Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Këngët e Milosaos. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Jeronim De Rada [KËNGËT E s`e përgjaku heshtëza, po u largua gjersa ra tek e bardha shpia ime. Kur n`agim tokë edhe shpi u zbuluan bashk` me detin, si hareja që del sysh, më zgjoi duke fërfëlluar qelqeve t`dritares. U pataksa e ruajta jashtë: rrusht` , pak aguridhe, dheut tonë i kishin hie; lule liu të hapura, n`i tund era e i përzien, në atë ninull qeshin; Si ato lule –qielli. Ti vështroje dhe s`kujtoje asnjëmbëhi njerëzish. Kallëzoret nëpër duajt po këndonin.Dheut huaj ahere ndër time motra kisha arritur; mëma ime emrin tim thosh nëpër shpi. Një hare më rrodhi kurmit, si hareja kur te shtrati, mbrëmanet, vajza e ngrohtë ndien për të parëzën sisët qëm`i fryhen.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page3 Kënga II Vreshtat ishin verdhëllore. Erdh nga mali dhelpëra Me të lodhurat të bijat, me tëmbaruar të vjelat; e at`here kur ndër sheshe fshihet dielli ( si nën tokë mëmat që kënduan në valle), kur në Fjokat unë rashë. E përveshur e e lartë, me gërshet të pleksur në një lidhëse të bardhë, ish te kroi një vash`.Te balli njëmendim i kishte hie. I lidhur te brezi i kaltër, mbi truall i çik mandili. Posa qëmë ndjejti, vasha drejt nga unë u suall, gjifyrë edhe plot hie, me një të trembur hare. Trimi : - Vajzë, a m`ep ti një pike ujë? Vajza: - Sa te duash t`i , bir zoti. - kuja bije je ti, vashë? Mos më je nga dheu i huaj? Kur, djalosh, në Selanik vajta, vashëzat nuk ishin në katund me kaq hir. Në çeret e ndezur, vucen ajo ngrinte: -Jam e bijë e Kollogresë, ngriti ballët e zbuluar. Duke shkuar asaj udhe, gjembat që vareshin udhës s`e gërvishtnin atë çupë: me llërët përgjakur, unë nga ballët ia reshtja. Dy buzë të qeshura, njëj here të bardhë, at mbrëmje dukeshim.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page4 Kënga III Ish te mbrëmja e shën Mërisë. Vashat kishin lënë lodrat E te dyert kuvendonin, se nuk qenë në shtëpi etërit e vrenjtur. Kudo niste një nxitim: ndaheshin ar e kandile, tek ne pritej nata. Bija madhështore zonjash përdorez do luanin me të nderëm bij bujarësh. ashtu si engjëjt në qiell, më tëmir` nga njerëzit, bëjnë veç harenë e tyre. Dola në Rodh e , te kopshti, ku po frushullonte elbi, eca nën ullinjtë. Posht` te kroi, me katër vasha, me të bardhë cip kreit, erdh e bijë e Kollogresë. Dukeshin kallëz të pjekur. Vajza : -Fatmirosh ai që na del, mbi Rodhen e gjethëruar si flamur i Arbërit! Fatmiroshe ajo çupë , që, e puthur nga e ëma, do pushojë n`at krah! Nga do niset, e magjepsur? Nga veriu si deti, Apo nga e bardha Jugë?Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page5 Kënga IV Ish e diela menatë e i biri i zonjës madhe ngjitej tek e bukura te m`i lypte një pikë ujë, se ish etit djegur. Vetëm e gjeti te vatra, qëmë plekëste gërshetin. Ata duheshin e s`e thoshin. Vajza, me buzën më gaz: -Ç`ke që po ikën si era? -Më presin në roliet. -Dy mollë të ardhura, qëndro, se t`i ruajta. Me një dorë ngritur mbante mbi veshin e bardhë leshtë e saj të shpleksur, kalli tjetërën te gjiri e më hoqi mollëzët, më ia vu në doret, në çeret e ndezur. Thomni ju, të dashurit, m`ëmbël ë` të puthurit.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page6 VJERSHE E BIJES SE KOLLOGRESE Nga m`erdh te kurmi gjith` ky gëzim? Si e pafaj unë zhvishem te shtrati E zgjohem e hareshme se u zgjova, si ajo që gdhihet me një fat të bardhë.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page7 Kënga V Pse të venë në det mendimet, zemra ime? Zbardhuan anijezat, panë këndej e u fshehën… Erdhi dita e Arbërit! Doemos do vdesim në shtrat, nëmos rënçim përpara shtëpive tona, e nën dhe do na harrojnë shokët e vëllezërit, krojet e katundi ynë. Tani që nata e zezë me shiun e saj të butë kudo i përbalti udhët, hapnie ju derën tek të përhedhurat çupa lozin të harruara. Vasha foremadhja ma rrëmbeft` nga dora atë buzëhieshmen e ma sjelltëmua përpara. Kanë për t`iu ndezur faqet. Me atë shenjëzën nëmes, Kur e drojtur tëmë qeshë. Veç në sy të shihemi, pa dhe bota të përmbyset.