e Shpumë,si vendbanim i vjetër ilir-dardan.Sot aty janë ende themelet e gurëve.Kjo kala gjendet afër fshatit Linishtë (Llanishtë).Kalaj tjetër është ajo në qytet e ndërtuar gjatë kohës së sundimit osman.

Kaçaniku i sotëm është territor i banuar që nga kohë të lashta.Këtë e dëshmojnë relikte të ndryshme të kulturës materiale që u gjetën këtu.Për ekzistimin e hershëm të qytetit të Kaçanikut janë gjetur disa materiale arkeologjike,në mes të të cilave edhe një guri mbivarror.Kjo stelë mund të jetë e gjysmës së parë të shek.II të erës sonë.Gurët mbivarrorë,të gjetur në lokalitetin e këtij vendbanimi,janë të kohës ilire-dardane,nën sundimin romak të shkruar me shkrim latin,si:Dea Adino / sevir (aug / ustalis?) / sac (rum) Tib (erius) / Cl (audius) Certus b (e)n (e) f (iciarus) co (n) (ularis) leg (ionis (audiae) v (otum s (olvit) l (ibens) m (erito)/Clem(ente) et Prisco co (n) s (ulibus);D (is) m (anibus).M.Cocc (eius) Via-/tor vç (i) x (it) ann (is)/LV UL (p) ia An-/nia....;Im (eratori) Ca )esar M.Aemiliano p (io) f (alici) (ivic-7to Aug (usto) ....;D (is) m (anibus)./Ulp (ius) Valentinus/vixit annis XV/U(ius) Andinus/et Aur (elia) Iulia/......;

Kaçaniku si venbanim daton nga koha e para pushtimit osman,kur delk si fshat.Nuk dihet se cilave vite u përket formimi i tij si vendbanim.Turqit e pushtuan,sipas të gjitha gjasave,më 1392,kur e pushtuan Shkupin,me¨qe 1452-53,d.m.th. Dy trei vite para pushtimit të pjesëve të tjera (pa Pejën me rrethinë) të territorit të sotëm të Kosovës.Kaçaniku me rrethinë del si nahi e Vilajetit të Shkupit.Në regjistrimin e këtij vilajeti të viteve 1452-53,nahija e Kaçanikut shënohet si ”Kaçanikller”,d.m.th.,në shumës pas gjithë gjasash,për shkak të ekzistimit të dy vendbanimeve me emrin Kaçanik.

Kaçaniku me rrethinë kishte popullatë masive shqiptare në gjysmën e dytë të shek.XV dhe gjatë shekujve të mëvonshëm flasin edhe të dhëna që dëshmojnë praninë e kaçakëve shqiptarë në Grykën e kaçanikut.Kështu udhëpërshkruesi frëng Philip du Frense-Canye,në vitin 1579 duke kaluar kësaj gryke thoshte se ishte rrezik mga shqiptarët,të cilët para pak kohësh kishin mbytyr pesë kadinj me përcjellësit e tyre,dhe i falënderohej Zotit që ai me suitë e kishte gjetur rrugën të lirë.

Kaçaniku ishte fshat deri në dekadën e fundit të shekullit XVI.Në dekadën e këtij shekulli,pra,zë fill formimi i Kaçanikut si qytezë.Ky formim është i lidhur ngushtë me vezirin e madhë të Perandorisë Osmane,me shqiptarin e lindur në Topojan të Lumës,me Koxha Sinan Pashën.Ky vezir i madhë,me themelimin e disa objekteve (monumenteve) me karakter rekigjioz-kulturor në Kaçanik,i dha këtij vendbanimi apo këtij fshati të deriatëhershëm pamjen e një kasabaje (qyteze).Me urdhërin dhe me meritat e këtij shqiptari që kishte në shërbim të pushtuesëve aziatë (të turqëve),në Kaçanik u ndërtua një xhami (që ekziston edhe sot),një imaret (kuzhinë publike),një shkollë,dy hane dhe një hamam.Funksionimin e tyre e mundësoi përmes pasurive që u dhuroi në formë vakëfesh në vende të ndryshme,si hane,dyqane,mullinj,konaqe,pasurinë e disa fshatrave etj.

Pra,Kaçanikun e tanishëm e ka formuar Koxha Sinan Pasha,kryesisht për shkakë të rëndësisë strategjike,për të siguruar komunikacionin e udhëtarëve nëpër grykë,meqënëse nga Kaçaniku i Vjetër-për shkakë të largësisë së tij nga Gryka-ka qenë vështirë të garantohet siguria në të.Kjo bëhet edhe më e qartë kur dihet fakti tjetër se çështja e sigurisë të kalimit nëpër Grykën e Kaçanikut,në dy dekadat e fundit të shek.XVI ishte bërë edhe problem politik.Për ta siguruar kalimin në këtë vend,në fund të këtij shekulli,u ndërtua edhe kalaja apo kështjella (që ruhet edhe sot),ndërtimi i së cilës kishte rëndësi për Portën e Lartë,e cila për këtë gjë i kishte ngarkuar përfaqësuesit e sanxhaqeve të Shkupit,të Vushtrrisë,të Prizrenit e të Dugagjinit.

Gjeografi turk Haxhi Kallfa në shek.XVII e përmend Kaçanikun në mes të Shkupit,Prishtinës,Moravës dhe Prizrenit.Ai shkruan se nga Shkupi vihet në Kaçanik për një ditë.Sinan Pasha e kishte ndërtuar në Kaçanik një shtëpi.

Sa i përket numrit të shtëpive,Kaçanikun e hasim në defterët osmanë.Kështu,Kaçaniku është i regjistruar në defterin e Vilajetit të Shkupit të vitit 1452,si nahi e ”kaçanikller”,hasi i Isa-begut,fshat i dervexhinjëve,dhe si fshat Kaçaniku-57 shtëpi dhe 2 të veja.Ky fshat,në vitet 1467-1468 (sipas regjistrimit tjetër) kishte 81 shtëpi e 2 të veja me përkatësi fetare të krishterë.Sipas regjistrimeve të viteve 1544 dhe 1568,kishte vetëm 35 shtëpi të krishtera.Në të gjitha këto regjistrime gëzonte statusin derbexhinj.

Më 1689 raportet austriake e përmendin këtë lokalitet si:”Standallet und Scholoss Cazanech”.Po në këtë vit Canteli e shënon Kaçanikun në hartën ”La Macedonia...Roma 1689 si Cacianico”.Në një dokument raguzian të vitit 1689,ky lokalitet në trajtën Cacianik.

Në gjysmën e dytë të shek.XVII,Kaçanikun e vizitoi Evlija Çelebija,i cili e përshkruan Kaçanikun dhe kështjellën e tij.Ai shkruan:”Qyteti i Kaçanikut është themeluar nga Sinan Pasha,pushtuesi i Jemenit,i cili ka ngritur (aty) një kështjellë katërkëndëshe që ka 800 hapa.Ajo (kështjella) e ka dizdarin e vet,50 ushtarë,dy topa dhe një kapi.Në mbrendi të kështjellës gjenden 40-50 shtëpi ushtarësh.Gjendet (në qytet) xhamia e Sinan Pashës.Ka teqe të bektashinjëve,shkollë fillore,hani i madh,hamami i vogël...”

Mirëpo,si duket as Kanei dhe as Çelebiu nuk dinin se ekzistojnë një vendbanim tjetër me emrin Kaçanik dhe ndodhej 5-6 km në veri të qytetit të sotëm të Kaçanikut.Ka burime historike,të cilat dëshmojnë se nga një dokument i Manastirit të të tre Shenjëtorëve,afër Prizrenit të vitit 1563 janë përmendur disa të krishterëve nga Kaçaniku.

Rëndësia e tij ka pasur më shumë karakter ushtarak.Në vitin 1685 ka qenë një ekuipazh prej 70 ushtarësh,i cili gjendej në gërmadhat e kështjellës.Kaçaniku ka qenë në atë kohë pa ndonjë funksion dhe rëndësi të madhe;këtë e vërteton edhe një e dhënë nga gjysma e dytë e shekullit XVI,ku ai përmendet vetëm si një strehim i thjeshtë në rrugën nga Shkupi në drejtim të Jeni Pazarit,e më tutje në drejtim të Bosnjës.

Në vitin 1836,Ami Boue,Kaçanikun e quante një fshat i madh,apo qytezë.Ajani (komandanti) ka banuar në një shtëpi në kala.Hani i Kaçanikut ka pasur më shumë lokale,sepse Bou aty për herë të parë në rrugën e vet nga kufiri hungarez deri në Kaçanik ka mund të marrë dhomë të veçantë.

Kah gjysma e shek.XIX,në kështjellë kanë qenë disa roje,që u kanë kontrolluar udhëtarëve dokumentet e udhëtimit,kanë nxjerrë prej qeraxhinjëve taksat dhe e kanë siguruar rrugën.Kah viti 1860,në Kaçanik ishin më se 100 shtëpi shqiptarësh,gërmadhat e karvan-sarajit dhe kurshumli-hanit të vjetër.Me ndërtimin e hekurudhës së Vardarit për në Kosovë,në vitin 1873,kur në Kaçanik u hap stacioni hekurudhor,qyteza filloi të zhvillohet,mirëpo prapëseprapë ishte vend i pasigurt për shkakë të individëve të shfrenosur dhe të grupeve që nuk nguronin as të plaçkitnin dhe të bënin shantazhe.Jo më parë se në vitin 1900,kur ishte forcuar influenca e pushtetit turk,qyteza mori pamje më të qetë,me çarshi të vogël dhe me nja 250 shtëpi shqiptarësh.Prej vitit të përmendur deri në vitin 1912,qyteza kishte emër tjetër zyrtar:Orhania dhe ishte qendër e kazasë (kajmekamllëk).

Në lokalitetin malor,jo larg Kaçanikut,të quajtur Tërstena,siç tregojnë informatorët kanë jetuar familjet shqiptare të shpërngulura nga pjesët e Sanxhakut të Nishit,rreth vitit 1848,siç thuhet,muhaxhirët e parë dhe janë vendosur në këtë lokalitet.Ata më vonë janë shpërngulur dhe nuk dihet se ku.Edhe në vendin malor të quajtur Vezët ka jetuar familja Rushiti,e cila në vitin 1912 është shpërngulur në Turqi.

Gjatë tërë historisë ky vendbanim sidomos gryka e tij,me të njejtin emër ka luajtur rol të rëndësishëm në rezistencën dhe kryengritjen e popullit shqiptar kundër pushtuesëve të huaj.Në vitin 1910 dhe disa vite të tjera kryengritësit shqiptarë e kishin marrë Grykën e Kaçanikut.

Pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit,më 1878,këtu nga muhaxhirët shqiptarë u përqendruan disa familje të quajtura Dragobuzhdë dhe Bajra.Këto familie muhaxhire rrjedhin nga fshatrat përkatëse nga Qarku i Vranjës.

Si vendbanim është i regjistruar edhe në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311 h,1314 h dhe 1318 h) etj,,kryesisht me emrin Orhanije.Kështu në sallnamen e vitit 1900 thuhet se në Kaçanik ekziston një konak shtetëror.Sinan Pasha ka ndërtuar një xhami dhe një shkollë për 67 nxënës.Nëpërmes të qytetit të Kaçanikut kalon lumi Lepenc,mbi të cilin janë ndërtuar tri ura,një prej druri,një prej guri dhe ura e ferovisë.Nga godinat shtetërore ka një stacion,disa hane,20 dyqane,një kala të lashtë.Në rrugën për në Shkup,aty ku fillon Gryka e Kaçanikut egziston një guri i shpuem 15-20 m gjatësi.

Gjatë sundimit osman,Kaçaniku ishte qendër e Kadillukut,pastaj nahijës etj.Ndërsa,pas pushtimit serb në vitin 1912 e deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore,ishte qendër komunale por edhe e rrethit.

Sikurse edhe nga shumë vendbanime të kësaj treve,por në përgjithësi të trevave shqiptare,nga ky vendbanim shumë familie,sidomos ato beglere,intelektuale por edhe të tjerë që nga viti 1912 e deri kah mesi i viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar u shpërngulen në Turqi,Shqipëri e gjetiu.Numri i familjeve të shpërngulura është shumë i madhë,rreth 100 familie.Kjo dëshmohet edhe me burime të shumta arkivore,por edhe nga banorët e tanishëm që disa të vjetër i mbajnë mend,ose kanë dëshmuar të parët e tyre.Pothuajse çdo familie ka të shpërngulur në Turqi e gjetiu.Mirëpo,edhe shumë familie nga ky vendbanim janë shpërngulur në Maqedoni,sidomos në Shkup,Tetovë etj.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1913 kishte 1236 banorë,

-në vitin 1921-210 shtëpi me 1.205 banorë,

-në vitin1948-428 shtëpi me 2.094 banorë,

-në vitin1953-414 shtëpi me 2.275 banorë,

-në vitin 1961-538 shtëpi me 2.923 banorë,(2743 shqiptarë,114 serb,4 malazez,62 të tjerë),

-në vitin 1971-729 shtëpi me 4.513 banorë (4421 shqiptarë,48 serb,1 malazez,43 të tjerë),

-në vitin 1981-1.017 shtëpi me 6.624 banorë (6445 shqiptarë,27 serb,2 malazez,1 turk,17 myslimanë,132 të tjerë).

