Diskutim:Hasan Ramadani/Arkivi 1
Latest comment: 2 vjet më parë by 185.174.210.41 in topic Hasan ramadani
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Hasan Ramadani/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
HASAN RAMADANI
RedaktoHASAN RAMADANI - TRIMI I LLAPIT DHE SIMBOLI I QËNDRESËS KOMBËTARE
Hasan Halit Ramadani lindi në fshatin Shajkofc (Albanik) të krahinës së Llapit në një familje fisnike po edhe mjaft bujare. Babai i Hasanit, Haliti i njohur në këto anë për burrëri e tipare të trimërisë, ishte radhitur me kohë në anën e luftëtarëve të pajisur me ide kombëtare e përparimtare për t’i mbrojtur trojet shqiptare në Ballkan e veçanërisht për mbrojtjen e Kosovës nga kolonizimi serb, e më vonë e vazhdoi luftën edhe kundër okupatorit fashist italian e nazist gjerman. Në vitin e parë të jetës së tij, pasi i kishte vdekur babai Hasani kishte mbetur jetim. Ai rritet në kushte të vështira, si gjithë fëmijët shqiptarë, duke u ballafaquar me skamjen, varfërinë e robërinë që na e kishin dhuruar armiqtë, gjatë gjithë historisë. Hasani ishte rritur me vuajtje e mundime e që mezi kishte arritur të vazhdoi e kryej shkollën fillore, edhe pse në shpirtin kishte dëshirë të madhe për shkollim. Pasi, shtëpia e tij kishte nevojë të madhe për kalamaj u martua me Eminën që gjatë jetës së tyre i lindën shtatë fëmijë të cilët u rriten dhe u edukuan me ndjenjën e atdhedashurisë që sot qëndrojnë krenar për punën e babait të tyre e për namin që ia la shtëpisë së tyre. Vuajtjet dhe jeta e vështirë për t’i rritur e shkolluar fëmijët e tij e detyruan të merr rrugën e mërgimit për në Austri, sikur edhe shqiptarët e tjerë të Kosovës. Atje takohet me shumë atdhetar shqiptarë të cilët kishin qenë të detyruar të ikin nga ndjekja e shërbimit sekret jugosllav dhe atij vasal shqiptar për shkak të veprimtarive atdhetare. Duke e kuptuar për çdo ditë, dhe duke u bindur se gjërat nuk munden të lëvizin nga diaspora, po ato mund të lëvizin vetëm në vendlindje dhe se për këtë arsye ishte më i nevojshëm në Kosovë se atje ai kthehet në Kosovë për ta vazhduar veprimtarinë në vendlindje ku kishte mundësi t’i shpërndaj idetë e tij tek rinia e Kosovës. Gjatë vitit 1983 Hasanin e largojnë nga puna me akuzën se është duke punuar kundër pushtetit Jugosllav që edhe e diferencojnë si armik të Jugosllavisë e që më vonë e dënojnë edhe me disa vjet burg për veprimtari ‘armiqësore’, pasi kishte shpërndarë pamflete e kishte shkruar parulla, kundër shtetit si: Kosova Republikë, Ne jemi shqiptarë e jo Jugosllav, Poshtë hegjemonia serbe, Trakti kundër tradhtisë, ndal diferencimet në mes shqiptarëve etj. Lëvizjet e mëdha të shqiptarëve në vitet e 70’ta, e deri në vitet e 80’ta, më në fund arritën që më 11 mars të vitit 1981 ta fillojnë demonstratën e shumë pritur studentët e Prishtinës e rinia kosovare, ditë që shënoj fillimin e një epoke të re e cila shembi robërinë shekullore shqiptare të imponuar me forcë e dhunë nga hegjemonizmi pan sllaviste dhe nga politika e kompromisit e Fuqive të Mëdha të cilat vepruan vetëm për të ruajtur baraspeshën e raportin e forcave. Duke jetuar me hallet e popullit dhe vuajtjet e robërisë së shqiptarëve Hasani kishte mësuar çdo gjë që e kishte bërë historinë e kujtesën kombëtare për ruajtjen e trojeve shqiptarëve që na i kishin lënë të parët. Jehona e këtyre ngjarjeve kishte tejkaluar jo vetëm tokën e vjetër Evropiane po ato i tejkaluan oqeanet e kontinentet e reja që nga lindja e deri në perëndim. Një pjesë të barrës e kishte marrë mbi supet e veta, po kush tjetër përveç Hasan Ramadanit që ne shokët e quanim ‘GALANI. Ai gjithashtu ishte edhe anëtar i organizatës për Republikën e Kosovës dhe njëri nga organizatorët dhe pjesëmarrësit kryesor të demonstratave. Këto demonstrata i treguan opinionit të brendshëm dhe atij botëror se gjendja dhe çështja shqiptare nuk ishte zgjidhur po ajo ishte ndarë padrejtësisht e kundër vullnetit të tyre në pesë shtete. Që nga ajo kohë e deri