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page8 Kënga VI Ra bora mbi det e ndër leshteriqe zbardhi kraht` e shqitëzës. Gjumi mua më lodh : thuajse trupi më largohet, si një gruaje që , Marbelës, mbrëmjes , i largohet, zhurma e trokashkave dhe të lehurit e qenve mbi mullinjtë, e sheh si shuhet zjarri e ndizet vreshtave. Jeta ende s`fjet. O , vasha kryegështenjë shtratin butë tëma shtronte, pra të vihej duke tjerrë gjysmë në terr e në dritë, me këngë në gojë! Të harroja se nën borë biren krojet e tëmbjellat që na mbajnë jetën; edhe djemtë e zonjave Samërankut që gumojnë me tambur vreshtën e largët e i thonë : -Ne të ruajm. I kotur do ëndërritja Se , përdore, fushave Vemë dhe shtëpitë e njerëzve na faniten me të aguar edhe yjt- na lenë; apo se më zgjidhet kali dhe shkon te një turmë gra, që përndahen, veç asaj që i zë lakun e përtrollëm: syri i bukur i njeriut, dhe vështrimi i tij e zbut. Krahërorin e dërsitur Ajo e fshin me mandil, e skuqur se po ma shohin. Ajo vashë zakonbukur nuk leu ndër tëmëndafshta; Porse mua, kur zbardh dita, në një kasolle të lënë e të hapur ernave, prej ku duken, nëpër të,Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page9 brinja e bardhë,malet, lumi, fort ma kënda ta kem pranë vajzën qëmëmori zemrën; ajo mua më ka hije.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page10 Kënga VII Kundrejt kodravet e detit, dita e kaltër gëzoi valleve të vashave: i shohin të dashurit. Në kët` jetë ç`kemi më ? Hënëzën e mbrëmjes, kur te dera ime dalin vashëzat e bëshme, motrat e ushtarëve. Unë tringëllij kitarën, ato, të përveshura, lozin e një ëmbëlsi faqet ua zben.- Kemi më tëmirën ëndërr, që i sjell trimit vajzën. Kur shpitëmbyllen, te dera, në të errët ai e pret, e ul, prehrin ajo hap : - Trim, na merr dyzë lajthi. Ai m`i tregon se ç`bëri që ta shih e tëm`i fliste ; ajo dëgjon e me sy ruan një yll e një tjetër, nuk do t`ike, por dhe trembet. - Lamtumir`, trim, zgjohet mëma, - bën ajo buzën më gaz. - Vashë, puthëmëmë parë. Ajo e resht kryethit, ai e heq e vasha i bie dalezë te zverku e pushton trimi në gji. - Lamtumir`- Ec me shëndet. Ai e ruan në të ikur : u zhduk e njeri s`e pa. Djali zgjohet e në jetë atë dit` më rron me mall.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page11 Kënga VIII Mu nëmes të gurëve mbiu një re manushaqesh, shenjë e pranverës së bardhë; me gazmend i venë vesh zhurmërimësë së lumit. Pa një re mali me borë u buthtohet njerëzve : ata lutin për të korra. Këtij dimri kam pushuar si thëllëza te foleja. Ngriti degt` ulliri i shkundur edhe vashëza e bukur, harruar vëllezërve, duket në valle vetëm kur unë e dredh. Botë e madhe, që s`qetohet ernave dhe fjalëve, atë e ka si llambadhe që hieshon shelqërorin, po që jashta shpis` nuk ndrin. Kur i ngrija fshehur grackat, qullur, ullishtave, sa mezi qëmerrja frymë po t`i tundte era vadhët ; lutja për hirin e mëmës që të zija mbrëmanet plot me zoq të gjallë. Shkonte vasha mespurtekë, shtija gur e mëmallkonte. Pra që u rrit, -si më rrëmbeu! Kur e shoh, më ikën mendja, dridhem e nuk marr dot frymë. Dita ka diellin që e zbardh para syve tanë, porse ç`yll e ruan vashën edhe mua në kët mall? Kur un` dal te Shureza, vucën merr e vjen te lumi, porse mb`udhë e trembur kthehet e vështron katundin. Luleja e celur një të hënë plot hare,Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page12 t`enjten, duke u bërë e bardhë, ku ta dish a e sheh të dielën.