Diskutim:Fan Stilian Noli
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Fan Stilian Noli. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
Perdoruesi 198.115.84.80 me 4 Maj 2005 ka krijuar artikullin Fan Noli. Ky artikull eshte ridrejtuar nga antari Dan, ne artikullin Fan Stilian Noli. Duke supozuar se Perdoruesi 198.115.84.80 nuk kishte njohuri per ekzistimin e artikullit per kete teme. Teksti i ketij artikullii gjendet ketu me poshte:
Jeta
RedaktoTheofan Stilian Noli lindi, më 6 janar 1882 dhe ishte i dyti nga trembëdhjetë fëmijët e Stilian dhe Maria Nolit, prej të cilëve vetëm gjashtë patën fatin të arrinin moshën e pjekurisë. Prindërit e tij ishin blegtorë shqiptarë. Familja jetonte në Ibrik-Tepe, një vendbanim shqiptar në Turqi. I rritur nga gjyshja e tij Sumba, Fan Noli ishte një djalë i dobët dhe delikat. Kur ishte tetë vjeç e çonin në shkollë të futur në një thes, ngaqë s'kishte qejf, (kështu tregojnë). Që nga kjo kohë e tutje Fan Noli u zhvillua, lulëzoi dhe ka punuar shumë dhe me dëshirë gjatë viteve të shkollës; atëherë bëri shumë punë në vende të huaja, deri sa u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 1906. Përshtypjet e tij të para për Shtetet e Bashkuara nuk ishin shumë emocionuese, siç mund të pritej. Me të arritur në Jamestown u angazhua në shoqatën e parë shqiptare në Shtetet e Bashkuara, “Malli i Mëmëdheut”. Në vetvete ky ëshë një paralajmërim pozitiv i devocionit po litik, që do të tregonte Noli dhe të tjerët për atdheun e tyre, Shqipërinë.
Noli në Boston
RedaktoNga fundi i vitit 1906, Noli u gjend në Boston, i cili do të bëhej shtëpia e tij për pjesën më të madhe të jetës. Duke ndihmuar në gjetjen e një shtegu kulturor, patriotët e rinj i hapën rrugën Rilindjes Shqiptare. Me ndihmën e Kishës Ortodokse Ruse, Noli u dorëzua prift, më 8 mars 1908; viti 1912 solli diplomimin e Nolit popullor, i cili ishte përpjekur të ruante pozita shoqërore të lavdërueshme në Harvard. Që nga kjo kohë e më pas Noli kreu disa detyra, që mund të përcaktohen si efekti “top i dëborës”. Ndoqi një sërë shkollash: Konservatoin e Muzikës në New England, mori gradën Ph.D. në Universitetin e Bostonit, studioi aramenishten dhe hebraishten në Harvard. Noli përfaqësoi gjithashtu, Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, Zvicër; mori përsipër postin e Kryeministrit të Shqipërisë; u shenjtërua kryepeshkop në Korçë, Shqipëri më 1912 dhe së fundi, themeloi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Unë e kuptoj që ky është një për vijim i shkurtër historik i Fan S. Nolit, por më duket një fond i mjaftueshëm për të trajtuar Nolin - njeri. Për ata që dëshirojnë diçka më shumë, i këshilloj të lexojnë autobiografinë prej 111 faqesh, e përfshirë në librin “Pesëdhjetëvjetori i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë” (Fiftieth Anniversary of the Albanian Orthodox Church in America).
Tri vlerësime
RedaktoNë vazhdim, po japim tre vlerësime të veçanta nga tre anëtarë të bashkësisë së Nolit. Do të desha të falenderoj çdo njërin prej tyre për ndihmesën individuale, lidhur me raportin tim. Çarli Stavre, Pandi Kirka dhe Sarah Panariti, ju falemnderit. E pranoj sesa më poshtë mund të jetë një përcaktim i njëanshëm i Nolit, jo vetëm nga ana e burimeve të mia, por ndoshta në një masë të madhe nga interpretimet e mia. Edhe pse ky mund të mos jetë një vështrim tërësisht realist dhe i plotë i Nolit, është megjithatë një vështrim për Nolin. Ja pra, ku po ju shërbej me gjithë zemër kujtimet me të cilat jam ushqyer. Shijojini!
Charles Stavre u takua për herë të parë me Nolin, më 1930. Zotit Stavre i bëri përshtypje karakteri fetar dhe politik i Nolit. Si njeri i shkolluar, njohuritë e Nolit për probleme të ndryshme ishin të gjera. Ai ishte liberal në shumë aspekte; dëshirat e tij ishin pasqyrë e një ideologjie liberale. Gjatë viteve të hershme të shkollës, ai kishte qenë rebel, kishte protestuar për pushimin nga puna të një prej mësuesëve të tij të gjimnazit; jo se autorietet nuk kishin të drejtë të pushonin mësuesin, por Noli nuk mund të lejonte ta bënin këtë pa dhënë asnjë arsye.