Sipas shënimeve të Sektorit për Emigracion dhe Refugjatë të LDK-së,në vitin 1999,Kaçaniku kishte 1272 shtëpi (familie) me 10.049 banorë.Nga agresori serb dhe nga pasojat e luftës janë djegur e shkatërruar 354 shtëpi (300 tërësisht dhe 54 pjesërisht),13 objekte tjera banimi,5 depo,42 stalla etj.,1 garazhë dhe 42 objekte afariste.Janë vrarë 66 persona,luftëtarë dhe civilë,5 persona janë të humbur.Sipas disa burimeve,më 8 dhe 9 prill 1999,agresori serb sulmoi popullatën në lagjet:Dushkajë,Rakoc (Përroni i Rakocit) dhe në Lagjen e re.Armiku serb në këtë luftë pësoi mjaft.Atë ditë ranë dëshmorë 28 ushtarë e 2 u plagosën dhe u martizuan 32 civilë nga sulmoheshin edhe lagjet e tjera.Është zbuluar një varrezë masive.Popullata ishte dëbuar në mënyrë masive,kryesisht në Maqedoni.

Brashnici

Në defterin osman të përgjithshëm të vitit 1452,ishte i regjistruar si vendbanim me 10 familie shqiptare dhe 2 të krishtera.Identifikohet me fshatin e zhdukur Tërstenica.Shtrihet diku në rrethinën e Kaçanikut.

Bukurenci

Me këtë emër është i regjistruar në defterin osman të vitit 1455,si vendbanim i braktisur.Në defterin e vitit 1544,janë të regjistruar 11 familie krishtere,ndërsa në regjistrin e vitit 1568 nuk e hasim.Është shtrirë diku në rrethinën e Kaçanikut.

Bukoviku

Si vendbanim përmendet në Nahinë e Kaçanikut,në defterin kadastral të përgjithshëm të mëkëmbësit,krahinarit të Shkupit Isa-beg Is'haku në vitin 1455,me 12 shtëpi e të ardhura 600 akçe,pjesa tjetër e fshatit me 18 shtëpi,1 të vejë e 3 beqarë dhe pjesa tjetër 20 shtëpi dhe 2 beqarë.Në defterin e vitit 1468,kishte 35 shtëpi me të ardhura 701 akçe,pjesa tjetër 19 shtëpi e 2 të veja,pjesa tjetër 22 shtëpi dhe 2 të veja.Sot nuk ekziston.Ai gjendej në lokalitetin e sotëm me të njëjtin emër në juglindje të Kaçanikut.


Lipoveci

Ky vendbanim është i regjistruar në defterin e përgjithshëm osman të vitit 1452,por ishte i braktisur.Poashtu edhe në defterin e vitit 1468 paraqitet si vendbanim por pa banorë.Ubikimi i tij është bërë në veriperëndim të Kaçanikut.


Pokranci

Vendbanim i braktisur në territorin e Kaçanikut.Përmendet në defterin kadastral të krahinarit të Shkupit,Isa-bej is'hakut,në vitin 1455 i pabanuar.

Tërstenica

Përmendet në defterin e përgjithshëm kadastral të krahinarit të Shkupit,Isa-beg Is'hakut,në vitin 1452 me 13 shtëpi.Në defterin e vitit 1468 kishte 26 familie dhe 1 e vejë.Në defterët e vitit 1544 dhe 1568 nuk na paraqitet.Sot është emri i lumit të Tërstenës,degë e majtë e lumit Nerodimkë,i cili derdhet në anën veriore të qytetit të Kaçanikut,përmbi fshatin Sopot.



                                                     KAÇANIKU I VJETËR

Shtrihet rreth 7 km në veri të Kaçanikut.Është vendbanim kodrinor,fushor e malor,i tipit të shpërndarë,i ndarë në disa lagje.

Sipërfaqja:995 ha,32 ari,65 m.

Lagjet kryesore:Përzhaj,Hoda,Prushi,Topojani,Brati,Keku,Gërlica,Gabrrica dhe disa familie të ardhura nga fshatrat tjera.

Mikrotoponimet më karakteistike:Arat e Nallbanit,Livadhet e Hanit,Shpati i Kishës,Guri i Kishës,Varret e Tatarit,Tuma,Hani i Ademit,Uji i Bardhë,Kisha e Reçit,Arat e Hanit,Arat e Sali Demirit,Guri i Dautit,Prroni i Luzhës,Jazbinat e Hodës,Vorret e Cakës,Qardaku,Kyvaqa,Prroni i Trashë,Kroni i Kaçakve,Kapikuri,Kroni i Lafencit,Kroni i Aliut,Molla e Egër,Dardha Kakiçke,Kodra e Hajdarit etj.

Ky vendbanim është i vjetër antik.Këtë e dëshmojnë gjurmët e kulturës materiale nëpër tërë atë lokalitet,si p.sh.në lagjen e Reçve janë gjetur themele të shtëpive dhe gjurmë të tjera.Në këtë lagje ekzistojnë edhe gjurmët e një kishe të vjetër ilire që nga koha e sundimit romak.Aty janë gjetur gurë me shkrim latin,eshtra etj.Në lagjen Prush ekzistojnë varreza të moçme dhe një pus (bunar) i moçëm.Edhe në vendin Arat e Nallbanit ka gjurmë të vendbanimit të vjetër.Por,deri më tani nuk janë bërë gjurmime arkeologjike.Në këtë vendbanim përveç varrezave të tjera ekzistojnë edhe Varrezat e Tatrit.Në pjesën malore,në një kodër ka ekzistuar një kishë e vjetër,që në popull thuhet se është e kohës ”rimit”.Aty afër saj ekziston kroni që e quajnë Uji i Bardhë dhe është ruajtur mikrotoponimi Guri i Kishës.

Sipas traditës popullore,thuhet se kaçaniku i mëparshëm ishte në lokalitetin e sotëm të Kaçanikut të Vjetër.Rreth 1 km në jug të kaçanikut të Vjetër,janë dy themelet e dy haneve të vjetra,ku thuhet se aty ishte lokaliteti i Kaçanikut.

Në dokumentet e shkruara përmendet në regjistrin e krahinave të mëkëmbësit të Shkupit,Isa-beg Is'hakut,në vitin 1455,në fshat ishin të regjistruar 57 shtëpi,2 të veja.Ky ishte fshat derbenj për ruajtjen e rrugëve,urave,grykave, etj.Ishte bazë për mbrojtjen e udhëtarëve në Grykën e Kaçanikut.

Në një hartë austriake të përpiluar në bazë të shënimeve të vitit 1689 është regjistruar si vendbanim me këtë emër.

Në këtë vendbanim si familie beglere ishte vendosur në lagjen Prush,familja e Fetah Agës,dëbuar nga Siarina që në atë kohë,në vitin 1878,i takonte Sanxhakut të Nishit dhe ishte okupuar nga Mbretëria serbe.Kjo familie pas vitit 11912 shpërngulet në Turqi.

Në sallnamet e vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe të vitit 1900 (1311,1314 dhe 1318 h),me emrin Kaçaniku-atik është regjistruar si vendbanim.

Gjatë pushtimit bullgar në Luftën e Parë Botërore ishte djegur lagjja Përzhaj.

Në këtë vendbanim shqiptar,në tokat kryesisht të shqiptarëve të shpërngulur që nga viti 1913,fillojnë të vendosen serbet nga fshatrat e ndryshme përreth,si p.sh.nga Siriniqi,por edhe nga Mali i Zi etj.Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 29 familie kolone serbe e malazeze nga Hercegovina,Mali i Zi e Kroacia.

Nga ky fshat disa familie,pothuajse nga të gjitha lagjet,sidomos Gërlica,Topojani,Reçve,Prushëve etj.,janë shpërngulur në Turqi e gjetiu.Vetëm nga lagjja e tanishme e Gërlica në vitin 1912 nga zullumet e vrasjet serbe i tërë fshati i atëhershëm me mbi 20 shtëpi u shpërngul në Turqi.Shumica e kanë lërë pasurinë,ndërsa shembulli i familjes Prushi,e cila ia shet tërë pasurinë me mbi 50 ha tokë,me çmim,siç thuhet as tjegullat nuk i ka paguar.Një familie Përzhaj (Shefki Hajra),në kohën e Serbisë së Parë shpërngulet në Turqi,ndërsa vëllai i tyre (Sabiti) iu bashkangjitet në vitin 1952.Shumica e anëtarëve të familjes Keku,rreth viti 1930 shpërngulen në Shkup.Në pronat e familjes Topojani (hoxha i Topojanëve)të shpërngulur në Turqi,vendosen kolonët hercegovasë.

Shënimet statistikore:

-në fund të shek.XIX kishte 40 shtëpi shqiptare,

-rreth vitit 1905-46 shtëpi,

-në vitin 1921-54 shtëpi me 352 banorë,

-në vitin 1948-89 shtëpi me 635 banorë,

-në vitin 1953-99 shtëpi me 691 banorë,

-në vitin 1961-136 shtëpi me 828 banorë (517 shqiptarë,305 serb,1 malazias,5 të tjerë).

-në vitin1971-141 shtëpi me 1.018 banorë(772 shqiptarë,241 serb,5 malazes).

-në vitin 1981-176 shtëpi me 1.372 banorë (1.134 shqiptarë,230 serb,7 malazes,1 mysliman).

Para agresionit serb në vitin 1999 fshati kishte 220 shtëpi shqiptare dhe 30 shtëpi serbe e malazeze.Është shkatërruar një shtëpi shqiptare e pastaj edhe shtëpit serbo-malazeze.Në luftë me agresionin serb është vra një luftëtar,komandant dhe 5 civilë.Shumica e familjeve gjatë luftës janë shpërngulur në Maqedoni e disa kanë mbetur në fshat.



                                      23.KODËRTRIMI (Gjurgjedelli) 

Është vendbanim kodrinor-malor,i tipit të shpërndarë,që shtrihet rreth 8 km në jug të Kaçanikut.

Sipërfaqja:1.173 ha,21 ari,32 m.

Lagjet:Elezi,bela,Axhami,Mjaku,Mani,Ismaili,Idrizi etj.

Mikrotoponimet më karakteristike:Kodra e Nikës,Stani i Dautit,Ferishta,Stani i Shehut,Llokma,Kroni i Aliut,Arat e Cenës,Gradisha,Kodra e Gradishës,Ara e Kishës,Kodra e Kishës,Dushkaja,Bogroviti,Vranjak,Bodoshnjaku etj.

Është një prej vendbanimeve më të vjetra të kësaj treve.Sipas traditës fshati është quajtur me emrin Shën Gjergji.Nëpër të ka kaluar rruga kryesore që lidhte Shkupin me trevën e Kosovës.

Lokaliteti i vjetër i këtij fshati është Gradisha,një kodër nga fshati Mjak,mirëpo,nuk janë bërë studime arkeologjike.Në vendin ku sot është shkolla e fshatit janë gjetur gjurmë të kulturës materiale.Aty afër janë zbuluar edhe themelet e kishës,pastaj qeramikë,enë dhe vegla të bakrit dhe të tjera,që dëshmon se ishte një lokalitet mjaft i madh si duket edhe qendër zejtare.

Në dokumentet e shkruara e hasim në regjistrin turk të vitit 1452 ku janë të regjistruar 39 shtëpi e 7 beqarë.Ndërsa në regjistrin e Isa-beg Is'hakut,mëkëmbësit turk të Shkupit,në vitin 1455 fshati kishte 39 shtëpi.Në defterin e vitit 1544 fshati kishte 40 shtëpi.Ndërsa,në regjistrin e vitit 1568 kishte 26 familie krishtere.Është quajtur me emrin Gjediell.

Pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit,në vitet 1877/78,në këtë vendbanim u vebndosën disa familie shqiptare muhaxhire nga Sijarina.Mirëpo,ata në vitin 1929 detyrohen të shpërngulen në Turqi.Flitet në popull se pushteti serb në vitin 1928,kishën shqiptare në Kaçanik e kishte përvetësuar dhe shëndrruar në ortodokse serbe.Popullata vendore e disa fshatrave këtë akt e kishte kundërshtuar.Pushteti,si organizator të kësaj proteste,i akuzon muhaxhirët e këtij fshati dhe fillon ndaj tyre masat e ndjekjes dhe persekutimit.ata detyrohen të shpërngulen në Maqedoni,e pastaj edhe aty pushteti nuk iu lë vend dhe detyrohen të shpërngulen në Turqi.Flitet se në Turqi janë shpërngulur 19 familie muhaxhire.

Me emrin Kor Kidol ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314,1318 h).

Këtë vendbanim pushteti turk në kohën e Dërgut Pashës,në vitin 1908,e kishte djegur lagjen Belani dhe një lagje të Nikocit.Në tetor të vitit 1912 ushtarakët e çetniko-komitët serbë i lidhën me shokat e tyre 15 fshatarë të këtij vendbanimi,nga të cilët i kërkonin armët,i shpien në një përrua dhe me duar të lidhura i therrën me thika.Në vitin 1945 njësitë partizano-çetnike i pushkatuan 11 të rinj të këtij fshati.

Duhet theksuar se më se 60 % e fshatit ishte shpërngulur në Turqi (si p.sh.në vitin 1928 familja Ismaili),1929 familjet e muhaxhirëve,pastaj në periudhën 1956-63 shumë familie janë shpërngulur prapë në Turqi dhe shumë prej tyre në Shkup,ku sot aty janë rreth 100 familie.Disa familie janë shpërngulur në Kaçanik e gjetiu.

Shënimet statistikore:

-rreth viti 1905 kishte 30 shtëpi shqiptare,

-në vitin 1913 së bashku me lagjen Llanishta-412 banorë,

-në vitin 1921-55 shtëpi me 342 banorë,

-në vitin 1940-52 shtëpi,

-në vitin 1948-77 shtëpi me 493 banorë,

-në vitin 1953-74 shtëpi me 515 banorë,

-në vitin 1961-54 shtëpi me 369 banorë (341 shqiptarë,27 të tjerë.)