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page13 Kënga IX Ç`ëndërr të keqe pa trimi! Dhjetë dit vajza e bëshme, ndo në arë e ndo në shpi, rrinte vetëm me gjitonët. Trimi i paske hypur atit, të egrit, të tmerrshmit, te Kroi i Ri t`i jip ujë, porse ajo, si e kish zakon, s`vinte më te Kroi i Ri , po m`i vate në ëndërrët. Mbrëmanet, një varg me vasha, të ardhura prej arave, në tryeza e t`et të çunit plot hare u hapën. S`erdh me to, po tirr në shpi vajza e mjerë, kaq e dashur,- si bijtë e të varfërve, të paveshur, të pangrënë, thuaj ndarë nga të lumët, nga zotynë s`shohin mirë, besën e kanëmbi veten. Trimi fjeti i helmuar, në ëndërr pa derën e saj: te një gur e në shullë, zgjidhte nga një tufë reze e m`i vij në prehër. Ajo ngriti sytë e më pa te dashurin, u pruar e uli kryet e më shkundi rezën, thuajse pa një të huaj.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page14 Kënga X Vallja e natës Së pashkës Zgjohu trim, gëzuarë! Zotynë la varrinë, perëndojnë yjezit, shuhen zjarret , derdhet ujët, bota vishet ndër të reja. Po kështu, zemër e dhemshur, priresh edhe ti e gëzuar. Si një ani ngarkuar me trima, që te mesi i detit shohin fshanë e dëshiruar, erdhe gjith` hir e hare, Po kush tëmori më sysh? Një pjesë e valles Kush porsiti renë e malit mon` me shi të na kujtonte? Zonja e madhe u nxitua jashtë katundit të vejë, në një dasmë tok me çupat. Kishte detin në sy, hien e shpisë në zemër, kur na pa djalin e saj dorëpërdore me një çupë. Vajza ndjeu nd`eshtërat gazin t`i përshuhet; si njëmermer qëmendon shihte dhe përpara syvet dherat i venin e i vinin. Djali iku e humbi brinjës: të përlotur ktheu sytë qiellit që rrethonte dheun vetëm, se dielli kish rënë, yjet edhe s`kishin dalë. Ish si zemër qëmërzitet nga kjo botë e panjohur e nuk sheh se ku do vejë.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page15 Gjithë valleja Ngreu, levendi djalë! Vajza që ti dashurove ësht` me ne në vallet. E di mir`zonja jot ëmë, ndonëse nuk e thotë, se ti dole në katund porsi vera në tryezë e mbi dhe njeriu me fjalë.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page16 Kënga XI Duro zemër, e duro sa duroi mali me borë. Shkrepëtinë nëntë diej, zbardhëlluan kumbullat : trimi nga katundi i largët doli e i pa menatë dhe harroi shtëpinë. -Lumi unë!-thoshte mali. Si ai qelqi, qëm`i fryn, bjerr ndriçimin nga hukatja, porse brenda gjithë ndrit, ashtu është vajz e mjerë. Ka vetëm të ëmën e t`anë. Ata e duan. Kujt t`i thotë „po“, nëmos u thëntë atyre? Ajo le fshatin e quhet nuse e trimit të huaj. Po na vjen një ditë e kthjellët, që t`ulet ashtu në derë, tëmë qepë linjëzën. Vështron detin : fluturojnë dallëndyshet; e vihet e më këndon këngët që i thosha vetë nd`atëmot që duheshim; e harron zotin e saj, me unj kryet e nëmend sjell fytyrën time. Ja, si bregu i braktisur gjembave e thellëzave, ku vinë e ndërtojnë njerzit një katund plot hijeshi te luginat gjelbërore, ështëmalli i trimave. E stolisur, nëmes grave, vajza del për t`u martuar, edhe lindin djem sydritë.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page17 Kënga XII Si suvala e detit e turbullt` e si njëmal, nuk pyet më për anijen, ashtu dhe gratë në krua, o te lumi, o per shkarpa, flasin për çupën e varfër, që i biri i zonjës madhe e don edhe dashurohet. Vasha rrinte gjithë turp vetëm me gjitonet; ato ktheheshin nga puna mbrëmanet e veç për linja flisnin, për shami e fustane. Një të dielëmenatë e gjeta në Korqiollo : -Trim , ti mua nëmë do fort; udhëve tëmos më pjekësh, ndër shoqe mos më vështrosh. - Vashë, malli im i parë, unë i mjeri s`e pandeha që kështu të bëja dhunë. - Mos u qaj, o ti bir zoti mos bëj që të jem fajtore për lotët që s´duhen derdhur: s`dëmtove të varfërën, as helmove çupat, njeriu s`i bëre keq.