Diskutim:Meçe/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Meçe/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Historia e fshatit Meçe , Pukë - Shqipër - Albania
RedaktoFshati Meçe , Pukë
Te moshuarit e fshatit Meçe thonin; "Fshati Meçe eshte i hershem shume dhe ka dal prej fshatit Kabash i Pukes." I pari qe u vendos ne fshatin Meçe prej Kopajve eshte Musë Kopani. (1) Nese do shikojme pemen gjeneologjike te Musë Kopanit mund te themi se: Eshte vendbanim mbi 300 vjeçarë. Ne vitin 1964 fshati Meçe u shpall fshat më vete.
Fshati Meçe perbehet nga lagjet: Meçe, Ngarrel, Klos, Cinë, Krovë dhe Vameç. Fshati ka nje lartesi mbi nivelin e detit duke filluar me 300 m deri ne 800 m. Dikur fshati ka pas 25 shtepi. (2) Sipas studimit te bere nga Prof. Xhemal Meçi fjala Meçe do te thote Buzë Ujë.(3)
Fshati Meçe ka shume pak siperfaqe toke punuese, ne keto rrethana banoret e ketij fshati jane marre kryesisht me blektori. Sipas te dhenava dikur familjet e fshatit Meçe kan pas nga 300 deri ne 600 krerë dhi. Familja Kopani ka pas deri ne 600 krere dhie e dele. Po ashtu numer te madh kan pas edhe shtepia e Furrikajve. Ato pak toke buke, jane ujit nga Vija e Kopajve e cila e ka jazin tek Mulliri i Madh dhe me pas vija vazhdon ne drejtim te Koder Krysë, per te vijuar deri tek shtepia e Jemin Ramadan Kopanit.
Vijë tjeter eshte ajo e Krove te cilen se pari e ka nxjerr i vetem Deli Krova (thuhet se ka lindur ne vitin 1770-1845). Kjo vije kalonte ne terren teper te veshtire, dhe per kete duhesh ndertu lug/lugje per kalinin e ujit. Per kete vijë duheshin rreth 40 lugje. Me lejen e banoreve lugjet kan kaluar nga arat e Adem Haxhise (Kopani) dhe Ahmet Hysen Kopanit. (4) Per terheqjen e lugjeve duheshin jo me pak se 11 burra. Ne vitin 1970 kjo vij u hap nga koprativa buqesore me dinamit duke heq pjese e veshtire te lugjeve. Ne fshat ka pas: Shkolle, Furre buke, Dyqan, Miniere, Poste (ne Ngarrel), dhe Karakoll (burg). Kerkimet e para per pasurit nentokesore ne fshat u bene ne vitin 1917 nga gjeolog Austro-Hungarez. Sipasoj e luftes kerkimet u nderpren per te rifilluar ne vitin 1923. Germimet per pasurit nentokesore u ben ne Ngarrel, tek Hurdha e Zeze etj.
Nga fundi i vitit 1925 Miniera e Ngarrelit filloj prodhimin. Per nxjerrjes e minerealeve kishin ardh inxhiner nga Italia. Ne vitin 1930 punetoret zhvilluan nje greve per shkak te pageses se vogel duke pasur parasysh veshtirsin e punes. Ne keto minire thuhet se kan punuar nga 300 deri ne 350 persona. Si pasoj e hapjes se Minieres , u rrit mireqenja e banoreve te fshatit Meçe.Puna ne miniere vijoi per rreth 14 vite. Krahas nderteses qe u ndertua per administraten u ndertua dhe Karakolli (burg). Karakolli u ndertua tek Boka e Ngarrelit. Karakolli u ndertua me qellim sigurimin e minieres. Po ashtu u ndertua posta dhe xhandarmeria. Per rreth ketyre nderstesave u ndertuan 3 dyqane te vegjel me ushqime, kafe etj.(7) Miniera e Ngarrelit mbyllet ne vitin 1943 per tu rihapur ne vitin 1970. Kjo minier kishte sasi te konsiderueshme bakri (thuhej dhe ari) gje e cila beri te hapen deri ne 5 galeri. Gjate kesaj kohe u hap mensa dhe u ndertua nje fjetore per tekniket.
