Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Masakra e Shahoviqit. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Përmirësimi i artikullit Redakto

Ok, ja disa pika që mendoj se do të të ndihmojnë në përmirësimin e këtij artikulli:

  • Hyrja e artikullit duhet të jetë e thjeshtë dhe shumë informuese. Me pak fjalë duhet ta përmbledhësh esencën e artikullit;
  • Pjesa "Megjithëate banorët e këtyre vendbanimeve nuk janë të lumtur. Këto vendbanime njëkohë të gjatë i përcjellin disa disa ndodhi të pazakonta. Banorët e fshatit Tomashevë ankohen se nuk mund të pushojnë të qetë gjatë natës. Ata sot dëgjojnë ezanin nga themelet e xhamisë së rrënuar, dhe se fëmijt të gjinisë mashkullore shpesh u lindin me të meta." është tërësisht POV, që do të thotë se nuk ka këndvështrim neutral (edhe pse ka referneca). Wikipedia nuk toleron fjali si "banorët e këtyre vendbanimeve nuk janë të lumtur". Por prap, ke kujdes kur ta përmirësosh, ekziston edhe një gjë. Shiko WP:WEASEL (në qoftë se ke problem me përkthim tregom). Nuk mund të shkruash "Disa thonë se banorët e këtyre vendbanimeve nuk janë të lumtur". Duhet saktësisht të tregosh se kush e deklaron atë gjë. Konkretisht, përmirësimet mund të bëhen, p.sh. "Sipas X personit, banorët e këtyre vendbanimeve nuk janë të lumtur", apo "X dhe Y personat deklarojnë se nuk janë të lumtur";
  • Nuk mund të thuhet "shqiptarët dhe muslimanët". Fjalët nuk janë të një niveli. P.sh. thuhet "shqiptarët dhe serbët", "serbët dhe boshnjakët", ose "muslimanët dhe katolikët". Në rastin tënd mendoj se duhet të jetë "shqiptarδt dhe boshnjakët" apo "musimanët shqiptar dhe boshnjak (shtetas të Bosnjës).

Shpresoj se të kam ndihmuar sado pak, nëse ndonjë gjë nuk e ke të qartë, ndihu i lirë të më pyesësh përsëri. --Λeternus 23 Dhjetor 2008 17:45 (CET)

FLM per mirekuptim. Te them menjiher se kam problem me anglishten. Do te mundohem ta permiresoj. Mendoj se ema eshte interesante, dhe ja vlen te editohet.Planeti 23 Dhjetor 2008 17:50 (CET)

Nëse ke nevojë ndihmë të mëtutjeshme, më trego. --Λeternus 23 Dhjetor 2008 17:53 (CET)
Return to "Masakra e Shahoviqit" page.