Theofani besonte gjithmonë në barazinë dhe lirinë për të gjithë njerëzit. Ai besonte në barazinë, në kuptimin që askush nuk mund të kishte të drejta mbi një individ tjetër. Kjo nuk do të thotë se nuk do të kishte ndryshime klasore; sigurisht që disa njerëz do të ishin më të pasur, disa më inteligjentë, disa më të aftë se të tjerët; megjithatë të gjithë duhet të kishin mundësi të njëjta. Noli besonte te Krishti, si tek profeti më i lartë. Ai kishte shumë humor. I donte fëmijët dhe muzikën, e donte edhe kishën. Ai nuk ishte thjeshtë anëtar i bashkësisë fetare, por ishte njeriu më i rëndësishëm i saj. Aftësitë e tij intelektuale ishin të mahnitshme. Fliste disa gjuhë, përktheu Shekspirin dhe Dhiatën e Re. Studioi muzikë, e dashuronte muzikën. Politika ishte një tjetër tipar i karakterit të tij.
Pikësynimi më i madh i Nolit ishte të çlironte popullin shqiptar. Përmes përpjekjesh të palodhura, Noli arriti të siguronte ndihmën e presidentit Woodrow Wilson, në çështjen e pavarësisë. Mbasi u takua me të në Washington, D.C., Wilsoni i tha Nolit se ai kishte vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Versajë dhe do ta përdorte në interes të Shqipërisë. Më lejoni të theksoj se marrëdhëniet e zotit Stavre me Fan Nolin u zhvilluan si rezultat i ngjarjeve që lidheshin me kishën. Si anëtar i katedrales së Shën Gjergjit, ai mori pjesë aktive në punët e saj; ishte ndihmëssekretar i Peshkopatës dhe këndonte në korin e kishës. Gjatë vitit 1936 u botua nga Noli libri i parë i korit në gjuhën shqipe (Hymnore). Sikurse edhe peshkop Noli, shumica e shqiptarëve në Amerikë ishin kundër mbretit Zog të Shqipërisë. Noli i kishte vënë atij shumë lloj emrash, sepse Zogu e kishte përzënë nga vendi, ditën e Krishtlindjeve të vitit 1924. Megjithatë, kur në vitin 1933 Noli u sëmur, qëndrimi i tij armiqësor ndaj Zogut u zbut.
Shqiptarët e Amerikës u fyen, kur Noli ju tha se kishte kërkuar dhe kishte marrë nga Zogu 825 $ (3000 franga) për arsye shëndetësore. Më pas Fan Noli bëri kërkesë për një pension, por nuk e mori kurrë. Z. Stavre do të takohej shpesh me Nolin në Bibliotekën Publike të Bostonit në Copley Sq. [Sheshin Koplei]. Ato qenë takime shumë formale. Ne bisedonim për ngjarjet në bashkësinë tonë etj. Ai më thërriste me emrin tim shqiptar “Koçi”. E kishte zakon t'u drejtohej shumë njerëzve në emër. Ishte një njeri shumë i çiltër. Nuk kujdesej shumë për pamjen e jashtme. Edhe pse ishte figurë e rëndësishme, Noli nuk bënte veprime që e distanconin nga të tjerët. Kjo është shumë egocentrike. Noli nuk ishte egocentrik. “A ju ka mbetur ndonjë gjë në mendje nga karakteri i tij?” Po, besoj se ai ishte njeri shumë i ndershëm. Çdo fjalë që thoshte kishte kuptim. Të gjitha bisedat që bënim, për mua ishin shumë të vlefshme. Prej tij kam mësuar shumë. “A mendoni se këto biseda ishin të vlefshme edhe për të?” Ai gjithmonë u rikthehej çështjeve për t'i diskutuar më gjerë. Në të vërtetë, ai donte të ndihmonte popullin e tij, vëllezërit e tij. A ishin apo jo këto në të mirën e tij, unë këtë nuk e di. Jam i sigurt, se nuk i shikonte me këtë sy. Unë e ndjeja se bënte vërtetë diçka, duke biseduar me njerëzit, duke i ndihmuar etj, kështu kënaqej vërtetë. “A qëllonte t'u kthente krahët të tjerëve, të largohej nga mbledhjet kur nuk binte