-në vitin 1971-42 shtëpi me 276 banorë shqiptarë,

-në vitin 1981-42 shtëpi me 298 banorë (297 shqiptarë,1 serb).

Fshati në vitin 1999 kishte 45 shtëpi me 464 banorë shqiptarë.Gjatë sulmeve të agresorit serb u dogjën shtëpitë e 9 familjeve,përkatësisht u dogjën e u shkatërruan 26 objekte banimi e ndihmëse si dhe shkolla e fshatit.Janë vrarë 3 persona (2 dëshmor,1 civil).Popullata ishte dëbuar në Maqedoni.

                                              24.KOXHAJ 

Shtrihet rreth 6-7 km në veriperëndim të Kaçanikut.Është i ndarë në disa lagje dhe është i tipit të shpërndarë.

Sipërfaqja:295 ha,27 ari,64 m.

Familjet:Koxhaj,Xhokli,Gabrrica,Raka,Dedaj,Berisha,Sokoli dhe Lushi.

Mikrotoponimet më karakteristike:Livadhi i Poshtër,Zabelet e Rrumbullakta,Meraja e Kolshit,Livadhi i Dedës,Ara e Rakës,Arrnica,Meraja e Koxhës etj.

Në administartën shtetërore deri në fund,me mbarimin e luftës së fundit të vitit 1999,është llogaritur si lagje e fshatit Doganaj.Tani të gjitha shtëpitë e lagjeve në anën e djathtë të rrugës për Brezovicë,llogariten si vendbanime me vete me emrin Koxhaj,në emër të familjes më të vjetër të vendosur në këtë fshat.

Familja Koxhaj thuhet se kanë ardhur nga Luma.Mendohet se është fshat herët i themeluar,por jo në këtë vend.Vlerësohet diku rreth 300 metra në lindje të fshatit të sotëm (te ara e Bagremave).

Më vonë në këtë vendbanim janë vendosur edhe fanilje të tjera,si p.sh.:Xhokli,Dedaj,Berisha,Lushi,Gabrrica,Sokoli,Raka etj.

Në vitin 1999 fshati kishte 82 shtëpi me 825 banorë shqiptarë.Nga sulmet serbe në këtë vit janë djegur e shaktërruar 44 shtëpi dhe disa objekte të tjera.Është djegur një lokal hotelier.Nga eksplozivi që kishin lënë forcat serbe gjatë djegies gjetën vdekjen 5 fëmijë dhe 2 janë plagosur,kurse duke kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni nga të ftohtit gjetën vdekjen 2 persona të gjinisë femërore.Një person është i humbur.Popullata qe dëbuar në Maqedoni e Shqipëri më 8 dhe 24 prill 1999.



                                              25.KRYENIKU (Kërveniku) 

Shtrihet rreth 15 km në jug të Kaçanikut.Është vendbanim i tipit të grumbulluar.

Sipërfaqja:1.227 ha,89 ari,15 m.

Fshati sot përbëhet nga katër familjet kryesore:Qajani,Krasniqi,Thaçi dhe Berisha.

Mikrotoponimet më karakteristike:Fusha e Frashnit,Ara te Vorret,Arat në Kisha,Shullani i Isbegut,Lapgjani,Ara e Biznakut,Kepi i Shipës,Lama e Spahisë,Lugi i Megjeve,Te Krojnat,Lugi i Sharovit,Kodra e Hurdhës,Shullani i Vneshtave,Arat e Katunit,Kodra e Rrahit,Arat e Gjata etj.

Ishte i banuar me popullatë shqiptare që nga lashtësia.Këtë e dëshmojnë gjurmët e mureve,thegullave,tullave,horosanit,vorbave të gjetura etj.Në vendin e quajtur Kodra e Hisarit,në jug-perëndim të fshatit dhe në vendin kisha,në veri të fshatit,ka gjurmë të qeramikës dhe dalin varreza të moçme me skelete të njerëzve.

Në dokumentet e shkruara,në regjistrin e defterit të përgjithshëm të Vilajetit të Shkupit të vitit 1452/53,përmendet me emrin Pokrovnik ose Pokrivenik me 18 shtëpi,1 e ve e 5 beqarë.Në defterin e viti 1468 kishte 27 shtëpi e 2 të veja.Në regjistrin turk të vitit 1544 kishte 27 shtëpi ,ndërsa në atë të vitit 1568 kishte 17 shtëpi.Në vitin 1690 gjatë luftës austro-turke fshati ishte djegur.Por,prapë rindërtohet.

Ky vendbanim me emrin Krivenik ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314,1318 h).

Shumë banorë nga ky vendbanim janë shpërngulur në Maqedoni,Turqi e gjetiu.

Shënimet statistikore:

-rreth vitit 1900 kishte 32 shtëpi shqiptare,

-në vitin 1913-301 banorë,

-në vitin 1921-42 shtëpi me 262 banorë,

-në vitin 1940-48 shtëpi,

-në vitin 1948-62 shtëpi me 400 banorë,

-në vitin 1953-64 shtëpi me 410 banorë,

-në vitin 1961-55 shtëpi me 387 banorë (383 shqiptarë,4 të tjerë),

-në vitn 1971-52 shtëpi me 383 banorë dhe

-në vitin 1981-49 shtëpi me 355 banorë shqiptarë.

Ky vendbanim në vitin 1991 kishte 389 banorë shqiptarë.

Në vitin 1999 fshati kishte 38 shtëpi me 411 banorë shqiptarë.

Në luftën e agresorit serb u dogjën 8 shtëpi ose 21.1 % e fshatit.Në mars të vitit 1999 popullata e fshatit u dëbua në Maqedoni.Në mars të vitit 2001 ushtria maqedone e kishte granatuar këtë fshat,dhe nga pasojat vdesin 3 vendës dhe 1 gazetar i huaj,kurse plagosen disa banorë.

                                                       26.KURBALIA(Korbliqi) 

Ky fshat malor shqiptar shtrihet rreth 14 km në lindje të Kaçanikut,në shpatet veriore të Karadakut.

Sipërfaqja:1.566 ha,48 ari,38 m.

Fshati përbëhet nga lagjet:Reka,Samakova,Dardhishta,Leskovica,Dinarica dhe Berisha (dikur).

Mikrotoponimet më karakteristike:Sakalla,Livadhet e Leskovicës,Roga e Madhe,Livadhet e Dinaricës,Rrafshi i Kishës,Livadhet e Shirokëve,Dardhishta,Kepi i Sokolit,Reka e Bilakit et.

Sipas gojëdhënës thuhet se përpara këtu kanë qenë romakët (fjala është për popullatën iliro-shqiptare nën sundimin romak J.O.)me stane,kështu që ata u larguan dhe i lanë stanet ashtu,dhe korbliqasit erdhën e u futën në to,kështu është formuar fshati.Nga gojëdhëna thuhet se popullata e tanishme e këtij fshati është ndërruar me atë të Gushicës.Popullata ishte e besimit krishterë.Në lagjen Dardhishta ekzistonte një kishë e vjetër,që dëshmohet edhe me mikrotoponimet Prroni i Kishës,Rrafshi i Kishës në veriperëndim.Aty ekzistojnë edhe varreza të tjera të vjetra krishtere,që nuk dihet se të cilës kohë janë.Në lagjen Leskovica,ka gjurmë të vendbanimit të vjetër,që dëshmohet me mbeturinat e tjegullave,tullave etj.Jo larg këtij vendbanimi,gjendet edhe kalaja e Mjakut.Në vendin samakova është nxjerrë xeheja,që dëshmohet me mbeturinat e sajë.

Nuk e kemi hasur në dokumentet e vjetra mesjetare,sidomos osmane,pasi që si duket një kohë ishte e braktisur.Rithemelohet më vonë,kështu që me emrin Korbolik është i regjistruar në një hartë austriake të përpiluar në bazë të shënimeve të vitit 1689.

Me emrin Korpolik,në Kazanë e Gjilanit ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe të vitit 1900 (1311,1314,1318 h).

Korbuliqi është i njohur nga kryengritja e vitit 1910 kundër pushtuesëve osman,ku u zhvillua në këtë fshat beteja e madhe.U vranë e u plagosën disa oficerë e ushtarë turq,por edhe kryengritës shqiptarë.Forcat e armotosuar turke arritën ta rrënojnë e ta rrafshojnë përtokë fshatin.Pastaj fshati pësoi edhe gjatë pushtimit serb.Në tetor të vitit 1912,ushtarët serb në lagjen Dinarica 7 persona i masakruan,si dhe në lagjen Leskovicë me duar të lidhura mbrapa i likuduan.popullata e braktisi fshatin,ushtarët komito-çetnikët serbë pasi e plaçkitën fshatin 13 shtëpive ua vunë zjarrin.Ndërsa,në vitin 1916 ushtria bullgare kishte internuar 20 familie nga ky fshat dhe ua kishte futur flakën për herë të dytë,ku ia vunë zjarrin 20 shtëpive dhe stallave e plevicave e i dogjën dhe i rrënuan të gjitha deri në themel.Sipas informatorëve familjet e të internuarëve p.sh.:të Sefë Maxherës etj.,i kishin dërguar në Budapest,ku shumë prej tyre nuk u kthyen fare.Edhe më 4 maj 1941 ushtria bullgare kishte djegur disa shtëpi të këtij fshati.

Flitet se ky ishte fshat i madhë me rreth 200 shtëpi,por pushtuesit e ndryshëm disa herë u kishin shkatërruar.Pastaj shumë banorë të tijë ishin shpërngulur.Kështu vetëm në vitin 1953 kishin migruar në Turqi 35 familie.Më vonë nga ky fshat banorët e tijë shpërngulen edhe në Shkup,kaçanik,Ferizaj etj.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1913 kishte 438 banorë,

-në vitn 1918-39 shtëpi me 472 banorë,

-nëvitin 1921-48 shtëpi me 315 banorë,

-në vitin 1927-48 shtëpi shqiptare,

-në vitin 1948-88 shtëpi me 483 banorë,

-në vitin 1953-91 shtëpi me 560 banorë,

-në vitin 1961-73 shtëpi me 523 banorë (520 shqiptarë,3 të tjerë),

-në vitin 1971-53 shtëpi me 405 banorë,

-në vitin 1981-39 shtëpi me 342 banorë (340 shqiptarë,1 turk,1 mysliman)

Në vitin 1999 fshati kishte 39 shtëpi me 366 banorë shqiptare.Nga agresori serbë janë djegur e shkatërruar 27 shtëpi (22 tërësisht,5 pjesërisht),1 objekt tjetër,7 stalla,pastaj objekti i shkollës,xhamisë etj.,ose 69,1 & e fshatit.Është vra një epror i UÇK-së i lagjes Dardhishta por me banim në Shkup.

VENDBANIMET E KAÇANIKUT

Redakto
27.LINISHTI (Llanishta) 

Linishti është fshat kodrinor-malor.shtrihet në anën juglindore të Kaçanikut,4 km larg tij.

Lagjet:Idrizi dhe Axhami.

Mikrotoponimet më karakteristike:Kodra e Belës,Te Kalaja,Te Fushat e Elezit,Kodra e Rugeve,Prroni i Sllaxhive,Te Kulla,Te Bajraki,Tophanja,Te Kepi i Polices,Shpella e Madhe,Shpella e Vogël,Pusi i Keq,Te Mullini n'rekë,Te Kepi i Katunit,Te Prroni i Qireqit,Bashqja e Ejupit,Ara e Rrahmanit,Re Varri i Spahisë,Te Guri i Zi,Kodra e Hollë,Gradishta etj. 

Përmbi këtë fshat (në mes Linishti dhe Kodërtrimi-gjyrgjedelliit) gjendet fortifikata e cila është padyshim iliro-romake.Banorët e saj e quajnë me emrin Gradishtë.Flitet se kjo kështjellë është ndërtuar në kohën romake.Edhe në territorin në mes Kaçanikut dhe Linishtit,afër Gurit të Shpumë gjendet një kala,ku ende ekzistojnë muret e saja,ndërsa në majë ekziston një rrafshinë prej 50 metrash gjërësi.Gjurmë të lokalitetit të vjetër,përkatësisht themele të shtëpive gjenden edhe në lagjen e Idrizajve,në vendin Ara e Hysenit.

Për vjetërsinë e fshatit dëshmojnë edhe varrezat e vjetra që gjenden në qendër të fshatit,rreth pjesës së vendit të quajtur Lama.Nëpër këtë fshat dikur,në kohën ilire,kalonte pjesa e rrugës Via Egnetia,që lidhte Dardaninë Verilindore me atë jugore (Kosovën me Maqedoninë).edhe sot aty këtu mund të vërehen pjesë të rrugës në kalldërm.Në kohën e sundimit osman ishte fshat i njohur derbenxhi.

Linishti si vendbanim përmendet me emrin Lenishte në defterin kadastral të vitit 1452 si fshat derbenxhi me 6 shtëpi.po ashtu si fshat derbenxhi në defterin e vitit 1468 kishte 44 shtëpi.Ndërsa,sipas regjistrimit të vitit 1544 kishte 20 shtëpi.Në defterin e vitit 1568 janë të regjistruar vetëm të ardhurat pa numër të banorëve.

