Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Dibra Maqedoni. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
       Dibra është qytet  i lashtë, dhe emri i saj përmendet që në shekullin e Pestë para Erës së re, ndërsa më vonë në shekullin e Parë të Erës sonë nga Straboni dhe Plini. Ata përmendin fisin Doberë(fis ilir) të cilët themeluan qytetin me emrin Dober. Ptolomei në shekullin e dytë të erës sonë e vërteton planin e qytetit të quajtur Dober, Doberus ose Doboro dhe banorët e saj si doberë.

Kërkimet e deritanishme arkeologjike e historike vërtetojnë se: emri i qytetit Dibër rrjedh nga qyteti Dober. Dibra, në rjedhën historike ka qenë qendër zejtare, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e rajonit. Deri më 1912, Dibra paraqitet si një nga qytetet më të zhvilluar të rajonit, si në planin ekonomik, zejtar, tregtar, etik, ashtu dhe në planin kulturor e social. Në këtë kohë Dibra ka 11.000 banorë dhe 462 dyqane. Për shkak të trazirave dhe ngjarjeve të ndryshme politike të rajonit, Dibra humb pozitën e saj, kështuqë sot numërohet ndër rajonet më të pazhvilluara të Maqedonisë, edhe përkrah rrethanave të përshtatshme për një zhvillim të mirfilltë. Territori i Komunës Dibër shtrihet në Maqedoninë perëndimore përreth vetë kufirit me Republikën e Shqipërisë, dhe atë e përbën fusha e Dibrës ndërmjet malit Kërçin (Deshat), liqeni i Dibrës dhe lugina e Drinit të zi që derdhet në liqenin e sipërpërmendur. Në fakt, fusha përfaqson një terracë relievi të gjerë, që lëshohet nga lugina e Drinit të zi. Dibra ndodhet në lartësi mbidetare prej 630 deri në 700 metra. Komuna Dibër kufizohet me Komunat: Radostushë, Qendra Zhupë, në një hapësirë të vogël me Lukovën, dhe në vijën kufitare shtetrore me R. E Shqipërisë. Në Dibër kryqëzohen: rruga rajonale që përshkon Gostivarin, Hanet e Mavrovës, Dibrën, Lukovën, Strugën si dhe ajo që lidh Dibrën me pikën kufitare të Bllatës(për në R. E Shqipërisë). Rajoni i Dibrës ka klimë të butë ku ndjehet klima mesdhetare gjatë muajve të verës dhe klima malore gjatë muajve të dimrit. Sipas ndarjes teritoriale të fundit të Komunave në Maqedoni(e bërë në vitin 1996, dhe pritet që një gjë e tillë të bëhet përsëri në vitin 2003 në vazhdën e procesit të decentralizimit), Komuna e Dibrës ka një sipërfaqe prej 120 km2 dhe numërohet në mesin e Komunave me sipërfaqe më të vogël në Republikë. Në vitin 1994 dendësia e popullsisë ishte rreth 146,56 banorë në një km2. Në kuadër të Komunës egzistojnë 17 vendbanime(fshatra) prej të cilave 13 janë të banueshme, ndërsa 4 tjera janë tërësisht të ç’populluara(Bomova, Vlasiqi, Konjara dhe Taraniku). Qendra e Komunës është qyteti i Dibrës, ndërsa vendbanimet e tjera janë fshatrat: Banjisht, Kosovrast i poshtëm, Kosovrast i epërm, Krifca, Otishani, Rajçica, Sollokiqi, Spasi, Tatar Elefca, Amja, Xhepishta dhe Otishani. Sipas numrit të banorëve 7 prej këtyre bëjnë pjesë në kategorinë e vendbanimeve të vogla, me më pak se 300 banorë, gjashtë në atë të mesme , ndërsa vendbanime të mëdha me më shumë se 800 banorë nuk ka. Nga aspekti i relievit, dy prej fshatrave të sipërpëmendura janë të tipit ultësiror(fushor), tetë janë shkëmborë, dhe tre janë malorë. Më 1994 Komuna e Dibrës banohej prej 17.588 banorëve (kjo është e dhëna zyrtare egzistuese , deri në përpunimin e të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë i vitit 2002). Në krahasim me vitin 1961 kur popullata ishte 9297 banorë, numri i banorëve është rritur për 8291 banorë ose për 89% më shumë. Të njejtin vit, popullata e qytetit ka 13.340 banorë, ndërsa ajo e fshatit 4248 banorë. Duke i’u referuar regjistrimit të vitit 1994 në Komunë ka rreth 3665 familje, ndërsa një familje përbëhet prej mesatarisht 4,79 antarë. Fenomeni i emigracionit dhe migracionit në Dibër është shumë i pranishëm. Për shkaqe politike, ekonomike, e sociale, përafërsisht 8.000-10.000 dibranë kanë emigruar në SHBA dhe shtetet veriperëndimore të Europës. Migracioni i popullsisë në relacionin fshat-qytet është evident, dhe në aspektin e urbanizmit përbën një problem serioz për shkak të ndërtimeve pa leje dhe vendbanimeve pa urbanizëm. Prapambeturia ekonomike e fshatrave, gjendja e papërshtatshme sociale, mungesa e objekteve infratsrukturore, janë disa nga shkaqet e këtij migracioni. Sipas strukturës nacionale në Dibër(gjithmonë duke i’u referuar të dhënave nga regjistrimi i popullsisë të 1994) dominojnë Shqiptarët me 62,2% ose 10934 banorë, pastaj janë maqedonasit (orthodoksë dhe myslimanë) me 3309 banorë ose 18,8%, turqit me 1937 banorë os 11%, Romët me 1103 banorë ose 6,3%, dhe të tjerë 1,7 %.