dakord?” Jo, ai i dëgjonte gjithmonë me dëshirë mendimet e njerëzve, pavarësisht, nëse mendonte se kishin apo jo ndonjë vlerë të madhe. Mendoj se Noli mësonte shumë, duke dëgjuar të tjerët. Në qoftë se ndonjëri thoshte diçka që Nolit nuk i pëlqente, ai do t'i mbronte pikëpamjet e veta. Tërhiqej vetëm kur nuk kishte zgjidhje tjetër. Dukej se Noli i kishte gjithmonë përgjigjet gati. Po të mos i pëlqente ajo që dëgjonte, ai do të të thoshte: kaq ishte kjo punë. Ai përpiqej gjithmonë t'u përgjigjej sa më mirë pyetjeve me ato që dinte; kurrë nuk i mbulont e gjërat. Mendoj se këmbëngulja e tij tregonte besimin në vetvete dhe në mendimet e tij. Fakti që nuk ndikohej lehtë nga të tjerët, tregon se nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij, madje edhe kur kjo do të thoshte, që do t'i duhej t'i mbronte i vetëm. Madje, dhe kur njerëzit i largoheshin ose e linin kauzën e tij për një farë kohe, ai i mirëpriste kur ktheheshin prapë. Të gjithë kundërshtarët mirëpriteshin, kur ktheheshin në kishën e Nolit. Ai besonte te ndjesa. Noli nuk ju mbante kurrë mëri të tjerëve, edhe kur mund të kishte shumë keqkuptime. Ai vërtetë që nuk kishte asgjë kundër njerëzve të veçantë në planin personal, por edhe po të kishte përpiqej të mos e bënte veten. Megjithatë politikisht, ai e zotëronte opozitën. Noli ishte shumë dashamirës, si miq, ne e respektonim, por nuk e kemi parë kurrë si mbinjeri. Ai ishte njeri i sjellshëm. Neve na konsideronte si të barabartë. Prandaj njerëzit e respektonin jo vetëm për kompetencën, por madje më shumë për thjeshtësinë e t ij.
Intervistova Barney D. Kirkën, një i moshuar shumë i respektuar i bashkësisë shqiptare dhe ish-president i shoqërisë “Vatra”, zoti Kirka emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1906, në të njëjtin vit me mbërritjen e Fan Nolit këtu nga Egjipti. Zoti Kirka kishte kryer tre nga gjashtë vjet shkollë, në gjimnazin e Korçës. Fan Noli ishte diplomuar në gjimnazin e Adrianopojës. Ky gjimnaz ishte i njëjtë me një kolegj për të rinjtë dhe kushdo që diplomohej në atë shkollë, konsiderohej se kishte marrë arsimim shumë të mirë. Zoti Kirka vazhdon: Fan Noli erdhi në këtë vend nga Egjipti. Thanas Tashko dhe Jani Vruho qenë ata që e kuptuan se Noli ishte njeri shumë inteligjent dhe nacionalist, prandaj edhe i paguan udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara. Ata mendonin se këtu, ai do të gjente “fushë të hapur”. Fillimisht, Fan Noli shkoi në Jamestown, në New York dhe u mirëprit nga anëtarët e shoqërisë patriotike “Malli i Mëmëdheut”. Ata e trajtuan shumë mirë. I gjetën punë në një fabrikë lëndësh drusore. Ai punonte natën dhe kjo qe një punë e përkohshme për Nolin e ri. Ndërkohë, Sotir Peci nga Dardha, një i diplomuar në Universitetin e Athinës, kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1905. Më 1906, ai filloi botimin e gazetës “Kombi”. Më pas Noli erdhi në Boston dhe u bë zëvendësredaktor i “Kombit”. “A paguhej shumë për këtë punë?” Ndoshta katër ose pesë dollarë në javë. “A mjaftonin për të jetuar?”. Ishin të mjaftueshëm. Atëherë tregonin, se Sotir Peci dhe Fan Noli kishin të dy një pallto të madhe dhe e vishnin me radhë. Kjo histori nuk ishte e vërtetë, sepse që të dy kishin ardhur nga klima të ngrohta, ku nuk ishte e nevojshme palltoja.
