Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Kalaja e Tiranës. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Një fakt i ri dhe entuziast për arkitekturën dhe inxhinierinë e viteve tridhjetë, vjen nga monumenti befasues. Një hark i realizuar sipas një projekti perëndimor; një hark tipik i arkitekturës së përtejdetit. E sa i takon funksionit të harkadës, rebusi u zgjidh si me magji nga zbulimi i disa projekteve në arkivin e ndërtimit Me siguri në të ardhmen do të shkruhet shumë mbi Kalanë e Tiranës dhe mbi farën qytetformuese që kjo strukturë e lashtë hodhi mbi Tiranën (Tyrcan-Tyrcanos) bizantine. Do të shkruhet edhe mbi momentin kur perandori i madh Justinian, aty nga 635 m.K., vendosi të riparojë kështjellën e vjetër romake në fushën e Tiranës, për të rritur mbrojtjen e Durrësit prej Ostrogotëve. Por e gjithë kjo u mbulua prej territ që kaploi këtu me mbërritjen e sllavëve dhe me rrënimin e rendit romak në Iliri. Ato pak mure që duket se kanë ngelur, por që nuk janë zbuluar krejtësisht, flasin vërtet më shumë së ç’mendojmë sot. Dhe kjo përbën një joshje të vijueshme që duket se do të vazhdojë për shumë kohë. Them kështu, pasi edhe një fakt i vogël e i parëndësishëm ndërtimor që ka lënë gjurmë në muret e kalasë, shndërrohet nga puna hulumtuese e studiuesit në një histori kërshërore dhe në emblemë të një qytetërimi koherent të cilin Tirana, nga sa duket, e kish përqafuar vetëdijshëm në një moment fatlum të ekzistencës së saj: në vitet tridhjetë. Pikërisht ky është motivi i shkrimit, një fakt i vogël. Bëhet fjalë për rudimentet e një harkade “moderne” ngurtësuar në trupin e murit kryesor të kalasë. Në vitin 2002, gjatë restaurimit të murit kryesor, të atij që shihet aq mirë sot nga rruga, u patën rilevuar edhe thembrat e portës së shkatërruar nga Bushatllinjtë (sot të rindërtuar), dhe me atë rilevim lidhet edhe zbulimi i kullave të kalasë të varrosura prej shekujsh nën dhe. Gjithsesi, menjëherë në të majtë të Portares, së rindërtuar binte në sy (sikundër bie edhe sot) njëfarë portali tjetër me hark, krejt i pazakontë e i murosur i shëmtuar me copa gurësh të palatuar. Po ç’qe ky hark? Kjo ishte një pyetje vërtet kërshërore. Nuk ishte e qartë nëse qe portare a diçka tjetër, pasi zhvillimi planimetrik i oborrit të kalasë nuk sugjeronte ndonjë gjë të madhe. Edhe forma e saj nuk qe tipike. Funksioni i atij harku dukej se duhet të kish rënë me kohë, pasi në një kohë të mëvonshme ai qe murosur për të mundësuar ndërtimin e disa wc-ve të repartit të policisë aty pas murit. E meqenëse këto ëc qenë bërë pas luftës (L2B), del se edhe murosja e harkut qe bërë pas luftës. E si të mos mjaftonte ajo murosje barbare, në këtë mur qe lënë edhe një dritare e vogël për të ajrisur lokalin sanitar (!). E tash vonë, edhe ajo dritare është murosur. Mbi këtë wc të improvizuar, mbulesa prej betoninuk kuptohet përse, pasi për të mbuluar wc-në nuk do kish nëvojë për konsolin që del jashtë gjurmës së murit. Dekualifikimi vizual që solli kjo mënyrë e trajtimit e ndërtesës më “interesante” të Tiranës, bëri më pas që të ish e thjeshtë për të vënë dorë edhe mbi vetë muret masive të kalasë kur Kinema Pionieri u ndërtua bash mbi to. Po le të kthehemi te harku ynë. Gjëja tjetër që bie në sy, është se aty ku muri mbaron për t’i lenë vend kangjellës, shihen gjurmëte fillimit të një tjetër harku (sot i shembur). Aty në kënd, muri vetë, është i skuadruar në pjesën e poshtme, por i mballosur keq në pjesën e sipërme ku duhet të ishte vijimi i një harku të dytë. Pyetja ishte sa harqe kanë qenë dhe për çfarë kanë shërbyer? Përsa u përpoqëm nuk e zgjidhëm dot këtë rebus. Kuptuam, duke u nisur nga elemente teknike, se koha e ndërtimit të harkut duhej të qe ajo e viteve Tridhjetë. Për nga forma gjeometrike bëhej fjalë për një hark realizuar sipas një projekti perëndimor; bëhej fjalë për një hark gjysmë të sheshtë. Harqet e sheshta nuk ishin në traditën e Tiranës, dhe për më tepër harqet me tulla nuk realizoheshin më që prej kohërave të para osmane. Ndërsa këtu bëhej fjalë për një hark tipik të arkitekturës së përtejdetit, dhe për këtë nuk kish pikë dyshimi. Qenë realizuar mjaft të tillë në Tiranën e viteve Tridhjetë. E sa i takon funksionit të asaj harkade, rebusi u zgjidh si me magji nga zbulimi i rastësishëm i disa projekteve në arkivin e ndërtimit AQTN. Qenë ditët e konferencës dedikuar artit dhe arkitekturës italiane në Shqipëri e Tiranë dhe në ethet e kërkimit të materialeve, për të ilustruar kumtesat, syri ra mbi disa skica projektesh - të padeshifruara deri më atëherë nga hulumtuesit. Punonjësit