më sot ai sistematikisht është masakruar e shpërngulur nga trojet e veta shekullore mu në mes të Evropës. Kjo krijesë famëkeqe është krijuar artificialisht, mbrapsht dhe në kurriz të popullit shqiptar të cilën e kishin ndihmuar si politika e lindjes, ashtu edhe ajo e perëndimit, vetëm për interesat e tyre politike e gjeostrategjike. Demonstratat e vitit 1981 ishin shkëndijat e para të luftërave në Evropë dhe fillimin e përmbysjeve të regjimeve totalitare dhe fillimin e përhapjes së demokracisë evropiane tek popujt jugosllav dhe popujt tjerë. Ato, asnjëherë më nuk u shuan, deri në zgjidhjen e plotë të statutit politik të Kosovës. Ato u bënë flakadan i rrugës së vështirë, të përgjakshme dhe të gjatë që e solli lirinë e Kosovës. Ai, si i ri kishte zgjedhur rrugën e vështirë por të ndershme që ishte edhe anëtar i LPRK’së së Kosovës e cila ishte organizatë ilegale që vepronte brenda e jashtë Kosovës. Në qershor të vitit 1981, dënohet me shokët e grupin e tij nga Llapi siç ishin: Bajram Ajeti, Ismet Begolli, Bajrush Behrami, Sherif Konjufca, Avdi Gjata, Kadri Llugaliu, Ali Ajeti, Sabri Hamiti, Shaban Mulolli, Hamit Hamiti, Kadri Llugaliu, Çazim Asllani etj. Pas lirimit nga burgu Hasani e vazhdoi rrugën e nisur dhe nuk u ndal asnjë orë të pushoi pasi ai çdo herë shprehej se ‘Kthim prapa nuk ka’, deri në fitoren e fundit të lirisë. Gjatë kësaj kohe, kulla e tij në Albanik ishte shndërruar në bazë të luftëtarëve të lirisë që vepronin në mbarë trojet e shqiptarisë. Sa herë që anëtarët e lëvizjes rrezikoheshin dhe e kishin punën pisk, ata strehoheshin aty, ku pushonin, konsolidoheshin e merrnin forcë për t’i vazhduar detyrat e shenjta që i kishin përpara. Gjatë vitit 1989 Hasan Ramadani ishte edhe njëri nga udhëheqësit e Çetës së Llapit të cilës i printe trimi i Llapit Ali Ajeti, grup të cilin pushteti i atëhershëm e konsideronte se ishte grupi më i rrezikshëm pas Luftës së Dytë Botërore. Për ndjekjen e këtij grupi dhe shuarjen e rezistencës e vrullit revolucionar të demonstratave të vitit 1989 në Besianë, dërgohen njësia speciale e policisë serbe e quajtur ‘Korbat e zinj’. Më 30 maj 1989 në fushën e luftës e të mejdanit bie heroikisht, duke i prirë e mbrojtur me armë në dorë udhëheqësi i Çetës, patrioti e luftëtari i lirisë Ali Ajeti, në arat e mbjellura të fshatit Shtedim afër Besianës. Ali Ajeti, vritet mu në ditën kur në Besianë kishte ardhur një Delegacion Evropian për ta shikuar shkeljen apo jo e të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë e veçanërisht në Llap. Vetëm disa muaj më vonë, ushtimat e armëve në Prishtinë ia kishin prishur gjumin gati të gjithë qytetarëve të saj, pasi ballë për ballë në breg të Diellit është duke luftuar me ushtrinë e policinë serbe Afrimi e Fahriu. Në fund pas një qëndrese të fuqishme në Prishtinë, bien heroikisht Afrim Zhitiu e Fahri Fazliu duke luftuar pa ndërpre më shumë se 24 orë me një armik që ishte disa qindra herë më i madh edhe për kah numri i ushtarëve dhe për kah armatimi. Ato ishin krisma që e prishën baraspeshën në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, prishën lirinë e imagjinuar të shumë qytetarëve që mashtroheshin nga një pjesë e udhëheqjes shqiptare që nuk dinte apo ishte në shërbim të pushtetit. Prishën ëndrrat e bukura të krijuara për Vëllazërim-Bashkimin me popujt që i kishin krijuar shtetet e tyre duke masakruar e bërë gjenocid ndaj shqiptarëve shekuj me radhë. Më vonë anëtarët tjerë të Çetës u detyruan që të largohen nga Kosova, pasi pushteti dhe policia jugosllave kishte marrë masat e një terrori dhe sulmi të pa parë ndonjëherë pas luftës së Dytë Botërore. Hasan Ramadani nuk iu bashkua shokëve për mungesë të pasaportës të cilën ia kishte ndaluar sigurimi shtetëror. Më vonë, shoku i tij Enver Osmani nga fshati Ballsh, ishte munduar që ta bind Hasanin që të largohet nga Kosova për shkaqe sigurie edhe pse ia kishte siguruar të gjitha kushtet për tu larguar. Mirëpo, trimi nuk kishte pranuar