Ishte e pamundur të mos e doje Nolin. Ai ishte njeri shumë i mirë dhe kishte personalitet tërheqës. Po ta kishit takuar ndonjëherë Fan Nolin, do ta kuptonit se përse e kam fjalën. Ai nuk fliste shumë; dëgjonte çdo fjalë që thuhej. Ne e kishim zakon t'i shprehnim mendimet tona dhe të debatonim me njëri- tjetrin. “Për ç'farë debatonit veçanërisht?” Natyrisht, për çështjen kombëtare shqiptare, si dhe për të ardhmen e rinisë shqiptare në Amerikë. Ju e dini se populli shqiptar ka qenë nën sundimin turk për 500 vjet. Ka patur konflikte për kufijtë territorialë të atdheut tonë dhe, natyrisht, ne kemi qenë kundër copëtimit të disa krahinave shqiptare. Për të ruajtur moralin mes nesh, këndonim psalme me disa radhë ku theksonim se çfardo kërcënimesh që të bënte Greqia dhe Bullgaria, Shqipëria kishte qenë dhe do të mbetej gjithmonë Shqipëri.
Në fillimet e viteve 1900, kam bashkëpunuar shumë me Nolin. Gjatë kësaj periudhe takohesha me të pothuaje çdo ditë. Posta e Nolit vinte në adresën e dyqanit tim, në 469 Columbus Avenue. Ju do të pyesni përse; ja u them unë. Fan Noli lëvizte shpesh. Në atë kohë, ai merrte me qira vetëm një dhomë, zakonisht në një zonë të Bostonit që quhej Copley/Castle Square. Prandaj i duhej një adresë e përhershme. Meqenëse dyqani im ishte vend takimi për shumë emigrantë shqiptarë, adresa ime u bë edhe e tija. Dhe mbeti e tillë deri kur më në fund, ai u vendos në adresën 26 Blagden Street.
Dallimi i Nolit nga të tjerët
RedaktoDo t'ju tregoj një histori interesante dhe zbavitëse përmes së cilës mund të dalloni më mirë Nolin njeri nga disa bashkëkohës të tjerë si, të themi, Faik Konica. Një mbasdite një grup shqiptarësh ishin mbledhur në dyqanin tim; në mes tyre ndodhej Fan Noli dhe Faik Konica. Ne po diskutonim për mjeshtërinë letrare të poetit shqiptar Naim Frashëri. Me të dëgjuar emrin e Frashërit, Konica u tërbua. Ai nuk mund ta duronte respektin që tregohej për Naim Frashërin. S'ka dyshim që ishte xheloz për aftësitë e tij intelektuale.
Me mbërritjen për herë të dytë në Shtetet e Bashkuara më 1933, mbas nëntë vjet mërgimi në Evropë, Noli u bë redaktor i gazetës “Republika”. “Zoti Kirka, pse kishte kaq shumë botime në një komunitet të vogël?”
Sepse ato botime – THE ADRIATIC REVIEW, DIELLI, KOMBI dhe tani, REPUBLIKA, shërbenin për të nxitur çështjen shqiptare. Gazetat nuk ishin gjë tjetër veçse një fushë garash. Ju duhet të kuptoni se në atë kohë, burrat bënin punë të rëndomta dhe fitonin katër ose pesë dollarë në javë. Megjithatë ne, aktivistët shqiptarë, qemë në gjendje të mblidhnim mijëra dollarë për çështjen tonë, sidomos për botimet. Kjo ishte një shumë astronomike. Madje, edhe sot kjo do të ishte gati një arritje e përsosur. “A nuk mbeteshin njerëzit të zhgënjyer?” Nuk e di; nuk besoj; të paktën shpresoj që jo. Ndoshta pak prej tyre, por ne ishim shumë të suksesshëm. Për shembull, gazeta “Republika” u krijua për të kundërshtuar pikëpamjet dhe ideologjitë e diletantit, Faik Konica dhe eprorit të tij, mbretit Zog. A mund ta besoni se në një nga piknikët e shqiptarëve ne mblodhëm 300$? Kjo qe një nxitje e madhe për popullin tonë. Sa më e dukshme bëhej çarja me Faik Konicën, aq më të vendosur bëheshim ne, në lëvizjen për bashkimin e Shqipërisë dhe për krijimin e kishës shqiptare dhe të kulturës shqiptare. “Si mendonte Noli të merrte hak? A kishte ndonjë plan për të çuar përpara lëvizjen kombëtare shqiptare?” Së pari, duhet të themi se nuk ishte në të mirën e Shqipërisë të lejohej ndërhyrja e një fuqie të huaj, si për të penguar Greqinë dhe Bullgarinë që të copëtonin tokat tona, ashtu edhe për të përzënë mbretin Zog. Ka shumë mundësi që fuqitë e huaja, të organizuara dhe agresive në sytë e shqiptarëve, të rrëzonin qeverinë dhe të nënshtronin shqiptarët. Vënia e brylit Nolit si Kryeministër i Shqipërisë, qe rezultat i koalicionit të përbashkët ndërmjet Zogut dhe Jugosllavisë. Megjithatë, pak kohë pas kësaj, Zogu hoqi dorë nga ndërhyrja jugosllave për hir të mbështetjes financiare që donte t'i ofronte Italia. Aktivi u bë pasiv dhe më 1939 Italia nën drejtimin e Musolinit pushtoi Shqipërinë dhe Viktor Emanueli, mbreti i Italisë, u shpall mbret i Shqipërisë.
