Diskutim:Mulla Emin Shaqiri

Latest comment: 3 muaj më parë by 37.35.66.130
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Mulla Emin Shaqiri. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Logo e WAK2018 Ky artikull është pjesë e Wiki Academy 2018 në Prishtinë, WikiAcademy është një projekt i cili do të mbledhë në një vend qytetarë aktivë online dhe ekspertë të përmbajtjes dhe do t'i ndihmojë ata të zhvillohen në redaktorë të aftë për të shkruar artikuj me cilësi të lartë dhe fotografi me cilësi të lartë për Kosovën në kategori . Nëse doni të jeni pjesë në këtë projekt, mund të redaktoni këtë artikull, ose të lexoni diçka më shumë në faqen e projektit, ku ndër të tjera, mund të bashkoheni me ekipin e projektit dhe/ose për të dhënë kontributin tuaj në faqen e diskutimeve.

Mulla Emin (Shaqir) Shaqiri ishte i lindur më 05.06.1878 në fshatin Përlepnicë KK Gjilan nga prindërit Shaqir (Ahmet) Shaqiri nga Përlepnica dhe Emine Mustafa nga Llabjani.

Mulla Emin Shaqiri ishte njëri nga fëmijët e Efendi Shaqirit, ish kaymekam i Gjilanit gjatë periudhës 1884-1888. Ishte pasardhës i Demirit (pinjollit të familjes së Ulubatli Hasanit i cili ishte vra gjatë pushtimit të Konstatinopojës 1453).

Mësimet e para i kishte marrur në familjen e tij dhe në mejtepin e fshatit (te Mulla Salihu). Pastaj kishte vazhduar shkollimin në "Medresen e Jusuf Efendiut" në Dobërqan, ku pas kryerjes së saj, ishte përgatitur për "imam-hatib". Mësimet i kishte vazhduar te Muderriz Abdurrahim Hyseni (1865- 1937, nga Llashtica), ku ishte dalluar si nxënës entuziast dhe i përkushtuar për dituri. Si i tillë kishte qenë person i respektuar dhe i dashur nga Muderriz Abdurrahim Hyseni (më vonë edhe ishin miqësuar familjarisht, duke e martuar vajzën e vet Hyryshahen me djalin e tij Alisahitin e cila pas martesës disa vjeqare kishte vdekur).

Më 1898/99 ishte emëruar "imam në Xhaminë e epërme në Dobërqan", në të cilën përfshiheshin edhe fshatrat si; Topanica, Kmetoci, Vërbica dhe Përlepnica. Emërimin e tij në pozitën e imamit e kishte përkrahur Mexhlisi i Ylemave të Shkupit dhe hoxhollarët tjerë të asaj kohe.

Që nga ajo kohë (1898/99), në atë xhami ishte ligjëruar në gjuhën shqipe, sepse Mulla Emin Shaqiri ishte njohës i mirë i Gjuhës Shqipe dhe i kishte zotëruar edhe gjuhët të tjera, si; Osmanishten, Arabishten, Persishten, dhe Serbishten. Mulla Emini ishte dalluar si komentues i mirë i "Kur'anit- Tefsirit" dhe kishte ligjëruar gjatë gjysmë shekulli në shumë xhami në trevat e; Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Bosnës e Hercegovinës, Sangjakut të Novi Pazarit, etj., ndërsa për çdo të shtunë kishte ligjëruar edhe në Xhaminë e madhe të Gjilanit.

Në vitin 1904, Mulla Emini kishte filluar të punonte si imam në Xhaminë e Përlepnicës, që ishte nën administrimin e Imamatit të Xhamisë së Dobërqanit.