në asnjë mënyrë që ta lëshoi Kosovën. Nga viti 1989 e deri sa vritet qëndron në ilegalitet të plotë, që bënë jetën e një kaçaku, mu si vëllezërit e njohur, Bajo e Çerçiz Topulli, që vazhdonte të jetonte nga një vend në vendin tjetër tek bashkëveprimtarët e tij, si në fshatin Ballsh te Enver Osmani tani dhëndër i Zahir parazitit që bëri një qëndrim të gjatë. Me vazhdimin e keqësimit të situatës në Kosovë e për hir të sigurisë ishte e nevojshme që ta bënë ndërrimin e vendqëndrimit. Vendqëndrimin e ri ia kishte siguruar shoku tjetër i tij Fadil Begu pasi ishte marrë vesh me Ismajl Revuqin që Hasani të vendoset në shtëpinë e tij në Bardhash. Hasan Ramadani, gjithashtu edhe një pjesë të ilegalitetit e bëri në familjen e Zymer Hysenit, në Ballsh dhe një pjesë tjetër, tek dhëndëri i tij në Dumosh dhe një pjesë edhe në Herticë. Derisa Hasan Ramadani ishte në Ballsh ai vizitohej nga themeluesi i UÇK’së së ardhshme Zahir Pajaziti dhe shokët e tij. Ai, vizitohej edhe nga anëtarët e Lëvizjes dhe luftëtarët e ardhshëm të lirisë, si Agron Rrahmani i cili për çdo ditë e furnizonte me shtypin e përditshëm legal dhe ilegal e që njoftohej për ecurinë dhe punën e lëvizjes edhe të UÇK’së së Kosovës. Hasani, kohë pas kohe shkonte në shtëpi për tu çmallur me familjen e për të ia siguruar gjërat e nevojshme të jetesës e për të ditur se si i venin punët në familje, pasi ata kishin nevojë për fjalën e ëmbël e dorën përkëdhelëse të babait. Kështu, veproi edhe natën e 6 gushtit të vitit 1994 kur ishte kthyer në shtëpi. Atë natë, ishte përcjell nga njerëzit e sigurimit dhe të vëzhgimit policor e ushtarak jugosllav që ishin përgatitur shumë më herët me një arsenal të madh ushtarak sa nuk mund ta marrë me mend njeriu që ka edhe pak njohuri ushtarake. Për të siguruar efektin e aksionit për arrestimin e Hasanit, policia e kishte rrethuar edhe fshatin Albanik. Mirëpo, trimi i Llapit e kishte vendosur që i gjallë nuk do të bie në dorë të policisë pasi e dinte shumë mirë se kush ishin ata. Ashtu e kishte thënë, ashtu e kishte bërë. Para se të filloi sulmi, policia i kishte kërkuar Hasanit që të dorëzohej, nëse dëshiron që të mos vritet, deklaron vajza e tij që ishte pranë tij gjatë gjithë kohës së sulmit, Fidajetja. Trimi, në vend se të dorëzohet ai e zgjedh luftën që e fillon sulmin, duke shti me armën që Afrim Zhitiu ia kishte lënë amanet më parë. Armiku duke e parë se trimi nuk po dorzohej po kishte vendosur që të luftonte, filloi ta përdorë sulmin me teknikën ushtarake për ta thyer këtë qëndresë, që angazhoi edhe helikopterët e helmet kimike luftarake, vetëm e vetëm që ta përfundonte sa më parë këtë aksion ushtarak të turpit dhe të fitores së madhe që llogaritej nga organet shtetërore të Serbisë. Kulla kishte marrë flakë e kulmi filloi të bie në tokë. Me sa dukej, njëri nga plumbat e snajperistëve e qëllon trimin në kraharorë që për disa orë rresht bëri një qëndresë heroike kundër një eskadrile ushtarake në të cilën vriten edhe disa policë. Se çka ndodhi në mes të datës 6 dhe 7 gushtit në komunën e Besianës, flet vet kulla në Albanik që sot qëndron krenare, përballë rrebesheve të luftës e që sot nga shokët është bërë muze historik, që për çdo përvjetor, dashamirët e Kosovës përulen përpara këtij kësaj kulle të shenjët. Albaniku i dha porosinë pushtetit serb e ndihmësve të tij shqiptarë që nuk donin të kuptonin se populli i Kosovës nuk duron më barbarinë serbe pasi Hasani nuk ishte vetëm e që pushka e tij u dëgjua në katër anët e Kosovës dhe malet ishin mbushur përplot me luftëtar të tjerë shqiptar nga rinia e Kosovës, e cila asnjëherë nuk e kurseu jetën kur është atdheu në rrezik. Amanetin e Hasan Ramadanit e shokëve të tij, më në fund e realizoi UÇK’ja e cila e shporri pushtetin serb një herë e përgjithmonë nga Kosova.
‘Një popull që heq dorë nga luftëtarët e lirisë, robërinë e ka hak’
Lavdi trimit e dëshmorit!
Hasan ramadani
RedaktoKur ka vdekur 185.174.210.41 29 mars 2022 22:13 (CEST)