Historia interesante
RedaktoDo t'ju tregoj një histori interesante dhe zbavitëse, përmes së cilës mund të dalloni më mirë Nolin njeri nga disa bashkëkohës të tjerë si, të themi, Faik Konica. Një mbasdite një grup shqiptarësh ishin mbledhur në dyqanin tim; në mes tyre ndodhej Fan Noli dhe Faik Konica. Ne, po diskutonim për mjeshtërinë letrare të poetit shqiptar Naim Frashëri. Me të dëgjuar emrin e Frashërit, Konica u tërbua. Ai nuk mund ta duronte respektin që tregohej për Naim Frashërin. S'ka dyshim që ishte xheloz për aftësitë e tij intelektuale. E pra, një nga admiruesit e Konicës, në një shpërthim zemërimi, thirri se poemat e Frashërit ishin shumë të përcipta, nuk kishin kuptim dhe deklaroi se Konica mund të shkruante 200 poema të tilla brenda një ore. Më pas, ai do të pohonte devotshmërinë ndaj Konicës, duke thënë se ai mund të bënte barin të rritej në trotuarin prej çimentoje që rrethonte dyqanin tim. I habitur nga ky shpërthim armiqësor prej këtij të ashtuquajturi “zotëri”, unë e këshillova të shkonte e të mblidhte për ne një koleksion të këtyre poemave, të cilat shqiptarët me siguri do t'i vlerësonin.
Fiziku
Redakto“Më përshkruani pamjen fizike të Fan Nolit”. Noli nuk ishte trupmadh; madje ishte i shkurtër dhe kishte çehre të vrarë. Një herë, duke e krahasuar veten me Faik Konicën të gjatë dhe bukurosh, Noli tha, “Unë dukem si Sanço Panço, ndërsa Konica duket si Don Kishoti.” Konica kujdesej gjithmonë për veten dhe vishte zakonisht roba të çelura. Ai shfaqej shpesh me kostumin shqiptar “fustanella”. Noli vishte petkun e errët të klerikut. Megjithatë, po të marim intelektin si masë për krahasim, Noli e linte Konicën mbrapa. Në përgjigje të librit të Nolit “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” George Bernard Shou i shkruante: “Ju keni ngatërruar vokacionin, kur hytë në Urdhrin e Shenjtë. Ky libri juaj nuk është as lutje e priftit, as hagjiografi [literaturë mbi jetën dhe legjendat e shenjtëve]; është vepra e një kritiku dhe biografi të dorës së parë. E lexova deri në fund me kënaqësinë më të madhe, duke qenë vetë njohës i muzikës, kritik dhe artist-filozof nga profesioni. Ndoshta ju e dini se njerëzit nuk lexojnë kurrë librat që jua dërgojmë, siç i kam unë me shumicë…” Është me pikëpyetje nëse Noli e ka menduar se do të ishte më mirë të qe bërë shkrimtar, sesa prift. Unë mendoj, se po të arrish të kuptosh se shqiptarët në Amerikë, përballeshin me nevojën për të kryer pagëzimet, martesat dhe ritet e varrimit, se ishin privuar nga kremtimi i liturgjisë në gjuhën e tyre, në kishën e tyre ortodokse shqiptare për më shumë se 500 vjet, ndoshta mund të kuptosh edhe pse një patriot shqiptar si Theofan S. Noli, ndjeu detyrim të madh ta vinte jetën e vet në shërbim të bashkëatdhetarëve. Unë besoj se zhgënjimin më të madh, Noli e ka ndjerë kur dështoi në themelimin e shtetit demokratik shqiptar. Kur vdiq, më 1965, Noli nuk kishte fituar…, qëkurse ishin ndërmarrë hapat fillestare më shumë se para pesëdhjetë vjetësh. Unë mendoj se Theofan Stilian Noli ishte, në radhë të parë, nacionalist. Intervistova Sara Panaritin, të venë e Qerim Panaritit, një ish-botues i gazetës më të vjetër shqiptare në botë, “DIELLI” dhe mbështetës i fuqishëm i shoqërisë “Vatra”.
