Diskutim:Sabit Idrizi
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Sabit Idrizi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
JETË
Sa herë që t’thërras n’ballafaqim Ti m’del matanë kohës E ma tregon pragun
E kalltë si kurva M’kthehesh pastaj natën E m’i përflakë ëndrrat
Aq e lavirtë po më dëftohesh Sa kurrë nuk mund të të jetoj ndryshe Përveçse njerëzisht
QYTETIT TIM (Mitrovicës)
Kotu, qyteti im i dyshtë, kotu Në djep të plumbtë mesjete Po ta përkundim ëndrrën e zgjimit
KOHË SHURDHANE
U poqe kur t’u shurdhua koha Fjala ime e mbarë
Kot të bluaj në mullirin e mendjes Kot të gatuaj në magjen e shpirtit
S’të ha se s’të ha tregu
KUR TË MUNGON E SOTMJA
Kur të mungon e sotmja Dije se dje e ke konsumuar të papjekur Me grykësi ëndrrash
Se jeta s’është gjë tjetër Veçse një parafytyrim i bukur I gjërave që nuk ndodhin kurrë
DILEMË JETËSORE
S’di a lash kund farë gjurme Se njëherë e në një kohë Kam kaluar edhe unë këtejpari
Kam bërë a s’kam bërë ndonjë hap Ta di Brenda teje – njeri
RROTULLIM
Andej ikën dita Këtej vjen nata
Këtej vjen dita Andej ikën nata
Përherë në rrotullim Ky gur i madh mulliri Që po na bluan
MA FSHEH BREGUN TJETËR
Drejt fundit A një fillimi të ri Po rrëshqet kështu varka ime
Po deti Ç’ka me mua deti Që po më përplas nëpër këto dallgë vigane
Ç’i bëra kësaj paanësie të kaltër Që po ma fsheh kaq paturpësisht Bregun tjetër
IU MUNGON DIÇKA
Iu mungon diçka Syve që shikojnë mëshirshëm Kah pellgu i varfërisë sime
Mbase një stacion pranimi Ku do të lexoheshin drejt Mesazhet e dritës
KA...
Ka akullthyes Që përditë hapin horizonte të reja Oqeaneve e deteve të paanë
Ka edhe gurëthyes Që përherë luftojnë me bjeshkët Për t’i dhënë kuptim edhe shkëmbit
Por ka edhe zemërthyes Që përnjëherë shkatërrojnë gjithçka Brenda njeriut
MEDITIM NË VENDLINDJE
E dua veten Relikt të përjetshëm kujtimi Këtu në parzmën e kësaj kodrine
Ashtu të përëndërrt Tek mat horizontet e fluturimit Me krahë legjendash
Jo si tash Ikarios të dalldisur të lartësive Me çelës prej dylli
DHEMBJE
Po ai zog Me po atë këngë Në po atë degë
Paçka që dega tashmë ka filluar të thahet Paçka që unë tashmë kam filluar të plakem Ai cicëron
E ti daç merre si etje për njomësi E digju Daç si mall për rini E çmendu
Ai prapë – me këngën e tij Ndjell nostalgji...
GRISHJE PËR TAKIM
Dil e më prit Atje diku tek stacioni i fundit i dashurisë Ku prehet përjetësisht ëndrra e rrugëtimit
Merrmi me vete edhe kujtimet E m’i ruaj nga syri i keq Që t’mos më pëlcasin nga myku i harresës
Po nuk erdha në orën e caktuar Nisu e m’kërko sërish Nëpër dalldi motesh
PRIVATIZIMI I ATDHEUT
Mbitokën e morën me çka ka Tash ia kanë mësyrë nëntokës Po mbetet vetëm edhe qielli (Që, edhe ashtu, nuk është i yni)
E çka po na mbetet që ta quajmë atdhe Që të jetojmë për të E “të vdesim si me le”?!
NE
Ne jemi qenie humane – Jemi njerëz Ndaj i duam shumë edhe qengjat Këto krijesa të mrekullueshme
Nga dashuria e madhe që kemi për ta Ua hamë rritën
PLEQËRISHT
A do ta gjejmë diku kroin e flladit Që t’i qetësojmë valët përvëluese Kur t’na rrok malli i vetvetes
Kohë a do të kemi Që t’i arnojmë ëndrrat e përgjumshme Para se t’na bluajnë kokërr për kokërr
Në dasmën e harresës sonë A do t’i kemi aq krushq Sa t’i kapërcejmë edhe muret e legjendave
E nostalgjitë e kohëve të veta A do t’i kullotë kush Në livadhin e kujtimeve tona
EDHE NJË POROSI VETES
Të jesh përherë lajmëtar i dritës Dhe natën ta vësh butësisht në gji Me krejt pagjumësinë e moteve
Në thithë dashurie t’ia ushqesh Mëngjeset e vonuara Ëndrrat e gjymtuara
Kur të lindë dita Të jesh i fundit Që ia prek bardhësinë
E DASHUR
Mos më prek më në nervin e atij kujtimi Se mos po më shprushen sërish dhembjet e dalldisura E s’di nga t’i jap udhë vetes
Përfundoje njëherë e përgjithmonë atë kapitull ëndrrash pirate E dryjoje në arkën e valëve përvëluese të fundjetës Që ta kemi si pikë të përbashkët referimi Kur t’na rrok malli i vetvetes
GJAK MË KULLON KUJTESA
E vë dorën butësisht mbi glob Dhe i përkëdhel përnjëherë miliarda ëndrra
Ashtu të brishta si vetë fundi i tyre Ashtu të druajtura si vetë fillimi Më rrëshqasin mes gishtërinjve
Unë gjunjëzohem përvuajtshëm përpara durimit Përpara vetë pavdekësisë Dhe i bekoj me fjalët më të përzgjedhura
Gjak më kullon kujtesa Kur më shkëpusin prej tyre
STUHI
Të gjithë kalorësit e Apokalipsit Mbi dallgë të shaluara rrufesh Po kalëronin këtej nga bregu
Kepi flakë po na digjej E ne s’u ngujuam as në Arkën e Noes Që t’i shpëtonim Përmbytjes së Madhe
Këtu Në Pellgun e Shpresës së Mirë Se si po na rilindnin do ëndrra të befta
U deshën pastaj vetëm edhe nëntë plagë në shtat Do Gjergj Elez Alia Dhe të pushojë stuhia
BASHKUDHËTARI IM
Sa m’i prangon kështu lartësitë e kaltra Më mirë eja e t’i mbledhim bashkë do ngjyra të ylberta E ta pikturojmë pafundësisht një fluturim prej ëndrre
Sa m’i gurëzon kështu fjalët nëpër shurdhësi motesh Më mirë eja e t’i skalisim bashkë do zanore të harruara E ta shkruajmë përjetësisht një fjalë prej drite
Sa m’i gjymton kështu agimet e palindura Më mirë eja e t’i thithim bashkë do rreze të vonuara E ta kompozojmë dashurisht një himn prej dielli
Start a discussion about Sabit Idrizi
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikipedia the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Sabit Idrizi.