INFORMACION I PERGJITSHEM MBI DISA VENDE NE FSHATIN MEÇE
Shkalla e Meçes (Masiv shkembor)Siç e permenda me siper fshati Meçe ka terret shume te veshtir dhe te thyer. Nder te tjera ne fshat bie ne sy ajo qe quhet; "Shkalla e Meçes". Ajo ndodhet ne anen lindore te fshatit. Ne ana jug perendimore nga Beltus mbi Zalle deri ne vijë te Krovës. Nga ana tjerter eshte Guri i gjate, ku kalon Rruga e Shkalles e cila vjen duke u ngushtura ne drejtim te Kunores se Shkolles, ketu ajo formoin nje lak i cili quhet Laku i Kunores. Ketu ka qene buni i Ksolles se Lakut.
Ne anen tjeter te berrakes eshte nje rrasë guri me e errte, e cika permbi ka nje burim, ku ne brendesi te ciles thuhej se eshte Mulliri i Zanave. Perballe Koder Meçes ne dalje te shkamit i cili zgjatet drejt Kunores ku formon nje lak te gjate. Ky shkam zbret thik nga ana jug lindore ku ka disa shpella te vogal te cilat jane te paarritshme. Njera nga keto quhet "Shpella e Korbave". Poshte kesaj shpelle ndodhet nje rruge e cila te dergon tek nje rrafsh i cili quhet Podi i Hurdhes se Zeze. Thuhet se ky pod eshte vendbanim i hershem (9) madje Bafti Murati e Murat Dema kan gjete monedha (pare) sermi dhe argjendi.Sipas legjendes besonin se keto i nxirrte "Ora e tokes" e cila thuhet se shafqej ne formen e nje gjarperi (kjo sic duket rrezet e diellit pasqyronin ne ujin e ujvares se Hurdhes se Zeze e cila krijonte pershtypjen e nje krijese). Ora e tokes shfaqej gjate Diteve te Veres me qellim dhenien bereqet fshatit.
Rreth vitit 1930 ngjit me Hurdhen e Zeze jane bere germim per baker. Thuhet se ajo ka pasuri te madhe madje ajo ka nje damar qe shkon pas malit. Me ne veri lindje afer rrases se gurit gjendet shpalla e quajtur "Shpella e Rrases" ne te cilen jane gjetur hekura ne forme prashajke e cila perdoret per prashitje. Te tilla jane gjetur dhe ne Fushe Kori ne anen veri lindore te saj. Sipas Kopajve te Meçes , Shkalla e Meçes ka qene e gjitha pylle lisi. Afer Kunores ishte ahisht, prandaj ka mbet toponimi Shkita e Ahave.