Më poshtë po jap përshtypjet e saj për peshkop Nolin. “Përshkruani, nëse dëshironi, marrëdhëniet që kishit me Fan. S. Nolin.” Nuk e njihja peshkop Nolin deri sa u martova. Nuk e kisha takuar kurrë më parë. Burri im ishte mik shumë i mirë i tij dhe ata kishin lidhje të ngushta. Zyra e “Vatrës” ndodhej në 25 & 30 Huntington Avenue në Boston dhe apartamenti i peshkopit ishte pranë saj në Blagden Street, kështu që ai e vizitonte shpesh Fan Nolin. “Si ishte apartamenti i tij?” Apartamenti ishte shumë i hallakatur dhe i mobiluar thjeshtë, shumë pak mobilje, por shumë libra. Peshkop Noli na vizitonte dy herë në vit. Ai e kishte të vështirë të ngjiste shkallët, sepse çalonte pak dhe e kishte akoma më të vështirë të zbriste. Fakti që ai dhe burri im ishin aq miq, ishte shumë i çuditshëm sepse burri im ishte mysliman, megjithatë, ai ishte shumë i afërt dhe i devotshëm ndaj peshkopit. Ai e çmonte aq shumë peshkopin sa, edhe pse ishte mysliman, shkonte shpesh në kishë. “A mendoni se dallimi fetar u lejonte të kishin marrëdhënie madje më të afërta?” Mendoj se po. Peshkop Noli kishte sens të shkëlqyer humori. Duke e ngacmuar burrin tim i thoshte, “Pse nuk bëhesh prift? Do të ishe prift i mirë dhe gruaja jote ka karakter të këndshëm, kështu që do të bëhej priftëreshë e mirë.” Ai qeshte edhe me veten. Nuk ishte aspak pedant. Ata kishin shumë gjëra të përbashkta. Qëllimi i tyre mbizotërues ishte përkushtimi ndaj çështjes shqiptare, nacionalizmit shqiptar dhe kulturës shqiptare. Që të dy ishin të interesuar për shtimin e koleksionit të literaturës shqiptare, sepse kur erdhën shqiptarët në fillim në Amerikë, nuk kishte asgjë. Peshkop Noli përktheu shumë libra, mes të tjerësh Shekspirin dhe “Rubaitë” e Omar Khajamit. Ai shkroi “Historinë e Skënderbeut” në shqip dhe në anglisht dhe përktheu shumë poezi origjinale; shkroi edhe shumë pjesë liturgjike. Përmes përpjekjeve të burrit tim dhe të shoqërisë “Vatra” u organizua një banket dhe të ardhurat ju dhanë peshkopit, që t'i përdorte për botimin e librit “Bethoveni dhe Revolucioni Francez”. Libri për Skënderbeun u botua nga “Vatra” kur burri im ishte botues i “Diellit”.
Fan Noli në Harvard
RedaktoNë artikujt që ka shkruar burri im, theksonte se Noli vajti në Harvard, sepse vendosi të krijonte një bazë të mirë në anglisht me qëllim, që të kryente atë punë që donte të bënte. Fan Noli mund t'ja dilte në të dy botët. Shumë herë anëtarë të klerit të huaj ose gazeta të huaja mund të funksionojnë vetëm në gjuhën e tyre, por peshkop Noli dhe burri im mund t'ja dilnin po aq mirë në botën amerikane, sa edhe në botën shqiptare. Fan Noli kishte aftësi dramatike dhe ndoshta mund të ishte bërë aktor shumë i mirë. Grupi teatral ku kishte marrë pjesë u shpërnda, pasi mbeti në mes të katër rrugëve në Egjipt, pa para. Ai duhet të ketë pasur aftësi dramatike, ndryshe nuk do të mund të mbante të mbërthyer për një kohë aq të gjatë ata që e dëgjonin. Ishte shumë tërheqës, kur fliste ai, ti e dëgjoje. Disa herë kam ndjekur shërbesat e kishës vetëm për të dëgjuar zërin e tij, sepse duke mos qenë shqiptare, nuk e kuptoja gjuhën. Ai shprehej bukur. Ai ishte në formën e tij më të mirë, kur fliste para auditorit. Bënte që çdo gjë të dukej e gjallë. Kishte një zë të mrekullueshëm, të fortë dhe kumbues (tingëllues). “A kishte ndonjë gjë të veçantë për të cilën bisedonin peshkopi dhe burri juaj?” Kur flisnin me njëri- tjetrin, bisedat e tyre kalonin nga filozofia te letërsia, nga arti te historia, por subjekti për të cilin flisnin më shumë ishin Shqipëria dhe problemet shqiptare. Fan Noli ishte ishte i orientuar politikisht dhe i interesuar për nacionalizmin shqiptar dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. “A flisnin ndonjëherë për sportin?” Oh, jo. Edhe pse burri im më thoshte se peshkop Noli kishte qenë notar i shkëlqyer dhe shumë i fuqishëm. Megjithatë, ai nuk kishte shumë kohë për gjëra si kjo, sepse vazhdimisht lexonte, studionte dhe krijonte diçka. Kjo ishte e mrekullueshme!
