Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Nazmi Rudari. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Analizë e një poezie:

'''“Portreti i një së dashure“'''

Te pakta janë poezitë në gjuhen shqipe që nuk janë aspak libreske, që marrin me vete një pervojë të tmerrshme nganjëherë përplotë vrull e sulm që dëshirojnë vërtet të shperthejnë si vullkani dhe me një kryeneqësi e shprehin dhe e thonë krejt ate që i mundon në shpirt, krejt ate që i ka vrarë në ndërgjegje, duke ofruar gjithnjë edhe një udhërrefim së cilin qëndrim duhet ta marr njeriu para kësaj apo asaj gjendje ,para këtij apo atij momenti,para kësaj apo asaj dashurie ,para këtij apo atij ankthi të hidhur dhe poashtu pak poezi i hasim aq polemizuese aq të forta e kohëve të fundut edhe pak të vratzhdëta si këto të Nazmi Rudarit. Ka disa muaj që kam hasur poezitë më të reja të tij dhe njëherë kam qendruar krejt inferior së më kanë goditur fuqishëm dhe më që dukur e paturpshëm ai qëndrim ,por sa herë kam hyrë në to me ka ngjarë pikërisht ajo që i ngjet një moralisuesi kur hap ndonjë faqje libri pornografije, shpeshherë ka thirrur me gjithë forcën jo nuk guxon as të thuhet kështu dhe as që guxon të ndodh me ne, mirëpo ja poezia „Portreti i një së dashure „nis me një varg pothuajse vulgar, por që është një thesar i gjuhës popullore dhe faktikisht ne këtë formulim e gjejmë më shekuj në të folurit e urtësisë sonë pos që kur njerëzit e thonë disi nuk me duket aq e ashpër:Hiqu ti së pëshurrë nalt thonë populli për një karakter egoist dhe narcisoid ,por në poezi po ndodh me një të dashur, pra këtë është fjala për një të njohur të afërt e jo për një vlerë sipërfaqsore

Ndersa gjykimi i parë popullor shpesh mund të jetë edhe i përdorur pa vend gjykimimi dytë poetik ka të bëjë me një vlerë shumë mirë të njohur, thënë ndryshe ka të bëjë me një thyerje, ka të bëjë me një të papritur dhe befasi dhë kjo thyerje lidhet më figurën metaforike thyrjën e besnikrisë së premtuar pra siç ngjet më pasqyrën e thyer…

Normalisht së k ë tu kemi një dramë dashurie reale të kapshme dhe të tmerrshme që sot po jeton e gjallëron në qenjët e shumëta tonat të cilat kërkojnë shpëtim dhe i vret largësia shpesh herë, por edhe lazdrimi dhe mos njohja esenciale e asaj që e aktrojnë ose e veprojnë. Por në veqanti e dashura e poetit ka një deformim edhe më të madh ajo luan më shumë fytyra e më shumë maska dhe kalon një jetë më mëkatare për mentalitetin tonë pra vuan nga kompleksi i Edipit i cili edhe nder ne është shumë më i pranishëm së sa mendohet…

Shih nga këtu edhe nis e të vritet gjithëçka e dashur e mirë dhe fisnike… Poezitë e këtilla shkaktojnë gjendje të reja dhe në vënë ball për ball më ato që as i dojmë e as i duam…Dhe tash nuk dihet këtu cili është më tragjik ai që don apo ajo që duhet…

Tash të kthehemi në fillim , në vetë titullin poeti insiston të krijoj portret, por portretin e së dashurës së vetë. Ai ishte i sinqert, por ana teatrale e gënjeshtrës dhe e mashtrimit ësht ajo prandaj kur e ka lexuar zhgënjimin atëhetrë pa mshehur e ka shprehur befasinë pezmin dhe dhëmbjën e ka fshehur. Dhe tashti ka kërkuar shkaqet e harresës dhe ai ka ofruar diçka që mund të jetë edhe jo e vërtet ,por ai në bazë të hulumrimit ndoshta edhe shpifjës ka konstatuar së ajo vuan nga kompleksi i Edipit .Duket haptazi së kjo edhe nuk i bënë përshtypje shumë atij sa ajo që e ka humbur dhe meqe e keqja më së lehti largohet më prerje ai i bie shpatë gjithë asaj që e ka dashur, kultivuar me vjet dhe ky pezmë në popull poashtu shprehet e pshurre punën dhe prej atij momenti për heroin lirik më nuk ka rëndësi as cilsimi i tij si gjeni ,as cilësimi i tij si bari dhe në fund kërrcnohet edhe me një shpifje së dikur ajo duhej të ishte edhe gjuetarje e ndjek ë sja e porositur tashmë duket edhe si shkallë e kriminalitetit…Aspak dhe asgjë, por mund të themi së kjo poezi ofron pornografinë e shpirtit tonë të dashuruar që nganjëherë nuk di të vishet ,por del lakuriq. Shpeshherë kjo na dukët edhe paksa naive që dëmton vetëm ate që e shkruan por dukët sheshit së as kësaj nuk i frikohet poeti…