Mulla Emini ishte ndër imamët e parë shqiptarë në Anamoravë i cili e kishte mbajtur "hytben" në gjuhën shqipe. Ishte shpjegues, apo komentues i denjë i libirit të shenjët "Kur-ani-t", duke i cituar përmbajtjet (hadithet) e "Kur-ani-t" nga gjuha arabe në gjuhën shqipe me argumente bindëse. Gjë, që me urtësi i kishte sqaruar urdhërsat e "Kur-ani-t" të lavdishëm. Ai gjithnjë ishte përpjekur, që në mënyrë korrekte të ruaj kuptimin e porosive të Kur-anit. Në këtë mënyrë ishte dalluar nga klerikët tjerë fetar, të cilët kishin qenë kundër përkthimit të përmbajtjeve (haditheve) të Kur-anit. Ai ishte intelektual i; devotshëm, i përgjegjshëm, i urtë i cili e kishte kuptuar heret në moshë, se ndikimi i tij në shoqëri mund të ndikonte në krijimin e jetës së mirë apo jo të mirë të popullatës. Andaj, ai kishte konsideruar se populli duhet të edukohej mirë, në mënyrë që normat fetare të mos bien ndesh me normat shoqërore (kombëtare). Në këtë mënyrë ishte bërë intelektual i përfillshëm nga popullata e Anamoravës. Kështu që, sa më shumë populli i kuptonte hadithet e Kur-anit, aq më shumë e sforconte bindjen fetare ndaj "Edukatës Islame". Pra, Mulla Emini ishte mjeshtër i komentimit (interpretimit) të dijes te popullata. Pasi që ishte shok i mirë i Mulla Adem Agushit i cili shërbente si imam në "Xhaminë e Madhe" në Gjilan, e kishte shfrytëzuar rastin që në këtë xhami të ligjëronte ditëve të shtunave (atë ditë në Gjilan ishte "ditë pazari" dhe fshatarët e shumë fshatrave për rreth, vinin në Gjilan për të bërë pazare, njëherit ata brenda ditës shkonin në "Xhaminë e madhe" edhe për të ndëgjuar "vajz" te Mulla Emin Shaqiri. Ata i pëlqenin mësimet e tij, të cilat i përcillnin te familjet e tyre, gjegjësisht në rrethin e tyre shoqëror, kur ktheheshin në shtëpitë e tyre. Mulla Emin Shaqiri ishte kritikues i fenomeneve (dukurive) negative në shoqëri, të cilat i aktualizonte duke iu dhënë zgjidhje përmes përdorimit të "haditheve" adekuate argumentuese. Ai ishte i përkushtuar në interpretimin e drejtë; të së drejtës, të vërtetës, të moralshmës, njerzores, të dobishmes, etj.


Pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga trojet tona, vendi ynë kishte mbetur nën pushtimin e Mbretërisë Serbe, e më vonë te Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, kështu që ai ishte detyruar doemos të kryente provimin e Gjuhës Serbo-Kroate dhe pasi që e kryen këtë provim, emërohet ofiqar në fshatrat ku shërbente edhe si imam (Topanicë, Kmetoc, Vërbicë dhe Përlepnicë).

Gjatë kësaj kohe ishte shquar si kundërshtar i madh i shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, duke zhvilluar fushatën kundër shpërnguljes me moton "Zoti nëse na don, ai është gjithkund dhe do të na shpëton, por nëse nuk na don, do të na dënon kudo që të jemi, andaj rrijmë këtu ...". Në këtë mënyrë kishte luajtur rol të rëndësishëm për parandalimin e shpërnguljes së bahkëfshatarëve të tij nga Përlepnica për në Turqi(1929).

Deri në vitin 1933 ishte i emruar imam në Dobërqan KK Gjilan dhe me vendim të Ulemasë së Meshlisit të Shkupit Nr. i dekretit 3090/33 të datës 03.11.1933 e kishte përfituar të drejtën për pagesë si klerik fetar të konfesionit islam, të paguar nga arka e Komunitetit Musliman.

Në vitin 1933 ishte pavarësuar Imamati i Xhamisë së Përlepnicës nga Imamati i Xhamisë së Dobërqanit, gjë që në këtë vit (1933), ai e kishte vazhduar detyrën e Imamit të parë në Imamatin e Xhamisë së Përlepnicës.

Gjatë periudhës 1933/34 ishte angazhuar personalisht për rindërtimin e Xhamisë së Përlepnicës. Me përkrahjen e xhematit të Përlepnicës e kishin rindertuar Xhaminë e Përlepnicës, për së pari herë duke ia shtuar Minaren objektit të mëhershëm "Mesxhidit" (të cilën e kishin punuar mjeshtrit e Qyperlisë).

Bazuar në Urdhëresën Nr.150 të datës 18.04.1943 të Kryesisë së Këshillit te Ulemave te Komunitetit Musliman në Tiranë, Zyra e Vakëfit të Komunitetit Musliman në Gjilan e cila iu kishte e përgjigjur "Urdhëresës" respektive, duke ia bashkangjitur Shkresën përcjellëse nr. 119 të datës 21.05.1943, përmes së cilës i kishte dhënë përgjegje në "Kërkesën" gjegjëse, ku këkroheshin shenimet për imamët e xhematëve që paguheshin nga arka e Komunitetit mysliman dhe listën e imamëve që paguheshin nga populli (Në këtë listë gjendet edhe emri i Mulla Emin Shaqirit në Rendin Nr. 2 si Imam në Dobërqan, Gjilan i emruar nga Ulematë e Meshlisit të Shkupit me Nr. të Dekretit 3090/3 të datës 03.11.1933).