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page18 VJERSHE E BIJES SE KOLLOGRESE Në atë katund ku sonte do më arish, s’e ke të folët tonë, s’e ke shpinë; atje s’ë kopshti yt, atje s’ke ndere; o zemërgur, përse nuk rri me ne?Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page19 Kënga XIII Valle Me që, zot , do të na lësh, vafsh si një yll që dritën nuk e bjerr udhës së tij. Bir, me helm të ritë e tu mos qoftë përzier. Atë dit` që të na vish, qoftë i butë dimëri, me ullinj edhe me qumësht. Dhe bija të bëshme mëmat mëmartofshin shumë me djema të zgjedhur. Të na vish si nga larg vijnë fjalët e të dashurve, si mespërmes fletëve të ides që kam te dera, duket më të aguar Shenjëza e më gëzon zemrën. Era e lehtë që tund fletët, gjumin njerëzve u letoftë ndaj të gdhiri, edhe unë i vihem punës, që të rrit fëmijët. Sjellsh ti një ushtri fatmirë, të na i hapë këto brigje lirisë që borëm. Në të veshura të zeza, nuseja kurrëmos daltë; te vallja që dridhet, zonjat me djemthit në duar buthtohen edhe vështrojnë; tërë gjëria tëmbledhur njihen plot hare; lule e ver` mësallave, mall për të këcyer me trimin që e ke. Ti te hieja e shtëpis` sate, nën të huajt` kur të rrish, ç`jemi ne ndër njerëzit? Por ai zot, që gjithë gaz të zbukuroi djalërinë, djepin ta veshi me ar, aq sa një katund për ty lutet , ai zot të do.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page20 Kënga XIV Pasi dielli i ra te shtrati, m`u pataks e mjera: vuri shpejt të veshurat, dual nga rrij i biri i zotit. Era ngrinte pluhurin e e shfrynte mureve; asnjeri s`kalonte andej. Por atje, te buzë e udhës, Rina flit, vetem në vatër: - Ku ta dish në do të shkojë trimi i hieshëm më ksaj udhe! Fatmiroshe ato n`Greqi zërin që i dëgjojnë! Vate!-tha me vetëhe, u kthye në shpi, mori tërkuzën e trastën e me vajti nga ullinjtë : mblidh ullinj e qante. Pasi shkundi pesë ullinj, tek i pesti, në shullë, ndejt e e zuri gjumi. Trimi në ëndërr m`iu duk, qe i doli udhës lumit. Fushat ishin plot me borë, rrobat mbi krah i pikonin. - Me ktëmot ke bërë finjen? Si të janë skuqur duart ! Vasha vu buzën më gaz, Kur,-ia befti një erë e fortë, shkundi born` e drurëve, e përflaku porsi valë e të kaltër si një det poshtë kodravet e hapi. Vate dhe trimi, i rrëmbyer! Te një spart ajo u zu : pas e ruajti e larg e pa si një flutur përmbi ujët, që tundet e, vende-vende, zbardhon së këputuri… Porse u ngrit veriu i ftohtë, qëm`i ngriu zverkëthin edhe gjurin e zbuluar,- m`i këputi gjumin.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page21 Kënga XV Udhës sime lutesha : - Shën Mëri e shpive tona, këto udhë tëm`i ruash! Pasnesër gdhihet e diel e ti del nëpër katund. Arat tëmbijn` të shëndosha lopët tëmos na pëlcasin, shpitëmos vishen në zi, gjith` të thonë: “Ruajna!“ Pse nuk prita, por u nisa? Do më kishe dhënë uratën, do të kishe ndjerë vashat, qëme bukë s`fryhen. Daç të tjerrinë te dera, daç t`u tringëlloj vegja, asaj udhe më nuk shkoj. S`është bisha për njerinë, as shqipja e lisave, as ngjala e ujrave; vetëm burri ësht` për gruan, kurme që u kalbën, nën baltë, ndërsa tëmirë ata s`shohin, se kur duhen, bëjnë faj!“ Udhës ashtu lutesha. Tek arrita e natën fjeta im vëlla Koniati, djalë si një lule , i vdekur, më del veshur në të bardha. Milosao: - Si e thonë këtë fshat, ku ti rrije, o im vlla? Sa gëzim që të na shohin zoti tatë e zonja mëmë! Koniati : -Dheut errët, ku ti fle nëmes dushqesh edhe detit, ka mot , o vëlla, që dola. Erdha të të ngushlloj. Njerëzit rrojnë në shtëpi të përçarë e në zi, po kur dielli del nga mali, gjith` njësoj në shtrat i prën. Dy të rinj që duhen, gjendjen, botën s`e ndërrojnë. Si të shpëtoi nga goja që , kur vashën pa fuqi përmbi dhe trimi e do,Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page22 merr mëri zoti që e bëri? S`e largoi ai Kalabrie hidriotenë sydritë, shtatmagjepsurën Luizë? Shpuri mbrëmanet me anije mbulesat që bëri gjyshja, e te shpia e boshatisur natën e fundit u mblodh. Trimi e arriu e e puthi. Luiza : -Në atë dhe, ku po shkoj vetë, thuam në do gjë ti trim. Trimi : - Kur të vesh te bregu i huaj, hidh në det mandilin, lut të vijë prroit tonë, që të di se nuk u mbyte. Lut dhe zonjën shën Mëri, kurrë zi mos të të sjellë. Kur kaloi një javë e gjatë, trimi gjet mbi shur mandilen edhe tha : - Si ajo që iku edhe rron përtej, kështu rrojmë ne pas vdekjes.