       Sipërfaqja e Komunës Dibër ka një pozitë të atillë ku bashkohen kanjonet apo luginat piktoreske të lumenjve Radikë dhe Drin i zi, të cilët derdhen në liqenin e Dibrës. Ajo  është e rrethuar nga malet e Jablanicës, Stogovës dhe Kërçinit(Deshat). Liqeni i Dibrës shtrihet nga HEC “Globoçica”, nëpër luginën e lumit Drin i zi dhe atë të Radikës deri të banjat e Kosovrastit, me gjatësi maksimale prej 22 km dhe sipërfaqe prej 13 km2, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i ujit është 520 miljon m3 ujë. HEC Spilja, për një vit prodhon mesatarisht 300 milion kw/h energji elektrike. Uji i Liqenit të Dibrës shfrytëzohet edhe për ujitje, nëpërmjet sistemit hidromeliorativ në Fushën e Dibrës.

Dibra ka dy burime termoninerale: në fshatrat Banjisht dhe Kosovrast, të cilat janë të njohura si vende shërimi dhe numërohen ndërmjet banjave me aftësi shëruese më të njohura në Europë (për shërimin e shumë sëmundjeve). Bartës i turizmit banjor në Dibër është OSHR “Banjat e Dibrës” me mbi 150 të punësuar dhe me kapacitet prej 700 shtretër – dhe atë në hotelet në fshatin Kosovrast, Banjisht dhe Venec(në qytet). Në vit realizohen mesatarisht rreth 60.000 buajtje. Potencialet natyrore të shprehura në vlera relievike, hidrografike dhe pejsazho-ambientale, mundësojnë zhvillim e turizmit banjor, liqenor, malor e rekreativ me rëndësi rajonale e lokale. Në teritorin e Komunës Dibër ndodhet relievi i vetëm i gipsit në Republikë, i cili shtrihet në gjatësi prej 9 km. Xehja e gipsit është e kualitetit të lartë(99%), me përmbajtje të gipsit të pastër, dhe për nga kualiteti rënditet ndërmjet atyre më kualitativë në botë. Pas ndryshimeve politiko shoqërore, respektivisht në periudhën e tranzicionit në Maqedoni, sektori qytetar dikton zhvillim të dukshëm. Në kuadër të Komunës Dibër funksionojnë 46 organizata joqeveritare të cilat veprojnë në sfera të ndryshme për iniciativa qytetare, kulturës, mbrojtje së të drejtave të grave, ruajtjen dhe përparimin e ambientit jetësor, aktiviteteve humanitare, edukimit, rinisë, bujqësisë etj. Sektori i OJQ, kontribuon në zhvillimin e shoqërisë së civilizuar. Ato kanë bashkpunim të mirë me organizatat e huaja të cilat janë të pranishme në Maqedoni, si dhe me pushtetin lokal. OJQ-të ndikojnë me kontributin e tyre, në pjesmarrjen e popullatës në krijimin e politikës publike të komunitetit, inicojnë dhe realizojnë aktivitete për përmirsimin e kushteve për jetesë në shoqëri, etj.

       Në këtë qytet ndodhen 2 komplekse te njohura: Banjat e Dibres Kosovrasti dhe Banishti, të cilat janë të rënditura në vendin e dytë në botë për përmbajten minerale të ujit dhe sipas numrit të sëmundjeve të cilat i shëron ai. Për më shumë inforata vizitoni web faqen e tyre në http://www.bdcapa.com/ ose http://www.bdc.com.mk/

Start a discussion about Dibra Maqedoni

Nis një diskutim
Return to "Dibra Maqedoni" page.