Vendësit,pleqë dhe të moshuarit e këtij fshati,s'kanë dëgjuar nga të vjetrit e tyre të kenë ardhur nga ndonjë vend tjetër,por kanë dëgjuar nga pleqtë e hershëm të këtij fshati se nga Linishti janë shpërngulur shumë banorë,të cilët kanë migruar në drejtime të ndryshme.mërgimi i fshatarëve të Linishtit mori hov më të madh veçmas pas pushtimit të kosovës dhe të kësaj ane nga pushtuesit serb në tetor të vitit 1912.Pikërisht,më 27 tetor të vitit 1912,një njësit i Armatës së Tretë Serbe pushtoi edhe këtë fshat dhe me atë rast bëri masakës të madhe.Me kosa të mbledhura në fshat,gjakpirësit në këtë fshat prenë 24 linishtas dhe 4 musafirë.

Nga ky vendbanim në vitin 1935 dhe 1956 u shpërngulën në Turqi (Stamboll) 6 familie shqiptare.Shumë familie janë shpërngulur në Maqedoni,kryesisht në Shkup.

Ky vendbanim deri vonë ishte lagje e fshatit Kodërtrim (Gjurgjedelli),e pastaj në administartën shtetërore llogaritet si fshat më vete.Kështu sipas regjistrimit të popullësisë në vitin 1913,siç u tha më lartë,ishte lagje e fshatit Kodërtrim dhe së bashku i kishin 412 banorë.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1940 kishte 10 shtëpi,

-në vitin 1948-19 shtëpi me 133 banorë,

-në vitin 1953-22 shtëpi me 155 banorë,

-në vitin 1961-20 shtëpi me 144 banorë (143 shqiptar,1 serb),

-në vitin 1971-14 shtëpi me 124 banorë shqiptarë,

-në vitin 1981-18 shtëpi me 150 banorë shqiptarë.

Para agresorit serb në vitin 1999 fshati kishte 21 shtëpi me rreth 193 banorë shqiptarë.Nga pasojat e luftës u rrënuan 4 shtëpi dhe u vra një dëshmor dhe një nip i tij.


                                   28.LIRISHTA (Dubrava) 

Vendbanim në pjesën jugore të Rrafshit të Kosovës,përkatësisht rreth 6 km në veriperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim kodrinor i ndarë në lagje të tipit të grumbulluar.

Sipërfaqja:Vatë-Lirishtë:336 ha,29 ari.

Lagjet:Vishi,Imishti dhe Krasniqi (peraj).

Mikrotoponimet më karakteristike:Ara te Kasa,Ara te Diroja,Ara e Nikës,Ara e Fushës,Zabeli Dirojës,Ara te Bunari,Lugi i Fushës,Arat te Stani,Orrnica,Ara e Imishtit,Te Reka,Lugu i Qerimit të Hanës,Lugu i Rovanit,Strezovica,Resula,Lejthia e Vogël,Reka e Keqe,Reka e Madhe,Rrafshi i Kronit,Sepetini etj.

Lirishta përfshin një territor mjaft të gjërë.Nuk kemi hasur në gjurmë të vendbanimit të vjetër.Si duket është themeluar para 300-400 vitesh nga familjet e sotme Imisht,Peraj dhe Vishaj të ardhur nga viset e ndryshme shqiptare,të cilat e përbëjnë vendbanimin e sotëm,i cili pothuajse është i bashkuar me lagjen e poshtme të fshatit Vataj.

Shumë banorë të këtij vendbanimi,pas vitit 1912 dhe më vonë,janë shpërngulur në Turqi e Maqedoni.

Me emrin Dobrova,përkatësisht Dubrova ishte e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314,1318 h).

Shënimet statistikore:

-në vitin 1913 kishte 228 banorë,

-në vitin 1921-59 shtëpi me 447 banorë,

-në vitin 1948-45 shtëpi me 362 banorë,

-në vitin 1953-55 shtëpi me 387 banorë,

-në vitin 1961-59 shtëpi me 392 banorë(389 shqiptarë,2 serb),

-në vitin 1971-81 shtëpi me 503 banorë (502 shqiptarë,1 tjetër),

-në vitin 1981-43 shtëpi me 323 banorë.

Në bazë të shënimeve të LDK-së në vitin 1998-99 kishte 360 shtëpi me 3.804 banorë.Nga agresori serb janë djegur e shkatërruar 19 shtëpi,nga të cilat 15 tërësisht dhe 4 pjesërisht,si dhe 5 objekete tjera ose 5.3 %.

Sipas shënimeve të marra gjatë vizitës së fshatit,lagjja Vishi kishte rreth 70 familie,ndërsa Imishti dhe Peraj kishin rreth 50 familie..Në lagjen Vishi agresori serb në vitin 1999 dogji 4 shtëpi dhe u vranë 3 banorë,njëri prej tyre dëshmorë.Popullata në muajin prill 1999 ishte dëbuar në Maqedoni.

                                                     29.LUMBARDHI(Kotlina) 

Shtrihet rreth 10-12 km në jugperëndim të Kaçanikut-Është vendbanim kodrinor-malor i tipit të shpërndarë në lagje.

Sipërfaqja:1.078 ha,92 m.

Lagjet kryesore:Droshec,Srtemqë dhe Halilallar,ndërsa familjet:Loku,Kuçi,Vlashi,Brakaj etj.

Mikrotoponimet më karakteristike:Bjeshkë,Rakitë,Qafë Kepi,Bukrrinë,Zugjë,Fushë e Madhe,Kristë,Sharranec,Trishkë,Osaj,Uji i Nxehtë,Kalaja,Tumat,Kodra e Madhe,Shullan etj.

Kotlina relativisht është fshat i vjetër.nën fshat ekzistojnë gërmadhat e një vendbanimi të fortifikuar.Mësuesi ekzarhrist bullgar a.stojanov,në një artikull në gazetën e Stambollit ”novinii” të vitit 1891-92 shkruan se në këtë vendbanim ekzistojnë rrënojat e një kalaje,që nuk dihet se prej kur daton.Sipas Prof.dr.Naser Ferrit,në fillim të shek.III të erës së re në Kotlinë të Kaçanikut ekzistonte një vendbanim i fortifikuar me ekuipazh të ushtrisë romake,ku me gjasë shërbenin edhe ushtarët me origjinë vendëse.ka indikacione se ky lokalitet ekzistonte edhe më herët dhe vazhdoi të jetonte edhe pas kësaj kohe.Ai,thotë se kemi të bëjmë me një altar përkushtimor që u zbulua së bashku me disa gjësende dhe pjesë armësh prej metali,në lokalitetin ”Kalaja e Epërme” ,në periferi të fshatit Kotlinë,në jugperëndim të Kaçanikut.Një pjesë e altarit është dëmtuar.Në mbishkrimin e tij shkruan:IOM/GERMANIVS/,ARCAPT/RIS CIL/.5.LEG.III FL/V S/SENACOI ET AEM (LIA)/NO(COS).Mbishkrimi i kushtohet kryehyut të panteonit romak,Jupiterit,ndërsa atë ia kishte ngritur dhe kushtuar ushtari me emrin Germanius Mercator.sipas burimit tjetër,thuhet se në lindje të fshatit ekziston Kodra e Kalait,ku thuhet se ka pasur kala dhe gjurmët e themeleve edhe sot vërehen.Në veri të fshatit ekziston Kodra n'Tuma,pastaj në perëndim Kodra Guma-Guma,po ashtu në perëndim ekziston mikrotoponimi Te Varret e Vjetra,ku thuhet se përpara janë varrosur banorët e fshatit në këtë vend.Në perëndim-mal është ruajtur toponimi Sheshe,që paska disa rrugë të cilat kryqëzohen.

Në dokumentet e shkruara përmendet në regjistrin turk të Vilajetit të Shkupit të vitit 1452 kishte 40 shtëpi,2 të veja dhe 2 beqarë.Në defterin e vitit 1468 kishte 31 shtëpi e 2 beqarë.Në regjistrin e mëvonshëm turk të vitit 1544 janë regjistruar 32 shtëpi,ndërsa në vitin 1568 kishte 2 shtëpi të krishterë.

Me emrin Kotline,përkatësisht Kutlina ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314,1318 h).

Shumë banorë të këtij fshati janë shpërngulur në Turqi,Shkup,Feriza,Tetovë etj.

Sipas shënimeve të mësuesit ekzahrist Andrea Stojanov,ky vendbanim në vitin 1891-1892 kishte 30 shtëpi shqiptare dhe një xhami.Ai thekson se fshati dikur ka qenë çiflig.

Shënimet statistikore.

-në vitin 1900 kishte 30 shtëpi myslimane (shqiptare J.O.),

-në vitin 1913-462 banorë,

-në vitin 1921-66 shtëpi me 485 banorë,

-në vitin 1940-70 shtëpi,

-në vitin 1948-95 shtëpi me 586 banorë,

-në vitin 1953-94 shtëpi me 620 banorë,

-në vitin 1961-76 shtëpi me 567 banorë (563 shqiptarë,4 të tjerë),

-në vitin 1971-67 shtëpi me 545 banorë shqiptarë,

-në vitin 1981-58 shtëpi me 502 banorë shqiptarë.

Në vitin 1999 fshati kishte 69 shtëpi me 711 banorë shqiptarë.

Ky vendbanim nga sulmet barbare serbe në vitin 1999 pësoi mjaft ,sidomos në njerëz.U vranë 29 persona,nga të cilët 13 dëshmorë.Në këtë vendbanim me 24 mars 1999 është bërë masakra e njohur,ku armiku serb vrau 25,kryesisht të rinjë të këtij fshati.ata në mënyrë më barbare u masakruan,u vranë e u hodhën edhe të gjallë e gjysmë të gjallë në dy puse të fshatit,përfundimisht,edhe u minuan po aty e në atë gjendje,me synim për të varrosur bahkë me ta edhe të vërtetën,që as toka nuk do të mbante të pazbuluar.armiku shkatërroi rreth 47 shtëpi,shkollën me tërë dokumentacionin,ambulancën,xhaminë dhe disa objekte përcjellëse e afariste.Janë zbuluar 2 varreza masive.

                                                         30.NIKAJ 

Në veriperëndim të Kaçanikut,rreth 5 km larg shtrihej fshati Nikaj,i cili është i vendosur në pjerrësin lindore të Sharrit.Është vendbanim kodrinor,i tipit të grumbulluar.

Sipërfaqja:328 ha,89 ari,15 m.

Familja Guri (Bislimaj,Bathovit,Salihajt).

Mikrotoponimet më karakteristike:Arat në Fushë,Therrat e Dervenit,Therrat e Provalisë,Kosharishtë,Te Kroni,Te Guri i Konës,Kroni i Qirakut,Livadiqe,Shpati i Minit,Në Troje,Vorret e Trojes,Te Prroni i Magjupit,Te Prroni i Hallës Hanë,Therrat e Kurthit,Në Bri,Ara e Imishtit,Strezovica,Livadhet e Epërme etj.

Vendbanimi i vjetër i fshatit ishte në vendin e quajtur Troje,nën katund.Prej aty kanë dalë në vendin e sotëm.

Fshati gjithmonë është quajtur dhe quhet Nikaj.Lidhur me themelimin e këtij fshati thuhen disa legjenda.Sipas një gojëdhëne thuhet se në lokalitetin Nikaj jetonte njëfarë Nikolla për të cilin thonë se është shpërngulur në fshatin Jugenovcë të Tetovës,ose sipas tjetrës thuhet se në këtë lokalitet kishin ardhur katër vëllezër prej Nikajve të Shqipërisë.Si duket kemi të bëjmë me një vendbanim të vjetër baritor.

Edhe pse është vendbanim mjaft i vjetër,në dokumentet e shkruara përmendet ky fshat në Librin e kujtimeve -shënimeve të Manasririt të Shën Trinisë të Mushtishtit meqë kishte filluar të mbahet që nga vitit 1465,që disa banorë të krishterë të cilit i jepnin dhurata këtij manastiri.

Një kohë të gjatë për këtë vendbanim nuk kemi shënime.ndoshta,ishte i braktisur.disa familie nga ky vendbanim kanë migruar në Turqi,Shkup e gjetiu.

Shënimet statistikore:

-në fund të shek.XIX kishte 12 shtëpi të banuara me popullatë shqiptare,

-në vitin 1921-23 shtëpi me 144 banorë,

-në vitin 1948-29 shtëpi me 224 banorë,

-në vitin 1953-34 shtëpi me 246 banorë,

-në vitin 1961-45 shtëpi me 292 banorë (285 shqiptarë,7 të tjerë),

-në vitin 1971-61 shtëpi me 420 banorë,

-në vitin 1981-70 shtëpi me 580 banorë (579 shqiptarë,1 mysliman).

Në vitin 1999 fshati kishte 92 shtëpi me 885 banorë shqiptarë.Nga sulmet serbe në këtë fshat në vitin 1999 janë rrënuar 49 shtëpi dhe disa objekte përcjellëse,si dhe janë vrarë 6 persona (4 luftëtarë të UÇK-së dhe 2 civilë).popullata më 25 mars 1999 ishte dëbuar në Maqedoni.

Vaja e Nikës (Topllovoda)

Shtrihet afër lumit të Lepencit dhe rrugës magjistrale Prishtinë-Kaçanik.Është lagje e fshatit Nikaj.

Në këtë lokalitet jetojnë familjet Palloshi të ardhura para 35 viteve nga fshati Bicaj (Biçeci) dhe Dyroj nga Nikaj.

Në këto lokalitet jetojnë 7 shtëpi,nga të cilat shumica janë djegur.


                                                     31.NIKOCI 

Vendbanim kodrinor-malor,i tipit të shpërndarë,në juglindje të Kaçanikut.

Sipërfaqja:498 ha,88 m.