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page23 Kënga XVI Era që e ndreqi motin, fryu nga deti . Te Kodr` e Llumbardhave, lehtë se ç`ma hapi derën, ëmbël më dheli fytyrën e më reshti gjumin. Milosao : - Më rrofsh, i ftohti veri, qëme zgjon e më gëzon! Sa i ka hie koçimares, kur ia përkul degëzat! Ti s`leve në dhe të huaj. Veriu : - Kur leva të parën herë, dushku u tund te Pokfilli. - Të bijën e Kollogresë mos e pe nd`ata përrenj? -Dita me diell gëzon të shëndosh e të sëmurë. Me kitar`, vasha krenare luante me djaln` e bardhë e i frushullon fustani, gjiri i fryhej, rrotullohej e m`i shprishej shtekthi e m`i flisnin syzit. - Mba tutje, bushtëra erë, se më ngrive eshtërat!Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page24 Kënga XVII Shtëpi tona të shpërndara, do t`ju shoh pasnesër. Do shoh bregn` e Rakanielit e vashat që lajnë. Nesër ndaj të ngrysur shkon vasha nga dera ime edhe sheh shumë hare; pyet : - Ç`është kjo hare? - Esht` hareja e t`bir të zotit, që po na vjen nesër. Zemra vashës i kërcen. Mblidhet tek tëmotrat, ulet, ngrihet, del te dera. Nga çdo anë sheh plot zjarre: çunat , me urë në dorë, ndjekin udhve lakuriqët. Shpndrit vasha prej hareje, porsi djali njëmëngjesi që gdhihet me gaz. Përmbi shtratin e mëndafshtë, drita qëm`i ndehet, m`i këput atija gjumin. Sheh të ëmën nëpër shpi me gërshet të shpleksur e me lidhëse në dorë ; mbi tryezë sheh pasqyrën ; brof në këmbë, se kujton trimatë në Shurezët e stolitë e vashave përgjunjur në Shëndëlli përpara Mesosporites.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page25 Vjershë e Bijës së Kollogresë Isha në vallet e i ndryshuar erdhe : më shture sytë e m`u errësua jeta. Mos e ki rëndë, o diell, kjo re e lënë në të takoftë e ndrin dhe ajo një herë.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page26 Kënga XVIII S`ishin grahma trimash e grash tëmartuara, as rënkime zemre që lufton me vdekjen, porse ishin frymë prej djemthish që prehen djepeve me ninulla më të rar` të diellit; e si fërfëllimë gjethesh të hardhis`, si fryma e ditës në ato zemra të lehta, kur lëshohetë thëllëza nga lumi i Teodorit. Ajo shkoi mbi qeramidhet edhe ra te krei i djalit të parganiot Milloshinit, që ish te shtrati i vëlushtë e m`u vu e ma ushqeu. Si mbarojti së ushqyeri, hapi krahët e m`u ul përmbi tendën e mëndafshtë e ia lëshoi këngës. Djalthin e zu gjumi. Nd`e zu gjumi, le të flerë, mos kujtoj` të bardhën mëmë, që e zbathur e pa frymë pyjevet po më rrëqiset, duke i thirrë zotit saj, që doli e nuk u kthye.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page27 Kënga XIX Më të rar` të dimërit, vajta bashkëme tim vllëzer te stani i Marlulës, i pritur ka mot.Bariu ngrohu qumësht e i rrëmbyer, syt` me lot : -Ha ; trim i bardhë! Yt gjysh, kur vinte, nuk donte Veç qumësht të ngrohtë; pastaj gjer të gdhihej, ushtrinë e harronte. Pa kreni dhe i trishtuar rrija si në vend të huaj. Fjetën tim vëllezer. Delet që zhurmonin, gjumin ma këputnin. Kur u çova për së pari, nga Mbuzati hënëza sipër detit llamburinte. Kur u çova për së dyti, ylli s`ish duke vështruar njerëzit e bishat që flinin, por u takste deleve net me fate tëmëdha. Kur u çova për së treti, hëna kishte perënduar; ndonjë ka, aty-këtu, po kulloste kodrave gjysmë të zbardhuara. Kur të katërtën u zgjova, delet tona ishin hapur lumenjve të kaltër. Mua më zu malli i katundit. Dola poshtë shesheve, që ishin lagur: kish dëborë të pa shkrirë, të përhapur nën hien e shkurreve, e vashën kryegështenjë njoha te udhë e katundit, njoha shtatinë plot hir, spikun e kaltër të fustës; e takova nëpër zhugat. Trimi : - Se ti vije somenatë gjer këtu, nuk e pandeha.