Noli kënaqej me piknikët
RedaktoPeshkopi kënaqej kur shkonte në piknikët e shqiptarëve, ku do të ulej e të rrinte me anëtarët e rëndësishëm të kishës. Ai ishte vegjetarian dhe pëlqente frutat, kështu që në këto piknike do të gjendej gjithmonë një shportë me fruta për të. “Çfarë shihnin te Noli si njeri?” Kur shihja peshkop Nolin, ndjeja gjithmonë se ndodhesha në praninë e një njeriu të madh. Ai ishte shumë tërheqës. Kishte diçka në zërin e tij dhe në mënyrën se si fliste. Është një cilësi që jo gjithmonë mund ta përcaktosh; mund ta ndjesh, por jo ta analizosh gjithmonë. Thjeshtë e ndjeje se po flisje me një njeri me aftësi të mëdha, me njohuri të thella dhe shumë i përkushtuar. Nga ana tjetër, ai rrallë zbulonte ndonjë gjë për veten e tij. Bisedat e tij ishin gjithmonë për kauzat e për të tjerët. Nuk besoj se mund t'i afroheshe shumë në planin personal. Në themel, Fan Noli ishte njeri i ndrojtur. Ai ishte paksa vetmitar. Jetonte vetëm dhe këtu nuk kishte familje. Në jetën personale nuk interesohej për gjërat materiale. “A mendoni se i vinte ndonjëherë keq që nuk ishte martuar?” Nuk e di. Im shoq më ka treguar, sesi një herë ai dhe peshkop Noli shkuan në varrimin e dy vllezërve të rinj shqiptarë, që ishin vrarë në një aksident automobilistik. Mbas varrimit, burri im e çoi Nolin me makinë në apartamentin e tij në Blagden Street. Gjatë rrugës së kthimit Fan Noli i tha pak a shumë tim shoqi. “A e di, ne nuk e patëm kurrë kënaqësinë e fëmijëve, por nuk do të kemi kurrë as tragjedinë e tyre.”
Peshkop Noli ishte njeri shumë i respektuar jashtë bashkësisë shqiptare. Ai linte përshtypje të mahnitshme. Dr. Carleton Coon, antropolog në Harvard, kishte shkuar në Shqipëri për të drejtuar një sërë studimesh antropologjike. Ai botoi një libër me titull “Mali i gjigantëve” (“The Mountain of the Giants”) dhe i kishte kërkuar si peshkop Nolit, ashtu edhe burrit tim të lexonin dorëshkrimin për t'u siguaruar që materiali historik ishte i saktë. Një mbrëmje na ftoi të treve për darkë. Mysafirë të tij ishin disa njerëz shumë të shquar që kishin lidhje me Harvardin si dhe një anëtar i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit në Uashington. Vëmendja e gjithsecilit atë mbrëmje ishte përqendruar te peshkop Noli. Të gjithëve u bënë shumë përshtypje njohuritë e tij për historinë e Ballkanit. Ai ishte në qendër të vëmendjes. Ajo qe një mbrëmje e mahnitshme dhe ai një tregimtar shumë i mirë.
Një histori shumë zbavitëse ishte ajo, kur e kishim ftuar peshkop Nolin për darkë, një të shtunë mbrëma. Ndoshta ishte 81 vjeç dhe ishte duke mësuar aramaishten në Harvard. Një ditë më telefonoi për të më pyetur nëse do të më vinte keq, po të ndryshonte ditën, sepse i kishte dalë diçka tjetër. I thashë se nuk më vinte keq dhe ai mu përgjigj, “Kam provime dhe më duhet të mësoj.” “Kjo ndodhi kur ishte 81 vjeç?” Po, kështu që nuk është kurrë vonë të mësosh për provime. “Vërtetë zbavitëse! Duhet të ketë qeshur, kur ja u ka thënë këtë.” Po, qeshi. Qeshi.