Në poezinë Portreti i një si e dashure ofrohet sheshas ajo që duhej më çdo kusht të heshtej, por fund e krye edhe përkundër gjithë asaj revolte nënkuptohet së vuajtaja është dhunuar dhe përmbajtur , dhe së prap i vetmi potez i se dashurres mund të rikthej edhe freskinë edhe gjallërinë shpirtrore ... Unë e shoh atë të lënduar shpirtrisht dhe tek mundohet të rikthej atë që ka humbur… (P.Gurra)

[[ [redaktoni] Portreti 2001]]

Portreti 201 është një poezi thellësisht simbolike e metaforike një poezi gjithësesi interesante në të cilën shtrohën gjërat dhe kërkohët nga lexuesi që edhe njëherë të rishqyrtohen , të rikontrollohen ose të vertëtohen…

Në botë gjithkund qeni njihet si kafsha më besnike e njeriut, mbase këtë duhet parë ndryshe pra njeriu është qenja më besnike e qenit. Mirëpo qeni i kësaj poezie është portreti i dyqind e njëti. Nuk është aspak besnik dhe përkundër ky është përjashtim i rregullit dhe asnjëherë nuk diti të ndaj mikun prej armikut , të këtilla qenje tragjike ka shumë ndër njerëz

"këtu vizatone një fotografi qeni, që nuk diti ta daj mikun nga armiku, që nuk diti cilin ta sulmojë, e cilin ta mbroje"

Kjo është tepër e madhe dhe shumë tragjike njeriu lufton kundër vetëvetës, e rrezikon të ardhmen e tij dhe egzistencën pa e ditur së po e gërryen esencën e të qenurit të trungut të vet… Por kjo është vetëm një mundësi, vetëm një variant, vetëm një hipotezë së mundët edhe të ketë qenë krejt e kundërta:

ose i diti të gjitha por me kohë i ndërroj

pra kjo është tashti vecori e tradhëtarit i cili vetëdijshëm e ndërron atdheun e vet me të huajnë dhe tradhëtari asnjëherë

nuk bënë ma shumë së patrioti për atdheun e vet, tradhëtari për atdheun e huaj. Sikur të bënte për atdheun e vet atë që e bënë për të huajin tradhëtari do të ishte njeriu më i respektuar. Prandaj është gjykuar më të drejtë nga dija jonë e së shkuarës që as hajduti e as gjaksori para tradhëtari nuk janë kurrëgjë.


Këtu vizatone një qen

posht tij një kudër

më posht do klysh

nuk dihet as pse lehin

as kujt i lehin

as kur lehin



Pra gjithësesi thehet ajo tradicionalja për qenin dhe ai zbret atje posht në naivitetin e papjekurinë që ngerthen figura e klyshit dhe mbështillet e përkrahet më portretin gjithnjë dilematik dhe jo stabil, jo të moralshëm dhe jo njerëzor. Tsh sikur lidhemi edhe me gjein tarshigues të vesit këtu në këtë rast bazment është tradhëtia dhe gati krijohet ajo kaherë e njohur Çka vjen prej mace han mi…


"lehin në të rrejshëm

por kjo nuk ka rëndësi

ata jetojnë në dash mirë

në dash keq

para së gjithash qenisht..."



Pra e rendësishme është ajo së ata janë pajtuar më këtë lloj jete pandërgjegje ,pafytyrë dhe në rrethana të jashtzakonshme. Aty nuk ka asgjë të sigurt as nga brenda as nga jasht, në secilin moment ka të papritura dhe kjo është tragjika e një jete qenqe qenisht e njohur në filozofinë e përgjithshme. E gjithë kjo është dhënë e shpalosur pa tendencë dhe mjaft hapur e guximshëm në këtë poezoi të Nazmi Rudarit Nga kjo poezi bëhet mbase nje thirrje që edhe lexuesi vet t´i ofrojë më afër vetës këto dilema, por edhe ta portretizojë të ngjashmën dhe duke e shfletuar secilin element të saj ta njoh më mirë.


Çka troket atje?