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page28 Vajza : - Pse , s`kam ardhur tjera herë? S`patëm me kë t`u dërgojmë bukën vllezërve.”Shko mblidh dhe dy skorje”, më tha mëma. Sonte mos fjete më truall? - Afër zjarrit i mbuluar. - Bobo!s`mund të vije mbrëmë në shtëpi?- Te shpia ime vajza kryegështenjë tani më s`po duket. - Sa ka dielli që rron, mos, kur ulet mbrëmanet, vetëm s`rri? - Kur të kthej në dhe të huaj, ngopmu ti, moj zemërgure, sitë huaj tëmë dish! - E përse? “Ne pran` e pranë ecnim. Ajo u përmbajt e pastaj sytë e përlotur i ktheu nga plepat anësh.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page29 Kënga XX Gjethet ishin si tëmpira, dielli i fshehur resh, zemr` e grave pa dëshirë, kur, -ia dha një shkundullim. Ullinjtë e thyer, shtëpitë e rrëzuara, njerëzit i braktisën mërisë së dheut. Ulërinin egërsirat. Përmes gjindjes së tmerruar, që sillej, përpiqej udhës, asaj nate të pabesë kam diktuar vashëzën, vashëzën meshollëzën, ate kryegështenjëzën. Si ai që një yll të qetë sheh e zemrën ia ngroh, yll qe thot : “Vështromëni dritën, bota nuk do të shkallmohet“, - bardhëllore unë e pashë. Vajza : -O i bardhë bir bujari, nëmëmerr, ku po më shpie ? Unë s`jam një zonjë e madhe si mizorja jot kunatë. Trimi : - Shkodra më s`thuhet qytet; përtej malit gjejmë priftër që të na martojnë. Un` me shigjetë e parmendë, ti kasollen tëmë ruash edhe rrobat tëmë lash, vetëm për mua të vetmin.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page30 Kënga XXI Nesër gdhihet shën Mëria, flakadani seç u ndez, udhëtjanë plot me fjalë. Mana, ullinj e vreshta tonat, verdhëlluar hënës, kurrë tëmos i gënjeni vashat e këtij katundi. O ti mbrëmje e bukur, kush me ty po rri tani që e zuri gjindjen gjumi? Mua thëllëza te shtrati më sheh kurm të heshtur, sikur të shih një statujë; si të pandehë se nesër është dita ime e madhe? Shkrehen pushkë e bje kambana me hare më të aguar; motëra ime nga deti hap dritaren e sheh motin e gjith` kurmi po m`i qesh. Shtëpitë tona pastrohen. Para shpive-thirrma e valles. Kunatat që, mbrëmanet, bënë fjal` te vatra edhe fjetën zemëruar, rrinë afër në vallet, te zëna për dore. Vajza kryegështenjë, liruar nga prindët, vjen te unë e te zotiynë, që e bëri pa mëkate, që ul sytë e sheh mbi dhe gjithë njerëzit si vëllezër. Nesër ajo , në kët` orë, uletë në shtratin tim, më jep faqen për të puthur, më le gërshetin nën llërë. Djemt` që do m`i lejnë, trojeve tona do dalin, ndër ullinj e kopështije, ashtu si del hënëza e njohur nga bota. Shën Mëri , ti mos na le, pasi të hyjë në shpi e stolisur me arJeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page31 e pritur nga bujareshat, e rrëmbyer nga gjitonët, - si nga bari një vjollce, që tryezën kundërmon. Si liri për gjithë vendin qe shtëpia e tim gjyshi, por tani ësht` nën të tjerë : nusja nuk gjen në shtëpi asgjë për t`u madhështuar.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page32 Kënga XXII Bie , por s`dua të fle. Mos e mbyll ti derën, le të hyjë era e detit, tëmë ftohë, si më ftoh vashëzat më të prashitur; le të hyjë dielli, që te vatrat, i pafaj, na u rri pranëmëmave, u kujton kohën e shkuar. Vajzën me shtatin e bukur unë të dashur e pata e m`i leu një djal` që i ngjet. Me hare në këto shpi ajo përkund djepthin e mua brezin më qëndis.- Bie , por s`dua të fle. Si drita në qiell e syu në kurm të njeriut, kur e sheh të pamenduar, ajo shpisë i ka hie. Ditët e mia fatmira, do kujtoheni mbi dhe si këto brigje e lumenj, që tëmoçëm do t`u duken atyre që do të lejnë.