Diskutim:Kalaja e Shkodrës/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Kalaja e Shkodrës/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Parkim
RedaktoSepse duhet. --GrepfrutAroma (diskutimet) 13 shkurt 2019 16:39 (CET) |
---|
pse duhen kontrolluar shkrimet kur eshte enciclopedi e lire Sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretë, i cili është më i vogël se të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë të kodrës. Në muret dalës të tij, ka të dalura drejtkëndëshe që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm, kullat janë më të dendura. Brenda kështjellës ka disa ambiente që lidhen me një kullë rrethore, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohës veneciane. Oborri i dytë zë pjesën qendrore dhe më të madhe të kalasë duke u ndarë nga oborri i parë me një mur tërthor pa kulla. Brenda tij ndodhen katër depozita për grumbullimet e ujit, katërkëndëshe të mbuluara me qemerë, prej të cilave uji merrej përmes grykave të puseve rrethore. Aty ruhen dhe një depo, një burg si dhe një kishë e kthyer më vonë në xhami. Oborri i parë komunikon me hyrjen kryesore të kalasë, para së cilës në vitet 1407-1416, u ndërtua një oborr i fortifikuar, një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zënë pjesën lindore të kalasë. Oborri përbëhet nga një kullë katërkëndëshe me gjerësi 10 metra dhe gjatësi 20 metra, kati i poshtëm i së cilës është i mbuluar me një qemer cilindrik përshkues që nga hyrja. Në dy anët e kësaj galerie ndodhen nga katër nike të mbuluara me qemer cilindrik.
Gojëdhëna popullore[redakto | redakto tekstin burimor] Rozafa e murosur N'at' kohë tânë bregu i k'tejshëm i Adriatikut, deri në Tergestën e bujshme në Triesten e dit've t'ona, ishte breg ilir. Mâ vonë, u derdhen k'ndej romak't, tevona sllav't, norman't, venetik't, turq't e shumë popuj tjerë të huej. Gìatë shekujvet ata krepat e thata nên muret e Rozafatit, si edhe vet' muret e k'shtjellês, janë lagë me përrej gjaku t'atyne qi e kanë sulmue dhe t'atyne që e kanë mbrôjt'. Të huejt erdhën e shkuen, kurse populli ynë mbeti i ngulun në këtë tokë ilire. Ndêrtimi i k'shtjellës së Rozafatit ka nji gojëdhânë t'bukur e t'hidhun. Qé se ç'thotë kjo gojëdhânë. "... I rá mjegulla Bun's dhe e mbuloi té tânë. Trî dit' e trî net' kjo mjegull mbêti atý. Mbâs trî dit'sh e trî net'sh nji erë e hollë fryu e e naltoi mjegullên. E naltoi dhe e shpuni deri n'kodrên e Valdanuzit. Aty maje kodrês tre vllazën punojshin. Ndêrtoshin nji k'shtjellë. Po, murin qi naltojshin ditên ìu prishej natên, e k'sisoj nuk muejshin m'e naltue. Na kalon aty nji plak i urtë. - Puna'mbârë, o tré vllazën. - T'mbârë paç, o plak' i mirë. Po ku e shéh ti t'mbârên t'onë? Ditên punojmë, natën ná shêmbêt. A dín me ná diftue ndôj fjalë t'mirë: shka t'bâjmë qi t'i mbâjmë muret n'kâmbë? - Unë di,- u thot' plaku,- po druej me ìua thânë se â' m'kat. - At' m'kat hidhe mbi kryetin t'onë, se na duem ta qindrojmë më kâmbë nji'kyt k'shtjellë. Plaku i mirë mendôhet e pvet: - A jeni të martuem, trima? A i keni ju te tri varzat e jueja? - T'martuem jena,- i thonë ata,- Edhe te tré i kena varzat t'ona. Ná thuej pra shka t'bâjmë qi tá qindrojmë kyt k'shtjellë? - Ne daçi m'e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, n'shpi mos kuvendôni për fjalët qi do t'ju thôm un'. Ate pri të trî kunatave qi do t'vijnë nesër bukë me ìu prue, ta merrni e ta muroni t'gjallë n'mur t'k'shtjellës. At'here keni me pé se muri ka me nxânë vênd e me qindrue për jetë e mot. Tha k'shtu plaku e shkoi: njitash u pá, njitash s'ú pá. Medet! V'llai i madh e shkeli besên e fjalên. Kuvendôi n'shpi, i tregoi vashs s'vet k'shtu e k'shtu, i thá t'mos víte atje ne nade ne nesre. Edhe i mesmi e shkeli besên e fjalên: ìa tregoi te tana vashs s'vet. Vetêm i vogli e mbâjti besën e fjalën: nuk kuvendoi n'shpi, nuk i tregoi vashs s'vet. Ne nade. Te tré ngrehen shpejt e shkojnë n'punë. Çekan't shkapeten, gur't coptohen, zemnat rrahin, muret n0altohen. N'shpi, nana e djemvet s'din gja. I thôtë të madhes: - Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen buk' e ujë; duen kúngûllin me vênë. Nusja e madhe ìa kthen: - Besá, nanë, sod s'mûnd t'shkoj se jam e sëmunë. Kthehet i thotë t'mesmes: - Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen buk' e ujë; duen kúngûllin me vênë. - Besá, nanë, sod s'mûnd të shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtë. Nana e djemvet i kthehet nuses s'vogël: - Moj nuse e vogël... Nusja e vogël brof n'kâmbë: - Urdhno, nanë! - Mjeshtrit duen buk' e ujë; duen kungûllin me vênë. - Besá, nanë, vet' po shkoj, po e kam djalin e vogêl. Druej se don gjí me pí, e kjan. - Nísu, shkó, se djalin ta shikjojmë ná, s'ta lajmë me kja,- i thônë t'kunatat. Ngrehet e vogla, e mira, merr buk' e ujë, merr kungûllin me vênë, e puth djalin n'tê dy faqet, niset e bjen n'Kazenë; njaty ngjit kodrên e Valdanuzit, i avitet vêndit tek punojnë të tré mjeshtrit: dý të kunetnit e i shoqi. - Puna'mbârë, o mjeshtra! Po ç'âsht njikështu? Çekan't ndâlen e s'shkapeten, po zemnat rrahin fort e fort. F'tyrat zbehen. Kur e sheh i vogli t'shoqen, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë: - Ç'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin? Hedhet kunati i madh: - Ti keke lînd' n'e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kena bâ me fjalë me të murue t'gjallë n'mur t'k'shtjells. - Shndosh ju, o kunetën. Po un' do t'ìu la nji porosi: kur te po m'muroni n'mur, sýnin e djatht' t'ma leni jasht', dorên e djatht' t'ma leni jasht', kâmbên e djatht' t'ma leni jasht', gjinin e djatht' t'ma leni jashtë. Se djalin e kam t'vogêl. Kur t'nisë t'kjajë - me njânin sý do ta shikjoj, me njânên dorë ta ledhatoj, me njanën kâmbë t'i tûnd djepin e me njânin gjí t'í nap me pí. Gjini m'u nguroft', k'shtjella qêndroftë, djali em u trimnoftë, u bâftë mbret e mbretnoft'! Ata e marrin nusen e vogêl e e murojnë n'themel t'k'shtjellës. Dhe muret ngrehen, naltohen, nuk shêmbên ma si ma parë. Po rranxë tyne gur't janë edhe sod t'lagun e t'myshkun, sepse vazhdojnë me pikue lot't e nans për birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi. PUNOI: KLEA NIKA (SHKODER)..... |