Çka troket atje? Është një poezi e vaçant e shkruar nga Nazmi Rudari në të cilën shprehet haptazi pasiguria e jetës dhe e hapit të veprimit në jetën e sotme të shqiptarit në përgjithësi dhe të shqiptarit të Kosovës në veçanti. Demokracia dhe liria nuk janë ato që përkrahin dhunën, as krimin e as dhunuesit e as kriminelet, por në Kosovë është duke u përdorur dhe mbase edhe në gjithë Ballkanin një zbutje e panatyrshme ndaj serbve që asnjëherë nuki nalën krimet e tmerrshme e banale e çnjerëzore të tyre,zbutja është aq e madhe sa jo në pak vende pikërisht ata që kryen vepra krimi janë duke u shpallur si viktim dhe shih tash ata bashkëpunëtorët e djeshëm të pushtuesit të djeshëm nuk harrojnë t´i shërbejnë që prap t´i merr i njëjti pozitat dhe viktima kryesore ,reale të bihet e të barazohet dhe prap në një kohë relative t´i ndodh siç do ta shprehte I urti popullor para një shekulli do t´u qitet haraq , e prap do t´u lypën pushkët , e prap do të vritën e therrën dhunohën dhe mxirrën nga shtëpitë e tyre në sy të botës demokratike.Demokracia e vërtet dëshmohet më lirinë e barazinë që I ofron individit ligjshmeria e saj. Unë kurrësesi nuk I besoj një demokracie kur vendoset në ball të saj ta zëmë sherbyesi I djeshëm policor në organe shtetrore të shtetit që do të vij sepse ai vëtëm prêt rastin dhe të nxjerr prap kokë si mostrum që shkatërron prandaj më të drejt pyet poeti :Çka po ndodh atje?



Çka troket atje?


Çka troket atje?

O dil o!


kuku lele....

Nuk di kur ma preve rrugën a kishe qellim,

por rrugën ma preve,

ti mëshirë për ata që na prenë në fyt.

Mos ke frikë

unë e di

së ka pasur shumë para teje

ka edhe aq shumë pas teje

që ndërtuan kulla

më rruezat e bardha,

më rruezat e kuqe

të gjakut

kuku lele

mëshirë për ata që na prenë në fyt

sa mirë...



Çka troket atje? Çka troket jasht neve dhe pa neve. Pa ne që na e qiten futën, pa ne që na varrosën so gjalli dhe gjithë ajo retorikë, gjithë ajo frazologji, gjithë kjo lojë e gjithë ky teater. Shafqu tash më dhe mos rri ashtu gjithnjë nën hije si kur ishte rreziku, së kur ishte robrija ti ma preve rrugën , ti ishe jo vetëm shenjë por edhe vendosës i kurthave dhe më katendise në humenrë në vuajtje dhe terrë, mjerim e shkatërrim. Prandaj edhe mëshira e sotme nuk është as e sinqert e as normale e as reale, pra mëshhira jote është mëshirë për bashkëpunëtorin tënd së ndryshe si mund të kuptohet të kesh mëshirë nadaj atij që i preu prindit fëmijën para sysh, që i dhonojë gratë para mashkujeve se ata burra nuk ishin burrat nuk i firkohën vdekjës para një akti të këtillë,e dhunuan nënën para fëmijëve dhe krimet të papüara në njerzimin e kësaj bote dhe sot do dikush të bëhet edhe i shurdhër edhe i vërber, asesi dhe kurrësesi , I verbër para atyre që ndetuan kulla me rruezat e kuq e dhe të zeza të gjakut tonë.Pra ata ishin në gjendje dhe më siguri edhe pse heshtet të keshin bërë tregti edhe më gjakun e të kidnapuerve edhe më shitjën e gjymtyrëve dhe organeve të tyre, kush mund t´i ndalte dhe kush mund t´i kontrollonte. Ata kanë marrur njerëz të ndryshëm të rinjë dhe të gjallë dhe nuk kanë pasur farë rreziku prej tyre dhe arsyeja kryesore që kanë dërguar atje në Beograd ku janë varrosur pasi të jenë skallpuar dhe të jenë marrur edhe organet por edhe gjaku i tyre. Sepse shumë e logjikshme dhe e thjesht po të mos ishte kjo pse të dërgoheshin e të hudheshin në Danub kur ka pasur vende e përroje e male e fusha sa të duash në Kosovë ose në Serbinë kufitare. Ata janë dërguar atje vetëm së me organet e tyre është bërë tregti…Le të jetë kjo hipotezë por e pamohueshme për njëqind vjet…

Dhe janë pasuruar kriminelet më shumë së më plaçkë e sot ja kerkesa më ta bashk…kush është ai tru tharë dhe ja edhe zërat e heshtur e të bashkëpunëtorëve tëtyre. Prandaj poeti i zhgenjyer sa e sa herë

"Mbyll vjerrshën O dil o! Çka troket atje? tash era po i vje...m…"Media:Shembull.oggTitulli i lidhjesTitulli i lidhjesTitulli i lidhjesTitulli i lidhjes

e premte, 2006-03-17 Berlin--87.167.226.202 13 Janar 2008 01:52 (UTC)

Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Nazmi_Rudari"

Start a discussion about Nazmi Rudari

Nis një diskutim
Return to "Nazmi Rudari" page.