Një herë tjetër kur ishte i ftuar për darkë, mori në telefon për të na thënë se i kishte ndodhur diçka me protezën e dhëmbëve, kështu që nuk do të ishte në gjendje të përtypte asgjë. Mu desh të përgatisja diçka të bollshme që mund ta hante. Ai hëngri supë me zarzavate dhe më pas hëngrëm tortë me luleshtrydhe, që ai e shijoi plotësisht.Peshkop Noli e dashuronte muzikën. Ai e kishte bërë zakon të shkonte çdo të premte mbasdite në koncert simfonik. Ato pak herë kur nuk mund të shkonte, ma jepte mua biletën e tij. Kishte një vend të hatashëm; ishte në llozhën e parë mbi skenë. Kur kisha vajtur në koncert përpara se të martohesha, isha ulur në llozhën e dytë nga nuk shihej asgjë.
Studiuesit e Shekspirit në Shtëpinë e Bardhë
Në qershor 1964, lexuam në gazetën New York Times se në përkujtim të 400 vjetorit të lindjes së Shekspirit, presidenti Lyndon Johnson kishte organizuar një mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë për studiuesit e Shekspirit. Megjithatë, jo shumë njerëz kishin dijeni për përkthimet e peshkop Nolit në shqip të Shekspirit. Peshkop Noli i tha burrit tim se do të dëshironte të shkonte. Atëherë, ai i shkroi një letër shumë të këndshme presidentit Johnson, ku i thoshte se edhe peshkop Noli ishte studiues i Shekspirit, se ai ishte 81 vjeç dhe nuk e kishte parë kurrë nga brenda Shtëpinë e Bardhë. Ai mendonte se peshkop Noli do të kënaqej shumë po ta ftonin edhe atë. Mbas një jave peshkopi mori një ftesë. “Duhet të jetë tronditur!” Po, u trondit, sepse atje ishin të gjithë studiuesit e Shekspirit nga Anglia dhe nga ky vend. Kur u kthye, peshkop Noli i telefonoi burrit tim për t'i thënë se presidenti Johnson i dërgonte të fala. I tillë ishte humori i tij.
Burri im e admmironte shumë peshkopin. S'kish gjë që të mos e bënte për të. Ai filloi fushatën për të mbledhur para që t'i blinte peshkop Nolit një shtëpi në Florida, ku ai të shpëtonte nga muajt e hidhur e të ftohtë të dimrit. Të gjithë mendonin se ajo ishte një marrëzi, se nuk do të mblidheshin kurrë aq para sa duheshin. Por i mblodhën.
Poezitë e peshkop Nolit u botuan te “Dielli” në kohë të ndryshme. Ai përktheu shumë nga poezitë e Victor Hugo-it, që do të thotë se e njihte mirë frëngjishten. Përktheu gjithashtu, edhe disa poezi elizabetiane. Duke e kuptuar se ishte njeri shumë i sëmurë, peshkopi i tha burrit tim se dëshironte që ato poezi të botoheshin si libër, ndryshe do të humbisnin po të varroseshin në faqet e “Diellit”. Mbas vdekjes së peshkopit, im shoq u takua me disa shqiptarë adhurues të Fan Nolit, që kontribuan për shtypjen e librit. Padyshim që peshkopi nuk e pa kurrë librin. Peshkop Noli kish dashur që mbas vdekjes librat e bibliotekës së tij t'ia dhuronte Bibliotekës Publike të Bostonit. Në atë kohë, për disa arsye, biblioteka e Bostonit nuk i mori librat. Atëherë, sekretarja e tij Mary Johns, i dërgoi ato në Shqipëri. Qenë volume të tëra dhe u desh të bëheshin arka druri për transportimin e tyre. “Si nuk i pranoi Biblioteka Publike e Bostonit? A nuk ishte kjo një marrëzi?” Po, kështu ishte. Tani ata do të ishin shumë të kënaqur t'i kishin ato libra. Si përfundim, të tre njerëzit që intervistova më informuan jo vetëm për aspektet intelektuale të Nolit njeri, por më futën në brendësi të aspektit njerëzor, madje humoristik të këtij personazhi të respektuar, të këtij shqiptari. Në të vërtetë flitet më shumë për njeriun, sesa për figurën e rëndësishme publike që e kanë njohur shumë prej nesh. Nga anekdotat personale që lidhen me këta individë, shohim se ka ekzistuar një anë tjetër e Theofan Stilian Nolit si person, si qenie njerëzore. Gjatë kërkimeve të mia për këtë projekt, kam bërë një zbulim interesant. Kur u krijua shoqëria “Besa Besën”, në Boston më 1907, Noli qe kryetari i saj i parë dhe arkëtar ishte gjyshja ime nga nëna, Gelo Goni Stephenson (Katundi). Gjyshi im kishte emigruar në Amerikë me grupin e parë të shqiptarëve para se të mbyllej shekulli, të prirë nga kunati i tij Kole Christopher (At Kole), i cili njihet si shqiptari i parë që ka ardhur në Amerikë. Maj, 1982