- Bie , por s`dua të fle.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page33 Kënga XXIII Milosao : - Si një re me shi të fshehur, mbi katund shumë e bardhë, që nuk di ku të pushojë, grua , ti rri kur jam në shtëpi. Kur dola , të gjeç se qaje. Nusja : - Birit tim njeri s`i a mbrojti foshnjërinë dhe askush nuk i ndihu kur ma zuri vdekja, që gjakun i piu. - S`është zemrimi i zotit djalin, grua, që të rrëmbeu: dheu të gjithë na mbulon. Si te djepi, natën, te veshët i tingëllonte kënga e djemve e ai s`e dinte se lart yjt` lëviznin e posht` fshati merrte frymë, ashtu shihte edhe anije detit, e lumit tëmadh trima zallit, kuaj,- e gjithashtu vdiste! - Porse t`ëmën qëma mbante atje lart im bir s`e sheh. Ai mbeti me sy të hapur nga un`, bërë si lëvere… Në katund do vdes e para… Po, ma tha …Të ritë tim cili varr e ha te kisha? - Ç`është kjo fjalë? Engjëll vashë, jam i yti ! Kush të huaj shtatin tënd mua ma bën? Llërët edhe zverkun i vështrova e m`ia putha. Ajo fshiu lotët, si pëllumb, shumë e menduar, mbi mullinjtë shtiu sytë, te ku shtrihej vreshta jonë.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page34 Kënga XXIV Kush kujtoi se do më lije, e pafat motëra ime? Sa agonte përmbi det, më liroje shtratin, që të ushqeje sirkun. Fustanes që skuqte, shëndrisnin tavanet. Bobo!fletë si një flutur se ç`më vure e mëndafshin, vash`, do mos e shihje! Të tjera mbi dhe i kryen ç`pati zënë dora jote e ti më je pluhurosur. Fron i jetës, ata sy janë tokë e myk u bë ajo buzë, mollë e ëmbël, në njëzet e pesë vjet. Kuj më lë në këtë dhe, hir i madh i shtëpis` sime? Kush më del në derë të zilepsë vashat, e llumbardhat ta vështrojnë që nga qeramidhet? Shtrati mbeti i pashtruar, njeri s`ecën nëpër shpi. O ! gjer t`ikin këto ditë e të hyj ndër yjet, të të shquaj e përdorez, larg prej shpirtrave të tjerë, më ne tëmos ndahemi.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page35 Kënga XXV Dy dit` mjegull edhe shi verën dojin të na reshtin; tek e katra, ndër lëmenj, shtruan duajtë në diell. Unë , vetëm , i helmuar, vajta gjer te Shureza, ndejta te bythë e ullirit. Një turme stërqokash vinin kashtronjës, duke u çirrur aqë sa brofa në këmbë. Pyllit takënte sëpata e gravet ; këngë vinin vreshtvet; bota dukej të kish lerë asaj menate. - O e bukura motra ime, mos ka rrush te varri yt? Vend të bukur në të dhanë, prapë s`shtrihesh dot e lumtur. Pse s`rri përherëme mua ? Kurmi i saj i bërë pluhur nëpër rroba i ka rënë e këto fjalë s`i ndjen. Zoti i dherave të shuma, që dha ditën plot dëshirë, më vështroftë dhemshurisht, këtë jetëma këputtë, tëmë dalë dorës tij!Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page36 Kënga XXVI Era fryu prapa shpive. Motra ime e vogëla vishet edhe lahet, merr gjilpër` e penë e më ulet kundrejt detit. Rri mbi uj` ylli i mengjesit. Afër , mbi fron i fanepset zonja ime tek qëndis, siç e kish zakon, një kezë. Nusja : - Ashtu, bij`; dielli që del vajzës së larë i qesh më shumë se dheut. Ajo vashë aq e gjallë rritet nën hien e s`ëmës e qetë e e dhemshur, shtatin plot me hire, shpive ecën si një yll. E bija e gjitones ma kundron e dëshiron ajo zonj` ta komandojë; çupat gjifryra asaj dere e duan burrin, ndo bari, ndo me parmendë. Kur e la shtëpinë e t`et, fqinjëria u errësua edhe zilisnin fatmadhin katundin e dhëndrrit. E në vdektë , i shkon mëma nga derë e të shoqtë e qan. Ajo flit – e unë u dhashë, më pa dhe vështroi vashën e bëri buzën me gaz, një gaz prej së vdekure. Motra ime e marmarosur më shtiu sytë në fytyrë. Froni ishte i liruar, rrezet e diellit skuqnin streht` e qeramidhevet. Posht` te lumi, shelgjet, të zbërdhulur e të ftohtë, era i tundte gjithë hir.