Familjet që jetojnë në këtë vendbanim:Hasanajt,rrahmanajt etj etj.

Mikrotoponimet më karakteristike:Lugu i canit,Vest,Lugu i Love,te Varri i Zeçës,Te Kroni i Haxhi Ibrahimit,Te Kroni i Hasanit,Te Qarrat,Lugu i Parë,Lugu i Shkozës,Roga e Metit,Te Kisha,Oborrishta etj.

Si vendbanim me emrin Ninkofce është i regjistruar në defterin e përgjithshëm osman të vitit 1452/3 dhe kishte 22 shtëpi.Në defterin e vitit 1468 kishte 13 shtëpi.Në defterin tjetër tëe vitit 1544 i ka vetëm 3 shtëpi,ndërsa në defterin e vitit 1568 nuk është i regjistruar,si duket është braktisur.

Si duket ky vendbanim është rithemeluar para 200-250 viteve,përkatësisht në fund të shekullit XVIII ose në fillim të shekulit XIX.

Me emrin Nikofc ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314,1318 h).

Flitet se pushteti bullgar gjatë Luftës së Parë Botërore në masë të madhe e kishte shkatërruar këtë vendbanim.

Disa familie nga ky vendbanim në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore shpërngulen në Turqi,sidomos rreth vitit 1936.thuhet se në Turqi është shpërngulur Halim Sopa.

Shënimet statistikore:

-në vitin 1913 kishte 165 banorë,

-në vitin 1921-17 shtëpi me 127 banorë,

-në vitin 1927-20 shtëpi shqiptare,

-në vitin 1948-11 shtëpi me 73 banorë,

-në vitin 1953-11 shtëpi me 87 banorë,

-në vitin 1961-9 shtëpi me 79 banorë,

-në vitin 1971-6 shtëpi me 41 banorë shqiptarë,

-në vitin 1981-1 shtëpi me 11 banorë shqiptarë.

Tani është vendbanim i pabanuar me popullatë.


                                                                      32.MALËSIA (Reka)

Shtrihet në pjesën e poshtme të lumit Reka,degë e djathtë e lumit Lepenc.Është vendbanim i ndarë në lagje. Sipërfaqja:217 ha,96 ari,24 m. Familjet:Hajdari,Qorri,Malësiu,Kamishi (Diraj),Kasa,Kamenica etj. Mikrotoponimet më karakteristike:Ara e Gatë,Arat në Kodër,Qeremidhane,Strezovicë,Kroni i Behlulit,Kisha e Kasës,Reka,Livadhet e Vishit,Vorri i Bugarit etj. Dardanët i digjnin të vdekurit e tyre e mbeturinat e tyre i varrosnin në varret-tumule.Një nekropel i tillë gjendej në çiflikun Kulinë në rajonin e fshatit rekë.Në këtë vendbanim janë zbuluar gjurmët e nekropoleve romake. Në lagjen Kasa ka gjurmë të dbanimit të vjetër si dhe ekzistojnë varreza të vjetra,të cilat populli i quan "të rimit".Në këtë lagje ka ekzistuar edhe një kishë e vjetër,që quhet Te Kisha e Kasës.Në popull flitet se banorët e parë e kanë lëshuar vendbanimin për shkakë të dimrit të fortë.Shumë më vonë janë vendosur banorët e sotëm të ardhur nga viset e tjera të ndryshme. Nuk e kemi hasur në dokumentet mesjetare.Ndoshta është quajtur me ndonjë emër tjetër apo ishte i braktisur. Si vendbanim ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314,1318 h). Mirëpo,sikurse edhe në vendbanimet e tjera shqiptare edhe këtu u kolonizuan familjet sllave kolone.Në vendin e quajtur Kamenica u kolonizuan 12 shtëpi me kolonë sllavë. Në vitin 1956 një familie shqiptare (hoxhë) shpërngulet ë Turqi. Shënimet statistikore: -në vitin 1913 kishte 181 banorë, -në vitin 1918-27 shtëpi me 287 banorë, -në vitin 1921-21 shtëpi me 146 banorë, -në vitin 1948-48 shtëpi me 292 banorë, -në vitin 1953-53 shtëpi me 301 banorë, -në vitin 1961-58 shtëpi me 300 banorë (269 shqiptarë,30 serb,1 të tjerë), -në vitin 1971-60 shtëpi me 366 banorë (344 shqiptarë,18 serb,1 tjerë), -në vitin 1981-108 shtëpi me 856 banorë (845 shqiptarë,7 serb,4 malazez. Në vitin 1999,para agresionit serb,fshati kishte 120 shtëpi shqiptare dhe 1 shtëpi serbe.Janë shkatërruar 5 shtëpi shqiptare,1 shitore dhe 1 shtëpi serbe.Janë vrarë 4 banorë (2 burra,një djalë dhe një vajzë).Popullata më 25 mars ishte dëbuar në Maqedoni.

                                                33.PALDONIKU (Paldenica)

Fshati gjendet në një taracë të gjërë,në anën e majtë të Lepencit,rreth 7-8 km në jug të Kaçanikut ose 3 km në veri të hanit të Elezit. Sipërfaqja:404 ha,38 ari,40 m. Lagjet:Dernjani,Qupi,Ramukaj,Krasniqi,Bela,Asotiqi,Axhami,Vila,Curri,Loku,Thaçi etj. Mikrotoponimet më karakteristike:Prroni i Binollit,Kepi i Markit,Mulojsat,Buktevec,Livadhi i Kishës,Kodovushë,Fujza,Hurdha,Livadhi i QamuritGjolltë e Selmanit,Kolorashe,Kroni i Morrave,Te Vathi,Frashëri,Ara e Leprit etj. Është vendbanim mjaft i vjetër iliro-dardan.Është zbuluar nekropoli (shek II-III),në bregun e majtë të lumit Lepenc,kah Hani i elezit.rastësisht është zbuluar një llambë e qeramikës,garniturë brezi e bronzit etj.Në vendin Livadhet e Kishës,janë zbuluar varreza të moçme.Në këtë vendbanim është gjetur edhe një pllakë-stellë e vjetër në themelet e një muri prej gurit.Nga pllaka shihet (në bazë të mbishkrimit)se ajo i përket Gentilicit,perandorak Julius,të cilat në koloninë Scupi janë mjaft të gjetura,kurse në Munipicium Ulpianum më pakë.Në atë pllakë shihet një pjesë e relievit që duhet të jetë figura e njeriut,kurse pjesa e djathtë (mbishkrimi në gjuhën latine) është e thyer.Pllaka i ngritet të birit Klensit 40-vjeçar nga prindërit e tij.Pllaka i përket shek.III.e.sNë këtë vendbanim janë gjetur dy monedha bronxi në vende të ndryshme.monedha e parë ka diametër 1,5cm.Nê avers është fytyra e sundimtarit me diademë në kokë,kurse në revers shihet figura e luftëtarit,i cili në dorën e djathtë mban gjahun,kurse në të majtën heshtën.Aty shihet edhe shkrimi,por jo i qartë:MONOM ose MONUN,që mund të jetë i mbretit Monum i shek.IIIp.e.sKjo monedhë e vogël bronxi është gjetur te ara me emrin Te Zabeli të lagjes Jasharaj mbi rrugën për Paldenicë.Monedha e dytë është gjetur te shkolla e fshatit.Në avers është fytyra e sundimtarit e kthyer në të djathtë me mbishkrim:PROVIN.A.DACIA,një figurë femre që në dorën e djathtë mban një lule,kurse në dorën e majtë diçka që nuk vërehet.Në fund të kësaj ane shënon:ANIII.Sipas mbishkrimit që shihet,monedha është prodhuar në provincën e Dakisë (në Rumaninë e sotme). Në dokumentet e shkruara përmendet në regjistrin sumar turk të tokave të mëkëmbësit të Shkupit,Isa-beg Is'hakut,në vitin 1452 dhe kishte 30 shtëpi,7 të veja dhe 2 beqarë.Në defterin e vitit 1544 kishte 11 shtëpi ,ndërsa në vitin 1568 kishte 10 shtëpi.edhe në librin e kujtimeve të Manastirit të Shën Trinisë që ka filluar të mbahet 1465,janë shënuar disa banorë të këtij fshati dhe dhurues të manastirit.Në rrugën për në Shkup,në jug të Kaçanikut,në shek.XVI (1575) udhëpërshkruesi i misionit venedikas Jakopo Soranca e përmend fshatin Palevoreza.sipas të gjitha gjasave ka të bëjë me këtë vendbanim. Si vendbanim është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314,1318 h),është regjistruar me disa ndryshime. Ushtria serbe pas pushtimit të Kosovës,në vitin 1912,vrau disa banorë të këtij fshati. Shumë banorë nga ky fshat duke filluar nga viti 1912 e deri në vitin 1960 shpërngulen në Turqi,por edhe në Maqedoni,Kaçanik,Han të Elezit e gjetiu. Në këtë vendbanim që nga vitet e 70-ta deri në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar,u vendosën shumë familie të shpërngulura nga fshatrat përreth,si nga Vërtomica,Gjurgjedelli,Neçaci,Dërmjaku etj.,të cilat kryesisht i ndërtuan shtëpit e tyre në pjesën e poshtme të fshatit Paldonik,në tokat e rrafsha dhe të punueshme.Me shtimin artificial u bë për shkaqe ekonomike,pasi që kjo popullsi e papunë kërkonte punësim në ndërmarrjet e Hanit të Elezit dhe kushte më të mira për jetesë. Shënimet statistikore: -në vitin 1913 kishte 203 banorë, -në vitin 1921-35 shtëpi me 243 banorë, -në vitin 1940-35 shtëpi me 330 banorë, -në vitin 1948-24 shtëpi me 182 banorë, -në vitin 1953-51 shtëpi me 330 banorë, -në vitin 1961-41 shtëpi me 330 banorë shqiptarë, -në vitin 19871-53 shtëpi me 383 banorë (370 shqiptarë 13 tjerë), -në vitin 1981-94 shtëpi me 724 banorë (707 shqiptarë,17 myslimanë). Ky vendbanim në vitin 1991 kishte 889 banorë. Në vitin 1999 fshati kishte rreth 155 familje me 1.307 banorë shqiptarë.popullata nga agresori serb në mars të vitit 1999 ishte dëbuar në maqedoni.Mbas mbarimit të luftës një person është vrarë nga minat.



                                                 34.PUSET E NIKËS(Pusteniku)

Ky vendbanim shtrihet rreth 8 km në jug të Kaçanikut.Është vendbanim i ndarë në lagje. Sipërfaqja:1.087 ha,28 ari,06 m. Lagjet e fshatit:Bushtë e Epërm,Bushtë e Poshtëm,Dacët,Bravët,Laçët (Laçi,Reçi,Beqa,Lami etj). Mikrotoponimet më karakteristike:Sumreka,Bibinoll,Broboshtina,Sllatina,Kepi i selishtës,Dëkergjik,Prroni Nikobllavës,Gropat e Epra,Kodra e xhiqëve t'Reçit,Rrushi i Thacët,Prroni i Bibinollit,Te Kisha,Likona,dadraha e Demës,Lugji i Kopnishtës,Lugu i Madh,Te Kronja,Te Muret selishtë,Lisevë,Rana e Laçit,Oreq etj. Afër këtij fshati,në lokalitetin rrafshinë,nën kodrën selika,thuhet se është vendbanim i vjetër,ndoshta në mal ka edhe kala ilire. Në këtë vendbanim,sikurse edhe në vendbanimet e tjera jetonte popullata shqiptare krishterë.Mbeturinat e kishës së dikurshme në fshatin Pusniku i Vjetër,në mbështetje të teknikës ndërtimore,ekspertët mendojnë se daton nga shek.X ose XI,por nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe më e hershme.Rreth gërmadhave të kësaj kishe,sipas traditave këtu vijnë ndonjë banorë herë shqiptarë e romë.ata i sjellin të sëmurit dhe ndezin qirinj.Mirëpo,në bazë të shënimeve të marra në terren,thuhet se në mëhallën Laçi,ekzistojnë gjurmët e një kishe të vjetër që nga periudha romake.Në vendin e quajtur Katunishtë (Selishtë)-Ureq,janë gjetur varreza të moçme me skelete të mëdha.Selishta është në lagjen e Bravëve,në veriperëndim të fshatit.Aty është një guri i madh që quhet Kepi i Selishtes. Në dokumentet e shkruara përmendet në regjistrin turk të Vilajetit të Shkupit të vitit 1452 ishin të regjistruar 50 shtëpi,2 të veja e 5 beqarë.Ndërsa në regjistrin e pronave të mëkëmbësit turk në Shkup,Isa-beg Is'hakut,më 1455,gjithashtu ishin 50 shtëpi,2 të veja dhe 2 beqarë,me emrin Bustenik.Në defterin e vitit 1468 kishte 58 shtëpi dhe 2 të veja. Fshati ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314 dhe 1318 h) me emrin Postanik. Banorët e këtij fshati,për shkak të gjendjes politike e më vonë ekonomike,që nga viti 1920,pastaj në vitin 1936 më se 20 familje shqiptare shpërngulen në treva të ndryshme,si edhe në Turqi,posaçërisht familjet e lagjes Laçi. Shënimet statistikore: -në vitin 1913 kishte 474 banorë, -në vitin 1921-58 shtëpi me 467 baorë, -në vitin 1948-76 shtëpi me 615 banorë, -në vitin 1953-87 shtëpi me 628 banorë, -në vitin 1961-72 shtëpi me 519 banorë, -në vitin 1971-66 shtëpi me 505 banorë shqiptarë, -në vitin 1981-80 shtëpi me 609 banorë shqiptarë. Ky vendbanim në vitin 1991 kishte 400 banorë shqiptarë. Në vitin 1999 fshati kishte 47 shtëpi me rreth 383 banorë.agresori serb nga 30 shtëpit në lagjen Laçi dogji 21 shtëpi dhe 4 shtëpi në lagjet tjera.Pjesërisht është djegur edhe shkolla me një pjesë të dokumentacionit.Xhamia e fshatit është granatuar.Janë vrarë nga ky fshat 4 persona (nga të cilët 1 dëshmor) dhe 1 person është i zhdukur.Më 26 shkurt 1999 u zhvillua beteja e njohur e UÇK-së.Me që pësoi armiku në betejën e mëparshme,ai më 2 e 3 mars,ndërmori edhe një ofensivë të madhe.ky vendbanim u granatua nga të gjitha drejtimet.UÇK-ja bëri rezistencë të madhe.Këtu ranë dëshmorë dy luftarë,dy persona u plagosën rëndë,ndërsa një luftar u burgos dhe pastaj u pushkatua në burgun e Dubravës.popullata e këtij vendbanimi në këtë kohë u dëbua në Maqedoni.