Zogu i Shkalles Meçe - Lorza
Sipas banoreve ne Shkallen e Meçes eshte shikuar nje zog i rralle i quajtur Lorza. Lorza eshte zog legjendar. Eshte nje lloj shqipeje qe jeton ne Shkollen e Meçes dhe thuhet se ai zbriste deri tek Podi i Hurdhes se Zeze. Disa thone se hurdha ishte vendi i ketij zogu. Teritori i Lorzës shkonte deri ne Imë (vend me siper Shkalles se Meçes). Ate qe e ben interesant si zog eshte se; Thuhet se Lorza kishte aftesi te imitonje zera njerezish , dhishë etj. Duke fluturuar lisave leshon here here zerin e nje dhie. Bariu behej marak se eshte larguar ndonje dhi dhe i vihej pas zerit. Vazhdon keshtu derisa sa e kuptonte se eshte Lorza. (11)
Hurdhat e fshatit Meçe
Ne anen lindore te fshatit Meçe, pra nga Shkalla e Meçes gjendet disa hurdha te cilat kane pamje te mrekullueshme. Hurdhat me te njohura jane: Hurdha e Zeze e cila ka nje ujevare rreth 7 m te larte, per shkak te ujit qe hidhet eshte krijuar nje guve e thelle. Per shkak te thellesise i jep pamjen e erret prej nga ka marr emrin dhe hurdha. Kjo hurdhe ka nje thellesi prej 9 m. Hurdha e Caks eshte e thelle deri ne 5 m. Hurdha e Frashnit e cila ndodhet posht Koder Kryse, Hurdha e Gureve e cila eshte e thelle dhe e rrethuar totalisht nga shkembijne te medhenje dhe te lemuar. etj. Te gjitha hurdhat e fshatit Meçe jane te panjohur jo vetem per pukjanet por edhe per banoret e fshatrave kufitar me fshatin Meçe. Sa i takon turizmi ne rrethin e Pukes , hurdhat e fshatit Meçe mund te behen nje nder destinacionet turistike jo vetem ne rrethin e Pukes por dhe me gjere.
Perroni i Meçes
Thuhet se ne Pronin e Meçes eshte shikuar nje krijes e quajtur Gzheta. Gzheta haset ne mitologji. Gzheta eshte nje femer e bukur shume, me floke te zeza e te gjate te leshuara. Kjo krijese metafizike eshte shikuar disa here tek Hurdha e Zeze (13) Ndersa sipas prof. Xhemal Meçit thuhet se: Sadik I. Kopani dhe Rruste I. Meçi rreth vitit 1930 e ka pa Gzheten tek hurdha e Cakës. Ata kan treguar se: Ajo ishte mbi nje gur dhe po krihte floket e gjata e te zeza. Sapo e shikova eshte hedh ne hurdhe.(14)Mulliret e fshatit
Fshati Meçe eshte nje nder fshatrat qe ka shume mulli. Pa veshtirsi permendi: Mulliri i Madh. Ky mulli ka qene siper vendit i quajtur "Laku i Mullirit" Mulliri i Ahmetit (Ahmet Kopani), Mulliri i Jeminit (Jemin Kopani), Milluri i Bokes, Mulliri i Ngarrelit, Mulliri i Metit, Mulliri i Cinës, Mulliri i Niman Avdise, Mulliri i Gjureve.
Stanet
Fshati Meçe po ashtu ka disa stane (buna) si; Çershija e Stanit, Stani i Kopajve, Stani i Nimanit etj.
Arsimi ne fshatin Meçe
Ne krahasim me numrin e popullsise fshati Meçe renditet te fshatrat me te arsimuar ne rrethin e Pukes. Qe heret, ne te gjitha shtepit e fshatit Meçe gjen lehtesisht te arsimuar duke filluar nga shkolla e meseme deri me fakultet. Pothuajse te gjithe te paret e fshatit Meçe kan marr mesime ne Mejtepin e fshatit Kabash, per te ardhur ne kohen e fillimit te arsimit zyrtarisht nga Shteti Shqiptare. Shkurtimisht permend te arsimuarit ne Mejtepin e Kabashit: Nezir Imer Musë Kopani, Islam Nezir Kopani, Mustaf Nezir Kopani, Man Islam Kopani, Hysen Islam Kopani, Ramadan Man Kopani, Jemin Ramadan Kopani, Bajram Isuf Llukaj, Bajram Istref Arifaj, Rexhep Cina, Ali Hasan Furriku, Sadik Adem Gjura, Brahim Tahir Lluka.Per te vazhduar me brezin e me vonshem ku pothuajse te gjithe kane ndjekur arsimin e mesem, dhe çdo shpi ka te arsimuar me fakultet. Fshati Meçe nga te arsimuarit ka nxjer figura si: Mjek, Inxhinier, Ekonomist, Historian, Mesues, Teolog etj. Nga te arsimuarit spikatin; Rrust Nimani, Halil Kopani, Xhemal Meçi, Halit Furriku, Xhevdet Kopani, Mustaf Kopani, Islam Guri, Hydajet Kopani, Qamil Furriku, Artur Kopani, Halil Baci, Gezim Kopani, Skender A. Kopani, Valbona R. Kopani, Ramadan Kopani , Artur Sh. Kopani, Asim A.Kopani, Astrit Xh. Meçi, Hasan A. Furriku, Fatos Furriku, Hasan Furriku, Erand Baci, Ermal Baci, Agim R. Kopani, Armand H. Furriku, Behije Riza Kopani, Besnik Bajram Kopani, Demir Furriku, Fatmir A. Kopani, Mimoza B. Kopani, Riza M. Kopani, Sherif R. Kopani, Halil Furriku, Hamit Laci, Haxhi Llukaj, Ilir Cina, Muharrem Furriku, Rifat A. Kopani, Sherif B. Fusha, Xhevahire S. Kopani, Zenel Llukaj etj.