Mulla Emin Shaqiri kishte trashëguar nga prindërit, respektivisht nga gjyshërit e tij një fond të madh të librave fetare (rreth 1200 libra, të cilat para se të vdiste ia kishte dhuruar djalit të vet Mulla Shefketit i cili një sasi të madhe të këtyre librave i kishte sistemuar në mejtepin e Xhamisë në Përlepnicë, ndërsa një sasi të vogël e kishte vendosur në shtëpinë e vet, mirëpo që të dy objektet ishin djegur nga policia serbe në vitin 1999 gjatë Luftës në Kosovë).

Në fillim të vitit 1951, në Komitetin Qendror të Serbisë ishte mbajtur një mbledhje, në të cilën ishte konstatuar, se cilët nga ylemate janë “ të rrezikshëm nëpër komunat e Kosovës dhe më gjërë”. Ata në forma të ndryshme duhej të likuidoheshin me procedurë të shkurtër. Në rend të parë, prej tyre ishte kërkuar që të propagandonin “ jetën e lehtë në Turqi’, ashtu që të nxitnin shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Mulla Emin Shaqiri ishte cilësuar si "ulema i rrezikshëm" nga UDB dhe gjendej ne Listën e UDB për likuidim pa hamendje. UDB e kishte bërë planin, që “ylemate” fillimisht të komprometoheshin, (jo të gjithë) por vetëm ata që ishin në shërbim të popullit e pastaj të likuidoheshin. Ne baze te dokumentit sekret Numer 03/51 te rrjetes se agjenteve te UDB iu kishte dhene udhëzime qe “ imamët” të quheshin “ drzavni imami” (imamet shtetëror), ashtu qe populli te krijonte aversion ndaj tyre, ngase gjoja ”ata po i emeronte-shteti” per te punuar per te. Ne kete gracke kishin rene edhe shume intelektual te mirefillt shqiptare, te cilet identifikonin te gjithe ylemate si "drzhavni imami", per te cilet ishte planifikuar te realizohej plani famëkeq i likuidimit te intelektualeve- ulemave shqiptare.

Ajo metodë duhej ta shenonte fillimin e veprimatrisë së tyre me “ dobi– interes” të dëmit kombëtar dhe fetar. Të gjithë keta ylema ishin cilësuar të rrezishëm dhe se duhej te shpërnguleshin me çdo kusht ne Turqi, në të kundërtën planifikohej që të i nënshtroheshin kompromitimit deri ne likiuduim.

Si "Imam hatib" dhe ofiqar Mulla Emin Shaqiri kishte shërbyer deri në vitin 1953 (kur edhe pensionohet).

Prej shënimeve të tij ka mbetur vetëm Vepra e tij në Gjuhen osmane me titull "NASIHA", një kopje të së cilës e posedojne familjaret e tij, ndërsa nje kopje tjetër gjendet në Bibliotekën e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Nga viti 1951 detyrën e imamit në Xhamine e fshatit Përlepnicë e kishte ushtruar djali i tij Mulla Shefket (Emin) Shaqiri.

Ne vitin 1953 ishte pensionuar ne baze te Vendimit Nr. P-br. 137680/53 (Sipas Glasnik, Sarajeve, viti V- 1-3, Mars 1954).

Por edhe pas pensionimit kishte vazhduar te mbante ligjërata fetare në gjuhën shqipe (hytben) gjatë tërë jetës së tij, deri në vdekje.

Mulla Emin Shaqiri ka vdekur më 10.05.1965.

Nga viti 1951 deri në vitin 1997, detyrën e imamit në Xhaminë e fshatit Përlepnicë e kishte ushtruar djali i tij Mulla Shefket (Emin) Shaqiri.

Ndërsa nga viti 1997 deri në vitin 2016 detyrën e imamit te Xhamise në fshatin Përlepnicë e kishte ushtruar Abdylhakim Shaqiri, nip i Mulla Eminit, i cili pasi që pensionohet, ia kishte dorëzuar detyrën e imamit Fidan Xhelilit nga Përlepnica.

Mulla Emin Shaqiri fillimisht ishte i martuar me Akile Halimin nga Pogragja, me të cilën i kishte këta fëmijë; Mulla Shefketin, Hyryshahen, Fatimen, Shefkijen, ndërsa pas sëmuarjes së saj martohet me gruan e dytë Emine Ismailin (Grainca), me të cilën i kishte këta fëmijë; Mësuesin Reshat, Fahrijen (kishte vdekur ne moshen 18 vjeçare), Bahrijen dhe Sadullahun.

P.S. Familja e Mulla Emin Shaqirit ka shërbyer imamllëk në Xhaminë e Përlepnicës pa ndërprerje 112 vite (që nga viti 1904 deri ne vitin 2016).

37.35.66.130 14 janar 2024 22:27 (CET)Reply

Return to "Mulla Emin Shaqiri" page.