                                                35.QAFËMALI (Glloboçica)

Ky vendbanim shtrihet rrëzë malit Lybeten,në jugperëndim të qendrës komunale të Kaçanikut,rreth 38 km saj (të bazuar në rrugën e komunikacionit,ndërsa në vijë ajrore është shumë afër).Është fshat i ndarë në lagje. Sipërfaqja:1.412 ha,15 ari,45 m. Lagjet:Katuni 34.PUSET E NIKËS(Pusteniku) Ky vendbanim shtrihet rreth 8 km në jug të Kaçanikut.Është vendbanim i ndarë në lagje. Sipërfaqja:1.087 ha,28 ari,06 m. Lagjet e fshatit:Bushtë e Epërm,Bushtë e Poshtëm,Dacët,Bravët,Laçët (Laçi,Reçi,Beqa,Lami etj). Mikrotoponimet më karakteristike:Sumreka,Bibinoll,Broboshtina,Sllatina,Kepi i selishtës,Dëkergjik,Prroni Nikobllavës,Gropat e Epra,Kodra e xhiqëve t'Reçit,Rrushi i Thacët,Prroni i Bibinollit,Te Kisha,Likona,dadraha e Demës,Lugji i Kopnishtës,Lugu i Madh,Te Kronja,Te Muret selishtë,Lisevë,Rana e Laçit,Oreq etj. Afër këtij fshati,në lokalitetin rrafshinë,nën kodrën selika,thuhet se është vendbanim i vjetër,ndoshta në mal ka edhe kala ilire. Në këtë vendbanim,sikurse edhe në vendbanimet e tjera jetonte popullata shqiptare krishterë.Mbeturinat e kishës së dikurshme në fshatin Pusniku i Vjetër,në mbështetje të teknikës ndërtimore,ekspertët mendojnë se daton nga shek.X ose XI,por nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe më e hershme.Rreth gërmadhave të kësaj kishe,sipas traditave këtu vijnë ndonjë banorë herë shqiptarë e romë.ata i sjellin të sëmurit dhe ndezin qirinj.Mirëpo,në bazë të shënimeve të marra në terren,thuhet se në mëhallën Laçi,ekzistojnë gjurmët e një kishe të vjetër që nga periudha romake.Në vendin e quajtur Katunishtë (Selishtë)-Ureq,janë gjetur varreza të moçme me skelete të mëdha.Selishta është në lagjen e Bravëve,në veriperëndim të fshatit.Aty është një guri i madh që quhet Kepi i Selishtes. Në dokumentet e shkruara përmendet në regjistrin turk të Vilajetit të Shkupit të vitit 1452 ishin të regjistruar 50 shtëpi,2 të veja e 5 beqarë.Ndërsa në regjistrin e pronave të mëkëmbësit turk në Shkup,Isa-beg Is'hakut,më 1455,gjithashtu ishin 50 shtëpi,2 të veja dhe 2 beqarë,me emrin Bustenik.Në defterin e vitit 1468 kishte 58 shtëpi dhe 2 të veja. Fshati ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314 dhe 1318 h) me emrin Postanik. Banorët e këtij fshati,për shkak të gjendjes politike e më vonë ekonomike,që nga viti 1920,pastaj në vitin 1936 më se 20 familje shqiptare shpërngulen në treva të ndryshme,si edhe në Turqi,posaçërisht familjet e lagjes Laçi. Shënimet statistikore: -në vitin 1913 kishte 474 banorë, -në vitin 1921-58 shtëpi me 467 baorë, -në vitin 1948-76 shtëpi me 615 banorë, -në vitin 1953-87 shtëpi me 628 banorë, -në vitin 1961-72 shtëpi me 519 banorë, -në vitin 1971-66 shtëpi me 505 banorë shqiptarë, -në vitin 1981-80 shtëpi me 609 banorë shqiptarë. Ky vendbanim në vitin 1991 kishte 400 banorë shqiptarë. Në vitin 1999 fshati kishte 47 shtëpi me rreth 383 banorë.agresori serb nga 30 shtëpit në lagjen Laçi dogji 21 shtëpi dhe 4 shtëpi në lagjet tjera.Pjesërisht është djegur edhe shkolla me një pjesë të dokumentacionit.Xhamia e fshatit është granatuar.Janë vrarë nga ky fshat 4 persona (nga të cilët 1 dëshmor) dhe 1 person është i zhdukur.Më 26 shkurt 1999 u zhvillua beteja e njohur e UÇK-së.Me që pësoi armiku në betejën e mëparshme,ai më 2 e 3 mars,ndërmori edhe një ofensivë të madhe.ky vendbanim u granatua nga të gjitha drejtimet.UÇK-ja bëri rezistencë të madhe.Këtu ranë dëshmorë dy luftarë,dy persona u plagosën rëndë,ndërsa një luftar u burgos dhe pastaj u pushkatua në burgun e Dubravës.popullata e këtij vendbanimi në këtë kohë u dëbua në Maqedoni.

                                                                                     36.RUNJEVA

Fshat pranë lumit të Nerodimes,rreth 2-3 km në veri të Kaçanikut.Shtrihet në luginë,rreth lumit Nerodime,i ndarë në lagje. Sipërfaqja:578 ha, 75 ari, 12 m. Lagjet:Berisha,Burrniku dhe Koka. Mikrotoponimet më karakteristike:Dushkaja,Bjeshka,Thepi,Kroni i Plakit,Neromja,Tuma,Rrafshi i Kullave,Prroni i Mustafës,Prroni i Jakupit,Tuma e Bajrakut,Xhadja e Mretit,Lugu i Kicit,te Pllaka,Udha e Hekrit,Guri i Keq,Prroni i Belës,Kroni i Belës,Lisi i Ujit,Tuma e Bunarëve,Stani i Beqirit,Lugu te Livadhet e Doçit,Te Bashqet,Guri i Gatë,rrafshi i Vojsës,Te Kisha etj. Është një prej fshatrave më të vjetra të trevës së kaçanikut dhe të gjërë të Kosovës.Ka shumë vende të varrezave,përkatësisht tuma,që siç thuhet janë varreza të ilirëve.Ekzistonin dy kisha,njëra mbi lagjen e Burrnikëve dhe tjetra afër lagjes së Berishëve.Afër tumave ka gjurmë të materialit ndërtimor,si tjegulla,tulla,qeramika etj.Në kodrat e afërta kishte pasur vreshta,çka ende mund të gjenden gigjat e hardhive etj. Në këtë fshat janë gjetur mbishkrime të cilat e lokalizojnë një prej shumë statio vectigalis Illyrici dhe deri më tani castrumin e panjohur. Në vendin Rrafshi i Kullave kanë ekzistuar kulla,siç i thotë popullata-të mbretit.Afër fshatit ka kaluar edhe rruga e njohur antike dhe më vonë,quhet Xhadja e Mbretit. Në dokumentet e shkruara në regjistrin turk të Vilajetit të Shkupit të vitit 1452 ishin të regjistruar 54 familje.Regjistri i krahinave të mëkëmbësit të Shkupit,Isa-beg Is'hakut,të vitit 1455 i regjistrion gjithashtu 54 shtëpi dhe 1 e vejë.Në defterin e vitit 1468 kishte 78 shtëpi dhe 2 të veja.Ndërsa në regjistart e mëvonshëm në atë të vitit 1544 kishte 16 shtëpi,ndërsa në vitin 1568 kishte 33 shtëpi. Si vendbanim është regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689. Me emrin Rinova,përkatësisht Rujinova ishte e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314 dhe 1318 h). Dy familje,të Berishëve dhe të Kokajve,nga ky fshat janë shpërngulur në Izmir të Turqisë,gjatë kohës së Mbretërisë jugosllave. Shënimet statistikore: -rreth vitit 1905 kishte 20 shtëpi shqiptare, -në vitin 1913-163 banorë, -në vitin 1921-26 shtëpi me 155 banorë, -në vitin 1948-44 shtëpi me 257 banorë, -në vitin1953-33 shtëpi me 279 banorë, -në vitin 1961-36 shtëpi me 326 banorë, -në vitin 1971-49 shtëpi me 381 banorë, -në vitin 1981-70 shtëpi me 543 banorë (541 shqiptarë,2 myslimanë). Ky vendbanim në vitin 1999 kishte 499 banorë shqiptarë. Në vitin 1999 fshati kishte reth 100 shtëpi me 520 banorë shqiptarë.Në këtë vendbanim nga agresori serb me 21 maj 1999 janë djegur 30 shtëpi dhe 35 stalla të bagëtive.Është masakruar 1 ushtar i UÇK-së dhe 1 civil.popullata u largua dhe u vendos në Maqedoni,përveq 68 personave që kishin mbetur aty.


                                                                      37.RREZANA (Rezhanca)

Shtrihet 15 km në jug të Kaçanikut,ndërsa 4 km nga hani i Elezit.Është vendbanim kodrinor-malor i tipit të shpërndarë. Sipërfaqja:860 ha,91 ari,26 m. Në këtë vendbanim sot jetojnë kryesisht këto familje:Bajramaliu,Rexhallari,Rogaqi,Huneli,Hasallari,Gjoni etj. Mikrotoponimet më karakteristike:Livadhi i Spahisë,Livadhi i Nikomës,Hurdha e Markit,Derveni,Kepi i Hisarit,Te Kisha,Pojatishta,Kodra e Bajrakit,Livadhi i Smakës,Shullani,Ferishta,Kepi Vneshve,Mali i Zi,N'tërshanë etj. Në juglindje të fshatit Rezhancë,larg rreth 1 km (në të djathtë të lumit Ortica),gjendet një vend i ngritur i quajtur me emrin Kepi Hisar.Në themelet e asaj kodre,gjenden mbeturinat e mureve,tjegullave dhe ekziston gropa ku tani gjatë rënjes së shiut barinjtë futen në të.Kjo duhet të jetë padyshim kështjellë ilire.Në vendin Jorgovanat,sot janë gjurmët e disa mureve,ku ka tulla tjegulla,qeramikë etj.,që dëshmohet se i shte i banuar.katundi i moçëm është shtrirë në vendin Livadhe në perëndim dhe në rraha në veriperëndim të fshatit.janë zbuluar mbeturina të kulturës materiale si:tulla,tjegulla,kanalizimi,themele të gurëve etj.Në lindje të katundit ekziston vendi ku ka ekzistuar një kishë e vjetër,siç thuhet shqiptare.Afër kishës janë zbuluar varreza shumë të vjetra si dhe jo larg tyre është gjetur edhe një vegsh i madh. Në dokumentet e shkruara përmendet në regjistarat turk të Vilajetit të Shkupit të vitit 1452 kishte 18 shtëpi,1 të vejë dhe 5 beqarë dhe pjesa tjetër 10 shtëpi.në defterin e vitit 1544 dhe 1568 kishte 26 shtëpi. Në vendin Kepi i Vneshve,thuhet se ajo pjesë ishte mbjellë me hardhia të rrushit.ishte vend ku ruheshin rrugët,që dëshmohet edhe me toponimin e ruajtur Dërven. Me emrin Jarançe,përkatësisht rezanca ishte e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314 dhe 1318 h). Në periudha të ndryshme nga ky fshat migruan në turqi 5 familje shqiptare,pastaj shumë familje në Maqedoni (Shkup e Tetovë),han të Elezit etj. Shënimet statistikore: -në vitin 1900 kishte 16 shtëpi myslimane (shqiptare J.O.), -në vitin 1913-425 banorë, -në vitin 1921-32 shtëpi me 228 banorë, -në vitin 1948-50 shtëpi me 374 banorë, -në vitin 1953-59 shtëpi me 416 banorë, -në vitin 1961-59 shtëpi me 463 banorë, -nëvitin 1971-66 shtëpi me 539 banorë, -në vitin 1981-61 shtëpi me 477 banorë shqiptarë. Duke filluar nga viti 1981 shumë banorë shpërngulen nga ky vendbanim dhe më afër qendrës lokale krijojnë lagjen e re.Në këtë lagje vendosen edhe banorët nga fshatra të tjera të afërta,kështu që numri i shtëpive në këtë lagje në vitin 2000 arrin në rreth 100,ndërsa në vendbanimin e vjetër jetojnë rreth 22 familje me 198 banorë shqiptarë.Në këtë vendbanim janë djegur 8 shtëpi.Fshati është dëbuar në Maqedoni.