Varrezat e fshatit
Fshati Meçe ka tre vend varrezash te cilat jane: Varrezat e vjetra qe ndodhet poshte shtepise Jemin Kopanit (Flluzat), Varrezat e Lam Demës, dhe Suk Cinë.
Tek varrezat e Suk Cinë ne Meçe arrita te numeroj mbi 40 varreza te cilet dukeshin dhe qe u lexohen te dhenat jane: Ahmet Hysen Kopani L.1890-V.1969, Niman Avdia L.1873-V.1974, Zoje Cina L.1896-V.1986, Kurt Cina L.1905-V.1993, Jemin Kopani L.1921-V.1982, Zamir Kopani L.1985-V.1985, Aleme Adem Baci L.1908-V.1986, Musa Zenel Baci L.1927-V.1977, Bute Lluka L.1930-V.1995, Rushe Mehmet Furriku L.1923-V.2003, Hasan Furriku L.1917-V.2000, Shkurte Haxhi Furriku L.1959-V.1992, Ram Nimani L.1926-V.1990, Perparim Furriku L.1967-V.1997, Sheqer Musa L.1905-V.1970, Avdi Musa (nuk ka date), Ali Dan Cina L.1922-V.1993, Fatime Furriku L.1937-V.2000. (17)
Disa toponime te fshatit Meçe
Sa i takon toponimeve fshati Meçe eshte mjaft i pasur, aq sa pothuajse per çdo vend ka emertimin e vet. Fillojme me: Kunora e Eperme, Kunora e Poshtme, Mrizi i Nershejve, Mrizi i Dakës, Kujë i Eger (Kujteger), Livadhi i Kujteger, Laku i Mullirit, Shejza e Eperme, Shejza e Poshtme, Boka, Koder Krys, Qaf Shullani. Me siper Stani i Kopajve, Çershijat e Stanit te Jeminit, me siper Guri i Palushit, Ara e Imës, Ksolla e Imës, Fushe Gurre, Kujt Eger, Livadhi i Kujt Eger, Kroni i Istrefit.
Ne fshat Guri i Macës, Flluzat (poshte shtepis se Jemin Kopanit), Vorret e vjetra, Kroni i Kopajve.
