Diskutim:Etnografia e Tropojës
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Etnografia e Tropojës. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Tropoja është e pasur me veshje popullore. Disa prej tyre kane origjine tejet te moçme : si veshja me xhublete e grave te Nikaj-Merturit : veshja me tirq zhguni te bardhe dhe me ngjyre kafe dhe e zeze ; jeleku apo xhamadanë ; veshja e ngushte dhe e gjane për gratë etj. Veshjet popullore janë elementi thelbësor, shenje dalluese e një populli : Dhe me tej :
Në Tropoje tradicionalisht janë përdorur dhe ende vazhdojnë te përdorën shumë variante veshjesh popullore.
Për burrat përdorën veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhe te kokës gjysmesferik.
Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet kryesore janë ; Veshja e “ngushte ”dhe veshjet me” pështjellak te gjane”, te cilat janë mbizotëruese, veshja me “lidhce e marhame” që përdorën në fshatin Zogaj, si dhe veshja me “xhublete” e përdorur në Nikaj-Mertur, e në fshatin Rragam e Valbone.
Veshja e ngushte dhe elementet përbërës te saj-këmisha e gjate deri me 10 kinda (kindat fillojnë nga mesi e poshtë). Gjokesi i këmishës i qëndisur me pe me ngjyra apo me rrueza e me xhixha. Mangët te shkurtra deri te bërryli, te gjera dhe te veshura me ojme (punim me dore) ; Mange këmishe te ngushta te zogu i dorës deri te bërryli e që mbuloheshin nga pjesa tjetër e këmishës që vine nga supet. Në pjesën e pare te zogut te dorës punohet me cope te zeze. Zaprega-kështu është quajtur por do te thotë përparëse (vjen nga serbishtja) vendoset në pjesën e përparme te femrës në distance te vogël nga beli. Mbahet nga dy toja te derdhura që kapen në dy cepat e kundërt te zapreges sipër e që lidhen në mes prapa, në krysa. Pështjellaku i mram-vendoset në vithe mbrapa. Shoke-shoka vendoset prapa pjerrtas diagonal në krysa poshtë belit, cope e qëndisur e tera me ornamente te ndryshme me rrueza, tehri, xhixha etj. Krahoçe-krahoçja është e punuar me gajtan 3-4-5 fije te qepura gashke. Dy shpatullat mbërthehen nga ajo dhe kryqëzohet mbrapa në shpatulla. Çorape-çorapet punohen në kërrabëza, për vajza me pe te bardhe, dhe për nuse me peje me ngjyra që vine deri poshtë gjunit.
Meste-mestet bëhen me kërrabëza me pe leshi dhe qëndisen me ojnë te ndryshme. Opinga-opingat, shtrojat me lëkure lope, te bëra anash me dredhe (lëkure e prere si spango). Pjesa e sipërme e punuar me qëndisje me peje me ngjyra te ndryshme. Veshja e gjane e grave - Kjo veshje ka edhe komponentë te vet. Këmishe bëzi, me krahë te shkurtër deri në bërryla dhe te gjere, e qëndisur. E gjate deri në kofshët. Pjesa para në gjoks është e qëndisur me peje me ngjyra dhe me rrueza. Pështjellaku i gjane - pështjellaku i gjane punohet në vegje (me pe leshi). Rrudhosja (pale pale) behet me një teknike që e ruan përgjithnjë ketë valëzim, fizarmonikë. Ai zbukurohet me rrueza e me xhixha. Në fund i ngjitet një shirit, jo i gjere, zbukurues i bardhe. Mitan pa mange - mitani punohet me cope te zeze apo kafe futet në dy krahët, por nuk komcohet dhe nuk ka mange te gjata. Është i shkurtër sa nuk arrin deri në bel. Në zonën Nikaj - Merture veshja e grave ndryshon. Ato vishen me xhublete, jelek me theke, breze serme, çorap leshi te zeza, opinga lëkure, shami me theke dhe zbukurime serme. Veshja e vajzave - veshja e vajzave përbehet : këmishe brej beze, e bardhe, e thjështë, me mange te gjata e kamcuar në zoge te dorës deri poshtë gjunit dhe pa zbukurime. Veshja e burrave - Në kompletin e veshjes se burrave bëjnë pjesë : Tirq - tirqit punohen cope prej leshi në vegje, kalohet në vajavice, shkelet dhe kthehet në zhgun. Këmishe - këmisha beze me mange te gjata, gryka e hapur dhe e punuar me gjendisje me një dizajnë te lehte me pet e bardhe. Xhamadan - xhamadani me mange te gjata prej zhguni i bardhe, i zi apo kafe. Jelek - jeleku përbehej prej shtroje cope e zeze apo kafe e mëndafshte dhe e qëndisur gryket, gjoksorin dhe mëngët me fije te trasha mëndafshi me ngjyre ari. Shoke e shalle - shoka punohet prej leshi në vegje e kombinuar me pet e ngjyrosur afërsisht me ngjyrat e ylberit, e gjate sa sillet disa here rreth mesit, edhe shala e gjate sa edhe vete shoka. Kapuç apo plis i bardhe në forme sferike-i rrumbullakësuar sipër vihet në koke mënjan, cepi i vjen në vetull te syri, rreth kapuçit lidhet diagonal një shami e zeze, në zonën Nikaj-Mertur shamia mbahej e kuqe. Tropoja është një ndër trevat që dallohet edhe për shumllojsherine e varianteve, te ngjyrave dhe te motiveve te kostumeve popullore. Kostumi popullore e hijeshon dhe e bën me krenar, e madhështon gruan dhe burrin, djalin dhe vajzën.
Start a discussion about Etnografia e Tropojës
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikipedia the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Etnografia e Tropojës.