VENDBANIMET E KAÇANIKUT

Redakto

38.SEMAJA Shtrihet në shpatet e malit Jezerc,rreth 25 km në veriperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim kodrinor-malor i ndarë në dy lagje:Semaja e Epërme dhe Semaja e Poshtme. Sipërfaqja:257 ha,08 ari,36 m. Fshati ndahet në dy lagje kryesore:Semaja e Epërme (Istrefi) dhe Semaja e Poshtme (Hasani,Curroja,Lami.). Mikrotoponimet më karakteristike:Kodra e Lutës,qardaku,Bunari i Malsorit,Vau i Kishës,Kodra e Shehit,Livadhet e Culës,Mahalla Perdeme,Shullani,Kepi,Kodra e Vojsës,Bunari i Imerit,Picrraku,Shavarina etj. Është vendbanim i vjetër.Përmbi varreza ka ekzistuar një kishë e vjetër.Është ruajtur toponimi i Vau i Kishës.Në perëndim të fshatit,përkatësisht Mahallës së Poshtme kanë ekzistuar vareza të moçme,që askush nuk di të kujt janë.Në vendin Livadhet e Culës,në kufi me fshatin Gaçkë,ka mbeturina të tjegullave,tullave etj.,që dëshmojnë se aty dikur ishte e banuar. Në Dokumentet e shkruara përmendet në defterin kadastral osman të Vilajetit Vëllk të vitit 1455 dhe ishin të regjistruar 27 shtëpi.Më vonë nuk kemi hasur shënime të shkruara. Sipas trditës thuhet se familjet e sotme kanë ardhur këtu para 300 viteve nga malësia e Gjakovës.Këtu i kanë gjetur shehlerët e fshatit Doganaj,të cilët pastaj shpërngulen dhe në vend të tyre vendosen këta. Si vendbanim me këtë emër ishte e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314 dhe 1318 h). Shënimet statistikore: -në fund të shek.XIX kishte 8 shtëpi shqiptare, -në vitin 1905-10 shtëpi, -në vitin 1921-10 shtëpi me 85 banorë, -në vitin 1948-23 shtëpi me 164 banorë, -në vitin 1953-31 shtëpi me 198 banorë, -në vitin 1961-37 shtëpi me 218 banorë, -në vitin 1971-31 shtëpi me 232 banorë, -në vitin 1981-31 shtëpi me 208 banorë shqiptarë. Në vitin 1999 kishte 300 shtëpi me afro 250 banorë shqiptarë

                                                                      39.SOPOTI (Sopanica)
   Vendbanim në luginën e Lepencit,i tipit të zgjatur,i ndarë në disa lagje dhe është rreth 6 km larg në veriperëndim të kaçanikut.

Sipërfaqja:462 ha,68 ari,86 m. Lagjet dhe familjet kryesore në këtë vendbanim:Tusha,Demnika,Dalloshi,Kovaçi-Topojani,Topalli,Kastati dhe Provalia. Mikrotoponimet më karakteristike:Shpati i Topallit,Ara e Sulës,Ara e Musës,Livadhi i Madh,Ara e Zallinës,Ara e Zharkut,Zabeli i Osmanit,Troja,Prroni i Kovaçit,Permi Shpia,kroni i Topallit,ara e Madhe,Shpati i Malokut,Ara e Ajshës,Ara e Llugës,Kodra e Kullës,Shpati i Gllijave,Nër Ara,Shpati i Epërm,Kodra e Keqe,Te Furrat,Zalli i Ardrakës,Livadhet te Gropat,Te Thana e Isufit,Te Stacioni i Trenit të Vjetër etj. Është vendbanim mjaft i vjetër dhe i rëndësishëm.Në Kodrën e Kullës,ekzistojnë troje të moçme,që dëshmohet me gjurmë të tjegullave,tullave etj.,që dëshmon se aty ishte vendbanim i mëparshëm.Ekzistojnë edhe varreza të moçme që quhen te Varret e Latinëve,rreth lumit,në mahallën e Tushëve.kishte pozitë të mirë,pasi që nëpër të kalonin rrugët që lidhnin pjesët e ballkanit,si p.sh. Ajo boshnjake-maqedone me atë të Sreckës dhe Siriniqit,që nga kohët më të hershme.Në gjysmën e parë të shek.XVI e kishte sarajin e karavaneve. Në dokumentet arkivore përmendet në vitin 1361,kur pronat e tij i dhurohen manastirit të Hilandarit.Në defterin osman të Vilajetit të shkupit të vitit 1452 në fshatin me emrin Sopotnica Epërme janë regjistruar 81 shtëpi e 3 të veja.Në defterin e vitit 1468 kishte 26 shtëpi dhe një e ve dhe Sopotnica e epërme me 151 shtëpi dhe 2 të veja dhe pjesa tjetër 80 shtëpi,3 beqarë dhe 1 e vejë.edhe në regjistart e mëvonshëm osman të viteve 1544 përmendet sopotnica e Epërme me 69 shtëpi dhe më 1568 Sopotnica e Epërme me 91 shtëpi.E kishte statusin e derbenxhinjëve.Po ashtu në defterët osman ekziston edhe vendbanimi tjetër Sopotnicë.Kështu në defterin e vitit 1452 kishte 30 shtëpi dhe 3 të veja.Në defterin e vitit 1544 kishte 18 shtëpi,ndërsa në atë të vitit 1568 kishte 20 shtëpi. Në librin e shënimeve të Manastirit të Shën trinisë të Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet nga viti 1465 përmenden disa banorë të fshatit soponicë si dhurues. Në bibliotekën e Shën Markut në Venedik gjendet dorëshkrimi anonim nga vitit 1559/60 i regjistruar me shenjë latine Anonimo,Viaggio da Venezia a Consatinopoli (Anonimi,Udhëtimi prej Venediku në Stamboll).Ky shkruan më tej se "arritëm në Sopotnicë e cila është larg 22 milja". Si vendbanim është i regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689. Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314 dhe 1318 h),janë të regjistruar dy vendbanime:Sopotnica-i Kebir dhe Sopotnica-i Sagir. Nga ky vendbanim shumë familje janë të shpërngulura në Maqedoni. Nëpër tërë këtë vendbanim prej vitit 1942 deri në vitin 1966 ka kaluar hekurudha e cila e ka lidhur Kaçanikun me xeheroren e Vorbeshticës në Zhupën e siriniqit. Shënimet statistikore: -në fund të shek.XIX kishte 30-40 shtëpi shqiptare, -në vitin 1913 me emrin Sopatnica e Madhe-189 banorë,ndërsa Sopatnica e Vogël-155 banorë, -në vitin 1921-44 shtëpi me 271 banorë, -në vitin 1948-52 shtëpi me 308 banorë, -në vitin 1953-62 shtëpi me 393 banorë, -në vitin 1961-75 shtëpi me 446 banorë, -në vitin 1971-71 shtëpi me 559 banorë (556 shqiptarë,2 serb,1 tjerë), -në vitin 1981-101 shtëpi me 883 banorë (881 shqiptarë,1 serb,1 myslimanë). Në vitin 1999 fshati kishte rreth 130 shtëpi me rreth 1.200 banorë shqiptarë.Nga ky vendbanim janë djegur 4 shtëpi të lagjes Provolia dhe 2 plevica të lagjes Topalli.Janë vrarë 3 banorë të lagjes Tusha.popullata më 3 maj 1999 ishte dëbuar në Maqedoni. Lumasi (Provolia) Është lagja më e poshtme e vendbanimit Sopot. Familjet:Toska,Mula,Kërdhaku,Tusha,Nika (Curraj),Dogani dhe Krraba (Stagova). Mikrotoponimet:Ara e Velisë,Te Pojatat,Llaka,Ara e Sokakut,Ara e Durës,Prroni i Cucës etj. Në këtë vendbanim kanë jetuar edhe Pacët (Nikaj) të cilët janë shpërngulur në Shqipëri,Shkup etj. Në këtë vendbanim jetojnë 22 familje.Nga agresori serb janë djegur 3 shtëpi dhe është vrarë një person.


                                                            40.STAGOVA

Shtrihet në një fushëgropë të vogël në rrjedhën e lumit të Nerodimes,rreth 5 km në veri të Kaçanikut. Sipërfaqja:1.205 ha,70 ari,63 m. Familjet-Lagjet:Hysaj,Teneqja,Dashi,Gudaqi,Jaha,Mani,Braha,Bajrami,Krraba,Krivanjeva etj. Mikrotoponimet më karakteristike:Guri i Kishës,Prroni i Cucës,Livadhi i Gatë,rrafshi i Kodrës,Livadhi i Hollë,Kumllishta,Livadhi i Çelës,Trenajt,Çakajt,Kroni i Trenajve,Kodra e haxhës,Shkozishta,Pylla e Metës,shpati i sedës,Podi,Drumi,Prroni i Hysajve,Prroni i Mahallës së Poshtme,Prroni i Rexhukës,Mullini i Krivanjevës,Mullini i Teneqve,rrahishta,Buxhaku i Sokolit,Braniki,Dushkaja,Ara e Ukës,Ara e Xhemës,Ara e Asllanit,Zharrina,Kroni i Tekerlokit,Baçja e Januzit,Shpati i Zymerve,Pusat e Thive,Vorret e Shkive,Ara e Veselit,Livadhi i Hasanit etj. Në popull flitet se fshati është formuar prej dy vëllezërve në kohët e mëhershme (sigurisht në mesjetë).Kur ndahen vllezërit,njëri e ndërton shtëpinë andej lumit (Nerodime),kurse tjetri mbetet këtej lumit.Lumi Nerodime e përshkon fshatin mespërmes.Prej këtyre dy vëllezërve arrin të shumohet popullsia në këtë fshat.Mbi fshat,në maje të malit,gjendet mikrotoponimi,që në fshat i thonë Guri i Kishës.Flitet se aty ka qenë kisha. Në dokumentet e shkruara,në një regjistër osman të Vilajetit të Shkupit,të vitit 1452,përmendet me emrin Istagova,i braktisur.Në të njëjtën mënyrë është regjistruar edhe në regjistrin e mëkëmbësit të krahinës së Shkupit Isa-beg Is'hakut,më 1455 me emrin Istagova,por ishte i pabanuar.Ehdhe në defterin e vitit 1468 ishte i braktisur. Si vendbanim me emrin Stagova,është i regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689. Pas një kohe fshati prapë rithemelohet.Para vitit 1800 fshati është djegur nga sunduesi osman.shumë pak banorë kishin mbetur.Disa ishin masakruar,por gati tërë banorët kishin ikur.Herën e dytë fshati ishte djegur nga okupatori bullgar.Me këtë rast gjysma e fshatit shpërngulet në Llojan të Kumanovës.Më vonë shumë banorë të këtij fshati ishin shpërngulur në Turqi,por edhe në Shqipëri. Me emrin Istagova ishte regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe të vitit 1900 (1311,1314 dhe 1318 h). Gjatë pushtimeve të huaja,sidomos nga ata serb e bullgarë,popullata e këtij vendbanimi kishte pësuar shumë.Kishte përjetuar vrasje,masakra e djegie,sikurse edhe në luftën e fundit. Në këtë vendbanim,në të cilin ka jetuar popullata shqiptare,sipas dokumenteve arkivore,në vitin 1932 në Stagovë ishin 3 familje kolone sllave me 17 anëtarë. Shënimet statistikore: -Në fund të shek.XIX kishte 30 shtëpi shqiptare. -rreth vitit 1905-55 shtëpi shqiptare. -Stagova me dy lagjet e veta në vitin 1913,trenaj dhe Krivanjeva kishin 623 banorë, -në vitin 1921-79 shtëpi me 491 banorë, -në vitin 1948-93 shtëpi me 614 banorë, -në vitin 1953-101 shtëpi me 712 banorë, -në vitin 1961-121 shtëpi me 819 banorë, -në vitin1971-161 shtëpi me 1.087 banorë, -në vitin 1981-161 shtëpi me 1.119 banorë (119 shqiptarë,2 myslimanë9. Në vitin 1999 fshati kishte 185 shtëpi me 1.603 banorë.soldateska serbe dogji 104 shtëpi (97 tërësisht,7 pjesërisht) dhe shumë objekte të tjera banimi,stalla etj.,përkatësisht 56.2 % e fshatit.ndërsa vrau e masakroi 16 persona,kryesisht pleq e plaka,por edhe të rinj.U dogjën dhe u granatuan:shkolla tetvjeçare,biblioteka e fshatit (me rreth 3.000 libra të djegura),ambulanca,xhamia,dyqanet.popullata u deportua,një pjesë e banorëve në Maqedoni,në muajin prill dhe maj 1999.Disa jetuan nëpër male dhe nuk i lëshuan shtëpit e tyre.

                                                                Trenajt

Ky vendbanim është shtrirë reth dy kilometar larg fshatit Stagovë. Thuhet se ky fshat i banuar me popullatë shqiptare,gjatë kryengritjeve shqiptare kundër sundimit osman,në vitet 1908-1910.kishte pësuar mjaft,ngase ishin djegur dhe vrarë disa persona. Në këtë fshat pas okupimit nga ushtria serbe në vitin 1912,një grua myslimane,të cilës ia kishin rrëmbyer burrin,vrau pesë ushtarë serb.Serbet si kundërpërgjigje i vënë zjarrin gjithë fshatit. Në fshatin Trenaj njësiti ushtarak e komito-çetnik ia behu prej fshatit Goshicë të Komunës së Vitisë.Njësiti i prirë nga serbët e kësaj ane,të armatosur deri në dhëmbë më 26 tetor 1912 u vërsulën nëpër ato pak shtëpi të fashatit si bisha të tërbuara.Prej shtëpive nxorrën meshkujt-burrat e lidhur me duar mbrapa.Të lidhurit i dërguan në pyll.te Lybetenei i Çakës,mbi fshat dhe që të gjithë i pushkatuan pa kurrfar gjykimi.Për një moment ky fshat u shëndrrua,në një kasaphane të vërtet.Larg në këtë fshat malor dëgjoheshin britmat,vaji e kukama e grave dhe e fëmijëve.shumica e atyre që shpëtuan u dhanë në ikje.Mirëpo,sipas burimeve,banorët e mbetur kan ikur dhe janë vendosur në Kaçanik,Turqi,Mogillë,Begracë etj.