Ne anent tjeter; Turishtë, Pianet, Nderlugje, Kroni i Nderlugjeve, Kroni i Bardhe,Fushe Kori, Stani i Nimanit, Fushe Bater, Rihnat. (18)
Pergatiti
Gezim KOPANI
https://gezimkopani.blogspot.com/2021/09/fshati-mece-puke.html
____________
1. Fotografi e publikuar per here te pare nga Gezim Kopani
2. Musë Kopani lindi Imerin, Imeri lindi Nezirin, Neziri lindi Islamin, Mustafen dhe Demen. Ne rastin konkret po vazhdoj me brezat e dalur nga Islami i cili lindi; Manin, Mani lindi Ramadanin dhe Ramadani lindi Jeminin, Jemini lindi; Qazim dhe Xhevdet Kopanin. Qazim Kopani u shtua me dy djem; Zamir dhe Gezim Kopani. Zamiri lindi dhe vdiq ne vitin 1985, Ndersa Gezim Kopani lindi ne vitin 1983. Ndersa Xhevdet Kopani u shtua me tre djem; Albion Kopani, Ergi Kopani dhe Ersi Kopani. Ne vitin 2004 Gezim Kopani u martua me vjazen e Imer Shkajut prej Qerreti te Pukes Erjolen. Gezim Kopani u shtua me 3 femije , dy vajza dhe nje djale, pra me; Fatma, Engin dhe Elif.
3. Prof. Xhemal Meçi , Kabashi, Puka qe ne lashtesi 2. Fq. 214-217
4. Ahmet Hysen Kopani lindur ne vitin 1890 dhe ka vdekur ne vitin 1969.
5. Fotografi e publikuar per here te pare nga Gezim Kopani
6. Fotografi e publikuar per here te pare nga Gezim Kopani
7. Dugaja e Mustaf Rexhe Delise nga Puka, Dugaja e Abdullah Salihit me Reshit Meçin dhe dugaja e Jahe Metes me Ymer Nimanin e Qarretit. (shiko; Prof. Xhemal Meçi "Kabashi, Puka qe ne lashtesi - 2" fq. 219).
8. Fotografi e publikuar per here te pare nga Gezim Kopani
9. Sipas Prof. Xhemal Meçi Podi i Hurdhes se Zeze eshte vendbanim i lashte duke e bazuar ne emerat si: Guri i Klosit, Beltus e cila lidhet me fjalet rrip per mbatjen e shpates (nga Zahari Majani tek botimi "Fundi i Misterit Etrusk", Tirane, 1973, fq. 81) ose nje arme tjeter. Origjina ka qene Etruske me kuptimin baj, me mbajt, qe del te latinishtja ne trajten "beltus", ne Meçe / Beltus.
10. Fotografi e publikuar per here te pare nga Gezim Kopani
11. Ne fakt krijesat metafizike jane te njohura ne shume popuj. Ne shume vende ato quhen demon, fantazma, jasht toksore, shpirta te mire ose shpirta te keqi etj. Tek Semitiket keto krijesa metafizike quhen xhind. Gjithsesi populli besonte se kijesat metafizike kane fuqi mbinjerezore Studiues te ndryshem i hedhin poshte duke i quajtur perralla, por nese do bazohemi ne besimet fetare, ne rastin konktret fese islame; krijesat metafizike ekzistojne si p.sh; melek te cilet jane te mire , shejtani (apo djalli) i cili nxit te keqen si dhe xhindet te cilet jane dy llojesh; a).xhind i mir dhe b). xhind i keq. E perbashketa e ketyre krijesave eshte: Njeriu nuk mund ti shikoj me sy te lire , por mund te ndjehen , por ne rasta te vecanta dhe te shikohen. Krijesat metafizike kan aftesi te marrin forma te ndryshme qofte kjo forme njeriu, kafshe apo shpendi.( Shpjegim i Gezim Kopanit )
12. Fotografi e publikuar per here te pare nga Gezim Kopani
13. Fotografi e publikuar per here te pare nga Gezim Kopani
14. Kete informacion ma ka dhene babai im Qazim Jemin Kopani.
15. Fotografi e publikuar per here te pare nga Gezim Kopani
16. Fotografi e publikuar per here te pare nga Gezim Kopani
17. Gezim Kopani ; Keto jane shenimet qe mbajta gjate vizites qe bera me date 02.09.2021 ne varrezat e Suk Cine.
18. Emertimet e vendeve i tregoj babai im Qazim Kopani 193.163.116.2 26 gusht 2022 11:25 (CEST)