e arkivës, përpos katalogimit të tyre me të dhënat që përmbanin skicat, nuk kishin mundur të identifikonin objektin e projektuar, e as kërkuesit e shumtë, përfshi ata italianë (që vitet e fundit po kalojnë në krehër gjithë trashëgiminë italiane që ndodhet në arkivat tona). Dhe nëse nuk do kisha bërë këtë ndajtëhyme për lexuesin, skicat që po paraqes do të ishin vështirësisht të identifikueshme. Këto skica, a me saktë projekt-ide, del se janë realizuar nga inxhinieri-arkitekt Guilio Berté, italiani që punoi në Tiranë bashkë me Florestano de Fauston në vitet Tridhjetë, e që realizoi mjaft punime më pas edhe me Gherardio Bosion. Periudha e skicave të kalasë është e shënuar në njërën ndër fletët e projektit të cilën e ka firmuar vetë më dt. 7.VI.1933. Kjo është koha kur Berté punontë me ark. De Fauston, me të cilin përfundoi ansamblin e ministrive. Skica e mësipërme është kërshërore, ajo sugjeron një hyrje monumentale në oborrin e Pallatit Mbretëror nga ana veriore e kalasë. Për këtë hyrje Berté tregohet i kujdesshëm, ai lë pa prekur rrënojën e murit shekullor në krahun e djathtë, pasi mendon së është një çështje që i përket restauratorëve, dhe mbi themelet ekzistuese të kalasë vendos të ndërtojë një Hyrje Monumentale me dy portare. Sot nuk janë bërë ende hulumtime mbi planimetrinë fillestare të oborrit mbretëror, gjë që do shpjegonte edhe ekzigjencën për dy porta, por muri, që në këtë skicë jepet në prerje menjëherë pas kabinës së rojës, sugjeron se bëhet fjalë për një mur rrethues të parqeve në të djathtë. Ndërsa fakti i vendosjes së një kabine betoni për vendrojën aty pranë, tregon se kjo hapësirë e gjelbër brenda së cilës ndodhej pallati mbretëror, ish hapësirë e rezervuar për Pallatin. G. Berté, për të rritur monumentalitetin e hyrjes nga kjo anë për në Pallat, natyrisht që nuk sugjeron ndërtimin e një porte të traditës perandorake osmane, por me një stil arkitekturor thuajse racional, ai i referohet traditës romake. Për këtë kombinon tullat e qemerit të harkut me muraturën e gurit dhe mbi portare, në mes dy pilonëve të lartë dykatësh, nalton si në një hark triumfi elemente nga arkitektura e akuadukteve monumentalë të lashtësisë. Fare pak vija, pa ornamente e pa suvatim dhe monumentaliteti i hyrjes është i garantuar. Në kolonën e mesit, (sot këndi ku mbaron muri në përfundim të harkadës së vetme të mbetur) ende shihet çerniera e çimentuar ku valavitej njëra nga portat e dikurshme. Por veç këtij varianti të Portares Monumentale, u gjet edhe një variant tjetër, vërtet i çuditshëm. Ky variant i dytë sugjeronte ndërtimin e një rezervuari uji (strukturë vërtet elegante) mbi hyrjen e Pallatit. Edhe këtu duket se kemi të bëjmë me një stil arkitekturor tipik të racionalizmit të vitevetridhjetë, por që nuk është karakteristik për stilin e Bertésë. Ende sot në Itali janë ruajtur me shumicë ndërtime të tilla inxhinierike. Edhe mënyra e vizatimit nuk duket e bërë nga e njëjta dorë, ndërsa shënimet këtu janë në gjuhën shqipe. Kjo skicë nuk është e vetë Bertésë, por me gjasë është një evolucion i metejshëm i idesë fillestare të tij. Në variantin e dytë është hequr dorë nga hyrja monumentale - duket së ajo është zhvendosur tani në një vend tjetër - dhe mbi portaret ndërtohet një rezervuar uji, ndërsa për inspektimin e tij parashikohen dy ballkonada prej betoni (gjurma e njërës syresh ka mbetur sikurse thamë më lart mbi portën e murosur ekzistuese). Një kullë e ngushtë lejon ngjitjen me shkallë marinari deri lart në katin e tretë të strukturës, ku një ballkon i dytë inspektimi qarkon strukturën cilindrike të rezervuarit me diametër mbi 4 m. Në majë të mbulesës konike të rezervuarit, duke shfrytëzuar rrufepritësin, parashikohej krijimi i një strukture kabllore për shpalosjen e flamurit kombëtar. E gjithë struktura është prej betoni, i cili në këtë projekt, ndryshe nga përdorimi i tij masiv në godinat e atëhershme qeveritare, këtu artikulohet zhdërvjelltshëm, pa fshehur aspak entusiazmin e inxhinierëve për këtë material të ri ndërtimi, material që së shpejti do pushtonte botën. Desha ta ndaja me lexuesin dëshminë e kësaj aventure interesante të Kalasë së Tiranës (në vitet Tridhjetë), por edhe faktin së kalaja ka vërtet shumë për të treguar. Ajo duket se tani sapo ka rinisur rrugëtimin e saj të ndërprerë nga topat e dy shekujve më parë, rrugëtim mbrapa, në historinë e saj të errët, po edhe përpara – kësaj here me qëllimin për tu bërë zemra e kryeqytetit të ardhshëm. dodhja:

Start a discussion about Kalaja e Tiranës

Nis një diskutim
Return to "Kalaja e Tiranës" page.