                                                                     Çakajt

Ky vendbanim është shtrirë ndërmjet lagjes Trenaj dhe Krivanjevës të Stagovës.Po ashtu sikurse lagjja trenaj,edhe lagjja Çakaj tashmë është pa asnjë banor. Këto dy lagje u braktisën nga banorët e tyre ngase pushtuesit vranë dhe ushtruan dhunë në popullatën e këtyre dy vendbanimeve,tashmë të braktisuar përgjithmonë.Nga ky vendbanim popullata e shpërngulur nga dhuna serbe u vendos në disa vende si:Kaçanik,Shkup,Turqi etj.


                                        41.TRIMORI (Kovaçeci) 
                       

Fshat në rrëzët verilindore të malit Sharr,para hyrjes së Lepencit në Grykën e Kaçanikut,në veriperëndim të Kaçanikut. Sipërfaqja:570 ha,37 ari,89 m. Lagjet:Troni,Trupaj,Muçaj,Ahmataj,burrniku etj. Mikrotoponimet më karakteristike.Prroni i Hekurt,Stani i Ali Kurtit,Varri shaqës të Rexhës,Varri i Lleshit,Te Kroni i Livadhit të Dardhave,Livadhi i Mustafës,Uji i Bardhë,Mrizi i Stanit etj. Edhe pse është vendbanim i vjetër nuk është hasur në gjurmë arkeologjike. Në dokumentet e shkruara në regjistrin turk të Vilajetit të shkupit të vitit 1452,ku ishin të regjistruar 56 shtëpi dhe 1 e vejë.Në defterin e vitit 1468 kishte 63 shtëpi dhe 2 të veja.Në vitin 1566 kishte 23 shtëpi.ndërsa,në vitin 1568 kishte 30 shtëpi.Në këtë periudhë e më vonë,fshati e kishte tretmanin e fshatit derbexhinj. Sipas traditës thuhet se një kohë në këtë vendbanim kishte ra murtaja dhe kishin shpëtuar vetëm tre persona. Me emrin Kofaçefçe ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe 1900 (1311,1314 dhe 1318 h). Shënimet statistikore: Me emrin Kovaxhik,në fund të shekullit XIX kishte 30 shtëpi shqiptare. -në vitin 1913-së bashku me lagjen Masgraja-337 banorë, -në vitin 1921-47 shtëpi me 316 banorë, -në vitin 1948-45 shtëpi me 287 banorë, -në vitin 1953-69 shtëpi me 474 banorë, -në vitin 1961-89 shtëpi me 539 banorë (535 shqiptarë 1 serb,3 të tjerë), -në vitin 1971-89 shtëpi me 648 banorë shqiptarë, -në vitin 1981-90 shtëpi me 656 banorë (655 shqiptarë,1 mysliman). Para agresionit serb të vitit 1999,fshati kishte 160 shtëpi me 1.583 banorë shqiptarë.Në sulmet barbare serbe në vitin 1999 në këtë fshat u shkatërruan 105 shtëpi (84 tërësisht,21 pjesërisht),2 objekte tjera dhe 30 stalla,përkatësisht 65,6 % e fshatit.Ndërsa nga ky vendbanim në altarin e lirisë ranë 4 dëshmorë.Popullata ishte dëbuar nga fshati dhe ishte strehuar në Maqedoni.


                                                 42.VATAJ 

shtrihet rreth 9 km në veriperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim i ndarë në:Vata e Epërme,e cila përbëhet prej disa lagjeve dhe Vata e Poshtme. Sipërfaqja:Vatë-Lirishtë (Dubravë) 317 ha,03 ari,60 m. Lagjet dhe familjet kryesore:Gjinaj,Dullovi,Neziraj,Lamaj,Tifekaj,Cakaj, (në lagjen e Epërme),Memaj,Baftiu (në lagjen e Poshtme). Mikrotoponimet më karakteristike:Prroni i Memës,Kodra e Keqe,Lubovec,Prroni i Keq,Rogat,Kodra e Dushkut,Ara e Gatë,Ara e Topallit,Te Mollat,Reka e Madhe,Patalishta,Te Prroni i Kishës,Kroni i Ftoftë,Kroni i Madh,Kroni i Vogël,Te Kisha,Kroni i Hajdukve,Kroni te Funi i Rogës etj. Lokaliteti i këtij vendbanimi në lagjen e Epërme ishte i banuar mjaft herët.Ekzistojnë gjurmë të vendbanimit,por nuk janë bërë gjurmime arkeologjike.Dëshmi për vjetërsi janë edhe dy kisha të vjetra autoktone,në mes të lagjes Dullovi dhe Lamaj,në vendin e quajtur t Prroni i Kishës dhe tjetra në lagjen Gjinaj.Thuhet se lagjja e sotme Tifeku është më e vjetra në fshat.ata më parë ishin të vendosur afër lumit,në lokalitetitn e sotëm të fshatit Doganaj ose soponicë,por për shkak të zhurmës së bretkocave janë ngritur në lartësi,në male.Ndërsa banorët e vatës së Poshtme janë vendosur këtu para 200-300 viteve.kjo lagje (Baftiu dhe Memaj) pothuajse është së bashku me fshatin Lirishtë (Dubravë). Mirëpo,sipas thënies së popullit ky vendbanim një kohë ishte i pabanuar.Nuk e hasim në dokumentet mesjetare osmane.thuhet se banorët e parë janë ardhur nga fshati Vatë i Pukës dhe në bazë të të cilit edhe e ka marrë emrin. Me këtë emër ishte i shënuar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe të vitit 1900 (1311 dhe 1318 h). Nga ky nendbanim shumë familje janë shpërngulur në Shkup dhe Tetovë të Maqedonisë,disa nga të cilat janë nisur për shpërngulje në Turqi dhe kanë mbetur aty.Ndërsa disa familje,si ajo e Baftiajve,në vitin 1959 janë shpërngulur në Turqi. Shënimet statistikore: -në vitin 1913 kishte 333 banorë, -në vitin 1921-52 shtëpi me 356 banorë, -në vitin 1948-72 shtëpi me 508 banorë, -në vitin 1953-81 shtëpi me 533 banorë, -në vitin 1961-99 shtëpi me 603 banorë shqiptarë, -në vitin 1971-104 shtëpi me 758 banorë, -në vitin 1981-109 shtëpi me 1.062 banorë (1.058 shqiptarë,2 myslimanë,2 tjerë). Sipas shënimeve në terren gjatë vizitës në vitin 2001 në Vatën e Epërme u konstatua kjo gjendje sipas lagjeve: Lagjja e Epërme kishte rreth 60 shtëpi,nga të cilat gjatë agresionit serb janë djegur 9 shtëpi në Lagjen Cakaj,2 në lagjen Tifekaj,2 në atë të Lamaj,ndërsa janë vrarë 5 banorë civilë. Ndërsa lagjja e Poshtme kishte rreth 95 shtëpi,nga të cilat janë djegur 4 shtëpi dhe është vrarë një person (dëshmor).Popullata më 25 maj 1999 ishte dëbuar nga fshati për në Maqedoni.


                                    43.VITMIRI (Vërtomirica)

Vendbanim pranë bregut,në anën e majtë të Lepencit,rreth 6-7 km në jug të Kaçanikut. Sipërfaqja:438 ha,61 ari,03 m. Kanë jetuar:Doshlakët (prej Tanisheci) dhe Krasniqët (sot në Shkup dhe Paldenicë dhe në Turqi 1957,4 shtëpi),sot Doshlakët në Han të Elezit dhe në Shkup. Mikrotoponimet më karakteristike në fshat:Ara e Mezinit,Vorret e Epra,Te Vorret,Guri i Markit,Mshtekna,Ara e Shehit,Kepi i Shipës,Gurishta,Lugi i Kotarëve,Livadhi i Pemve,Te Kisha,Kroni i Madh,Kroni i Vogël,Mbi Arë,Kroni i Vosës,Te Stanet,Vërteqkë,Ara e Sherit etj. Është vendbanim i vjetër.Kjo dëshmohet me toponimet e ruajtura,si p.sh. Kisha,që dëshmon se popullata më parë ishte krishtere,ndërsa sa i përket gjurmimeve arkeologjike nuk janë bërë. Nëdokumentet e shkruara përmendet në vitin 1434 në një libër kishtar,i cili ruhet në Manastirin e Markut në shkup (kishën shën Dimitrisë).Në regjistrin e parë kadastaral osman të vitit 1452,është shënuar si fshati V'tomirqi,me 13 shtëpi dhe 4 beqarë.Në regjistrin e krahinave të mëkëmbësit turk në Shkup Isa-beg Is'hakut është shënuar në vitin 1455,si Vitomirice,me 13 shtëpi e 2 beqarë.ndërsa më 1463,si Vrtomirice,gjithashtu me 13 shtëpi.në defterin osman të vitit 1468 kishte 13 shtëpi.Në vitin 1544 janë regjistruar 13 shtëpi krishtere dhe 1 myslimane.ndërsa në defterin e vitit 1568 kishte vetëm 3 shtëpi krishtere. Në sallnamet e vilajetit të Kosovës të vitit 1896 me emrin Virtomça dhe të vitit 1900 (1318 h) është i regjistruar me emrin Vërtomiqa. Nga ky fshat prej vitit 1933-1956 kanë migruar në Turqi 12 familie shqiptare. Shënimet statistikore: -në vitin 1913 kishte 65 banorë, -në vitin 1921-12 shtëpi me 73 banorë, -në vitin 1948-31 shtëpi me 200 banorë, -në vitin 1953-8 shtëpi me 62 banorë, -në vitin 1961-6 shtëpi me 42 banorë shqiptarë, -në vitin 1971-8 shtëpi me 56 banorë, -në vitin 1981-3 shtëpi me 16 banorë. Në vitin 1999 ky vendbanimishte i pabanuar. Familjet e fundit e lëshojnë këtë vendbanim në vitin 1985.ato vendosen në fshatin Paldeniicë.Tani është vendbanim i pabanuar me popullatë.


                                     SHËNIME PËR AUTORIN

Jusuf Osmani u lind në albanë të Madhe (Sllatinë të Madhe) të Fushë Kosovës më 1948.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të Mesmen Ekonomike në Prishtinë (1967),Shkollën e Lartë Pedagogjike-histori-gjeografi në Gjakovë (1970),Fakultetin e Shkencave Natyrore-Matematikore (gjeografinë) në Prishtinë (1971) dhe studimet pasuniversitare në zagreb (1978).Në vitin 1986 doktoroi në fushën e arkivistikës në fakultetin Filozofik (Dega e Arkivistikës) në Universitetin e Lubjanës me temën:"Lënda arkivore për reformën agrare dhe kolonizimin e Kosovës 1918-1941".Është doktori i parë i arkivistikës në Kosovë si dhe është kanditat i parë në Universitetin e Lubjanës që mbrojti temën e doktoraturës nga lëmia e arkivistikës në territorin e ish jugosllavisë. Ka punuar arsimtar,profesor,kurse prej vitit 1973 në Arkivin e Kosovës në Prishtinë,prej vitit 1987-2001 në Arkivin e Qytetit të Prishtinës,ndërsa prej marsit të vitit 2001 prapë kthehet në Arkivin e Kosovës në vendin e punës drejtor,ku edhe tani e kryen këtë funksion. Deri më tani ka botuar vepra,punime e artikuj të shumtë,nga të cilët po i veçojmë disa prej tyre: Arkivistika,dispensë,Prishtinë 1988; Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë 1918-1941.Prishtinë 1996 Leksikon i termave dhe i shprehjeve të arkivistikës,Prishtinë 1996, Vrasjet në Pragë:e Cena Beut-1927 dhe e Alqiviadh Bebit-1928 (sipas burimeve arkivore),Prishtinë 1997, kolonizimi serb i Kosovës,Prishtinë 2000, Fondet dhe koleksionet arkivore në arkivin kombëtar të Kosovës,Vëllimi i Parë,Prishtinë 2002, Rahoveci,2,Prishtinë 2003;Klina,3,Prishtinë2003;Theranda,4,prishtinë 2003;Lypjani,5,prishtinë 2003;Gjilani,6,prishtinë2004;Vitia,7,Prishtinë 2004;Mitrovica,zveçani,Leposaviqi dhe Zubin Potoku,8,Prishtinë 2004 dhe Ferizaj,Shtimja dhe Shtërpca,9,Prishtinë 2004. Kaçaniku,10,Prishtinë 2004. Së bashku me dr.sabit Ukën botoi monografintë:Historiku i sllatinës dhe Historiku i Shkollës Fillore "Bajram Curri" në Sllatinë të Madhe,Sllatinë,1997. Deri tash botoi si dhe dhjetra studime shkencore e profesionale nga lëmi i arkivistikës dhe historisë.Mori pjesë me kumtesa në shumë tubime shkencore e profesionale kombëtare e ndërkombëtare.

Return to "Demografia e Kaçanikut" page.