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page37 Kënga XXVII Vasha e mjeruarëz hyri tek e emta. Vasha : -Ulu e bëmë gërshetin. Ndejti drejt shtëpis` së zotit. Dielli binte që nga dera afër djepit pes` thëllëza nën frone përpushnin. Vashës i shpëtuan lotët mbi dorën e s`emtës. E emta : - Ç’është helmi yt, moj bijë? Vasha : -Helmi im është i madh shumë. Pa shih këta zogj që rrojnë vetëm , po fatbardhë : s`kanë njerkë egërsirë. - Vajzë, bijë e sime motre, ndo ti bën buzën në gaz, ndo ti flet o shtie sytë, s`gjendet zemër që s`të do. - Porse mua nuk më vlen : s`ështëmëma tëmë shohë. Nat e ditëmë qorton njerka mizore që kam. - Mos më qaj ti, bija ime : tani shpejt më vete nuse e te zoti yt fatmirë gjithë helmet i harron. Vajza me një psherëtimë tërhoq gërshetthin e artë, bëri e fshiu lotëzit, sytë i shëndritën - E sa kam të rroj akoma ?Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page38 Kënga XXVIII Ranë këmborë e tambure. Me një vel të zi në krye, ime motër maste një trëmbë lesh e mëndafsh, që e kish tisur vetëmëma. Trimit që do i mirr të bijën, ia kish tisur për shatore, që të hapte natën ushtërisë kur t`i printe; por s`e dinte motra ime e prandaja, e harruar, filli vetëm kujtoj mëmën, kryepluhurosurën e që s`njihej më te varri; iu veshën sytëme lot. Ish pa jetë si piktura, qëmbi shtratn` e nuses nëmesditë i qesh shtëpisë e s`e ndjen kurmin e saj me atë flok të bukur. Ulur pranë, unë e vështroja. Madhështorja mëma ime pat besuar qëme ushtri Arbërit unë t`i ndihja; e la besa edhe vdiq. E kujtova dhe, nga duket kopshti, u ktheva e qava. Arat e prashitura shiu i butë i bunartë. Kajsia me lule frushkullonte si një valle që ulet e më pret nusen, pret të dielat plot fruta. Motra : -Ja tryeza e shtruar, froni pranë, o vëlla; hajde, ngushëllohu, kaq i ri dhe veç helmuar! Milosao : - Motra ime e vogëla, pasi m`ujdise shtëpinë, po të shoh të lodhur, vetëm, e që s`të hedh syt` njeri… - Lavdi pastë në qiell zoti, që na mori zonjën mëmë!... Kur të na kujtojë ajo nga vendi i paqes,Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page39 njësoj është…- Ti je e lumtur se gjithnjë si desh e mjera bëre : ditën punove, natën fjete, si një dritë që ndizet edhe shkëlqen gjersa shuhet, edhe botës më s`i lypset. Mua mëmën një e huaj ma largoi. -Mëma pat shumë gëzime, porse ajo motër e mjerë, punëtore e varfër, i la shtatin tim vëllai si drita që rri tek ylli. Ç`e mërzit të zezën? Përse nuk e le të qetë, pasi të gjithë e harruan? Sa e bukur kishte lerë!... Sa hie në ato zakone!...Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page40 Kënga XXIX Ujërat menë, ra veriu, male dhe sheshe u veshën. Si udhën e ëngjëllit, verë, të shoh edhe trembem. Djemt`, që botën shtrigë njohur nuk e kanë, qeshin porsishqerrat në livadhe. Degt`e trëndafilave shkundin vesën edhe vashës mbi gërshetëthin i bie, që pleksi me vjollca; bie mbi foshnjën e fqinjës, që i lot te prehëri. Ajo e puth e më skuqet, se mendon te djali i mallit, që një ditë do t`i lejë. Pelat zbuten për të hipur; burri shkul pendët e zogjve të stolisë kryet; si veriu që përthan lulet, ai prish një shesh me sirq, që një rrobezë të bëjë;- fatbardhë sikur të tiste rrezet e diellit vetë! Vera e magjeps më shumë : lule të bardha , lule të verdha, të përhapura, të vjerra, duan veç gojë t`i flasin.Jeronim De Rada [KËNGËT E MILOSAOS] Page41 Kënga XXX Fryjti era e maleve dhe rrëzoi hien e lisit. Gjaku im te Lumi i Vodhit. Hapeni shatoren, o ushtarë, që të shoh Shkodrën edhe time motër te dritareja kundruall. Atje nuk do zgjohem më luleve që i tund era si suvalë e pasosur. Mblidhen shokët mbrëmanet në katund, në vatërët.- I lashë si ëndërrëz. Mbaroi Milosaoja.

Start a discussion about Këngët e Milosaos

Nis një diskutim
Return to "Këngët e Milosaos" page.